Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Njemije pikepyetje, njemije pergjigje dhe prap ne fund..."pse"?

    ***
    Kur isha ne moshen qe luaja me kukulla dhe imitoja nenen , bebja ime ishte gjithmone vajze, dhe gjithmone e quaja Anna Maria. Fare pak e kam njohur nenen pse ajo shkoji shume me heret se te rritesha, ndonese e imitoja krejt sakte. Te gjithe te rriturit qe e kane njohur time me , thoshin neper dhembe e neper sy te njeri-tjetrit. "shih sa i ka ngjare e bija Maries".
    . Megjitheate , e mbaj mend si ta kem pare dje per here te fundit. Ose sikur mbreme sapo pashe serine e fundit te nje filmi per femije, e sot zgjohem kaq
    e rritur dhe pothuaj nene. Kush e merr vesh, ndoshta ende po vazhdoj te imitoj nenen. Tani vecse jo me nje kukull qe e quaj gjithmone Anna Maria. Po e imitoj ne durimin dhe padurimin per ta lindur Anna Marian time te vertete. Qe nuk e di pse kam filluar te tundohem , per t'i vene nje emer tjeter?.!
    ***
    Sikur vetem per emrin po tundohem?

  2. #2
    Po e imitoj ne durimin dhe padurimin per ta lindur Anna Marian time te vertete. Qe nuk e di pse kam filluar te tundohem , per t'i vene nje emer tjeter?.!
    ***
    Sikur vetem per emrin po tundohem ?
    E ē’rendesi ka emri Anna Maria apo thjesht ėngjėll. Rėndėsi ka sjellja. Po sjellja e Anna Marias, ėngjėllores nė kėtė botė. Tundimet zhduken. Heshtja thyhet, dhe hareja e bėlbėzimeve mbush ēdo boshllėk. Ē’do moment pėrjetohet sa e pakufijshme ėshtė dashuria e pėr jetėn qė sjell nga jeta tėnde nė kėtė jetė.

    Sa mirė sikur tundimet mos ekzistonin ?

    Mė pėlqeu shkrimi yt.

    Tė pėrshėndes

    Elna.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    "Njomeza", me pelqen mua si emer.

  4. #4
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    po sikur te jete djale? une tim biri do i ve emrin tim, minus detin Ion. Dra. Dra Kulla. hahaha. po te jete vajze do ia ve Ora Kulla. dhe po qe gjysem per gjysem, do ia ve Ku Kulla. pastaj Mro Kulla e keshtu me rradhe.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  5. #5
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Te mite (qe tani per tani jane zevendesuar nga dy kavje binjake - femra) jane Sy dhe Kaltra. Macke, c'po na thua e ke zėnė te pakten apo po humb kohen duke gjetur emrin?

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb

    Citim Postuar mė parė nga macia_blu
    ..."shih sa i ka ngjare e bija Maries".

    ...ndoshta ende po vazhdoj te imitoj nenen. Tani vecse jo me nje kukull qe e quaj gjithmone Anna Maria. Po e imitoj ne durimin dhe padurimin per ta lindur Anna Marian time te vertete. Qe nuk e di pse kam filluar te tundohem , per t'i vene nje emer tjeter?.!
    ... si do t'ja vesh emrin, rendesi ka qe do ja vesh vete

    Shume e bukur macia_blu.

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Eshte here e pare qe hap nje teme ne forum , duke besuar se me duhen pergjigjet tuaja me shume se asnjehere.
    ....Flm.
    Dhe nuk i kam thene te gjitha.(e ku thuhen te gjitha ato qe kam une ne koke dhe ne ndjenjen time keto kohe).


    PO me mbyt pyetja "e pse duhet te bej pikerisht edhe une nje femije?" te ciles sigurisht i gjej pergjigje. Madje jo vetem nje, por disa. Por pyetja fillestare cuditerisht pjell te tjera pyetje .... une jap ose e pakta mendoj pergjigje te tjera e keshtu pafundesisht.

    E pse duhet te bej pikerisht edhe une nje femije? Nuk e di , pse me vjen tu jap te drejte te gjitheve per te patur femije, dhe vetes shume pak. Dhe kete mohim te se drejtes se vetes per te patur femije e mbush me arsye te tilla. A qenka jeta kaq e bukur , sa duhet tia dhuroji edhe nje tjetri? Ti shtoj edhe nje vuajtes kesaj bote, aspak te bukur.Eshte gabim e di, por gjithesesi une keshtu kam frike , (po them me mire kam frike se sa te them , kam parandjenje ose se keshtu besoj), se edhe fatkeqesia trashegohet. Po ti shpjegoj gjerat nga fillimi per kete friken time, bindem vertete se edhe ju mund te bindeni, se edhe fatkeqesia trashegohet. Keshtu qe po i bie shkurt , duke rrefyer vetem jeten e njerezve te mij , qe mbaj mend. Nuk po flas per gjysherit dhe me pertej se ato. Ku t'ia filloj, kam filluar te kem turp edhe prej e per fatkeqesite. Ta ze, fillimin me nenen babin . Dhe gjithmone me vjen ta filloj keq. Sepse asnjehere nuk gjeta nje moment gjate gjithe ketyre viteve , qe t'ua di me gjithe shpirt per nder qe me sollen ne jete. Ashtu sikur sigurisht gjithmone kam dashur te mos i bej me faj. Dhe ndoshta per kete nuk kam vdekur e pakta tre kater here , qe me eshte dhene ky shans. Bindem vetem per dicka , se ato e kane dashur jeten time njemije here me shume se une vete. Dhe mua me kane dashur po mijera here me shume se veten e tyre dhe se une ata. Megjithese edhe pa e thene, ata dhe te gjithe e dine se sa pafundesisht i kam dashur dhe i duam prinderit. Gjithmone tepron dashuri nga dashuria qe u japim prinderve , tepron dhe krijohet perdite. Keshtu qe jam plot me dashuri dhe nevojen per te dhene dashuri, kjo eshte mjaft qe une te deshiroj e te guxoj ta kem femijen tim. Tek e fundit sikur vetem dashurine te kem e asgje tjeter per ti dhene , ia vlen dhe duhet ta kem. Deri tani vone, shpreja "ky femije nuk me le te vdes" me dukej si nje shprehje mekanike qe nuk e dija as nuk e besoja se deri ku shkon vertetesia , qe femije e pengon prinderin qofte edhe te vdese, e pengon sidomos te vdese. Ndersa tani, qe sapo kam filluar ta KEM une femijen tim, ndjej se tashme me duhet te jetoj edhe nje here me shume, me hir ose me pa hir. Ne dite jo te mire (shpesh te tilla) kam nje ves te keq.Mallkoj veten .... ose kerkoj me nje menyre pyetese arsyen "pse nuk vdes" . Ndersa ka nja tre kater muaj, sapo behem gati ta them ose ta mendoj kete , kujtohem dhe them. Oh jo tani nuk kam si te vdes, nuk kam si te deshiroj as te vdes. Duket sikur femija eshte nje arsye e vertetee plote dhe e bukur per te jetuar. Pra te jetuarit eshte sakrifice. Jo te gjitha gjerat qe kerkojne sakrifice jane vetem te bukura. Ndoshta jeta po.
    ... Ime me, nuk ishte as sa jam une sot kur vdiq. Dhe ishte 11 muaj me e madhe se eshte bebja ime tani kur mbeti pa te dy prinderit. E rriti vellai i te jatit. Ajo gjithmone e ka ditur se familja ne te cilen eshte rritur nuk ishin prinderit e saj. Madje sa ende pa u rritur , njeriut te pare qe ia kerkoj doren , ia dhane per nuse , pa denjuar te pyesin se ku po e japin , madje pa e pare as dhenderrin. U martua me tim ate. Edhe ky ende femije. (nuk po i them moshat se eshte pothuaj pertej cakut te cdo dhimbje dhe keqardhje).Madje i them shpesh nenen se babes. ( Ti sapo e ke pare babin te shurronte jashte syve te tu, ke thene me vete " m'u rrit djali do t'i gjej nuse".) Ku u martua ime me ? Pervec se me nje djale pothuaj 2 vjet me te vogel se veten, me nje djale tmerrsisht te varfer dhe jetim. Pasi edhe im ate ka mbetur pa baba , kur ishte vetem 5 vjec. Mbas 3 -4 viteve martese e varferi qe shtohej , lindin femijen e pare. Ndonjehere habitem se si ne kushte te tilla njerezit lindin femije. Ndonjehere besoj se i lindin "pa ditur gje". Ndonjehere besoj se vendosin te lindin femije , ti shtojne nje kuptim me shume te jetuarit deri neser. Te gjejne nje arsye me shume per te jetuar. Deria sa keshtu linda edhe une. As ne nuk u mjaftuam me dashurine e tyre, as atyre kuptimi qe i dheme ne jetes se tyre , nuk ua beri kete te fundit me te gjate. Vdiqen se vdiqen. Sa femije te pazot e te pafat. Sa edhe shprehjen " keta femije nuk me lene te vdes" nuk e permushem dot. Pra nuk e mbajtem dot , e lame te vdiste. Dhe ndonese e vdekur, e ikur , nukna ka munguar kurre dashuria e saj. Une per vete e kam ndjere. Packa se duke e prekur vetem ne nje foto bardhe e zi. Dhe e kam dashur me nje dhimbje te fuqishme. Gjithmone me eshte dhimsur pse ajo nuk me shikonte, pse nuk me prekte, ose e pakta doja qe te besonte se une e ndjej ate, dhe se vdekja nuk ka bere asgje me shume se sa na ka ndare vetem fizikisht.
    ...
    ..
    .

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    macia_blu,

    nuk besoj se te duhen pergjigjet, te pakten jo nga forumi, jo nga ne

    Pra te jetuarit eshte sakrifice. Jo te gjitha gjerat qe kerkojne sakrifice jane vetem te bukura. Ndoshta jeta po.
    Mu kujtua nje fjale nga titulli i nje kenge (besoj e ke degjuar): "bittersweet". Sakrifice e embel. Sikur te ishin te gjitha sakrificat te tilla...

    As ne nuk u mjaftuam me dashurine e tyre, as atyre kuptimi qe i dheme ne jetes se tyre , nuk ua beri kete te fundit me te gjate. Vdiqen se vdiqen....

    ...Une per vete e kam ndjere. Packa se duke e prekur vetem ne nje foto bardhe e zi.
    jo, nuk vdiqen, por rrojn!

    komplimente per shkrimin macia_blu

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    vertet njemije pyetje , po aq pergjigje dhe ne fund "pse"
    une po filloj me pyetje e fundit me qellim qe ta konsumoj dhe te mos kesh nevoje ta perdoresh, pra dua ta marr ate "pse-ne" Ma ler mua
    Ti e di se une jam mbartes i mire qofte edhe pyetjesh.
    Lexova shkrimin tend mora dicka te bukur ne te, fshiva shume gjera me qellim qe kur te te takoj ti kem te kopjuara tek une dhe ti bej "delete" dhe brenda teje
    PSE..!
    Pse te kesh, pse te mos kesh femije..?
    Shpesh here pyetja jote kalon edhe skajet e pertejme te mundesise se pergjigjes.
    E kush di ti pergjigjet kesaj pyetje...!
    Une , ti me beson mua. Besome edhe pak me shume, do te te pergjigjem tre dite pasi bebi i vogel te dali ne jete. Te premtoj qe do ta bej, deri atehere mos pyet me njeri. Me qe pergjigjen e ke te sigurte , duhet thjesht pak durim, nje kohe te shkurter.
    Do te vij bashke me pyetjen "PSE" qe po e marr sonte te te takoj, do te kem sjelle dicka te bukur per bebin dhe do te te them : Tani degjo pergjigjen...
    Ti do qeshesh, do ndihesh pak e turperuar me marrezin e pyetjes tende lindur kohe e pa kohe para lindjes se bebit dhe do thuash
    NUK KAM NEVOJE PER PERGJIGJE.
    .........................................besome !
    muzg i heshtur

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    (ue, m'u prish filli i mendimit)....lol

Tema tė Ngjashme

  1. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Shpjegim i lehte mbi temat e Teuhidit
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 08:01
  4. Konkurset, programi dhe modeli i testit pėr gjuhė-letėrsi
    Nga Davius nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 06:47
  5. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •