Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Astriti
    Anėtarėsuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    67

    Thumbs up Te ndryshme .

    Te nderuar vizitore te Forumit ,po postoj disa poezi te cilat nuk jane te miat por te nje mikes sime e cila quhet Manushaqe Popshini ,ne pamundesi per te shkruajtur vete ajo po i shkruaj Une .Shpresoj qe te ju pelqejne .

    PERSERI ME TY
    Sa vuajtėm ne fillim
    Ja tani erdhe pėrsėri tek unė
    Nė zemer kėrkove strehim
    Sa vuajtėm ne tė dy, sa shumė.

    Pėrse ėshtė e gjatė vuajtja
    E shumė i shkurtėr gėzimi
    Pėrse lėndohen zemrat
    Pėrse vepron kėshtu njerėzimi.

    Pėrsėri me ty jam
    Tė pata larg sa kohė
    Harruar nuk tė kam
    Ne zemėr dashuritė jan.

    Pėrsėri me ty
    Pėrsėri me fjalet e tua
    Pėrsėri me ato sy
    Sėrish po dėgjoj fjalėn tė dua.

    FALEMINDERIT

    Vone me njohet ju
    Dhe vone me kuptuat
    Edhe pse vonė
    Ju prape me ndihmuat.

    Faleminderit shume
    Qe me mbeshtetet
    Edhe pse e larguar isha une
    Ju prapė miqte e mi mbetėt.

    Faleminderit nga zemra ime
    Qe me nxoret buzeqeshjen
    Qe me kthyet ato gezime
    Dhe qe zgjuat heshtjen.

    Me nxoret nga bota e harrimit
    Nga vetmia e mjerimit
    Tani e gezuar me ju jam une
    Faleminderit, faleminderit shumė



    MENGJES

    Mbi qiell u shuan yjet
    U humbi ndriēimi
    Mbi toke nata u largua
    Mbi hapesire u ēel agimi.

    Vesa ra ndėr lule
    U dha nje freskim
    Nisi dita e re
    Nisi ne agim.

    Gjumi u largua
    Nga syte e ēdo krijese
    Deshira shumė mu shtua
    Te jetoj nje mengjes jete.

    Dielli ngrohtesi, reze lėshon
    Mengjesin shume zbukuron
    Dua te mbes te mbes
    Te jetoj veē ne mengjes.

    UNE FAL PER JU

    Fala per ty nje buqetė
    Me lulet qe me dhurojė natyra
    Ne vazo ujiti qetė-qetė
    Qe te mos u largohet njgjyra.

    Fala per ty nje buzeqeshje
    Me sinqeritetin qe me dha Zoti
    Ne vendin e zemres atė qeshje
    Dua qe askush te mos e ndoti.

    Fala per ty pak respekt
    Me aq sa munda te te jap
    Nga zemra atė qe te dhashė mos e heq
    Kete respekt mos e flak

    Fala per ty nje shikim
    Me atė embėlsi qe kisha
    Mere kete veshtrim
    Te gjelberuar si pisha.

    Ato qe dhashe s’dua te mi kthesh mbrapa
    Falja ndonje zemermiri po pate mundesi
    Dhashe atė qe pata
    Qe te mar pak dashuri.

    Te nderuar lexuaes keto ishin gjithcka qe munda te postoj per sot shpresoj qe te ju pelqejne .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Astriti
    Anėtarėsuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    67

    Gjithcka vetem per Ty

    GJITHĒKA VETEM PER TY

    Per ty do te bėhesha pasqyre
    Qe te mė shikoje mua
    Do te bėhesha dhe krėhėr
    Te lozja mbi floket e tua.

    Syte do ti ktheja ne yje prej vėrteti
    Qe ēdo nate te mė veshtroje
    Per ty do bėhesha uje deti
    Qe mbi mua te notoje.

    Per ty do bėhesha krua
    Qe etjen ta shuash tek mua.
    Do te kthehesha dhe ne ftua
    Qe te ledhatoja buzet e tua.

    Per ty do te shkelqeja si diell
    Te te ngrohja, e ftohte te mos ndjeje
    Per ty hapa zemren
    Qe tek une te vije.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    urime

    Cdo njera poezi ishte shum e bukur.

    urime manushaqes..astrit..

    Suksese te dyve!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Astriti
    Anėtarėsuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    67
    Faleminderit Brari per konsideraten Tuaj dhe per urimin gjithashtu ,ne fakt eshte kenaqesi per Ne qe po na jepet mundesia te kountribuojme sadopak ne kete forum mjaft te kendeshem ,edhe nje here faleminderit .
    Dhe tani per kenaqesine Tuaj nje poezi tjeter.

    PRES NJE ĒAST

    Pres nje ēast ku jeta
    Ta marre kuptimin
    Pres nje ēast ku e drejta
    Te vije me ritme te shpejta.

    Pres nje ēast kur dielli
    Te ndriēoi me rrezet e tij
    Pres nje ēast kur qielli
    Te mbaje te kalteren gjithnji.

    Pres nje ēast kur lulet
    Te kene arome si ne pranverė
    Zemra nga gazi te shkulet
    Keshtu te jete perherė.

    Pres nje ēast ku ajo qe dua
    Te vije shpejt tek mua
    Pres nje ēst ku te dashuruarit
    Te thone gjithnje fjalen te dua.

    I pres keto ēaste
    I pres me jetė
    I pres te vijnė
    I pres me te vertetė.

  5. #5
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Pershendetje edhe une iu uroj mireseardhjen ne forum poezite

    jane shume te bukura dhe dua tju pershendes te dyve .

    Urime!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Astriti
    Anėtarėsuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    67
    Ju faleminderit qe lexoni shkrimet e Mikes Sime ,dhe ju them sinqerisht qe ne kete menyre po ndihmoni shume ne vazhdimesine e ketyre shkrimeve .Une do te mundohem qe te postoj gjithmone poezi te Saj me shprese se do te vlersohen nga te gjithe lexuesit dhe do te pelqehen .



    Po kthehet gjithēka

    Po ēahet toka nga varret
    Po mbytet ne lotet e dashurise
    Nga era po shemben dhe malet
    Po vritet buzeqeshja e femise

    Nuk enderroj me
    Se enderrat mi vrane
    Gjumi nuk me ze
    Se ky mendim te qete nuk me le

    Dua te kendoj
    Por tingujt u zhduken
    Dua te lexoj
    Por shkronjat s’di ku u struken

    Atje ku veja nga dita
    Atje ku meditoj
    Vendin e kish zene politika
    S’me lene me te shkoj

    Veshja po kthehet ne zhveshje
    Sheqeri ne droge
    Lot ,s’ka me buzeqeshje
    Kjo po kthehet ne mode.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Astriti
    Anėtarėsuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    67
    Pershendetje te gjitheve ,kudo qe jeni dhe ia kalofshi sa me mire kesaj vere.Mos harroni na beni ndonje vizite kendej nga forumi.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Astriti
    Anėtarėsuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    67
    ANKTH

    Ē’do dite pres diēka
    Te njohur e te pa njohur
    Pres te vije e shkuara
    Edhe pse mbeten kujtime te harruara

    Ne ankth kalon ēdo sekond
    Ky ankth me shkakton shume dhimbje
    Pres, e s’vjen asgje
    Kete e them me bindje.

    Shkon dita, mer dhe diellin
    Na len erresiren pa hene
    Pres mengjesin ne agim
    E pret me ankth shpirti im
    Ankth eshte e tere jeta
    Ankth eshte realiteti
    Ankth eshte dhe e verteta
    Dhe dashuria ankth mbeti

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Shqipja Standarde: ASHAK-u ngren komision rishikimi...
    Nga drini_nė_TR nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •