Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Korrektesa Gjermane, Zbulon Te Kunderten Ne Disa Prej Nesh

    KORREKTESA GJERMANE, ZBULON TE KUNDERTEN NE DISA PREJ NESH


    Eglantina Nasi

    Shqiptaret i perdorin vizat zyrtare per te takuar motrat apo vellezerit e tyre ne vendet bujtese. Dhe aspak per te punuar ne kompanite e huaja qe u dalin garant per ta marre kete vize. Ky ritual i njohur mes shqiptaresh, tani duket se ka marre dhene neper Evrope. Aq sa po na e deklarojne publikisht me pa doreza zyrtare te huaj. Me sinqeritetin e ftohte te nje gjermani, ka qene Klaus Shuldes (drejtor i seksionit te Lindjes ne Qendren e Ndermjetesimit te Punes, Bon) qe ka thene se punetoret shqiptare nuk e njohin korrektesen. E kishte fjalen per ata qe arrinin ne Gjermani mes marreveshjeve dypaleshe te punesimit, por qe nuk perfundonin asnjehere ne destinacionin e duhur. "Ka patur shume verejtje ne adrese te punetoreve shqiptare. Punedhenesit gjermane jane ankuar per mungese perpikmerie, korrektese. Shume prej tyre nuk e kane filluar fare punen, por e kane perdorur vizen per te punuar ne menyre ilegale gjetke. Ka pasur shume probleme" deklaroi zyrtari i larte gjerman. Nje gje e tille do te na dukej jo edhe aq e pabesueshme, po te mos pohonte te njejten gje edhe pala shqiptare.

    Sepse kuptohet qe nuk na vjen mire te na permendin per njerez jo korrekte dhe aspak te perpikte ne perendim, pikerisht aty ku duam te shkojme edhe ne mes te nates. Asnje gje nuk mund ta vere me ne dyshim, moskorrektesen e shqiptareve qe aplikojne per punesim, pas deklarates se ministrise shqiptare te Punes. "Gjate ketyre viteve, pala gjermane shprehu pakenaqesi sepse punetoret shqiptare devijonin nga programi dhe destinacioni, duke mos respektuar kontratat, duke u larguar nga vendi i punes, duke perfunduar ne pune dhe vende te tjera si emigrante ilegale, perfundimisht duke mos u kthyer ne Shqiperi. Ne keto kushte marreveshja u pezullua" thuhet zyrtarisht nga perfaqesuesit e kesaj ministrie.

    Qe te kete nje opinion mjaft te diskutueshem per shqiptaret gjte viteve te fundit nga evropianet, me kete jemi mesuar. Por si mund ta kuptojme se nuk jemi vertet te tille, kur edhe zyrtaret tane nxjerrin te palarat e bashkekombesve? Ky debat ka arritur kulmin, sa ka qene vete ministria e Punes e cila nuk ka treguar interes per mosrinovimin e kesaj marreveshje, pas rasteve te perseritura te moskorrekteses se shqiptareve.

    Por ekziston edhe ana tjeter e medaljes mbi marreveshjet e punesimit ne Perendim. Jo ne pak raste, ato perfliten nga shume emigrante te cilet kane provuar te shkojne ne vendet e zhvilluara permes tyre. Keta te fundit ankohen per moskorrektese se strukturave shteterore bujtese, se nuk i kane pritur kur kane shkuar atje, se nuk u kane paguar qerate etj. E cuditshme, sepse kur marrin iniciativen per te shkuar vete ne Perendim, shqiptaret marrin parasysh gjithcka, edhe luften per ekzistence. Befas, kane gjetur nje vize nga zyrat e punesimit dhe i kerkojne te gjitha gati. Ne keto raste, dbati molepset edhe me keq me interpretime dhe sajesa personale te secilit.

    Humbasim me dhjetera shanse punesimi

    Por ajo c'ka mbetet ne fund eshte fakti se Shqiperia ka humbur me dhjetera shanse per te cuar punonjesit e saj te punesohen ne Gjermani. Perpos pikeve minus qe shenohen ne imazhin e nje kombi, bashkekombasit e te cilit i bejne bisht punes. Krejt ndryshe nga nje vend po aq i varfer sa ajo, sic eshte Rumania, e cila deri tani kane arritur te fuse mbi 100 mije rumune perkohesisht ne tregun gjerman te punes. Megjithese kontingjenti maksimal i lejuar ne marreveshjen e punesimit ne Gjermani per rumunet eshte vetem 500 dhe per shqiptaret 1000, punetoret rumune kane ditur ta shfrytezojne ate me se miri. Te mos presim reagime pas kesaj shifre, pasi rumunet jane njesoj te varfer si shqiptaret dhe njesoj te perbuzur ne vendet perendimore. E megjithate, kane mundur "t'u hyjne ne zemer gjermaneve".

    Gjithsesi, Gjermania tregohet liberale ne lidhje me rinovimin e marreveshjes se punesimit, duke i dhene edhe nje shans te ri shqiptareve per te fituar kuotat ne tregun gjerman te punes. Nga ana e saj, edhe ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale tregohet e gatshme ta rihape edhe nje here kete ceshtje.

    Ata qe duhet te ndryshojne mbeten punemarresit shqiptare, te cilet duhet te kuptojne se nga marreveshje te tilla vetem perfitojne dhe se duhet t'i zbatojne ato me perpikmeri. Vetem ne kete menyre, gjermanet, apo edhe punedhenesit e tjere mund te kene besim per te lejuar futjen e shqiptareve ne tregjet e tyre te punes. Sepse eshte folur mjaft per diskriminimin e shqiptareve ne perendim, por sapo eshte hapur debati i devijimit qe shqiptaret ndonjehere edhe ia bejne punes, apo me mire rregullave.

    Koha Jone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 19-01-2005 mė 00:58
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 00:05
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 17:57
  4. Beteja e Atlantikut 1939-1945
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 23:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •