Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Dr. Berisha takon komunitetin shqiptar në Amerikë

    Njoftim nga Federata PanShqiptare, "Vatra": Dr. Sali Berisha takon Komunitetin Shqiptaro-Amerikan ne New York

    Ata qe jetojne ne New York, apo ne rrethinen e tij, kane mundesine te marrin pjese ne takimin qe Ish Presenti i Shqiperise dhe Udheheqesi i Partise Demokratike, Dr. Sali Berisha do te bej me Komunitetin Shqiptaro-Amerikan ne New York.

    Takimi do te mbahet kete te Diele, me daten 30 Janar, 2005, ne Fordam University, Kati i Trete i Keating Hall [/B] (qe ndodhet shume afer hyrjes kryesore te Universitetit nga ana e Southern Boulevard).

    Takimi fillon ne oren 2 pasdite.

    Z. Berisha do te jete i shoqeruar nga Zonja e tij, Liri Berisha, Kryetari i Partise Republikane Shqiptare, Fatmir Mediu dhe Drejtori per Marredhenje me jashte prane Partise Demokratike, Ambasadori Besnik Mustafaj, te cilet do t'i njoftojne te pranishmit me situaten e tanishme ne atdhe.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    mesa di ne albasoul eshte edhe nje forum qe quhet pa dogane
    nuk e mar veten shume seriozisht, por fundi i fundit futesh ne nje teme e cila te terheq per c'fare flet dhe jo per c'fare ka deshire ta beje nje person ose tjeter.
    Mund te hapim nje teme te vecante me gafat e Sali Berishes. Edhe ai njeri eshte dhe gafa ben, sikurse ka shume te Fatos nanos, Bushit, klintonit e c'do politikani ose njeriu tjeter ne syrin publik.

    Per mendimin tim do te ishte me e shendetshme per vete diskutimin te flisnim ne kete teme per viziten e Dr. Berishes ne NY sesa per gafat. Mund te diskutoni a eshte nje vizite e mirepritur nga ju, a eshte nje vizite e vonuar, a eshte nje vizite qe ndryshon nga ato te politikaneve te tjere shqiptare qe e bejne te ditur se u takuan me "komunitetin" shqiptar vetem pasi jane kthyer ne tirane dhe ne komuniteti shqiptar ne amerike as nuk e dim fare se kemi marr pjese ne aktivitete te tilla, e shume e shume pyetje te tjera qe si njerez inteligjent qe jemi mund ti bejme pa ofenduar njeri tjetrin ne menyre konstruktive.

    ju uroj te gjitheve nje dite te mbare

    ------------------------------------------
    ask not what your country can do for you
    but what can you do for your country

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    C'fare pyetje (e jo urdher) do i benit Sales nese do ju jepej (ju jepet) mundesia?
    Pyetja do ishte, sqarimi nje here e pergjithmone e ngjarjeve te 97 qe asnje politikan deri me sot nuk ka atje sa ta sqaroj e te akuzoj neper gjykata kushtetuese e boterore mafiozet qe kryen ate akt qe veshi Shqiperine me te zeza kudo.

    Pyetja tjeter, do ishte se cfare konkretisht ka ndermend te bej PD-ja per Arsimin(qe 50 % ngelin ne klase) ne Shqiperi? (nese do vazhdojne si ky majmuni qe sfidon ligjet e natyres atehere me mire mos hypi fare. Majmunin e meritojme si popull).

    Pyetja tjeter do ishte, duke marre parasysh se kur Sala hypi nuk kishte asnje te afte ne pushtet pervec Leka Meksit dhe Shehit deri diku, cfare do bente ai per rimekembjen e instituteve(ka ngel vetem metereologjiku) ne Shqiperi ?

    Cfare prioriteti do kete ne qeverine e re(nese e merr) per diasporen shqiptare ?(ne Kroaci diaspora ka dhe vende ne parlament psh, prandaj esht shtet qe hec para e jo mbrapa).

    Edhe si perfundim nga do vinin keto fonde se me ate buxhet qe kemi as ka per tu bere ndonjehere ndonje gje.

    Si pefundim prezenca e Fatmir Mediut akoma i ul shume pike Sales. Ai njeri qe nuk ka idene kur vjen puna tek ekonomia e politika nuk duhet te rri e te japi mend, aq me teper ne Amerike qe i japin uje me bisht te luges studentet Shqiptare.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    salla plot po sic duket nga albasouli vetem un paskam qene ne mbledhje.
    qe ti bie shkurt Sala ishte nje zhgenjim i madh (jo se prisja shume prej tij) po ishte thjesht nje "appearance" shfaqje se as 5 min nuk mbajti fjalim e asgje te hajrit nuk tha. ne nje salle ku shumica ishin simpatizante te tij te flakte ai as nuk arriti ti bej dhe ato per vete. dmth teper dobet dhe si shfaqje qe ishte.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte fenomen i jashtezakonshem fenomeni "Berisha" qe vlen te studiohet me imtesi nga psikologet. Ai ka nje efekt te dyfishte tek shqiptaret. Eshte nje figure elektrizuese per mbeshtetesit e tij pasi kudo ku shkon, pjesmarrja eshte aq e madhe sa edhe takimet ne salla te mbyllyra dalin nga kontrolli e kthehen ne mitingje.

    Kurse ata shqiptare me trashegimi komuniste elektrizohen akoma me shume nga Berisha, jo thjeshte si person ne takim, por nga vete emri i tij, aqsa nuk dine cfare flasin dhe shkume nxjerrin nga goja. Nje aty me lart nga shkumezimi i madh i ka veshur gafat e shokut Nano, Sali Berishes.

    Me pak fjale eshte nje "litmus test" per shqiptaret, per te pare nese jane kripe apo acid, "buke e kripe e zemer" apo "dermo e shkaterro armikun gjakatar".

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Salla ne forme gjysme-amfiteatri ishte teper e vogel per te zene te gjithe te ata qe ishin nisur te merrnin pjese ne takimin me D. Berishen. Keshtu, qe salla ishte e stermbushur, dhe me dhjetra pjesemarres te tjere kishin mbetur jashte salles, duke bere perpjekje per te degjuar ate qe kishte per te thene Berisha.

    Eshte me rendesi te cekim se Ish Presidenti Berisha, vuri ne pah dy ceshje me me rendesi per kete vit, "zgjedhjet ne Shqiperi," si dhe "statusi perfundimtar i Kosoves." Keto ishin edhe te dy pikat ne te cilat Z. Berisha edhe foli gjate fjalimit te tij te shkurter.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Eshte me rendesi te cekim se Ish Presidenti Berisha, vuri ne pah dy ceshje me me rendesi per kete vit, "zgjedhjet ne Shqiperi," si dhe "statusi perfundimtar i Kosoves." Keto ishin edhe te dy pikat ne te cilat Z. Berisha edhe foli gjate fjalimit te tij te shkurter.
    Arb,
    me qi u fol per zgjedhjet ne Shqipni ne nji publik shqiptar jasht atdheut, a u permend e drejta e votes per shqiptaret jasht Shqipnise?
    A u fol per nji pike te tille? A ekziston ne programin e PD?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga shkodra13
    Arb,
    me qi u fol per zgjedhjet ne Shqipni ne nji publik shqiptar jasht atdheut, a u permend e drejta e votes per shqiptaret jasht Shqipnise?
    A u fol per nji pike te tille? A ekziston ne programin e PD?
    Shkodra13,

    Po, ish Presidenti iu pergjigj pikerisht nje pyetje te pranishmeve qe kishte te bente me te drejten e votes per Shqiptaret qe jetojne jashte atdhut. Ai iu premtoj te pranishmeve se me ri-kthimin e opozites ne Pushtet, Shqiptaret jashte atdheut do te kete mundesine te votojne.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #9
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Pershendetje Arb,

    Qellimi i vajtes se Berishes ne NY a u kuptua? Me sa morra vesh, kjo ishte organizuar nga VATRA. Cfare lidhje ka VATRA me Berishen?

    Mirepres mendimet/opinionet tuaja... dhe t'te tjereve qe ishin te mbledhja.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    Pershendetje Arb,

    Qellimi i vajtes se Berishes ne NY a u kuptua? Me sa morra vesh, kjo ishte organizuar nga VATRA. Cfare lidhje ka VATRA me Berishen?

    Mirepres mendimet/opinionet tuaja... dhe t'te tjereve qe ishin te mbledhja.
    Pershendetje Veshtruese,

    Edhe "Vatra" ashtu sikur vete Berisha (dhe Partia qe ai drejton) qendrojne ne te njejten faqe te librit, sa i perket shqetesimeve te tyre rreth situates se tanishme ne Shqiperi, Kosove, dhe troje te tjera Shqiptare, po ashtu edhe sa i perket perpjekjeve te tyre te vazhdueshme per te rrezuar pushtetin e tanishem ne Shqiperi.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Mbi konfliktin në Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  4. Rreth emrit shqiptar?
    Nga Xhemis në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 06:24
  5. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •