PUK: REFERENDUM PER BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE
Bashkimi i trojeve shqiptare pritet te jete objekt i nje referendumi popullor. Bazuar ne Kushtetuten e Shqiperis` dhe aktet juridike nderkombetare, Partia e Unitetit Kombetar do te nise punen per grumbullimin e 50 mije nenshkrimeve prej shqiptareve qe kane te drejte te votojne ne Shqiperi, me qellim qe Kuvendi i Shqiperise te miratoje nje ligj per t'i nxjerre shqiptaret ketu ne nje referendum, ne te cilin te shprehen me vullnetin e tyre te lire nese jane per ribashkimin e te gjitha trojeve tona me shtetin ame, Shqiperine. Nje fakt i tille eshte bere publik nga nje deklarate e mbajtur nga kreu i kesaj partie, Idajet Beqiri, gjate aktiviteti kombetar te PUK-ut. Sipas tij, ribashkimi i kombit tone do t'i sherbeje ne radhe te pare te ardhmes se shqiptareve ne familjen europiane, duke nenkuptuar me kete se integrimi duhet te behet si komb dhe jo vecmas nga trojet shqiptare ne rajon. Gjate fjales se mbajtur ne kete aktiv, Beqiri kerkoi gjithashtu nga politika jone zyrtare t'i kushtonte kesaj ceshtjeje vemendjen e nevojshme dhe te shkeputet njehere e mire nga kondidat e vasalitetit ekonomik me fqinjet tane. Ne vazhden e te njejtit qendrim ai ftoi edhe klasen politike ne vend qe te kontribuoje per arritjen e bashkimit kombetar. Duke i kushtuar nje vemendje te madhe ne fjalen e tij kesaj ceshtjeje, ai i siguroi shqiptaret por dhe faktorin nderkombetar se per arritjen e ketij objektivi, PUK-u por dhe Fronti per Bashkimin Kombetar, ku kjo parti aderon, kurresesi nuk do te perdorin mjetet e dhunes dhe agresionit, por thjesht ato politiko-diplomatike te sanksionuara edhe nga konventat nderkombetare.
T.B
Koha Jone- E Premte, 21 Janar 2005
--------------------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt