Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 83
  1. #11
    Citim Postuar mė parė nga diamant abrashi
    Thua se tingėllojnė bukur edhe nė gjuhė tė Huaj?

    Nuk u thellova pėr tė tingėlluarit, por mendoj se kanė gjithsesi vlerat e veta edhe nė gjuhė tė huaj, ndaj mbase dhe s'duhen mohuar.
    Megjithatė lexuesit tuaj nė italisht duhet t'ju kenė pėrshkruar pėrshtypjet e tė tingėlluarit kur kanė lexuar librin.
    Gjithsesi jeni ju autori. Unė thjesht njė sugjerim kisha. Kėrkoj falje pėr sugjerimin tim nėse nuk ishte me vend.

    Elna.

  2. #12
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198
    Citim Postuar mė parė nga Elna Durrėsi
    Nuk u thellova pėr tė tingėlluarit, por mendoj se kanė gjithsesi vlerat e veta edhe nė gjuhė tė huaj, ndaj mbase dhe s'duhen mohuar.
    Megjithatė lexuesit tuaj nė italisht duhet t'ju kenė pėrshkruar pėrshtypjet e tė tingėlluarit kur kanė lexuar librin.
    Gjithsesi jeni ju autori. Unė thjesht njė sugjerim kisha. Kėrkoj falje pėr sugjerimin tim nėse nuk ishte me vend.

    Elna.
    Mė fal Elna. U keqkuptuam. Kisha fjalėn te vėshtirėsitė qė ka pėrkthimi ndonėse unė jam shumė i kėnaqur me ate qė ka bėrė zoti Patitucci. Duke qenė dhe vet pėrkthyes nganjėherė dalin dhe vėshtirėsi. Pastaj ca poezi janė mė "tė pėrkthyeshme" e ca jo. Nuk ėshtė rasti i kėsaj. Nė fakt libri u botua dygjuhėsh pėr tė mbėrrijtur edhe nė duart e lexuesit italofon. Dhe ėshtė pritur shumė mirė.
    Shėndet. Diamanti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diamant abrashi : 20-01-2005 mė 16:12

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bravo abrashi..
    po poezi per ate korsen e gjakoves para pashtrikut a ke ba..
    Abrash.. a ka kaseta kund me keng te korit te burrave gjakov..?
    a asht ma ky grup apo jan shkri..
    Vec ai Mici po del ne Tv tuj kendu keng korcare etj..

  4. #14
    ok Abrashi.

    Ja, po marr iniciativėn ta postoj dygjuhėsh poezinė qė dėrgova mė sipėr nga libri juaj meqė kam patur rastin ta lexoj kėtė botim.

    Besoj se nuk do ketė konflikt pėr guximin tim .

    Alpet Shqiptare

    Me lini tė ju sodis
    Alpe Shqiptare
    me syrin tim tė ri
    tė kėnaqem duke vėshtruar
    ekspozitėn e peisazheve tuaja
    mijėravjeēare…

    Mė lini tė ju sodis
    Alpe Shqiptare
    me kėsulėn tuaj tė kaltėr
    tė quajtur qiell

    me syrin tuaj tė kuq
    tė quajtur diell
    me syrin tuaj hark
    tė quajtur hėnė…

    Mė lini tė ju sodis
    Alpe Shqiptare
    e tė kėnaqem duke e lexuar
    librin tuaj tė blertė
    duke e vėshtruar
    hartėn e qėndresės suaj
    nė pėrleqeshje me tėrmetet, vullkanet, stuhitė…


    Nga Diamant Abrashi


    Alpi Albanesi

    Lasciate che io vi ammiri
    Alpi Albanesi
    col mio nuovo occhio
    che goda guardando
    la mostra dei vostri paesaggi
    millenari…

    Lasciate che io amiri
    Alpi Albanesi
    col vostro azzurro cappello
    chiamato cielo

    col vostro occhio rosso
    chiamato sole
    col vostro occhio ad arco
    chiamato luna…

    Lasciate che io amiri
    Alpi Albanesi
    e che goda leggendo
    il vostro libro verde
    guardando
    la carta della vostra saldezza
    dinnanzi ai terremoti, ai vulcani, alle tempeste…


    Pėrkthyer nga Shqipja nė Italisht nga : Demetrio Patitucci

    Marrė nga libri : " Qortimet e Vonuara"


    Pėrshėndetje

    Elna.

  5. #15
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Fontanė dėshirash

    Citim Postuar mė parė nga Brari
    bravo abrashi..
    po poezi per ate korsen e gjakoves para pashtrikut a ke ba..
    Radio "Qortimet e Vonuara" sipas kėrkesės sė lexuesit tonė Brari, trasmeton kėtė poezi:

    NJĖ TAKIM I PAZAKONSHĖM

    Sikur tė takoheshin sot
    KAINI dhe hija e tij
    diku nė fushė
    lulėkuqet zor se do tė ēelnin
    dhe po tė ēelnin
    mbi ballin e tyre
    do tė mbanin
    fjongo tė zeza.

    Sikur tė takoheshin sot
    KAINI dhe hija e tij
    diku nė rrugė
    shtėpitė zor se do tė qėndronin
    dhe po tė qėndronin
    do t’i quanim publike.

    Sikur tė takoheshin sot
    KAINI dhe hija e tij
    diku nė korso
    obelisqet zor se do tė qėndronin
    dhe po tė qėndronin
    heronjtė do tė harroheshin.

    Por qyteti im i kuq
    nuk e lejon kėtė randevu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diamant abrashi : 20-01-2005 mė 21:24

  6. #16
    Ja edhe njė margaritar i Juaji Zotėri Abrashi.


    Qortimet e vonuara

    Pse trokėllinė kaq zhurmshėm
    zėri im
    nė portėn e shpirtit?
    Pse jam i lirė me ty
    mundohesh tė ma helmosh palcėn,
    tė ma helmosh gjakun dhe mendjen?

    Eja nė vete
    ti je i imi
    dhe mes nesh
    nuk ka tė panjohura.

    Pse mė qorton kaq rėndė
    zėri im
    kur prej meje dole i pari?

    Eja tu flasim
    njerėzve tė kėsaj pranvere
    dhe tė pranverave qė do tė vijnė
    me gjuhėn e kuqe tė diellit
    ti…
    duhet tė mė japėsh forcė
    unė,
    unė do tė tė jap ngjyrė
    se edhe sot kur pėr ty shkruaj
    tė ndjej pranė,
    pranė…
    bashkė me qortimet e vonuara.

  7. #17
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Mbinjeriu

    Mjellma padashur mė hapi rrugė tė botoja edhe disa poezi nga cikli "Mbinjeriu".
    Pėr mua mbesin ndėr poezitė mė tė bukura sepse pos intimitetit tim shpirtėror ato nė vete ngėrthejnė edhe ate qė quhet filozofi ekzistencialiste. Dhe jo rastėsisht titulli i kėsaj pėrmbledhjeje vjen nga ky cikėl...
    Diamanti

    Mbinjeriu

    Po tė isha Perėndi
    secilit njeri
    do t'i shkruaja nė ballė
    njė biografi.

    Brumin do ta mirrnja
    nga lėngu i luleboreve,
    nga kristale shpellash tė pashkelura
    edhe nėpėr kėngėt epike do ta kėrkoja
    nė miliarda hajmali
    Penelopėn do ta coptoja.

    Po tė isha Perėndi
    do ta pėrbuzja
    hipokrizinė,
    moralin fallso e gėnjeshtrėn,
    pėr tradhėtinė as mos tė flasim!
    Nga njerėzit vetėm Njerėz
    do tė krijoja
    e mbas shtatė brezash
    edhe biografinė do t’ua mungoja.

    Jetė e njėjtė

    Nė Tiēino
    ėshtė si nė Gjakovė:
    njerėzit
    hanė,
    pinė,
    (ndoshta plotėsisht tė palumtur)
    flenė.

    Unė, si mund tė jem i lumtur?



    Karnevalet e Locarnos

    Dhe thonė
    se Locarno ka karnevale.

    Ato zgjasin tėrė vitin…



    Locarno!Locarno!

    Unė t’i solla tė gjitha
    qė t’i ngrohėsh
    nė ftohtėsinė tėnde magjike,
    t’a solla “homo ballkanikusin” tim
    qė t’ia ngrohėsh ėndrrat,
    u futa nė gjirin tėnd
    si njė fėmijė i bindur
    me njė masė truri tė shpėrlarė,
    shpresoja se do tė mirrnja diēka
    nga “Evropa Juaj” e vogėl,
    pėr ē’do gjė i’a linja fajin
    italishtes sime tė ēalė
    dhe ashtu si njė dashnor thellėsisht i mashtruar
    u ndava nga Ti
    pėr shkaqe qė as emrin s’ua di.

    Vjeshtė nė mua

    Jam i helmuar nga vjeshta
    si gjethi
    qė lėkundet para se tė bjerė
    si skeleti qė lėkundet
    pa gjethet e blerta.

    Nė sfondin e largėt
    pranvera ma shkelė syrin…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diamant abrashi : 21-01-2005 mė 07:18

  8. #18
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Parapranverė: (cikli nė dorėshkrim)

    Margaritarė me dregėza
    A-sė



    Sot
    krasita dhe luleboret
    degė tė gjata
    varura si njė psherėtimė
    lojė natyre
    a njė tjetėr dhimbė
    mos u frikėso e dashur
    janė margaritarėt e tu
    qė pėrhumbshėm kėrkojnė
    tė tyren kutinė…

    Sot
    pėr herė tė fundit
    krasita dhe rrushin
    dukej si tė ishte
    loti im i zi
    mos u frikėso e dashur
    ėshtė veē
    njė bimė…

    Dhe kopshtare e mirė
    patjetėr se do vijė…
    Zot ynė
    Sa e urrej kėtė ndėrmjetstinė!

    Sot krasita
    dhe trėndafilat e vjetėr,
    degė tė thata
    qė binin me rrapėllimė
    mos u frikėso e dashur
    janė dregėza shpirti,
    tė fundmet qė bijnė…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diamant abrashi : 22-01-2005 mė 19:55

  9. #19

    Seē mė ndollėn dėshirėn e replikės ashtu si kot kėto vargjet e tua.

    Sot
    Me sa kuptoj
    paske probleme me alfabetin
    renditjen e shkronjave
    sipas rendit tė tyre
    e dyta me te paren
    seē po te ngaterrohen
    e rendesishme
    fonetikėn ekzakt
    t’ia shqiptosh
    seiciles prej tyre.


    Tė pėrshėndes.

    Elna.

  10. #20
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Ilaē pėr Elnėn...

    Citim Postuar mė parė nga Elna Durrėsi
    Sot
    Me sa kuptoj
    paske probleme me alfabetin
    renditjen e shkronjave
    sipas rendit tė tyre
    e dyta me te paren
    seē po te ngaterrohen
    e rendesishme
    fonetikėn ekzakt
    t’ia shqiptosh
    seiciles prej tyre.


    Tė pėrshėndes.

    Elna.
    Mbase e kam nga miopia ime por unė po shoh veq njė shkronjė: mos ėshtė mė shumė se "njė dėshirė pėr tė replikuar kot" duke pasur parasysh orėn kur po postoni? Pastaj alfabeti i jetės ėshtė ca mė i zorshėm nga ai qė mėsojmė nė klasė tė parė. Dhe shpalosja e shpirtit tonė ėshtė vetė komplikimi, sidomos e bėrė nė vargje. Vėshtirė vėrtetė, po sikur na i heq dregėzat...

    Po deshe, merre pėr ilaē!

    Pa pretendime pėr tė replikuar
    i Juaji
    Diamanti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diamant abrashi : 23-01-2005 mė 07:54

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •