Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    UNMIK-u: Beogradi do të jetë i përfshirë drejpërdrejt në bisedimet për statusin final

    UNMIK-u: Beogradi do të jetë i përfshirë drejpërdrejt në bisedimet për statusin final të Kosovës

    Zyrtarë të UNMIK-ut konfirmuan sot se Beogradi do të jetë i përfshirë drejpërdrejt në bisedimet për statusin final të Kosovës. Por, ata thanë se kush do të ulët në tavolinën e bisedimeve kjo cështje do të vendoset në KS-it. Nga ana tjetër, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, thonë se, megjithë mundësinë e përfshirjes së drejpërdrejt të Beogradit në bisedimet për statusin e Kosovës, është e qartë se Beogradi nuk do të ketë të drejten e vetos.

    Zyrtarë të administratës ndërkombëtare thanë sot, se Beogradi do të jetë i përfshirë drejpërdrejt në bisedimet për statusin final të Kosovës dhe në këtë linjë do të luajë një rol kyç në këto bisedime. Këtë deklaratë, zyrtarët e UNMIK-ut, e bënë sot, pas transmetimit të vazhdueshëm nga mediat serbe të një deklarate të shefit të UNMIK-ut gjatë vizitës në Beograd i cili e konfirmon përfshirjen e drejpërdrejtë të Beogradit në bisedimet për statusin e Kosovës.

    Kur të vijë koha për bisedimet për statusin e Kosovës natyrisht që Beogradi do të luajë një rol kyç në këto bisedime. Por kryeadministratori i Kosovës Soren Jesen Petersen, në Beograd është munduar të sqarojë dallimin në mes bisedimeve për statusin e Kosovës dhe çështjen e decentralizimit. Në çështjen e decentralizimit në Kosovë, Beogradi nuk do të jetë i përfshirë drejtpërdrejt, por mund të ndihmojë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në këtë proces ndërsa, përsa i përket çështjes së statusit, kjo tashmë është bërë e qartë se Beogradi do të jetë i përfshirë drejpërdrejt, tha një zëdhënëse e UNMIK-ut, Marsie Pool. Mirëpo, ajo tha se kur të diskutohet për statusin e Kosovës administrata ndërkombëtare nuk është ajo që përcakton se kush do të ulet në tavolinën e bisedimeve. Kjo cështje sipas zëdhënëses Pool, i takon KS-it, të OKB-së. Ndërkohë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, thonë se megjithë mundësinë e përfshirjes se drejpërdrejtë të Beogradit në bisedimet për statusin e Kosovës, një gjë është bërë e qartë: Beogradi nuk do të ketë të drejtë të vetos.

    Sidoqoftë, kanë mbetur vetëm edhe katër muaj kur Qeveria e Kosovës duhet të përfundojë procesin e nisur të përmbushjes së standardeve për Kosovën drafti final i të cilave do të vlerësohet nga mekanizmat ndërkombëtarë të vendimarrjes. Nëse do të ndodhë një vleresim pozitiv për të cilën gjë shpresojnë institucionet e vendore, atëherë mund të hapet rruga e bisedimeve për statusin final të Kosovës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovari_78_Ca : 20-01-2005 më 03:38 Arsyeja: kerkon operatori qe te ndryshoj
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Me fal Kosovari,por lajmin e mesiperm(respektivisht temen e dritares tuaj)e mohuan si gje te rreme!

    Mos u ngut me thash-e-theme t`shkive!

    lexo:

    Petersen mohon të ketë deklaruar se Beogradi do të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në bisedimet për statusin e Kosovës

    Prishtinë, 19 janar - Zëdhënësja e UNMIK-ut Marsi Pul mohoi se mbrëmë në Televizionin e Serbisë kinse shefi i UNMIK-ut, Petersen, ka deklaruar se Beogradi zyrtar do të marrë pjesë në menyrë të barabartë në bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës që pritet të fillojë gjatë këtij viti.
    "Petersen ka potencuar këtë çështje në një konferencë për gazetarë. Por, realisht se çfarë ai ka thënë është se kur të vijë koha e negociatave për çështjen e statusit përfundimtar të Kosovës, Beogradi do të jetë një ndër aktorët të cilët do të ulen në tryezë, por ai këtë e ka thënë në kontekst të procesit të decentralizimit, gjë që janë dy çështje të ndryshme, dhe atë pjesëmarrja e Beogradit do të jetë në rolin e aktorit. Sa i përket procesit të finalizimit të statusit të Kosovës UNMIK-u nuk është ai i cili mund të vendosë se kush do të ulet në tavolinë, sepse për ketë çështje vendos Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara".
    Poashtu në këtë konferencë u bë e ditur se shef i ri Shtyllës së katërt të UNMIK-ut është emëruar gjermani Joakim Bruker, por ende nuk dihet dita e arritjes së tij në Kosovë.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga RTP

    Mos u ngut se edhe ky i fares tyne a!
    Ky shkoj me i marr brinat te ta e ila edhe vesht.Pra mund te kete than e sígurt eshte.Se edhe ketij nuk i besohet msa atyre te meparshmive.Te njajt jane tan.
    E mos u ngut as ty RTP se nuk po dihen shum sende sot,veq ne paq kamer e me ba fotografim e kur thon jo keshtu por keshut me jau leshue filmin e me u bind.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    dashamir Mani dhe RTP

    Pasha besen more vllazen nuk e di qka te ju them, vetem hiq keq nuk e ka pas ai rahmetlia RRAHMAN MORINA qe ka than "Ketu nje dreq i madhe eshte" edhe une i bashkangjitem qasaj, se nje dollovere po sillet e nuk po e marre vesh ende., edhe kogja po me duket qe edhe kesaj her kan me na lidhe kamt me naj konop te fort ma zi se ne 1913, por dasht Zoti ishalla jo. me ua than te drejten i kam bo syt e vesht 4 vetem po ndegjoj sa po mundem. Une nuk e solla ate lajm qe e deshta por nga frika qe mund te ndodhe gjithqka.

    Pra ju pershendes dhe iau uroj festen e Kurban Bajramit te gjithe shqiptarve mulisman.

    Me respekt Kosovari
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

Tema të Ngjashme

  1. Bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës
    Nga Capricon në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2005, 10:17
  2. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27
  3. Petersen: Bisedimet për statusin final nisin në shtator
    Nga Hyllien në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 03:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •