Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 49
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Postuar mė parė nga Anton
    Vertet ka shume?

    Sa mund te jene?

    Po te jete si thua ti, eshte shume keq. Cudi nuk eshte po te shofish perhapjen e terrorrizmit keto vitet e fundit.

    Keto kohet e fundit kam lexuar disa artikuj permbi Turqine qe te pakten te drejten e gjuhes ja dha minoriteteve.

    Ne si shqiptare nuk konsiderohemi armiq ne Turqi keshtu nuk besoj se e kemi aq te veshtire si kurdet.

    Pershendetje


    Anton mund te jene qindra shqiptare qe studjojne teologjine ne Arabi Saudite, Turqi e vende tjera. Nga trysnia e madhe Turqia do tu jape kurdeve nje autonomi kulturore dhe kjo do te jete bomba e ardhshme sepse numri i kurdeve ne Turqi eshte mbi 20 milion. Rritje e vetedijes kombetare do te coje deri te shkeputja, gje te cilen e pershendese.
    "Shqiptaret nuk konsiderohen armiq ne Turqi", mirepo ata nuk konsiderohen as shqiptare. Shqiptaret e shkuar atje ne emer te religjionit kane braktisur nacionalitetin e tyre. Ata jane nje tufe bagetie e asimiluar dhe ata permenden vetem per shkaqe poltike por si shqiptare nuk e kzistojne me.. Ata nuk kane ikur ne Turqi per ta ndihmuar kombin, ata kane shkuar atje se nuk kishin iden se cka ehste kombi, por mendonin se ne Turqi eshte me afer xheneti!

  2. #22
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    I dashur

    po flet per 3 milion shqiptare?

    A ka ndonje mundesi per te vertetuar kete fatin e sasise te pakten?

    Une nuk di Turqisht, po a ka ndonje statistike diku ne internet nga qeveria apo ndonje institucion tjeter zyrtar permbi perberjen e popullsise ne Turqi?

    3 milion e nuk kane nje shoqate?

    Nuk kam fjale per komente.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Per tre milion e kam degjuar nje politikan turk, nuk di a ishte Exhevit apo dikush tjeter. Kete e kane deklaruar ne vitin 99. Une nuk dyshoj ne ate numer, ai m und te jete edhe me i mamdh kur te kemi parasysh se qe nga viti 1912 vetem nga Ishjugosllavia jane debuar mbi gjysme milioni shqiptare. Njerzit qe kane shkuar ne vitiet e 60 ( koha Rankovicit ) flasin akoma shqip, por jo femijet e tyre.
    Meqenese se nuk dijme as une, as Ti se ka nje shoqate, atehere nje e tille nuk ekziston. Ne jemi pergjithesisht te informuar mire per shqiptaret jasht kufijeve, respektivisht arberesheve. Shqiptaret e shkuar atje jane shkrire ne turq. Nuk kane asgje me te cilen mund te deshmojne nje identitet te vetin. Pakicave Turqia eshte munduar pa pra tu mbjelle kompleksin e inferioritetit dhe keshtu kane arritur t“i asimilojne.
    Jo se 3 milion nuk kane shqoqate por te quhen arnaut e konsiderojne ofendim: Turk elamdyrylah e konsiderojne veten. Ku ka pasur shqiptare ne vitin 99 kane treguar pranine e tyre gjate gjenocidit ne Kosove, kudo shqiptaret ishin te alarmuar, por jo ne Turqi.
    Anton statistika nuk mund te kete, mund te gjinden dikund numrat e te shperngulurve per Turqi, nga historian kosovar, mirepo nderkombtarisht keto nuk pranohen, sepse para shkuarjes ne Turqi ata kane marre me vete dokumnete se jane turq. Me dokumente te tilla jane pajisur ne konzulatin turk ne Shkup, nuk ka qene e domosdoshme njohja e gjuhes turke por vetem deklarimi...dhe feja...

  4. #24
    Shqiptaret ne Turqi jane komplet te asimiliuar e te perziere me popullsine vendasve.

    Nuk eshte fort e rendesishme arsyeja, megjithese mund te jene te shumta.

    Turqia ne shume raste u be nje vend prites per shqiptaret qe deboheshin nga trojet e tyre. Por gjithashtu Turqia ka nje identitet te forte nacional dhe nuk te lejon qe te ngresh krye ne rast se je kombesi e huaj.

    Ky fakt ka te miren e te keqen e tij.

    Ka te keqen, pasi shqiptaret atje jane asimiluar gati komplet per faktin qe permenda me siper, por

    ka te miren e vete qe ata shqiptare ne nuk na duhen dhe le te rrine atje ku jane. Sa me pak te behet identifikimi i tyre me shqiptaret qe jetojne ne trojet shqiptare, pra me NE, aq me mire eshte, pasi nuk i jep shkas te tjereve per te identifikuar shqiptaret me turq.

    Dihet qe shpesh here serbet dhe greket na identifikojne neve me turqit dhe thone qe jemi nje komb e nje rrace.

    Keshtu qe sa me pak shqiptare qe flasin turqisht apo qe ndikohen nga kultura turke, aq me mire eshte.


    Marredheniet e shqiptareve dhe shtetit shqiptar me turqit dhe shtetin turk duhet te zhvillohen nen kuadrin e marredhenive normale qe kane dy popuj miq, pra mbi bazen e ndihmes dhe interesit reciprok.

    Kini parasysh qe Turqia ka poziten me strategjike ne Ballkan dhe ndofta ne gjithe kontinentin europian, pasi shtrihen ne dy kontinente dhe eshte ura e kalimit midis lindjes dhe perendimit.
    Kufizohet si me Greqine ashtu edhe me Irakun.

    Ka interesa si ne Qipro ashtu edhe ne ish-republikat sovjetike te Kaukazit. Ka probleme me terrorizmein dhe fondamentalizmin islamik, (kini parasysh qe turqit jane te besimit mysliman, pra i duhet te luftojne fene e vete, ekstemizmin e saj), ka probleme me pakicat kombetare sic jane kurdet, armenet etj, ka probleme me Rusine ne lidhje me shtrirjen e influences ne Kaukaz dhe per kete po ndihmohet jashtezakonisht nga Amerika dhe eshte gjithashtu shtet qe urrehet nga gjithe vendet ballkanike dhe europiane.

    Pra me kete gua te them, qe Turqia si shtet ka shume probleme teper te medha dhe kur te vije puna tek njohja e te drejtave te shqiptareve atje, te cilet jetojne prej dekadash e shekujsh, nuk ka per ta vene ujin ne zjarr, madje as qe ka per te degjuar per gjera te tilla.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Redi,,

    pajtohem plotesisht...ke te drejte, ....ketij veshtrimi nuk kam se cka t“i shtoje .....

  6. #26
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Mrmbrm!


    "ka te miren e vete qe ata shqiptare ne nuk na duhen dhe le te rrine atje ku jane. Sa me pak te behet identifikimi i tyre me shqiptaret qe jetojne ne trojet shqiptare, pra me NE, aq me mire eshte, pasi nuk i jep shkas te tjereve per te identifikuar shqiptaret me turq."

    MUSA: krejtesisht gabim!!!, ne duhet te FORCOJM identitetin tone kombetare dhe duhet te gjejme per kerkesa kombetare LEGJITIMITET, shqiptaret e debuar me dhune ne turqi, jane opcioni i pare per te bere kete. Ketu nuk qendron pyetja te te drejtat e tyre ne turqi, por te interesi jone kombetare, keta njerez sic duket edhe njehere do ta kthejn shpinen, mbi te cilen do ushtohet dhune, por kesaj rradhe per te miren e popullit.


    "Dihet qe shpesh here serbet dhe greket na identifikojne neve me turqit dhe thone qe jemi nje komb e nje rrace."

    MUSA: o redi, kush more ua futen grekerve dhe serbeve?, cka eshte kjo frige e madhe?, bota e din se kush jane shqiptaret, reagimet e serbeve dhe grekerve jane te KALKULUARA, dhe keqperdoren per polemizime politike, sic duket tek tuk po ja arijkan edhe qellimit!, me fal, por fjaline mund lirisht edhe ta fshijsh. Panslavizmi fatkeqesisht ka kapluar edhe greket, qe nga historianet me shume konsiderohen si slav, sesa si grek te vertete.


    "Keshtu qe sa me pak shqiptare qe flasin turqisht apo qe ndikohen nga kultura turke, aq me mire eshte."

    MUSA: per invazionin kulturore mban shteti ame pergjegjesine, dhe ka deshtuar ne maksimum!, edhe sot e kesaj dite shqiperise nuk i interesojn keta njerez, TURP

    Ne duhet te mesojm te dallojm te miren dhe te keqen per popullin tone ne baza tjera, e jo duke filluar ne pike te pare te dajme shqiptaret dhe ti karakterizojm sikur qe e bejne armiqet tane!!!. Edhe njehere TURP!

    Nje anektode:

    Vajta ne stamboll
    te bej pazar, dhe per kujtim ta blej nje vazo balte
    Paqe dhe selam, ustah pocar dhe vazen me te mire
    per mua ne e pate

    Vazoja nga dora sec me ra
    dhe mu be njezetepese cope
    M'errdhi rrotull deti marmara
    Dhe dyqani turk mu hap si grope

    Pa me shau pocari rrėnd turqisht
    Une shqip ja ktheva n'mend i rrash
    Per cudi pocari nuk u ligsht
    Vec dy pika lot ne sy ja pashe

    Mos u cmend ky turk, ky musliman
    Une e shaj dhe ai me dure qane
    Vazo tjeter mori ne dyqan
    Dhe me tha me shaj pash besen prap

    K'qyre ty edhe une tha jam shqiptare
    Shqip vella ty sham edhe njehere
    Fjala shqipe s'blihet ne pazare
    Ne dyqan ka kohe qe se kam ndjere


    (teksti eshte i mare duke ndegjuar kengen, ka mundesi qe disa fjale te jene gabim te shtypuna!)



    Flm
    albanish by nature

  7. #27
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Te nderuar, mua po me interesojne shqiptaret ne Turqi e jo Turqija.

    Ne rast se shqiptaret per hir te fese humbin identitetin e kjo dhe kur jane 3 milion dhe gjate nje periudhe kohore 40 vjet atehere ne duhet ti bejme pyetjen vetes:

    Pse ka ndodhur keshtu?


    Cdo te ndodhe me 500 000 emigrantet shqiptare ne Greqi mbas 40 vjetesh?

    Po me ata ne Itali? ( qe per cudi as dreqi nuk e di sa jane?)
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #28
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Per analogji:

    Ketu ne Gjermani ka nje komunitet te madh turk ( tjeter kuriozitet me nje kerkim 1 minute ne internet e gjeta nje statistike per numrin e tyre te sakte :

    31.12.'98


    2.110.223 )



    Asimilimi pothuajse zero.

    Kjo nuk i prish asnje pune marredhenieve te dy shteteve.

    Ne rast se Turqit jane popull mik e qeveri mike nje komunitet shqiptar qe ruan identitetin e vet kulturor asnje pune nuk i prish Turqise dhe marredhenieve me Shqiperine.

    Nuk e kuptoj pse duhet te kemi keto komplekse irracionale inferioriteti.


    Ps krejt jashte teme, por jam deshperuar nga ky titull qe e gjeta rastesisht:
    Lemmel, Holger: Kosovo-Albaner in Deutschland - Eine Bedrohung für die innere Sicherheit?

    ( Shqiptaret e Kosoves ne Gjermani- Kercenim per sigurine e brendeshme?)
    Marre nga:
    http://www.ezkev.de/zeitschrift/heft398.html

    A thu e ka lexu ndonje diplomat apo intelektual shqiptar?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Anton

    Turqia ata nuk ka marre shi shqiptar, por si turq. Para se te arrijne ne Turqi ata jane pajisur me shtetesi turke dhe duke konsideruar veten turk, nuk mund te pretendoje dicka tjeter.

    Kriminaliteti shqiptar eshte duke i dhene nje pamje te keqe krejt vendit. Kriminaliteti dhe politika shqiptare e cila toleron nje kriminalitet kaq te larte. Kriminaliteti eshte i madh si ne Shqiperi poashtu edhe ne Kosove, nese ne nuk e luftojme ne menyre efektive do te gjejme gjithmone shkrime te tilla.
    Fatkeqeisht sot je mi kombi me kriminalitet me te larte ne Evrope dhe kudo ruhen prej nesh...Ne Itali kemi bere nje emer teper negativ, ne Gjermani, ne Zvicer...

  10. #30
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Pse i dashur kaq kollaj humbet identiteti?

    Thote Serbia e te jep nje dokument Turqia e ti u bere turk?

    Shume e dyshimte e deshperuese.


    A di ndokush ndonje studim per debimet e viteve 60 nga Kosova?

    Po mire le ti leme keta mijerat e ikur e asimiluar, po studentet shqiptare sot ne Turqi dhe ata nuk kane asnje shoqate?

    A di njeri sa studente ka atje?


    PS prape jashte teme:

    me se fundi gjeta se zyrtarisht ne Gjermani jetojne :

    Albanien 11 702 ( nga RSH)

    E keqja jone eshte se dhe Kosovaret dhe shqiptaret nga Maqedonia dhe Mali i Zi nuk rezultojne ne asnje statistike.

    Do te ishte dicka elementare qe qeveria e RSH dhe qeveria e Kosoves te kishin nje Ministri te vecante per Diasporen.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Liria
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  3. Tė drejtat e njeriut nė Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  4. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •