Close

Rezultati i Sondazhit: Sa klasë shkollë keni bërë në gjuhën shqipe?

Votues
685. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • 1 klasë

    14 2.04%
  • 1-4 klasë

    28 4.09%
  • 5-8 klasë

    131 19.12%
  • 9-12 klasë

    153 22.34%
  • 12+ klasë

    333 48.61%
  • Asnjë klasë

    26 3.80%
Faqja 30 prej 42 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 413
  1. #291
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga banished
    Allah dhe il'lah nuk ka asnje ndryshim.
    Kjo sigurisht qe eshte gabim.

    La ilahe il Allah= S'ka zot tjeter veç Allahut. Ketu duket qarte pse ajo qe keni shkruar eshte gabim.

    Citim Postuar më parë nga banished
    Prandaj, mos e ngaterroni popullin me terminologji, dhe mos u mundoni t'i ngulisni ne mendje me dhune fjale te huaja, te cilat fare mire kane perkthime te sakta. Ka te beje qe ç'ke me te me krenarine nacionaliste arabe. Nuk jane te paret dhe vetmit ne bote arabet qe kane vetedije per egzistencen e nje Krijuesi te plotfuqishem. Dhe arabishtja aspak nuk eshte gjuhe superiore ndaj gjuheve te tjera, siç bertasin me te madhe Ahmed Didaterat dhe company.
    Per cilin popull e kini fjalen? Jini "populli" i pare qe shpreh kete pakenaqesi (seriozisht qe ketu ne forum jini i vetmi deri tani dhe deri tani s'kam hasur ndonje shqiptar te shqetesohet prej kesaj ideje). Nuk e di ciles fe i perkisni por muslimanet ne kete çeshtje jane ne konsensus qe fjala Allah nuk ka ekuivalente. Dhe eshte e drejta e tyre, kjo. Eshte çeshtje besimi dhe jo linguistike.
    Allahun nuk e emertojne njerezit; ata e njohin ashtu siç e ka quajtur Ai veten. E kjo, siç e thashe, me teper se linguistike eshte çeshtje feje. Nuk ka asnje arsye per tu shqetesuar nese nje fjale e huaj hyn ne gjuhen shqipe dhe nuk keni pse akuzoni njeri me nacionalizem arab. Une kam lexuar prej shkrimtareve qe urrejne nacionalizmin arab mendime ne lidhje me fjalen "Allah" qe kundershtojne plotesisht ato qe thoni ju dhe kjo mendoj se eshte e mjaftueshme per te hedhur poshte idene se kjo ka te beje me nacionalizmin.

    Pra, i nderuar, jeni i detyruar qe te rrespektoni kete qendrim te muslimaneve sepse ka te beje me besimin e tyre.

    Si nje jonjohes i gjuhes arabe jeni i detyruar te studioni ato qe kane thene njohesit e asaj gjuhe. Dhe keta te fundit ju kundershtojne i nderuar. Keta te fundit nuk i perkasin vetem gjeografise arabe por te gjithe botes Islame. (Diskutime te tilla ka edhe per ekuivalenten ne gjuhe te tjera).

    Personalisht, perdor edhe fjalen Zoti (jo Zot) ne jeten e perditshme dhe jam i mendimit se mund te perdoret por asnjehere nuk them se Zoti eshte ekuivalent i fjales Allah.

    Pershendetje!

    P.S. I kerkoj ndjese lexuesve te tjere (megjithese thjesht mund te mos lexojne) per kete zgjatje te temes. banished, une do hap nje teme te veçante per kete. Te shohim se ç'do thuhet atje.
    Shpresoj qe te sqarohemi me mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 18-02-2005 më 08:48 Arsyeja: P.S.

  2. #292
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anëtarësuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    152
    Citim Postuar më parë nga Manulaki
    E kuqe, e verdhe, blu, jeshile, kafe, e bardhe, e zeze
    Po mirë, pse duhet ta quajmë ngjyrën e kaltër - blu ? dhe atë të gjelbërten - jeshile?

  3. #293
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anëtarësuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    152
    Citim Postuar më parë nga Manulaki
    E kuqe, e verdhe, blu, jeshile, kafe, e bardhe, e zeze
    Po mirë, pse duhet ta quajmë ngjyrën e kaltër - blu (anglisht)? dhe atë të gjelbërtën - jeshile (turqisht)?

  4. #294
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Damastioni
    Po mirë, pse duhet ta quajmë ngjyrën e kaltër - blu (anglisht)? dhe atë të gjelbërtën - jeshile (turqisht)?
    Lexo edhe shkrimet qe pasojne ate qe ke citu dhe do e gjesh pergjigjen. Do e shohesh se jane zgjidhe keto probleme.

  5. #295
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    racional - i arësyeshëm
    iracional - i pa-arësyeshëm

    irelevant - i pa-rëndësishëm, i pa-vend
    iritim - ngacmim

    izolim - veçim
    legjislativ - ligjbërës

    legal - ligjor
    ilegal - jo-ligjor

    legjislator - ligjbërës
    legjislaturë - ligjbërje

    legjitim - ligjor, i drejtë
    liçencë - leje

    limit - kufi, cak
    linjë - vijë, rresht, rradhë

    link - lidhje
    lokacion - vendndodhje

    logjistikë - prapavijë
    llogo - stemë

    logjik - i arësyeshëm
    jo-logjik - i pa-arësyeshëm

    lojal - besnik
    lojalitet - besnikëri

    magnifikim - zmadhim
    magnitudë - madhësi

    menaxhim - drejtim
    menaxhoj - drejtoj

    memorial - përmendore (emër)
    memorial - përkujtimor (mbiemër)

    mental - mendor
    mentalitet - mendësi
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #296
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    migrim - shpërngulje
    minimizoj - zvogëloj

    dezinformim - keqinformim
    modifikim - ndryshim

    nacional - kombëtar
    nacionalist - kombëtar

    navigacion - lundrim
    neutral - asnjanës

    nominim - emërim
    nominal - emëror

    obzervim - vëzhgim
    obzervues - vëzhgues

    obstrukcion - pengim
    oficial - zyrtar

    opozitar - kundërshtar
    opcion - me mundësi zgjedhjeje

    origjinal - zanafillës, burimor
    ordinar - i zakonshëm

    posedoj - kam
    participim - pjesëmarrje

    pauzë - pushim
    pauzoj - pushoj

    pedagog - edukues
    penetrim - depërtim

    perfekt - i përkryer, i përsosur
    periodik - i kohë pas kohshëm

    permanent - i përhershëm
    persekutim - përndjekje

    predikoj - parashikoj
    predikim - parashikim
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #297
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    i preferuar - i pëlqyer
    preokupim - merakosje, shqetësim

    prezencë - prani
    prezent - i pranishëm

    president - kryetar
    preventim - ruajtje

    primar - parëshqiponj
    proklamacion - shpallje

    produktiv - prodhues
    proporcion - përpjestim

    prominent - i mirënjohur
    kualifikim - përgaditje

    kualitativ - cilësor
    kualitet - cilësi

    kuantitet - sasi
    kuantitativ - sasior

    reduktoj - zvogëloj, pakësoj
    ri-konstruktim - ri-ndërtim

    rajon - trevë
    reparacion - dëmshpërblim

    relevant - i rëndësishëm, me vend
    irelevant - i pa-rëndësishëm, pa-vend

    raport - njoftim
    reprezentim - përfaqësim

    represion - shtypje
    repiracion - frymëmarrje

    respondoj - përgjigjem
    restrikcion - kufizim

    revolucion - përmbysje
    rotacion - rrotullim
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    rumor - thashëtheme
    segregacion - ndarje, veçim

    sekondar - dytësor
    senzacional - i bujshëm (lajm)
    selekcion - përzgjedhje

    separacion - ndarje, veçim
    servis - shërbim

    signifikim - domethënje
    signifikues - domethënjes

    simplifikacion - thjeshtëzim
    situatë - gjëndje

    special - i veçantë
    specifik - i veçantë, i hollësishëm

    spekulim - hamendësim
    spontan - i vetëvetishëm

    stacion - ndalesë
    start - fillim, nismë

    stimuloj - nxis
    stimulim - nxitje

    stopim - ndalim
    stori - tregim, rrëfim

    suportim - mbeshtetje, përkrahje
    supernatyral - mbinatyral

    surprizë - befasi
    transformoj - shëndërroj

    tranzicion - kalim
    tranzicional - kalimtar

    tretman - trajtim
    unifikim - bashkim, njehsim

    verifikim - vërtetësim
    vibrim - dridhje
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #299
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Kjo sigurisht qe eshte gabim.

    La ilahe il Allah= S'ka zot tjeter veç Allahut. Ketu duket qarte pse ajo qe keni shkruar eshte gabim....
    Per cilin popull e kini fjalen? Jini "populli" i pare qe shpreh kete pakenaqesi (seriozisht qe ketu ne forum jini i vetmi deri tani dhe deri tani s'kam hasur ndonje shqiptar te shqetesohet prej kesaj ideje)
    XENI; se pari, me vjen keq qe me keni keqkuptuar, dhe me ngushte, qe jeni ndjere i sulmuar prej meje; qofte nga ana fetare, qofte nga ana personale.
    Sigurisht qe nuk ishte qellimi im qe te shkonte ashtu.

    Desha t'ju permend edhe njehere ketu, qe une nuk di arabisht; por, thene me fjale te varfra, kam formim te mjaftueshem per te argumentuar ate qe them.(perndryshe nuk do t'i lejoja vetes te flisja qiqra ne hell, duke pasur parasysh qe tema te tilla shpesh here dalin shume delikate dhe shume veta preken ne seder...)

    E thashe dhe ne postimin e meparshem; por jemi keqkuptuar.
    Perkthimi fjale per fjale nga arabishtja ne shqip i frazes "la il'lahe il Allah..." eshte keshtu: "jo hyjni, HYU...", ose, "jo perendi, PERENDIA..."
    Eshte pikerisht perkthimi fjale per fjale qe mund te me penalizonte; por, kurrsesi pershtatja qe i beni ju: "s'ka zot tjeter veç Allahut". Prej nga rrjedh ne menyre matematike dhe te padiskutueshme qe Allahu=ZOT, dhe qe shpjegimi eshte edhe me i thjeshte: Zot mund te quhet vetem Allahu, pra Krijuesi i Plotfuqishem(gjithnje nese arabet me Allah nenkuptojne te njejten gje).
    Matematika, zemra, nuk eshte opinion, dhe e anasjellta e asaj shprehje("s'ka zot tjeter veç Allahut") eshte po aq e sakte sa vete shprehja: "Allahu eshte i vetmi zot".
    Por, ju lutem te mos i merrni keto fjale personalisht, e as per qortim fetar.
    Arabishtja si gjuhe eshte formuar diku 2000 vjet para prezantimit te fese islame; dhe vete muslimanet e dine fort mire qe edhe Ismaeli ishte i vetedijshem per egzistencen e nje HYJNIE te vetme(monoteist).
    Arabishtja nuk lindi me Islamin; eshte shume me e vjeter, dhe duke pasur parasysh kete gje, do te ishte me vend te theksonim qe edhe fjala "Allah" ka egzistuar para Islamit.
    Une nuk po mundohem te poshteroj nje popull(shqiptar) apo nje miljard muslimane ne bote.
    Duhet ta keni te qarte tashme qe fjala "Allah" eshte emer i pergjithshem, me vone i UTOPIZUAR, dhe qe merr trajte te perveçme. Gjithnje duke folur nga ana e gjuhesise; jo ajo fetare.
    Pra, Allah eshte thjesht nje atribut qe i vishet vetem nje qenieje; nga kendveshtrimi i feve monoteiste.
    Prezantimi i nje fjale te huaj si te domosdoshme ne shqip(psh Allah) do te thote qe shqiptaret, ose muslimanet shqiptare po adhurojne nje zot arab, e jo nje Zot te te gjitheve. Perndryshe nuk mund te shpjegohet sesì ky zot ka deshtuar t'i jape gjuheve te tjera fjalen e barazvlefshme. Dhe nje perqasje e tille nuk eshte aspak e sakte, por, eshte krenaria nacionaliste arabe qe e ben te mundur.
    Nga ana e gjuhesise; shqipja eshte mijera vjet me e lashte se arabishtja; dhe pikerisht(rastesisht?) fjala "ZOT" eshte nje nga fjalet me te lashta te gjuhesise.
    Po e them edhe njehere:
    Mos me keqkuptoni; perkatesia ime fetare nuk ka te beje fare me kete gje.
    Une jam kritik ndaj diskriminimit te çdo lloj forme.
    Shpresoj qe te lexoni kete postim me fryme miqesore, ashtu siç e shkrova dhe une.
    Paqe te gjitheve.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #300
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Nuk e kam marre si sulm aspak. Dhe s'behet fjale qe ta marr si sulm personal. Une s'dyshoj aspak ne formimin tuaj dhe mendoj se kete ua kam shprehur edhe me pare. Kam hapur nje teme te veçante per kete.

    Pershendetje!
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 18-02-2005 më 15:21

Faqja 30 prej 42 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Thënie Filozofike
    Nga W-A-N-T-E-D në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 308
    Postimi i Fundit: 07-01-2024, 04:43
  2. Të mësojmë FRENGJISHT nga njëri tjetri ;) (2)
    Nga helios në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2007, 00:45
  3. Valbona Bozgo - Hamëndje
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  4. Te mesojme FRENGJISHT nga njeri tjetri! ;)
    Nga FierAkja143 në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 145
    Postimi i Fundit: 10-02-2006, 04:55
  5. Si mund ti mesojme te mposhtim fobite tona?!
    Nga AuGuSt_ në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 09-01-2005, 04:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •