Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Te burgosur per te qene te lire! (Liber i Brother Andrew)

    Ne kete teme do te shkruaj per persekutimet qe kane kaluar apo kalojne te Krishteret ne vende ku Krishterimi luftohet.
    Deshmi nga i Krishtere ne Rusi.
    "Kur isha ne Siberi, ku temperaturat shpesh arrinin -56 Grade Celcius, KGB me ofroi te me hiqnin nga e ftohta me nje kusht qe une t'i ndihmoja ne nje "dicka te vogel". Me ofruan nje pune te "mire" ne nje burg, ne nje dhome te ngrohte dhe te mire nga e cila do te kisha mundesi te degjoja bisedat e te burgosurve te Krishtere. Gjithe c'duhej te beja ishte te kaloja brendesine e ketyre bisedave KGB-se. "Ne duam vetem te dime per c'gjera flasin keta njerez." Ishte nje oferte tunduese, larg te ftohtit, larg punes se detyruar. Por Zoti ishte aty per te me ndihmuar. Kuptova kete plan te lig dhe i pyeta: "E dini se cfare i ndodhi Judes?" Ata tunden koken. "Juda beri vetvrasje...kurse une dua te jetoj."
    Biseda mori fund aty. Nuk m'u dha dhoma e ngrohte dhe, as ajo pune "terheqese". U ktheva ne acar, por zemren e kisha te ngrohte.
    Satani gjithmone perpiqet te na manipuloje, prandaj keni kujdes. Te Krishteret qe bejne kompromis me Satanin nuk kane vlere as per Perendine, as per njeriun. Vetem ata qe qendrojne besnike deri ne fund ndaj Zotit kudo, ne cdo situate, jane te vlefshem."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 20-01-2005 mė 13:20
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  2. #2
    Deshmia eshte shkruar nga nje misionar i huaj kur kishte vizituar Rusine.
    "Ai kishte qene ne burg ne Siberi per shume vite, te cilat kishin qene te mbushura me tortura, vuajtje dhe lavazh te trurit.
    Mbas daljes se tij nga burgu, une u takova me te dhe e pyeta: "Cili eshte sekreti i fitores sate persa kohe qe ishte ne burg?"
    Ai nxorri nje leberth nga xhepi dhe me tha: "Ky ishte sekreti." "Keta jane njerezit qe jane lutur per mua kur une isha ne burg. Ata me derguan letra dhe une i mbajta emrat e tyre. Nuk mund ta kuptosh sa i varur isha ne ato letra. Ato letra na inkurajonin ne dhe te burgosurit e tjere."

    Perendia i degjon lutjet kur i vendosim perpara Tij.
    Lutje per ata e vuajne.
    Lutje per familjet tona.
    Lutje per problemet tona.
    Kurre mos pushoni se kerkuari. Nje dite cdo gje do te zbulohet.
    Lutjet e shenjtoreve mbahen nga Perendia. Edhe lutjet e tua, gjithashtu.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  3. #3

    Thenie nga te Krishtere qe kane kaluar persekutim.

    Michael Khorev - ne ish BRSS
    "Zot, nese prangosja ime te lavderon me teper se lira ime, atehere c'e dua lirine?"

    Nje ungjillor kinez ne letren qe i shkruante gruas nga burgu.
    "Pasi kemi pire kupen e vuajtjes, vjen burimi i bekimeve."
    Ne nje tjeter leter:
    "Pa zjarr, si mund te pastrohet ari?
    Pa gdhendje, si mund te behet shkembi, statuje?
    Pa shtypje, si mund te behet rrushi, vere?"

    Nje i krishtere nga Nepali mbas shume vitesh burgimi
    "Persekutimi eshte vetem nje shenje e dhimbjeve te lindjes, dhimbje qe lindin Kishen."

    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    Michael Khorev - ne ish BRSS
    "Zot, nese prangosja ime te lavderon me teper se lira ime, atehere c'e dua lirine?"

    Nje ungjillor kinez ne letren qe i shkruante gruas nga burgu.
    "Pasi kemi pire kupen e vuajtjes, vjen burimi i bekimeve."
    Ne nje tjeter leter:
    "Pa zjarr, si mund te pastrohet ari?
    Pa gdhendje, si mund te behet shkembi, statuje?
    Pa shtypje, si mund te behet rrushi, vere?"

    Nje i krishtere nga Nepali mbas shume vitesh burgimi
    "Persekutimi eshte vetem nje shenje e dhimbjeve te lindjes, dhimbje qe lindin Kishen."

    Pershendetje
    AMEN! Lavdi i qofte Atij ne jete te jeteve.

    Ai i krishteri nga Nepali, mos e ka pas emrin Prem Predhram?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #5
    Vella Liveintwoplaces. Atij te krishterit nga Nepali nuk ia kam emrin.

    Tjeter ngjarje ne burgjet e Kines.
    Nje te krishtere e kishin denuar me vdekje por per arsye qe as ai vete nuk i kuptonte denimi i tij shtyhej here pas here derisa u anullua dhe ne vend te atij denimi e hodhen ne burg.
    Pas pak kohe dicka tjeter e cuditshme ndodhi. Gjykatesi qe e kishte denuar me vdekje ishte hedhur ne burg, ne te njejtin burg ku ai vete ishte, madje ne te njejten qeli. Pasi mesoi emrin e personit me te cilin ndante qeline, ai filloi te qante: "O Perendi te dorezohem ty, o Krisht vertet te dorezohem ty!"
    Per gati 5 minuta ai vetem qante dhe me pas e pyeti: "Je me te vertete ti. Me mban mend mua? Jeta jote ishte ne duart e mija dhe une te denova me vdekje dhe gjithmone perpara ekzekutimit te denimit me ndodhte dicka qe me bente ta shtyja. Por kush mund ta kishte menduar se nje dite do te ndaja qeline e burgut me ty? E shoh se Perendia ruajti jeten tende. Ti je ne duart e Tij. Kurse une jam ne duart e marksisteve qe nuk duan te me lene te jetoj. Te lutem me fal. Kam nevoje per Jezusin tend."
    Ai e pa. Ai kishte qene dikur gjykates per te ndersa tani vendet ishin nderruar. Dhe Zoti i tha c'lloj denimi duhej t'i jepte :"A nuk shiten dy dallendyshe per nje qindarke e, megjithate asnjera prej tyre nuk bie pertoke pa vullnetin e Atit"
    Perendia fal, keshtu duhet edhe ne.
    Denimi qe Perendia i dha atij ish marksisti, ishte FALJA.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  6. #6

    Thenie nga te Krishtere ne persekutim.

    I Krishtere ne Pakistan:
    "Do te kisha me shume deshire te udhetoja naten me Perendine, sesa vete ne mes te dites."

    Corrie TEn Boom - Hollande
    "Kur une perpiqem, une deshtoj.
    Kur une besoj, Ai fiton."

    E panjohur:
    "Durim eshte besimi ne Perendine per te zgjidhur problemet pa i vene atij kufi kohor."

    Ralph Waldo Emerson
    "Gjithe c'kam pare me meson t'i besoj Krijuesit per gjithe c'nuk kam pare."

    Francis Ridley Havergal
    "Le te gjejme paqe ne mendimin se c'ka na eshte fshehur ne, nuk mund t'i fshihet Atij."

    Earl Riney
    "Yjet gjithmone ndricojne, por shpesh nuk mund ta shohim ndricimin deri sa te bjere nata."

    Pastor Ha - Vietnam
    "Teologjia ime e thjeshte eshte:
    Nese ke nje problem: Lutu!
    Nese ke shume probleme: Lutu shume!"

    E panjohur
    "Perendia nuk na ve mbi kurriz barre qe te na thyhet qafa, por qe te na gjunjezoje!"

    Phillip Brooks
    "Une nuk lutem per barre te lefte, por per kurriz te forte!"

    Dikush
    "Nese problemet e tua jane te vogla per t'u lutur,
    atehere jane te vogla edhe per t'u shqetesuar."

    William Cowper
    "Satani dridhet kur shenjtori me i vogel ulet ne gjunje!"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 21-01-2005 mė 14:59
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Moter Manulaki vertet keto deshmi jane teper inkurajues per besimin tone ne Krisht. Po sjell dhe une nje thenien time.
    -O Zot kur te njoha ty, kuptova se cdo perkujdesje dhe kenaqesi qe i beja vetes, nuk ishin gje tjeter, vecse nje denim i perjetshem per mua.
    Deshmuesi

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    - GEzohu me ate qe te ka dhene Perendia, sepse ne te eshte bekimi dhe jo shkatrimi.
    Deshmuesi

  9. #9
    Josif Trifa - Rumani
    "Nje i Krishtere pa Biblen, eshte si nje ushtar pa pushken!"

    Nje i Krishtere Rus mbasi iu dha Bibla e pare
    "Sa me shume qe lexoj, aq me teper dua te vazhdoj te lexoj"

    Nje tjeter i Krishtere Rus mbasi iu dha Bibla
    "Mund te shkoj ne burg qe kam kete liber, por gjithashtu, ky liber me ben te lire."

    Nje i Krishtere nga Siberia qe kishte vetem nje flete te Bibles
    "Sa do doja te dija c'kishte ne faqen tjeter!"

    Kurani
    "Mos qofte, qe Perendia te kete Bir!" Sura 4:172

    Bibla
    "Sepse Perendia aq shume e deshi boten sa dha Birin e Tij te vetem, qe kushdo qe beson ne Te, te mos humbase por te kete jete te perjetshme!"

    Pastor rumun
    "Te Krishteret jane si gozhdet, sa me shume t'i godasesh, aq me thelle do te hyjne!"

    Nijole Sudanaite - I Krishtere rus, kur u pyet nese donte te emigronte
    "Ne asnje menyre! Detyra ime eshte te qendroj ketu dhe te kujdesem per popullin e Perendise qe ka aq shume nevoje!"

    Nje e re kineze kur u pyet nese do te kalonte veshtiresi per predikimet e saj
    "Veshtiresite jane rruga e Kryqit!"

    Wong Ming Dao - Kine
    "Ne jemi ushtaret qe mbajne flamurin e Krishtit ne nje beteje shpirterore. Ne vetem mund te shkojme perpara, nuk mund te terhiqemi!"

    Galina - Siberia
    "E gjithe vuajtja ime behet me vlere, kur une ndaj Lajmin e Krishtit qofte edhe vetem me nje njeri!"

    Fjale e urte
    "Kryqet jane shkalle qe cojne ne qiell!"
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    "Nqs ju rrembejne cdo gje qe keni, mos u deshperoni sepse nuk jane tuajat. Gjithcka qe eshte juaja eshte Krishti dhe Shpirti juaj. Keto nuk ua merr kush, pervecse nqs i jepni me deshire!"

    Sh. Kozma i Etolise (Martir i shekullit 18 ne Shqiperi)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjon Muzaka, u le amanet femijėve te tij (1515)
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  2. Diana Ēuli: Ndjesė familjes sė poetit tė pushkatuar..
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 18:30
  3. Lista e shkrimtarėve tė persekutuar nga rregjimi komunist
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2007, 23:15
  4. Te Akuzoj!
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-11-2002, 17:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •