Ombudsmani shqiptar ka akuzuar se faktori politik eshte duke nderhyre ne procesin e zgjedhjes se Avokatit te Popullit. Dobjani: "Do te ishte mire qe procesi i zgjedhjes se Ombudsmanit te mos perfshihej ne lojen politike". Perballe kandidatures se tij eshte vene ish-ministri, Besnik Dervishi
Renato KALEMI
Procesi i zgjedhjes se figures qe do te kryesoje instituconin e Avokatit te Popullit per pese vitet e ardhshme, nuk duhet te perfshihet aspak nga loja politike. Kjo ka qene deklarata qe ka leshuar dje, per politiken e vendit tone, Ombudsmani shqiptar, Ermir Dobjani, nje dite pasi u zyrtarizua edhe kandidatura e ish-Ministrit te Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Besnik Dervishi per postin e ketij institucioni te rendesishem. Ne kete menyre, Dobjani ka akuzuar se faktori politik eshte duke nderhyre ne procesin e zgjedhjes se Avokatit te Popullit, ndersa u shpreh i sigurte per rizgjedhjen e tij ne detyren qe e ushtron qe prej vitit 2000. "Une kam hyre per te fituar garen dhe nuk kam absolutisht asgje kunder me kandidatin e shfaqur dhe me cilindo kandidat tjeter qe do te dale. Eshte e drejta e gjithsecilit te konkuroje dhe eshte e drejta e cdo deputeti te mbeshtese kandidatet qe kerkojne mbeshtetje prej tyre. Por, do te ishte mire qe procesi i zgjedhjes se Ombudsmanit te mos perfshihej ne lojen politike", nenvizoi dje, perpara gazetareve, Dobjani. Megjithate, ky i fundit nuk do ta kete aspak te lehte rizgjedhjen e tij ne krye te institucionit te Avokatit te Popullit, per shkak se ish-ministri Dervishi, gezon mbeshtetjen politike te shumices qeverisese ashtu edhe te Kryeministrit dhe Kryetarit te PS-se, Fatos Nano. Keshtu, socialistet edhe pse nuk kane shprehur ndonje kundershtim per punen 5-vjecare te Dobjanit, i kane vene rendesi kandidatures se Dervishit dhe ndoshta do ta mbeshtesin gjeresisht ate kur te behet votimi ne Kuvendin e Shqiperise, ne muajin shkurt.
Deklaratat e mesiperme Avokati i Popullit, Dobjani i beri gjate nje konference te perbashket shtypi qe zhvilloi me Ombudsmanin danez, Hans Gammeltoft Hansen, I cili perfundoi viziten e tij kater ditore ne Shqiperi.
Ermir Dobjani
Ka depozituar kerkesen e tij per te rikandiduar per postin e Avokatit te Popullit. Eshte ne krye te ketij institucioni prej 5 vitesh duke perballuar gjate kesja periudhe, rreth 15 mije ankesa, me nje shifer prej afro 23% te rasteve te zgjidhura pozitivisht. Ai ka mbaruar Fakultetin e Juridikut dhe ne shkurt te vitit 2000 u vetekandidua per te zene kreun e Institucionit te Avokatit te Popullit. Mandati i tij perfundon me 16 shkurt te ketij viti.
Besnik Dervishi
Ka qene Minister i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit dhe pas kesaj Kryeministri Fatos Nano e merr si keshilltar ne kabinetin e tij qeveritar. Me mbarimin e kesaj eksperience, Dervishi emerohet per nje kohe Prefekt i Tiranes, por kete detyre e la vetem pak dite me pare. Gjithashtu, ai eshte edhe anetar i Komitetit te Pergjithshem Drejtues te Partise Socialiste.
Krijoni Kontakt