Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    E vdekura (tregim)

    GI DE MOPASAN

    E vdekura





    E kisha dashur si i marre!Po ne, perse dashurojme? A nuk eshte cuditshme te duash te shohesh ne bote vetem nje qenie, te kesh ne mendje vetem nje mendim, nje emer qe ngjitet papushim, qe ngjitet si uji i nje burimi, nga thellesite e shpirtit, qe ngjitet te buzet dhe, qe e themi e sterthemi, e peshperisim papushim, kudo si ne lujtje.
    Une nuk do te tregoj aspak historine tone. Dashuria ka vetem nje histori, gjithmone te njejte.Une e takova dhe e dashurova. Ja kjo eshte e gjitha.Dhe jetova nje vit ne dashurine e saj, ne krahet e saj, ne ledhatimet e saj, ne fustanet e saj, ne fjalen e saj, i mbeshtjelle, i lidhur, i burgosur ne gjithecka buronte prej saj, ne nje menyre aq te plote sa nuk e dija ne ishte dite apo nate, ne isha i vdekur apo i gjalle, ne token e vjeter apo diku gjetke. Dhe ja qe ajo vdiq. Si? Nuk e di, nuk di c'te them.Ajo u kthye e qullur nje mbremje shiu dhe te nesermen filloji te kollitet. U kollit gati nje jave rrjesht dhe zuri shtratin. C'kishte ndodhur? Nuk di c'te them.Mjeket vini shkruanin largoheshin. Na sillnin ilace, nje grua e detyronte ti pinte.Ajo i kishte duart te nxehta, ballin pervellues dhe te lagesht, veshtrimin te shndritshem e te merzitur. Une i flisja ajo me pergjigjej. Cfare i thoshim njeri tjetrit?
    Nuk e di me.Kam harruar cdo gje, cdo gje, cdo gje! Ajo vdiq, e mbaj mend shume mire pshretimen e shkurter, psheretimen e saj t shkrurter dhe qe mezi u degjua, psheretimen e fundit. Gruaja qe po e degjonte tha-"Ah!" Dhe une e kuptova! NUk mora vesh gje prej gjeje. Gje prej gjeje. Pashe nje prift qe shqiptoji keto fjale;"Dashnorja juaj" Mu duk se po me qortonte. Perderisa ajo kishte vdekur askush nuk kishte me te drejte te mesonte kete. E debova priftin. Erdhi nje tjeter qe qe shume me i mire, shume me i dashur. Qava, kur ai me foli per te. Ai bisedoji me mua per mijera gjera, per varrimin. Tani i kam harruar te gjitha. Megjitheate me kujtohet shume mire arkivoli, zhurma e gdotjeve te cekanit kur e mberthyen brenda. Ah! O zot!
    Ajo u varros! U varros! Ajo! Ne ate grope! Kishin ardhur disa veta, disa miq. Une ia mbatha nga syte kembet. Ia krisa vrapit.Eca gjate neper rruge. Pastaj u ktheva ne shtepi. Te nesermen u nisa per udhetim.
    Dje u ktheva ne Paris.
    Kur pashe perseri dhomen time, dhomen tone, shtratin tone, mobiljet tona, gjithe ate shtepi ku kishte mbetur gjithecka nga nje qenie pas vdekjes, me pushtoji nje deshperim kaq shume i fuqishem sa, hapa dritaren per tu hdhur ne rruge. Duke mos duaruar me te qendroja me mes atyre gjerave, atyre mureve qe e kishin mbajtur brenda, strehuar dhe qe duhej ta ruanin ne plasaritjet e tyre te padukshme, mijera atome te saj, te mishit dhe te frymes se saj. Mora kapelen per tu larguar sa me shpejt prej andej. Befas ne castin kur po arrija tek dera, kalova para pasqyres se madhe te korridorit, qe ajo e kishte vendosur atje per tu pare, nga koka tek kembet, cdo dite , duke dale , per te pare nese i shkonte per shtat tualeti, nese ishte e rregullt dhe e bukur, nga kepucet deri tek maja e flokeve. Dhe une u ndala ne vend perpara asaj pasqyre, qe e kishte pasqyruar aq shpesh. Aq shpesh! AQ shpesh sa duhej ti kishte ruajtur edhe shembelltyren e saj. Rrija atje ne kembe duke u dridhur, me syte te ngulur xhamit, xhamit te thelle , te sheshte te zbrazte por qe e kishte perfshire te gjithen, e kishte zoteruar po aq sa une, po aq sa veshtrimi im i flakte. Dhe mu duk sikur e doja ate pasqyre, e preka, ajo ishte e ftohte! Oh! Kujtimi! Kujtimi! Pasqyre e dhimbshme , pasqyre e llahtarshme, pasqyre qe ben te pesosh te gjitha torturat! Te lumtur jane ate njerez, zemra e te cileve, ashtu si nje pasqyre, ku rreshqasin dhe zhduken pasqyrimet, harron cdo gje qe ka patur perbrenda, cdo gje qe ka kaluar prej saj, cdo gje qe eshte soditur, pasqyruar ne dhimbsurine e saj, ne dashurine saj! Sa shume qe vuaj! Dola dhe pamvarsisht deshires sime, pa e ditur, pa dashur, ecja drejt varrezave. Gjeta varrin e saj fare te thjeshte, nje kryq prej mermerime disa fjale;
    "Ajo dashuroji, u dashura dhe vdiq."

    vijon....

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Ajo ishte atje, poshte, e kalbezuar! Cfare tmerri! Qava me ngasherim, me ballin mbi toke. Aty qenrova gjate, shume gjate. Pastaj e vura re se po binte nata. Atehere me pushtoji nje deshire e cuditshme, e marre, nje deshire prej dashnori te deshperuar. Doja te kaloja naten prane saj, naten e fundit, te qaja mbi varrin e saj. Po dome shihnin e do me debonin. Si t'ia beja? U tregova dinak. U cova dhe nisa te endem ne ate qytet te te zhdukrve. Ecja, ecja. Sa i vogel eshte ky qytet prane qytetit tjeter, atje ku jetojme ne! E megitheate, sa me te shumte jane te gjallet, se te vdekurit. Neve na duhen shtepi te larta, rruge, tere ai vend, per kater brezat qe veshtrojne diten ne te njejten kohe, qe pijne ujin e burimeve, veren e vreshtave dhe hane buken e fushave. Dhe per te gjithe brezat e te vdekurve, per te gjithe shkallen e njerezimit qe zbret deri tek ne, pothuaj nuk duhet gje prej gjeje! Toka i perfshin ne gjirin e vet, harresa i shuan nga faqja e dheut. Lamtumire!
    Ne fund te varrezes se banuar, befas pashe varrezen e braktisur, atje ku te vdekurit e vjeter s'reshtin se u perzieri me token, ku vete kryqet kalben, ku neser do te futen te ardhurit e rinj. Ajo ishte plot me trendafile te eger, qiparise te fuqishem dhe te erret, nje kopesht i trishtuar dhe i mrekullueshem, ushqyer me mishin njerezor.
    Isha vetem, krejt vetem. U mbeshteta ps njedruri te gjelber. U fsheha i teri, mes degeve te trasha dhe te erreta. Dhe prita mberthyer pas trungut si nje anijembytur pas mbeturinave te anijes. Kur nata u be e erret, lashe strehimin tim dhe fillova te ec ngadale, me hapa te lehte, me hapa te pazhurmte, mbi ate toke plot me te vdekur.
    U enda gjate, gjate, gjate. NUk e gjeta dot perseri. Me krahet shtrire me sy te kalter, duke u perplasur me varret me duar, me kembe, me gjunj, me gjoksin, me vete koken time, ecja pa e gjetur dot. Prekja me dore me gisterinj si nje i verber qe kerkon rrugen, prekja guret, kryqet, kangjellat prej hekuri, kurorat prej xhami e me lule te vyshkura! lexoja emrat me gishterinjt e mije, duke i kaluar neper germa. Cfare nate! Cfare nate! UNe nuk e gjeja dot. Hene nuk kishte. C'nate pata frike, nje frike te tmerrshme, ne shtigjet e ngushta, midis dy rreshtave me varre! Ne te djathte, ne te majte, para , prapa meje, kudo, vetem varre! U ula mbi njerin prej tyre, ngaqe nuk kisha me force te ecja, kaq shume me ishin keptur gjunjet. Degjova si me rrihte zemra! Por degjova edhe dicka tjeter! Cfare? Nje zhurme te turbullt, nje zhurme te felliqur! Te ishte ajo zhurme ne koken time te marre, ne naten e padepertueshme, apo nen token misterioze, nen token e mbjelle me kufoma njerezore? Nuk e di. Isha paralizuar nga tmerri, isha dehur nga e llahtarshmia, isha gati te ulerisja, gati te vdisja. Dhe befas mu duk se pllaka e mermerte mbi te cilen isha ulur, levizi. Sigurisht, ajo levizte sikur ta kishin ngritur perpjete. Me nje te kercyer u hodha mbi varrin ngjitur dhe pashe, po, gurin qe sapo kisha braktisur te ngrihet perpjete, drejt fare; dhe u shfaq i vdekuri, nje skelet i zhveshur qe me shpinen e kerrusur, po hidhte tej pllaken. E pashe, e pashe shume mire, megjithese nata ishte e thelle, mbi kryq munda te lexoj;
    "Ketu prehet Zhak Olivani, vdekur ne moshen pesedhjetenje vjecare. Ai i donte te tijet, qe i ndershem dhe i mire, dhe vdiq mes paqes se Perendise". Ate cast edhe i vdekuri po lexonte gjerat e shkruara, mbi varrin e tij. Pastaj mori ne rruge nje gur, nje gur te vogel te mprehte dhe filloji te gervishte germat me kujdes. Ai i fshiu krejt ngadale, duke veshtruar me syte e tij te zbrazet vendin ku pak me pare ishin gdhendur ato; dhe me majen e kockes qe kishte qene gishti i tij tregues, shkroi me germa te shndritshme si rreshtat qe shkruajne neper mure me majen e nje shkrepseje; "Ketu prehet Zhak Olivan, vdekur ne moshen pesedhjeteenje vjecare. Ai pershpejtoi me ashpersine e tij vdekjen e te atit, te cilit donte ti merrte trashigimine, torutoi te shoqen, sfiliti femijet e tij, mashtroji fqinjet e vet, vodhi kur mundi, dhe vdiq si qen".
    Kur mbaroi se shkruari, i vdekuri soditi vepren e vet. Dhe, duke kerthyer koken, pashe se te gjitha varret ishin hapur, se prej tyre kishin dale te gjitha kufomat, se te gjithe kishin fshire genjeshtrat e shkruara nga te afermit mbi gurin e varrit, per te vendosur aty te verteten.
    Dhe pashe se te gjithe kishin qene xhelate te te afermeve te tyre, se te gjithe kishin qene te merishem, te pandershem, hipokrite, mashtrues, te pabese, shpifarake, ziliqare, kishin vjedhur, genjyer, kishin kryer te gjitha aktet me te turpshme, te gjitha aktet me te ndyra, ata eter te mire, ato bashkeshorte besnike, ata bij te devotshem, ato vajza te reja e te dlira, ata tregatare te ndershem, ata burra e ato gra , te shtuqujatur te paqortueshem.
    Ata shkruanin te gjithe ne te njejten kohe, ne pragun e baneses se tyre te perjetshme, ata shkruanin te verteten mizore, te verteten e tmerrshme, te verteten shenjte qe askush mbi toke nuk e di, apo shtiret sikur e di. Une mendova se edhe AJO duhet te shkruante mbi varrin e saj. Dhe tani pa ndjere asnje frike, vrapova mes arkivoleve te hapur, mes kufomave, mes skeleteve, eca drejt saj, i sigurte se do ta gjeja menjehere. E njoha nga larg, pa ia pare fytyren e mbuluar nga savani. Dhe ne kryqin prej mermeri ku pak me pare kisha lexuar; "AJO DASHUROJI, QE E DSHURUAR DHE VDIQ". Pashe; DUKE DALE NJE DITE PER TE MASHTRUAR TE DASHURIN, U FTOH NEN SHI, DHE VDIQ"
    Mua mu duk sikur ne te gdhire po me ngrinin nga toka, pa jete, prane nje zjarri.




    Perktheu nga origjinali: Nasi Lera
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nuk kam lexuar shume shkrime te Gi De Mopasan (madje po mundohem te kutjoj cilin roman te tij kam lexuar ne Shqiperi, dhe me eshte fshire kujtesa fare). Ne Amerike tregime te tij mund ti gjesh ne shume libra letrare te shkollave te mesme, shume pak prej tyre kam lexuar.

    E nisa me hyrjen me lart, pasi nga kurioziteti i emrit te autorit dhe mos njohjes sime me te, e lexova dhe e sterlexova tregimin, per ndoshta 7 here. Ka shume ide te vecanta te cilat me kane shkuar ne mendje kohe me pare dhe i kam ngaterruar e bere gershet disa here.

    Kam mendimin se shume shkrime 'amatore' te cilet i kam lexuar kohet e fundit marin pak a shume fryme njesoj. Njerzit ne pergjithesi po shikojne pertej asaj cfare shikon syri.

    Nejse kisha ndermend ta shaja si shkrim, po nderrova mendje...po i le komentet e tjera per veten!


    p.s. Macja faleminderit qe e solle ne forum!

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    edhe une kete tregim e kam hasur se fundi, me la mbresa dhe mu duk se ose une kam jetuar atehere kur ngriheshin te vdekurit nga varri, ose te vdekurit ngrihen ende nga varri, dikush per te na bere ne me mllef, dikush per ti bere varret me mllef.
    Ndersa nga Mopasani ne gjuhe tjeter nuk kam lexuar vecsa eshte botuar ne shqip.
    Tregimin e solla per dy arsye,1) se me pleqeu dhe se isha akoma nen efektet emocionale qe te jep nje tregim i tille.
    2) se mund te jete me shume se tregim; psh mund te jete mjeshtri,(po qe se e quajme mjeshter mopasanin). Mund te jete edhe ajo qe thua ti, kalimi i veshtrimit tone pertej syrit dhe gjerave fizike te prekshme nga te gjithe.
    ...
    Te lutem,... e solla per te ndare kenaqesine me miqte... dhe lexuesit, pse jo edhe me ty. Jam e kenaqur qe e paskam arritur sado pak.(lol)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    Mace rrofsh qe na dhe mundesin te lexojm kete tregim. U kenaqa. Mopasan ngelet nje mjeshter I tregimit dhe nje nga shkrimtaret e mi te preferuar.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Mace tė admiroj pėr durimin qė ta futėsh njė prozė(tregim)kaq tė gjatė nė forum.Njė ditė do tė na dhurosh edhe "Donin e Qetė" tė Shollohovit.
    Na kėnaqe!

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ndonjehere dashuria per nje gje, (ne rastin tone letersine) , te meson edhe te durosh.
    perqafime lum!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. Tregim - Fshati buzė detit
    Nga celyy nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2009, 19:24
  2. Kole Kepi (Pordha): tregim
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-12-2008, 11:46
  3. Naguib Mahfouz
    Nga flurans ilia nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 07:17
  4. MUZGJE TE NGRIRE (tregim)
    Nga whisper nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 23:39
  5. Nje tregim me telefon
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 15:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •