Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16

Tema: Fjala "Qeta"

  1. #1
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    Fjala "Qeta"

    tung te nderuar shqiptare ku do qe jeni.

    eshte mbyllur ajo tema e tung-ut e mu dashka t'a shkruaj ketu. une mbaj mend nje episod kur kam qene per dy dite me pushime ne edinburg. kisha hyre ne nje hostel me qera, dhe sic ndodh ne shumicen e hosteleve, qe jane hotele te vogla dhe shume te lira, zakonisht te frekuentuara nga studentet, edhe hosteli ku ndodhesha une, kishte nje dhome televizori te rehatshme, te ngrohte, ku lejohej duhani dhe muhabeti ne te gjitha gjuhet. une u ula dhe ndeza nje cigare, ne televizor jepej nje film me afroamerikane, dhe menyra e tyre e takimit, kush eshte ne vende me zezake duhet t'a dije, apo sic e keni pare edhe neper filma apo video kengesh, u japin doren e djathte njeri tjetrit, perplasin berrylet e se njejtes dore, dhe godasin njeri tjetrin ne shpatulla me grusht nje, dy ose tre here me variacione te ndryshme. nje takim i tille ndodhi edhe ne filmin qe po shihja. pronari i hostelit, nje italian i vjeter, nje burre i qete, qe nga theksi dukej se s'e fliste anglishten mire, komentonte nen ze pothuajse gjithcka qe ndodhte ne film, e kur keta zezaket u takuan sipas menyres se tyre, tingulli qe italiani plak leshoi, me mahniti. "tung, tung", tha neper dhembe, duke imituar rrahjen e shpatullave me grusht, e me beri te hamendesoj se mos ishte ndonje arberesh i hershem, dhe se mos fjala tung ka ekzistuar prej me shume se c'mendohej. por kjo e fundit kuptohet eshte vetem hamendje nga ana ime, dhe pa asnje lloj baze studimore.

    ajo qe dua te them eshte se tung me te vertete mund t'a kete prejardhjen nga fjala "tungjatjeta", andej nga e ka prejardhjen edhe homologia e vet "qeta", kjo e fundit e lene ne harrese, ose me sakte e dale jashte mode, por mos harroni qe keto fjale mund te marrin shume kollaj dimensione te tjera te pavarura nga "tungjatjeta" qe ne vetvete nuk eshte gje tjeter vecse amalgamimi i kater fjaleve ne nje, "t'u ngjatte jeta", dhe pervecse do e pasuronin gjuhen shqipe si dhe fjala nene, nuk do i sillnin asnje dem.

    tung eshte tingull i fuqishem, imponues, dhe sa do kundershtare konservatore te kete, tung ka zene vend te mire ne gjuhen shqipe. nuk di se cfare behet me fjaloret e gjuhes shqipe, sinqerisht jam injorant nga ajo ane, aq sa me vjen keq per veten. nuk di se cfare pune behet per ruajtjen e gjuhes shqipe e cfare pune per zhvillimin e saj. por sidoqofte, do me behej jashte mase qejfi, sikur fjala "tung", se bashku me fjalen "qeta", (kete te fundit kam filluar t'a perdor ne mbyllje te bisedimit, ose kur me thone "tung" iu them "qeta", e do te doja te me thonin po "qeta" kur iu them "tung"), te futen ne fjaloret e fundit te shqipes, si forma joformale pershendetjeje, se bashku me zgjedhimin e vetem te mundshem formal te fjales "tungjatjeta", te perdorshem ne raste forumore si ky i joni, apo ne bashkebisedime ku ka me shume se dy te pranishem, "naungjatjeta".

    qeta pra!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kulla : 20-01-2005 mė 19:27
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    tek me shume se nje i pranishem ne "salle" perdoret "jungjatjeta". Dhe sa per "qeta" im ate gjithmone perdorte -'tjeta- ose -njatjeta- si shkurtime. Qeta hera e pare qe e has. Po sa do rrosh do mesosh i thone kesaj, megjithese dhemb kur me bie te mesoj nga Kulla, hehe!

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    T'jeta!
    Po ju them te gjtheve.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    ne Shkoder perdorim gjithnje.."t'jeta juej"
    "qeta" ose na'qeta" ka origjinen nga Shqiperia verilindore pershtatje dialektore
    Kur kam degjuar per here te pare "Tung" nuk i beja dot lidhjen pasi eshte dialektore...si rrjelloje.e fjales Tungat'jeta ( tu ngat jeta) tu ngjat jeta
    akoma me konfuz isha tek nje pergjigje..."Tung e bash"
    kesaj te fundit akoma nuk ia bej lidhjen te jem i sigurte
    muzg i heshtur

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Shqiperia e mesme e ka pas 'turqeta', e keni parasysh Prefektin..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga Henri
    tek me shume se nje i pranishem ne "salle" perdoret "jungjatjeta". Dhe sa per "qeta" im ate gjithmone perdorte -'tjeta- ose -njatjeta- si shkurtime. Qeta hera e pare qe e has. Po sa do rrosh do mesosh i thone kesaj, megjithese dhemb kur me bie te mesoj nga Kulla, hehe!
    duket dore e jugut

    edhe une kujtoja se "njatjteta" ishte forma korretke e shqipes..pmvrshisht nga improvizimet ketu, do vazhdoj ta besoj

  7. #7
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    O Dre, shyqyr qė u thyen kufinjtė e kemi mundėsi tė pasurojmė njohuritė tona gjuhėsore me fjalė qė s'i kishim dėgjuar mė parė!

    Ajo "tung e bash" ėshtė nė tė vėrtetė "tung e bāfsh"! ( e bėfsh), kuptimin e ka: kalofsh mirė!

    Tung e bāfshi tė gjithė!
    tė gjitha me masė!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    faleminderit Tal Aga
    muzg i heshtur

  9. #9
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Citim Postuar mė parė nga Dreri
    ne Shkoder perdorim gjithnje.."t'jeta juej"
    Ne Shkoder thojne "T'jeta juj" ose "t'jeta jote"
    Ne dialektin e sotem shkodran , fjaleve nuk i bashkangjitet prapashtesa "ue" , psh 'shkue' , 'punue' , 'jetue' por thuhet 'shku' , 'punu' , 'jetu' ! Kete prapashtesen 'ue' ja shtojne zonat e malesive te veriut ( Shkodres , Tropojes , Pukes..etj etj )
    Nese do shembull konkret , krahaso dialektin e te folurit te Sali Berishes me ate te Osman Mules (nese i ke parasysh )
    ...

  10. #10
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Tungjatjeta, t'jeta, njat'jeta, tung, qeta etj, jane forma te ndryshme te se njejtes fjale; asaj te pares.
    Thjesht une kam vene re se "tung" perdoret nga shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise,dhe me se shumti perdoret kur personi qe e perdor eshte duke u larguar; ndersa "qeta" perdoret me se tepermi prej nje personi qe po vjen.
    Do te thosha se asnje nga keto forma nuk mund te quhet si me besnikja ndaj origjinalit pavaresisht nga dialekti qe e perdor. Ato jane dhe duhen konsideruar njelloj, me te njejten peshe. Gjithsesi, vlen per t'u permendur ketu, se shqiptaret e Shqiperise fjalen "tung" per here te pare e kane degjuar te shqiptuar nga kosovaret. Ne te gjitha kontaktet e mia me kuksiane, tropojane, pukjane, dibrane dhe malesore(hoti&shkodra e veriut) nuk e kam hasur kurre si fjale, deri ne kontaktin e pare me kosovare.
    Te gjitha format e te pershendeturit te shqipes jane njelloj te kendshme dhe te goditura.
    Gjithkush te ndihet i lire te perdore ke t'i doje shpirti dhe te mos druaje se po gabon.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •