Stine kanarinash
nje histori shiu e treguar keq
varur... mbi caf cufin e lodhur te puthjeve te mija,
a mbase mbi nje trup femije.
Ne deget e pemes qe kerkon te ike prej oborrit tim
polenizohet nje barre e leshte kujtimesh.
kjo hapesire e lodhur e zhveshur
kendon pa ze
ne kete stine pa-emer
te gjithe duan te jene kanarina
paditur se vetem dhimbjet kane stine
njomen nga ky shi qe s'di te flase
shiu flet
perplaset mbi veten e tij te trete
pastaj therret emrin tim
rrumbullakoset brenda frymes
vete-varet ne deget e pemes qe do te ik
tregon historine e Shen Judes
Gjithcka eshte nje histori shiu
nje histori pa fillim, pa fund
varur mbi kengen e kanarines
qe vdiq brenda stines se dhimbjes
se kanarinat s'kane stine.
e po keshtu as une.
Krijoni Kontakt