***
Kur isha ne moshen qe luaja me kukulla dhe imitoja nenen , bebja ime ishte gjithmone vajze, dhe gjithmone e quaja Anna Maria. Fare pak e kam njohur nenen pse ajo shkoji shume me heret se te rritesha, ndonese e imitoja krejt sakte. Te gjithe te rriturit qe e kane njohur time me , thoshin neper dhembe e neper sy te njeri-tjetrit. "shih sa i ka ngjare e bija Maries".
. Megjitheate , e mbaj mend si ta kem pare dje per here te fundit. Ose sikur mbreme sapo pashe serine e fundit te nje filmi per femije, e sot zgjohem kaq
e rritur dhe pothuaj nene. Kush e merr vesh, ndoshta ende po vazhdoj te imitoj nenen. Tani vecse jo me nje kukull qe e quaj gjithmone Anna Maria. Po e imitoj ne durimin dhe padurimin per ta lindur Anna Marian time te vertete. Qe nuk e di pse kam filluar te tundohem , per t'i vene nje emer tjeter?.!
***
Sikur vetem per emrin po tundohem?
Krijoni Kontakt