Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 49
  1. #11
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Dhe une ne fakt jam i sigurte se turqit e Prizrenit jane shqiptare.

    Do te kem rast e do te shkoj prape ne Prizren e do bej disa kerkime.

    E njejta gje po ndodh dalngadale dhe me arvanitasit:

    "GLI ARVANITES STANNO PERDENDO LA LORO IDENTITA'

    In Grecia gli “arvanites” sono tanti, perņ, purtroppo, stanno perdendo la loro identitą e la loro lingua.

    I ragazzi che sono adesso nelle scuole medie e superiori non sanno parlare e capiscono pochissimo la lingua dei loro antenati.

    Gli ultimi che sanno parlare bene “arvanitika” sono le persone che hanno pił di trenta anni. Da i venti fino ai trenta la capiscono bene ma non la possono parlare bene.

    Questo discorso vale per il mio paese e in generale per i piccoli paesi che sonno rimasti un pņ isolati fino a 20-30 anni fa; il discorso cambia nelle grandi cittą.
    Le canzoni in lingua arvanitika non si sentono pił e gli ultimi che in qualche festa cantano canzoni in arvanitika sonno i nostri nonni. Gli anzinni sono gli unici che parlano arvanitika anche nelle loro conversazioni di ogni giorno. I nostri genitori non parlano molto spesso arvanitika e cosi noi giovani non abbiamo potuto conoscere bene la nostra lingua.
    Un altro problema molto serio č che gli arvanites non conoscono la loro storia (ad eccezione di pochi), non sanno da dove vengono e non sanno l'importanza della loro presenza nella Grecia di oggi e nella storia della Grecia. Non sanno che i pił grandi eroi della guerra per l'indipendenza dai Turchi erano “arvanites” e questo perchč nei libri della storia non l'hanno scritto.
    Noi arvanites non sappiamo quasi niente anche per quanto riguarda i nostri fratelli arbereshė d'Italia. Tutti perņ abbiamo sentito dire che nel sud Italia ci sono persone che parlano arvanitika ma niente di pił.
    Con questo articolo vorrei lanciare un segnale d'allarme ai nostri fratelli arberesh. Dobbiamo salvare la nostra identitą e dobbiamo conoscerci gli uni con gli altri.


    Giorgio Gonias"


    Mua me vjen turp, por nuk i kam shkruar akoma ketij shqiptari.

    Ide kam me dhjetra se cfare mund te bejme.

    Gjithsesi kush eshte ne Turqi apo ka lidhje me shqiptare ne Turqi le te ta ftoje te marre pjese ne diskutim.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #12
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Mrdt!

    Shumica e shqiptareve jane larguar mes lufterave, shumica prej tyre jane keqtrajtuar, ne bibliotheken nacionale te vjenes ke artikuj gazetash (fatkeqesisht une nuk kam kohe te gjurmoj) ku dokumentohen sjelljet e xhandareve te kralit me popullaten shqiptare. Vetem fakti qe trojet tona kane kaq dendesi te madhe, tregon se ne kemi pesuar tortura jonjerezore. Nuk ka fshat ne maqedoni qe nuk ka familje nga ish vendet e lashta shqiptare, si nga leskovaci e vranja. Mos bejm fjale per qendren e inteligjences shqiptare, manastirin, ku sot kane mbetur vetem disa shtepi shqiptaresh.

    Ne cdohere duhet ti vlresojm valat e medhaja, e jo shperngulje tek tukeshe, nje paralele tjeter, edhe mergimtaret ne te madhe kane dale ne perendim ne fillimin e shtatedhjetave, por sot e kesaj dite ka shqiptare qe dalin ende ne mergim.

    Shqiptaret i shtyni te shperngulen gjendja e rrende materiale dhe shpirterore, kurse turqine e zgjodhen per arsye te fese. Une farefis atje nuk kam, por gruaja e nje daje te djalit mixhes ka nga familja e vete disa, dhe vetem te rritunit dijn shqip, kurse femijet jo. A e quajn ata veten turq a jo, nuk e di, derisa jane gjalle ne jete pleqerit ndoshta jo, dhe derisa politikanet tone koktula nuk ndermarin ASNJE akcion, qofte edhe vetem informues, atehere mendoj se do te humben gjurmet e tyre.

    Une disa here e kam thene, duhet te cohet nje databank per keta njerez, qe mos tu hupen gjurmet, gjermanet thuan "papier ist geduldig", "letra ka sabėr"!!!, sadoqofte larg kthimi i tyre, ose pranimi i tyre si POPULL perberes i turqise, ajo databank do te mbetej sejeta.

    Sa te presim se shteti turk do tu jape te drejta, mendoj se e kemi te kote, akcionet duhet te miren nga ana jone. Dhe te drejt ka Toni kur thote, se numrin e sakte te shqiptareve ne turqi duhet tja ape ministria e jashtme e jona. Por ministrat tone nuk kame fjale per ti pershkruaj, ndoshta dikush ka ma fjalore te gjere e gjen fjale te pershtatshme.

    Alban, nese une thom se turqit nuk kane te drejta, atehere natyrisht nuk i mendoj ato MINIMALE, por ata edhe keqtrajtojn pjesetare te popullit vet nese nuk i pershtatet systemit, kjo ka ndodhur edhe ne shqiperi, po ndodh edhe gjithkund tjeter. Me ate fjale desha te them, se sistemi politik i turqise i ngjan nje diktature, e cila ka edhe perverzitete, dhe ky fakt thjesht me le te mendoj se shqiptaret jo qe nuk kane patur te drejta, por edhe ndryshime ne kete drejtim njehere nuk shihen. Edhe nese dikujt nuk i pelqen, por une kam deshire qe turqia te inkuadrohet ne BE, sepse atehere duhet tu permbahet standardeve europjane, gje qe do te ndihmonte edhe shqiptaret e turqise.

    Argumentin qe thua ti alban, se ata e kane nderuar me shume religionin me kombin, dhe per kete arsye nuk e ndijn veten si shqiptare eshte i pabaze, turqia eshte shtet LAIK, nese atje shqiptaret e ndijn veten me shume turk, atehere jo se jane musliman te mirrefillte, por se jane perzyer me turqit ne perditshmeri dhe ne farefis, feja ne turqi ka me shume pengesa se sa ne trojet tona, vec te kujtoj se ataturku ka dashur qe ne faljet ne vend te arabishtes te fut gjuhen turke, nje abzurditet, dhe rakija eshte pije nacionale, kurse kesula franceze mbulesa nacionale e burrave, qe ka zavendesuar fesin shekullore. Ataturku u ka mare shume shenja te identitetit turqve, per hire te jetes allafranga, por deshtoj me planet e tija. Une jam teper i bindet, se motivet fillestare ishin te karakterit fetare (DAR UL ISLAM), por diktatura e ataturkut ka qene motivacion i mjaftueshem qe shqiptaret ate motivi fetare te revidojn, edhe ate vetem pas disa viteve.

    Nga ana tjeter mendoj se shume shqiptare kane qene vetvetiu ne kryeqitet (stamboll), per arsye pune etj. dhe keta natyrisht kane mbetur qe me kohe atje.

    Edhe shqiptaret e turqise o alban, jane nje tragjedi qe na solli koha e trubulluar e qindervjeteshit te fundit, ku ASNJE gurre nuk mbeti mbi tjetrin.

    Don nje kuriozitet me te ri?, Ministria e Arsimit te sllovenise ka vendosur neper shkollat fillore te instaloj lenden "VETEDIJA KOMBETARE", nje slloveni e krimet me nej identitet kombetare disa VJETESH, arrin ti kundershtohet menjehere kohes se veshtire e te mbroj popullin e vet, ku jane shqiptaret e vjeter?

    Une te thash ty alban qe te hapish temen per periudhen postosmane e te diskutojm, por ajo koha, kure njerezit kane menduar se po te shkojn ne shkolle behen shkije, e nese duan turqine shkojn ne xhenet kane mbaruar, ne viset tona qe ne fillim te tetedhjetave lopet jane ndalur se kulloturi neper livadhe e fusha, sepse cobanet e tyre po shterngojn bankat shkollore, e jo shkopin.

    Jo jo, ne ballkan ka turq, por turq qe flasin shqip!, ne fshatin e bashkshortes sime ka nje mehalle me turq, ata ne shtepi po flasin turqisht, kurse nder popull shqip, femijet e tyre po mesojn ne shkolla shqipe, dhe martohen me shqiptare, keshtu qe edhe disa dekada dhe ata do te behen SHQIPTARE, nese DESHIROJN.
    Une kam dy vellezer me te rri se une, qe te dy shkollen e kane filluar ne vjene, por kur shkojm ne maqedoni u behet aq mire, saqe nuk duan te kthehen, dhe atje flasin shqip, se gjermanisht si mer kush vesh. Eshte relative te thuash se nje njeri ne vend te huaj mer adete e sjelljet e atij vendi te cilat ne fund perbejne assimilimin. E din ku eshte dallimi i vellezerve mi, me ata femijet e shqiptareve ne turqi?, vellezerit e mi kane vendlindje, kurse ata te turqise jane detyruar te leshojn vendlindjen dhe KURRE me mos te kthehen.

    Dashuria ndaj turqise eshte nje problem PSIHIK. Ne jemi jetima, nuk na don kush, vec pershkak se turqia ka musliman, jo se eshte shtet islam, kemi nje bindje ndergjegjesore, kjo vlen edhe per te krishteret, e per mbare njerezine. Nuk besoj se eshte e drejte kjo dukuri te kufizohet vec te shqiptaret. Edhe ty nese ke ndjekur shkollen ne gjermani do te kesh patur me siguri femije te nacioneve te ndryshme ne klase, keshtu qe edhe keta femije, nese nuk mund te kthehen ne vendlindjen e tyre, dhe nuk kane bindje tjera nacionale ne vendin ku jetojn, me ne fund do te behen gjerman.

    Arbereshet jetojn ne itali, ne nje nder vendet me te zhvilluara ne europe, dhe ata jane ne nje vend kompakt te koncentruar, ketu behet fjale per dy botera te ndryshme, turqia e tejkalon shqiperine, por jo italine, kadal alban. Rezistenca kosovare u organizua dhe financua nga qendrat europjane, pse?, pse ofronin infrastrukturen e duhur. Cfare infrastrukture kerkon nga nje turqi fashiste?

    Nuk ju ndihet zeri, dhe nuk ka qe te ju ndihet, pa mos mare ne iniciativen, ate presin ata.

    Flm
    albanish by nature

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Me pelqyen veshtrimet tuaja. Ka disa cikrrime per te cilat kam ide tjera, por nuk do te ndalem ne to! Nuha me ka habitur me shume, ne aspektin pozitv mendoj! Shkrimi tij me eshte dukur shume objektiv. Faliminder Nuhe!
    Do te ndalem te ai shkrim ne italishte dhe them se ai Giorgio ka plotesishit te drejte. Une po permend ketu nje shembull per ta perforcuar mendimin e tij:

    Para tre viteve kam takuar shqiptar te Greqise, kane restorant grek. Me pronarin plake dhe plak folem shqip dhe biseduam nja 10 minuta. Pas disa muajve pleqt u kthyen ne Greqi dhe shkova perseri ne ate restorant duke menduar se edhe djali i tij, qe tani mbante lokalin do te fliste shqip.

    Une nuk i tregova se kisha folur me babain e tij, se nuk erdhi fjala, por kur iu drejtova shqip, me tha se nuk kupton.

    Ne pyetjen time ne gjermanisht se a nuk ishte shqiptar, u pergjigj keshtu:

    " Une jam grek, por ne jetojme diku afer kufirit te Shqiperise ; " turkoalbanet " na kane sunduar dhe detyruar te flasim shqip, mirepo neve jo, por prinderit e mi flasin pak shqip sepse ata kane qene te shtypur prej " Trukoalbaneve "!

    Ky ishte pohimi i tij edhe pas nje insistimi se babai i tij ishte deklaruar si shqiptar, nuk pranoi. Atehere ne dolem, ishim kater veta! Ai e ndjente veten grek dhe turperohej nese i permendje shqiptaret. KEshtu eshte me shumicen e aravnitaseve, zeri nuk u degjohet, mu si shqiptareve ne Turqi! Jane te shtypur kete e kuptoj, por aty ku ka shtypje ka arsye per rezistence, apo kerkim rrugesh per rezistence!

  4. #14
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Aty me rri nuk na do kush!

    PSE?

    Nejse eshte teme tjeter.

    Sot ne ne perendim te pakten i kemi mundesite qe te bejme me shume, por ...

    Ku jane shqiptaret qe jetojne ne turqi?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Me vite mund te presim , por nuk do ta gjeme nje shqiptar nga Turqia. Kam bisdeuar me disa student qe kane shkuar viteve te fundit per studime ne Arabi e Turqi. Ata kur kthehen nga Turqia e Arabi Saudite nuk kthehen si shqiptar, por si arab dhe turq! Keshtu ka ndodhur me nje fqi timin. Diten e pare pas kthimit ua ka hedhur televizorin per dritare...puna e dyte motrat i ka mbuluar...Tash kane nje diktature ne shtepi dhe sundon nje rend stalinist. Ata mendojne se keshtu eshte mire.....

  6. #16
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Toni, a mund ate shkrimin italjan ta perkthesh, apo dikush tjeter qe ka kohe?

    Dhe nje gje toni, paaftesia eshte produkt i mungeses se eksperiences, keshtu ka qene rrjedhoja e qindervjeteshit te fundit, nuk kemi pat kohe per tu orientuar dhe ne qetesi per te mbledhur eksperience. Kjo eshte tragjedia shqiptare, ne kemi vullnet, por skemi eksperience per te realizuar ate vullnetin tone ne menyre me efficiente, gabimet fatale ne politiken mbareshqiptare jane nje pjelle e kesaj mungese.


    Flm
    albanish by nature

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Perkthimi

    "" Arvaninitet po humbin identitetin"

    Ne Greqi ka shume arvanit, mirepo, fatkeqesisht jane duke humbur identitetin dhe gjuhen e tyre.
    Djemt qe jane tani ne shkolla te mesme e superiore nuk dijne ta flasin dhe kuptojne shume pak gjuhen e paradhesve te vete.

    Te fundit qe dijen ta flasin mire gjuhen " arvanite " jane njerez te moshes mbi 30 vjecare. Nga mosha 20 deri ne 30, e kuptojne mire, por nuk e flasin mire.

    Kjo vlen per katundin tim dhe ne pergjithesi per katunde te vogela qe kishin mbetur pak te izoluar deri para 20-30 viteve; gjendja ndryshon ne ne qytetet e medha.

    Kenget ne gjuhen "arvanite" nuk degjohen me dhe te fundit qe kendojne ne ndonje kremte jane gjysherit tane. Te moshuarit jane te vetmit qe ne bisedat e tyre te perditshme perdorin gjuhen " arvanite ".

    Prinderit tane nuk flasin shpesh gjuhen arvanite dhe keshtu ne te rinjet nuk kemi mundur ta mesojme mire gjuhen tone.
    Nje problem tjeter shume serioz eshte se arvanitasit nuk e njohin historine e tyre ( perjashtim bejne nje numer i vogel ), nuk e dijne nga kane ardhe dhe nuk e dijne rendesine e prezences se tyre ne Greqine e sotme si dhe ne historine e Greqise.

    Nuk e dijne se heronjet me te medhenj te luftes per pavaresine nga Turqia ishin " ARVANITASIT ", dhe kjo ndodh sepse ne librat e historise nuk e kane shkruar.

    Ne Arvanitasit nuk dijme gati asgje kur eshet fjala per vllezerit tane arbershe ne Itali.

    Mirepo, te gjithe kemi degjuar se ka njerez ne Jug te Italise qe flasin gjuhen arvanite, kaq, asgje me teper.

    Me kete shkrim dua t`i alarmoje vllezerit tane arberesh. Duhet ta shpetojme identitetin tone dhe duhet te njihemi ne mes vete.


    Giorgio Gonias
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 14-08-2002 mė 03:54

  8. #18
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Te falenderoj per perkthimin.

    Sa per ato shembujt e fondamentalizmit , jane me te vertete tragjike, por mos harro se shumica studiojne ne Itali, Amerike.


    Sa per paaftesine Nuh mendoj se eshte shume me e thelle se 100 vjetet e fundit eshte e 2000 vjeteve te fundit.

    Ajo qe te cudit eshte mos kerkimi e mos gjetja e nje konsensusi te perbashket ku secili te humbe dicka, por dhe te fitoje dicka per probleme te ndryshme.
    Ne mund te bejme shume gjera pa prite politiken.

    Ku jane shqiptaret e Turqise, se pa ata ne vetem diskutim teorik mund te bejme?

    Ajo qe mua me trishton eshte psh,

    tek ky forum mblidhen pak a shume shqiptare normale, por vetem 10 vete jane te interesuar per botimin e Kolise ne shqip dhe anglisht.

    Ose kur vjen puna per ide konkrete zhduken.

    Ne mund te diskutojme dhe gjate punes.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Anton

    te presim se a do te paraqitet dikush nga ato zona Afroaziatike. Fatkeqesisht ka edhe atje shume stundente te cilet nesra do te kthehen per t“ia ndryshuar timonin atdheut....

  10. #20
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Vertet ka shume?

    Sa mund te jene?

    Po te jete si thua ti, eshte shume keq. Cudi nuk eshte po te shofish perhapjen e terrorrizmit keto vitet e fundit.

    Keto kohet e fundit kam lexuar disa artikuj permbi Turqine qe te pakten te drejten e gjuhes ja dha minoriteteve.

    Ne si shqiptare nuk konsiderohemi armiq ne Turqi keshtu nuk besoj se e kemi aq te veshtire si kurdet.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Liria
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  3. Tė drejtat e njeriut nė Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  4. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •