Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Aspektet e qytetit

    Aspektet e qytetit

    Nga T.Austin Sparks
    1960

    Le te shohim dy fragmente, nje nga Testament i Vjeter, nje nga Testament i ri.

    Libri i I i Mbreterve, kap. 7

    “Solomoni ndertoi shtepine e tij per 30 vjet. Ai e ndertoi shtepine e “Pyllit te Libanit”. E gjate 100 kubite, e gjere 50, e larte 30. Ajo mbeshtetej mbi 4 rradhe shtyllash kedri. Mbi te cilat mbeshteteshin traret e kedrit. Nje tavan prej kedri mbulonte dhomat qe mbeshteteshin mbi shtyllat, qe ishin 45, 15 per cdo rradhe. Kishte 3 rradhe dritaresh, te kundervena ndaj njera tjetres, ne 3 plane te ndryshme. Te gjitha portat me shtalkat e tyre dhe arkitraret e tyre ishin katerkendeshe dhe driataret i kunderviheshin njera tjetres ne 3 plane te ndryshme. Ai ndertoi dhe portikun e shtyllave, i gjate 50 kubite dhe i gjere 30, ne pjesen e perparme kishte nje hajat, me shtylla dhe i mbuluar me cati. Pastaj ndertoi portikun e fronit ku administronte drejtesia, i quajtur “Portiku i gjykimit” dhe e mbuloi me keder nga catia ne tavan. Shtepia ku ai banonte, kishte perkundrazi nje oborr tjeter ne pjesen e brendshme te portikut. Solomoni beri gjithashtu nje shtepi me nje portik te ngjashem me kete per te bijen e Faraonit, qe kishte marre per grua. Te gjitha ndertimet ishin me gure te zgjedhur, te prere sipas mases me sharre nga brenda dhe nga jashte, nga themelet deri ne korniza, dhe nga jashte deri ne oborrin me te madh. Edhe themelet ishin me gure te zgjedhur, me gure te medhenj, disa 10 kubitesh dhe te tjere 8 kubitesh. Mbi keto kishte gure te zgjedhur, te prere me mase, me dru kedri. Oborri i jashtem kishte rreth e qark, 3 rradhe guresh te latuar dhe nje rradhe traresh prej kedri, ashtu si oborri i brendshem i shtepise se Zotit dhe portiku i tempullit.”

    Testament i Ri, Zbulesa 21:2
    “Dhe une Gjoni pashe qyetin e shenjte, Jeruzalemin e Ri, qe zbriste nga qielli, nga Perendia, e bere gati si nje Nuse e stolisur per Dhendrrin e Vet”

    21:10
    “Dhe me coi ne fryme mbinje mal te madh dhe te larte, dhe me tregoi qytetin e madh, Jeruzalemin e shenjte, qe zbriste nga qielli, nga Perendia, duke pasur lavdine e Perendise. Dhe shkelqimi i Saj ngjante me nje gur shume te cmuar, si gur diaspri kristalor. Ai kishte nje mur te madh edhe te larte me 12 porta, dhe te portat 12 engjej, dhe emra te shkruar mbi to, te cilat ishin emrat e 12 fiseve te bijve te Izraelit.”
    21:16
    “Dhe qyteti kishte forme katerkendeshi, dhe gjatesia e tij sa gjeresia, dhe ai e mati qyetitin me kallam, 12000 stade, gjatesia, gjeresia dhe lartesia e barabarte.”
    21:19
    “Themelet e murit te qytetit ishin stolisur me gjithfare guresh te cmuar…”



    Ne te dyja keto prezantime, kemi ate cka eshte simbolike e vendit ku Zoti deshiron dhe ka qellim te banoje. Ai qe eshte me i madh se Solomoni po nderton nje shtepi per Veten dhe nje shtepi per Nusen e Tij. Mbreti po nderton shtepine ku froni i Tij duhet te jete.

    Duke i lexuar me kujdes keto pershkrime te shtepise se Solomonit dhe te Jeruzalemit te Ri, do shohim tre karakteristika themelore: Fuqia, Bukuria dhe Pacmueshmeria. Keto jane tre karakteristikat kryesore te asaj ku do banoje Zoti. Ai eshte me shume nga te gjithe i preokupuar per keto dhe Ai punon me durim dhe kujdes te thelle qe t’i kete keto karakteristika si shprehje te Vetevetes, te mendimeve te Tij personale.

    Fuqia! Shume e dukshme ne ndertimet e Solomonit eshte elementi i fuqise; ata gure te fuqishem, ata gure te rende dhe ato kedra te Libanit. Te gjitha jane shprehje te fuqise. Eshte dashur nje kohe e gjate qe te sigurohen ata gure, ata kane nje histori te gjate, ne te vertete eshte e pamundur te gjurmosh fillimet e atyre gureve. Substancat shkembore shkojne permes nje rruge te gjate dhe kane nje histori te gjate. Ato kedra te Libanit nuk u mbollen dje, ato flasin per shume stuhi sprovuese dhe vite te tera rritjeje. Nuk ka asgje siperfaqesore rreth ketyre gjerave, asgje te lehte dhe kalimtare. Asgje nuk do jete ne gjendje qe ti zhvendose ata tutje; ato do qendrojne; ato do te durojne. Ato jane misherimi i vete principit te durimit. Eshte perjetesia ne vete perberjen e tyre. Ato kane kaluar permes shume sprovave te vazhdueshme; ato jane ketu ne Shtepi per shkak te kesaj. Mbreti do banoje aty per shkak te kesaj. Ato u jane ekspozuar elementeve shkaterrues, ato kurre nuk jane mbrojtur dhe ruajtur nga elementet e shkaterrimit; ato jane ekspozuar ndaj cdo elementi qe mund te shkaterroje. Prandaj ato kane fuqi.

    Shihni qyetitin e fuqishem. 12000 stade nuk perceptohen aq lehte nga mendja jone derisa ne te perfytyrojme se ai eshte nje kub. Ne mund te ulemi e te perfytyrojme, por ua leme matematicieneve te shpjegojne; gjatesia, gjeresia dhe lartesia te barabarta. Sot,dite pas dite ne shokohemi, kur degjojme per miliarda tonalata dhe kilometra. Ky qytet, nqs e arrini ta perfytyroni, ky qytet ngrihet mbi miliarda tonelata, miliarda tonelata. E theksoj kete per te theksuar aspektin e fuqise, aspektin e qendrueshmerise dhe te durimit.

    Miq te dashur, une mendoj se ja vlen te them dicka tjeter, mendjet tuaja interpretojne ndersa une flas; a nuk eshte kjo historia e njerezve te vertete te Zotit? A nuk eshte? Zoti nuk na fut neper sera qe te na rrite qe te jemi pemet e Tij; Zoti nuk na mbron nga stuhite, veshtiresite. Ai na ekspozon ndaj ererave me te hidhura dhe nxehtesive perveluese te diellit te kundershtimit dhe gjykimit. Zoti po punon me ne sipas asaj qe eshte ne natyren e Tij: PERJETESISE, durimit, pafundesise- asaj qe nuk mund te zhduket as lehtesisht, as me veshtiresi. Ai po fut ate substance tek ju. Oh, sot ne ndjejme se thirrja per te qene te krishtere shprehet shpeshhere ne termat e te pasurit nje kohe te bukur dhe te lehte; duke qene te gezuar dhe duke u kenaqur vazhdimisht. Eshte e vertete qe ne gezimin e Zotit do ta kemi, por gjeja e pare qe Zoti do beje me shtepine e Tij eshte themelimi i besimit te qendrueshem, te palekundur, rezistent, sipas vete natyres se Tij.I Palekundur! Oh, ata te krishtere qe nuk kane nevoje per perkujdesje, trajtim dhe perkedhelje gjithe kohes; te gatshem per te qendruar ne kembe dhe per te vazhduar. Burra dhe gra si kedrat e Libanit; si guret e latuar, te fuqishem, te pergjegjshem per te mbartur ngarkesa, kjo eshte fuqia.

    Une dua qe t’ju kujtoj perseri se cfare vendi te gjere ze ne fjalen e Zotit fjala: Jini te forte, te forte ne Zotin, te force sipas fuqise se Tij, jini te forte ne Hirin qe eshte ne Jezus Krishtin. Mendoni serisht. A doni te kuptoni se perse ererat dhe stuhite jane lejuar qe te fryjne jaq egersisht? Qe te na largojne nga rruga e lehte, natyrale, e thjeshte dhe te na bejne njerez te fuqise. Fuqi – permes sprovave, permes kundershtimeve, fuqi- qe t’u rezistoje gjithe koherave.Ka shume gjera qe duhet te largohen permes sprovave te medha, prandaj gjykimet dhe kundershtimet jane e vetmja menyre per te na thelluar, per te na kalibruar. Une mendoj se do duhet te presim shume te tilla, sa me shume qe koha shkurtohet.

    (vazhdon)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    (vazhdimi)

    Bukuria! Eshte dicka e fuqishme, dhe ndoshta pjesa me magjepsese e saj eshte forca per te mbijetuar, per te duruar dhe rezistuar, dhe eshte njera nga gjerat per te mrekullueshme te Zotit, te Zotit Jezus dhe njera nga gjerat me te mrekullueshme te atyre njerezve apo sendeve ku Ai permbush qellimet e veta –eshte kombinimi i te fuqishmes me te bukuren. Ka balance ne keto aspekte – nuk ka vetem fuqi, dhe as vetem bukuri, ka balance te mrekullueshme ne Zotin tone Jezus. Shiheni Ate! Te dyja keto perputhen per mrekulli ne Zotin tone.

    Dhe se fundi, pacmueshmeria! Sa shume po harxhonte Solomoni ne ndertim: ari i Ofirit. Kishte nje kosto shume, shume te larte ne shtepite qe ai po ndertonte, ne qytet, ne themelet e mureve. Te gjitha te cmuara, shume te vlefshme. Nuk ka asgje te lire ne ate cka eshte e Zotit. Mos e harroni. Cdo gje qe i perket Zotit eshte e shtrenjte. Ka nje cmim shume te larte. Nuk ka asgje te lire. Ky eshte rezultati i vuajtjes: Vlefshmeria.

    Vini re se ne 12 guret e themelit, ishin emrat e dymbedhjete apostujve te Qengjit. Dhe i pari ishte Jasper, i paster si Kristali. Kush ishte i pari i apostujve? Simon Pjetri. Jasper, i paster si kristali; gjithe perzjerjet kane ikur – transparent, i paster si kristali- por sa shume vuajtje! Shikojeni ate: “Ai doli jashte dhe qau hidhur!” Pjetri ne letrat e tij kishte shume se c’te thoshte per sprovat e egra qe na sprovojne dhe na perdorin. Pjetri e njihte vuajtjen. Po, dhe ju e shihni se se ajo prodhoi dicka shume te cmuar, shume te vlefshme dhe me cmim te larte tek Zoti. A nuk ishte Pjetri qe perdori fjalet: “midis juve qe besoni eshte pacmueshmeria”. Nqs ju mendoni serisht per rruget e Zotit me ne, ju do t’ju bjere lehte ne sy qe Zoti po pergatitet per te perdorur shume kohe, energji, para ne menyre qe te nxjerre vleren themelore frymore.

    (vazhdon)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    (vazhdimi)

    Ata qe e kane lexuar jeten e Mari Kyri, zbulueses se radiumit, e dine se tonelata dhe tonelata te tera te atyre qe njerezit i quajne plehra, te hedhura prapa shtepive, duke i mbledhur mund te sherbejne per te nxjerre pluhurin e holle te radiumit. Ndoshta duket shume e ekzagjeruar, vetem pak radium nga tonelata. Po, por ama shihni vleren e radiumit, shihni cilesite dhe fuqine e tij! Zoti ben po ashtu. Ai perdor tonelata dhe tonelata te tera per te nxjerre nje fragment nga cilesia e Tij: pacmueshmeria. Ajo ka energji te medha, ka dicka nga natyra e Zotit qe eshte jashtezakonisht e fuqishme, fuqia e se Vertetes, fuqia e Dashurise, fuqia e Zotit.

    Tani, nderkohe qe Zoti deshiron te jemi shume te kujdesshem me parate, me perdorimin tone te parave, Ai kurre nuk eshte i kudjeshem per to ne realitetin frymor. Ai Vete duket disa here te harxhoje burimet materiale dhe financiare, kaq plotesisht, kaq thellesisht, qe sa t’i shnderroje ato ne perfitime frymore, dhe kete po perpiqem te them. Ti dhe une duhet te shohim cdo gje nen driten e vlerave frymore; ashtu si e sheh Ai. Asgje tek Zoti nuk ka ndonje vlere nqs ajo nuk rezulton ne dicka per Ate. Ju mund te keni milionat tuaj, ndonese e di se asnjeri nga ju nuk ka, por dhe sikur t’i kishit, ato per Zotin jane hic; Ai thote: Sa vlejne ato per Mua? Ndoshta ju mund te jeni aq te varfer sa te numeroni cdo qindarke qe harxhoni, por aty mund te kete dicka qe perdoret nga Zoti, sepse Zoti vleresoi me shume qindarkat e vejushes nen driten frymore, sesa shumicen e parave qe hidhnin farisejte. Cdo gje qe sheh Zoti e sheh nen driten e vlerave frymore.

    Mendoni per kohen, sa shume kohe qe Zoti harxhon! Sa shpesh ne behemi te paduruar per kete… nje nga problemet tona me te medha eshte se Zoti eshte kaq i ngadalte! Ky eshte nje shqetesim i madh per ne, apo jo? Gjithmone mundohemi ta nxitojme Zotin; Jo! Nqs dicka ka nevoje per kohe, Ai do prese, Ai do harxhoje dhe gjithe perjetesine per kete. Ju e shihni, gjithcka qe ben Zoti eshte shume e cmuar.

    Mund te flasim dhe per vuajtjet, per shume vuajtje… sa shume vuajtje perjetojne njerezit e Zotit. Ky per ne eshte problem, por Pali na jep pergjigjen: “Vuajtjet tona zgjasin vetem per nje moment por ato na sjellin nje shumice lavdie te perjeteshme” Lavdia e perjeteshme! Ky eshte fundi, objekti, qellimi. Vuajtjet tona jane te veshtira, por ato lehtesohen nqs ne i shohim nen driten e Zotit.
    Pra ja ku jemi: pacmueshmeria. Zoti eshte prapa kesaj, dhe kur Ai i gjen keto karakteristika: Fuqine, Bukurine dhe Pacmueshmerine- gjithe procesi eshte i justifikueshem.

    FUND
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Faleminderit Matrix per kete material te shkelqyer qe na solle!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Tema tė Ngjashme

  1. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 02:37
  2. apollonia qytet i lashte ne territorin e Ilirise
    Nga baraliu sedat nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 09:38
  3. Operacionet luftarake tė UCK-sė (1998-1999)
    Nga SHKOZA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 19:09
  4. Histori mbi Urbanistiken dhe Arkitekturen.Qyteti Tiranes
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 18:47
  5. Lezha, kjo antike !
    Nga trinity nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •