A është M$ Windows i hartuar qëllimisht për t'u përdorur si mjet përgjimi?
Nga një shqyrtim alternativ i shumë prej anëve të çuditshme të Windows-it, autori e bën të besueshme hipotezën se është vërtet kështu.
Në Anglisht, pakëz i gjatë dhe një dush i ftohtë për ata që besojnë në pafajësinë e Windows-it si produkt: http://www.hardwaregeeks.com/
E keqja më e madhe del se përdoruesi i thjeshtë nuk ka thuajse asgjë në dorë për të ndrequr diçka brenda kuadrit të Windows-it.
Pohimi më ndriçues: si ka mundësi që sisteme operativë të ngritur pa mbështetje financiare, ose me një të tillë sa një grimë e buxheteve astronomike të M$, të jenë shumë herë më të sigurtë dhe të manovrueshëm se Windows-i?
Përgjigjja e hidhur: jo sepse M$ nuk ja del dot të bëjë diçka më të mirë, por sepse qëllimisht është zgjedhur rruga e mbikqyrjes së përdoruesve në shkallë globale nga dikush.
Krijoni Kontakt