Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Te drejtat e shqiptareve ne Turqi

    Para disa diteve kryetari turk nenshkroi nje paket ligjesh ku dukshem permiresohen te drejtat e kurdeve: si shkollimi, mediat dhe shtypi. Kete, keta e ben nen presionin e BE.

    Po ku jane shqiptaret?

    U asmiliuna teresisht dhe per cfare arsye nje shtet keshtu "mik "qe shume e konsiderojne, ndoshta edhe popull "vella", pse ky vella me dhune asimilon shqiptaret njerin nder kombet me te vjetra e detyron te shndrrohet ne nje race turke e cila ka shume pak simpati ne bote.

    A nuk eshte qendrimi turk ndaj shqiptareve si ai grek dhe si ai i Milloshevicit ? Dhe pse disa shqiptare simpatizojne Turqine kur kjo Turqi 3 milion shqiptare i shpall jashkushtetuese dhe pa asnje te drejte elementare madje edhe emrat e mbiemrat i kane te ndrruar me dhune ligjore! Dhe pse ky shtet turk ndalon mesimin e gjuhes shqipe ne Turqi ?

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Pse jeni te sigurte se ne Turqi ka 3 milion shqiptare?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Mrdt!

    Turqia eshte shtet sekular dhe ultranacionalist qe udheheqet nga paria militare. Ata punojn vec per intersat e tyre kombetare, keshtu qe minoritetet, sic jane shqiptaret dhe kurdet nuk gezojn asnje te drejte.

    Per arsye te numrit te vogel, shqiptaret nuk kane edhe mundesi te cojne zerin e tyre apo politikisht te organizohen, dyshoj se kjo do tu mundesohet ndonjhere, per ate insistoj qe keta njerez te kthehen ne trojet e veta. Edhe pse turqia mundohet ti prezentohet botes si shtet demokratik, ajo ne thelb eshte diktature militare, ndoshta jo e njejte me ata te lindjes te aferme, por assesi demokrati europjane, ku pakicave edhe me disa mije anetare u mundesohet se paku arsimi fillore ne gjuhen e vet.

    Flm
    albanish by nature

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Kjo nuk duhet te na pengoje qe ne shqiptaret te vetorganizohemi dhe ne Turqi.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    I nderuar Anton,


    se jane tre milion kam degjuar nga nje politikan turk kur ishte lufta ne Kosove. Per te drejtat e kurdeve jane bere leshime, mirepo shihet qarte se shqiptaret atje nuk e konsiderojne me veten shqiptar....

  6. #6
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Toni, natyrisht jo



    Pse deri sot ka munguar nje Zė kritik nuk me eshte e qarte, ndoshta kane qen te keqtrajtuar e te kercenuar.

    Mos te paushallizojm, se javen e kaluar vdiq i 54? perzon nga uria, si shenje protesti kunder reformave te burgjeve. Ky protest zgjat gati 1,5 vite, bile edhe ne vjene kam hasur ne grafiti qe solidarizojn me keta.
    Diktatura militare ben shume kufizime, si psh. mbajtjen e mbuleses ne parlament, (pas problemit me kurdet, nje nder pikat me te nxehta ne mediat perendimore) ata diskriminojn cdo gje qe eshte kunder parimeve ULTRANACIONALISTE te ataturkut, ketu nuk behet fjale per kurdet, e bile as per shqiptaret.

    Momentalisht pervec islamisteve qe kane perkrahje nga populli (dmth. qeveria nuk ka rrugedalje) nuk mund minoritet apo ideologji partiake tjeter te ngreje shume ze. Fatkeqesisht eshte turqia aktuale nje shtet fashist per mua.

    Por me ndryshimet e ardhshme, mendoj se edhe shqiptareve do tu ndegjohet me shume zeri.



    Flm

    PS: Alban, mos thuaj ashtu, nuk eshte aq kohe e gjate, qe te mendosh se ata vec jane assimiluar, jane diku kater ose pese gjenerata, jo me shume, qe gjinden atje, dhe per kete kohe te shkurter ASNJEHER nuk harohen rrenjet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nuh Musa : 13-08-2002 mė 07:41
    albanish by nature

  7. #7
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    O Nuh a te mbulesa e ke problemin ti?

    Ata ekstremistet islamike po te mos kishte nderhy ushtria turke para disa vjetesh do ta kishin bo shtet islamik si modeli i iranit e pastaj e ha dreqi Turqine vete se per shqipataret e te drejtat e tyre as qe behet me fjale.

    Puna eshte ne keto kushte, psh

    Turqija po mundohet te beje reforma se kerkon te hyje ne komunitetin europian me kete rast se shqiptaret e kemi nje mundesi te madhe sepse ne nuk konsiderohemi armiq.

    Po eshte e tmerrshme, tmerresisht e tmerrshme paftesia e jone vetorganizuese.

    Une njof njerez qe studojne ne Turqi, por nuk kane as idene e nje vetorganizimi.

    3 milion nuk jane pak, perkundrazi.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #8
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Toni, kadal mor

    Une ate e mora si shembull, kur turqia edhe vullnetin e popullit te vet nuk e respekton, e ku me deshirat e shqiptareve. “Me nuk e vazhdoj se perseri do te bejm pallavra te kota.

    Toni, ne nje shtet me 65 mio. banore jane 3 mio. per te qesh, por natyrisht se edhe ketyre u takojn te drejta ne bazat e ligjeve nderkombetare, dhe se natyrisht ne procesin e turqise drejt bashkimit europjan do te ju hapen edhe shqiptareve me shume mundesi. Mungesa e organizimit mund te jete nje pune krejtesisht e organizuar dhe e pergatiitur mire nga institucionet turke. Une jam i mendimit se ata cdo hap kontraproduktiv per ceshtjen e tyre kombetra qe ne fillester e kane shkelur, si me kurdet, si me armenet, si me shqiptaret.

    Une rrastesisht kame hasur ketu dy diskutues qe studijojn ne turqi, do te ish mire qe ata te inkuadrohen ketu e te japin informacione mbi gjendjen e shqiptareve.

    Toni, ne nuk jemi te paafte, fatkeqesisht ne qindervjeteshin e fundit na kane munguar mundesite pershkak te problemeve me te veshtira, qe gjera te tyra delikate kane mbetur pa kujdesje.

    Flm
    albanish by nature

  9. #9
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    O Nuh,

    vec te mos enderrojme.

    Jemi aq te paafte sa une tmerrohem.

    Mos ti hyj historive ne RSH, por dhe ne qe jemi ne perendim vetem pallavra gjithe diten.

    Ne jemi aq te paafte sa nuk dime e kemi ku te gjejme sesa shqiptar jane ne Turqi psh.(normalisht une duhet te shkoja tek faqja e ministrise sone te jashtme e ta gjeja kete informacion)

    Une nuk them qe ne ne Turqi te kemi deputete ne parlament si kane greket ne RSH, por te pakten nje shoqate e nje shkolle, nje shoqate studentash ta kemi dreqi ta haje se nuk jemi majmune.

    Une si gjithmone fajin nuk ja vendos turqve, por vetes sone.

    Sigurisht qe fajin me te madh e kane ambasadat e konsullatat e RSH, por tek ata une jo shprese po as i llogaris per njerez.

    Po ju kujtoj nje fakt.

    Shkolla e pare e mesme private ne Tirane qe u hap para se te dilte ligji per shkollat private ishte kolegji turk.

    Ne shqiptaret presim e qahemi jo ky na ben kete padrejtesi ky na poshteron.

    Jo ore jo,

    ka ardhe koha te punojme e jo te qahemi.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Fatkeqesia eshte se shqiptaret ne Turqi e konsiderojne veten TURK. Ata vetem dijne se kane ikur nga vendet e veta, apo jane shitur nga Jugosllavia e Vjeter e me vone edhe nga Jugosllavia e Titos. Une mund te them per shume qe kam njohur se ata para se te shkonin mendonin se ishin turq, kur shkuan atje vene re se ishin shqiptare, mirepo femijet e tyre nuk dijne shqip. Ata jane te martuar me turq e kurd dhe keshtu nuk ekzistojne me.

    Tre milion shqiptare dhe mbi 20 milion kurd nuk kane asnje te drejte kombetare, ndersa turqit i kane te gjitha te drejtat nacionale. Nuhe gabon shume kur thua se turqit nuk kane te drejta. Turqit i kane te gjitha qe nga klasa e pare deri te shume univerzitete. Flitet turqisht dhe detyrohen te tjeret ta flasin, ta mesojne kete gjuhe. Ne nuk po flasim per te drejta te nivelit evropian, por te drejta te minoritetit, te drejta elemntare, si: gjuha, shtypi dhe shkollat nese jo univerzitare, atehere se paku te mesme!

    Nuhe, une te them boterisht ketu se ata shqiptare atje, edhe po te jene 15 milion kurre nuk do te kerkonin te drejta me te medha, sepse ata e ndjejne veten turk1. dhe dy , ata e kane te ngaterruar aq shume religjionin me kombin sa nuk dallojne njeren prej tjetres. Te ne ke akoma shume qe e dojne Turqine, jo pse na ka bere mire, por se mendojne duke dashur Turqine i afrohesh xhenetit.
    Turqia na ka bere keq sa edhe Serbia, madje Turqia nje kohe me te gjate, mirepo edhe te ne ke njerez qe veten edhe sot e konsiderojne turk edhe pse asnje fjale turqisht nuk e din! Ne Maqedoni ka fshatra te tera ku shkruhen turk, e ne shtepi flasin shqip.
    Pas terheqjes se Turqise nuk ka mbetur asnje turk ne Ballkan, por edhe ti e din se ne MAqedoni ka parti turke, ne Kosove ka parti dhe shkolla turke, por keta turq nuk jane, keta jane shqiptare qe ngaterrojne fen me kombin. Kur keta ketu jane asimiluar, mos mendo t“i kete shpetuar asimilimit dikush ne Turqi.

    Ata edhe nuk degjohen te gjalle. Arbereshet i ke kudo, edhe ne internet, por ata nuk do t“i gjesh askund! As me emer, as me mbiemer. As me nam , as me nishan , sic thot populli!

    PS: Te ne vlen kjo :

    Aq sa me injorant, aq me afer Turqise dhe karakterit aziatik. Aq sa me i dijshem, aq me shume kombetar dhe evropian! Vetem dituria, dashuria ndaj kombit, historia e tij, vuatjet dhe ardhemria qe synohet krijojne VETEDIJE te larte kombetare! Keto cilesite e fundit u mungojne atyre ne Turqi, dhe shume te tjereve te ne. Nese mungojne keto, mungon ndjenja kombetare! Ata kete ndjenje nuk e POSEDOJNE, e as nuk e kane poseduar kur kane braktisur vendin e vete!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 13-08-2002 mė 09:25

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Liria
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  3. Tė drejtat e njeriut nė Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  4. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •