
Postuar mė parė nga
HEKTORI
Pershendetje dhe ty!
Paragrafin e pare nuk ta citova, duke lene te kuptosh qe nuk e klasifikoj veten, si dikush qe nuk beson (diku). Biles jam i bindur qe nuk ka njerez mbi kete Toke qe nuk besojne. Njeriu ka nevoje te besoje diku, ne dicka, ndryshe asgje pastaj nuk do kishte kuptim. Problemi qendron diku me larg. Eshte ajo arsyeja njerezore qe ti permende me lart. Sa me shume meson, aq me shume e kupton sa pak di...ose me mire qe nuk di fare! Sa me shume i afrohesh drites, aq me shume e ndjen erresiren ne te cilen je taksur te jetosh! Njeriu kupton qe eshte i vogel. Kupton qe eshte injorant. Kupton sa larg perfektes (aq te deshiruar) eshte. Njeriu perparon, behet me i fuqishem dhe perseri shikon sa i dobet eshte. Njeriu eshte mal i patundur por dhe fije kashte ne te njejten kohe. Keto jane shume arsye qe detyrojne njeriun te ngreje koken lart, te imagjinoje forcen e mbinatyrshme duke e quajtur perfekt dhe absolut dhe duke e pranuar si Zot, Krijues te gjithckaje dhe te vetmin shpetim (po e quaj shpetim, meqe dhe feja kshu thote me duket - Une jam rruga, Une jam drita!) Direkt sa lexon keto fjale, kupton se cdo te thote kjo jete. Kupton qe jeton ne erresire dhe nje dite ndoshta do 'shpetosh' do shkosh prane Zotit, prane drites dhe...pastaj ?
...Pastaj u pass to the next level of the game created by God himself!
Me ke sjelle nje shprehje nga Kurani aty ne fund.
Tek ti ndoshta ajo shprehje tingellon kyreveper. Tek une krijon nje qeshje te ftohte, nje pikpyetje te madhe mbi natyren e Zotit dhe nje percmim per te!
Me ke krijuar vetem e vetem qe une te te adhuroj?!
Me krijove ne imazhin tend, me solle ne kafazin toke, me rrethove me pafundesi materie, me kurorezove dhe mbret te gjithckaje perreth, me lind dhe me rropat neper toke ne te njejten menyre sic ben me cdo insekt, kafshe apo shpend tjeter, dhe nje dite heret a vone ma merr kete jete (jete te kufizuar njelloj sic dhe dija ime)...e per cfare ? Vetem qe une te te adhuroj ty ? C'natyre ka ky Zot ? gjeja vete pergjigjen.....
Prej meje mos te jete shume i sigurte qe do ta adhuroj (dmth do kryej detyren te cilen me ka taksur ne shkembim te jetes qe me paska dhuru)!
Le t'ma marre jeten qe tani po deshi.
Le t'me shkaterroje gjithcka po qe i Zoti.
Ama hipokrit me veten nuk do behem. Nese do ta ndjej, do ta adhuroj. Per te me bere ta ndjej, duhet ta meritoje.
Frike se kam! Betohem per kete.
Me frike do kisha njeriun sesa Zotin.
nejse...
xeni, faleminderit per pergjigjen plako!
Krijoni Kontakt