Lexova me vemendje keto pika qe me pelqejne shume edhe po i postoj ketu.

Dashuria e pare
• Sapo kishin celur lulet e para. Kete vit ardhjen e pranveres e ndjenim ne ajer. Si zakonisht edhe kete here do ta festonim; vajza dhe meshkuj ne bodrumin e Nores. Aroma e biskotave qe pergaditnin vajzat ndjehej thekshem ne hunde. Dreni, shoku im i klases, ishte dashuruar ne Blerinen. Une e simpatizoja Noren dhe here pas here i kushtoja ndonje poezi, te cilen ia dergoja nepermjet Blertes. Ajo ishte ne njefare menyre postieri im dhe une i saj! Kjo e fundit qe tre muaj ishte e dashuruar ne Florimin!
• E diel. Prinderit e Nores kishin shkuar nje dasme dhe do te ktheheshin vone naten. Nora ishte veshur me nje fustan mendafshi dhe kemishe te kuqe. Floket e saja te gjata zbritnin supeve deri ne bel. Sot i kishte bere edhe buzet te kuqe, disi te zjarrta! Plot dashuri! Une perpiqesha ta ze shikimin e saj, por sapo takoheshim skuqej ne fytyre dhe ia niste te flase me Blerinen. Ka disa muaj qe kembenin letra,por ky ishte takimi i pare ne nje vend. Poezine e pare qe i kisha kushtuar ishte perafersisht keshtu
Une jam Dashuria
Une jam pjesa ekzotike e nje deshire te mallkuar
Ajo eshte e Bukura e Dheut
Lule e pacelur deri ne fund
Nje deshire here here e ndaluar, e rrahur
E perplasur pertoke, pa respekt
E pergjakur
Jam enderra e nje enderre te paenderruar
Jam germa e katerte: D e dashurise
Shkruar ne buzet e rinise
Une jam isha apo jam shkronja e ndaluar D
Une jam Kemi, Loti qe rrokuliset ne faqen tende, dhe pres
Jam afshi i nje zemre te pervuajtur
Une jam ai qe firmos ne shpirtin tend te cuar peshe
Une jam ai qe te pret i lagur nga ky shi ne qoshe duke u dridhur
Plot droje
Plot frike
Jam une ai qe caj rrugen e perplasem ne krahrorin tend
Jane floket e tua te derdhura ne gjoksin tim
Eshte ofshama ime, ofshama yte qe permbytet ne ajer
Keto peme, keto dege, DY zogje te dashuruar
Cicerrima, hareja dhe Liria
I padashuruari mbylle dashurine ne shtate dryna
I padituri dashurine mallkon, i nemuri
Pas shtate portave, cicerrima, hareja dhe Liria
E mshelur bija e denuar
Kundervajtje ?
Eshte vepe penale Dashuria?
Eu c`turp
Veshtroj karavanin dhe pikat e lotit shtyjne njeri tjetrin
Shtrengoje dhemet blasfemoj
Duvaky yt i qullur nga lotet
Babai yt i lumtur i kenaqur, te dergoi nderplot ne shtratin e paenderruar
Dhe ti dhunohesh mu ne diten e pare, ne dhome heshtje mortore dhe terr
Tamam ne oren dhjete Ti ngrit kembet e muzika te shurdhon
Dhe ti ngrit kembet pas urdherit qe te jep oficeri dhe mbyll perden
Ai nuk po te dashuron, ai po te dhunon, po shkerdhen nderin tend
Dhe zogjet bien nga dega , te ngordhur plandosen ne amshim
Jo vetem trupin, pikerisht tani po te shkerdhen shpirtin me bekimin e Prindit
Dhe vetem pas shkerdhimit durohet lindja e dashurise
Thua se kjo eshte ne rregull
Keshtu nga prapa
Keshtu prapthi
Keshtu zuzarisht
Nje here Dhunim e Shkerdhim
Apo Shkerdhim e Dhunim
E pastaj dashuri
Uffffa, une po pelcas nga zemrimi
nga helmi
nga paqartesia
nga pezmatimi
nga deshprimi
dhe ndikimi barbar
Pernjemend, perbese po fshije lotet
Po vashat tona ???
Po motrat tona te dhunuara keshtu zyrtarisht
Po bijat tona, kush i mallkoi dhe denoi ?
Fati i pafat i prindit te zene ngusht
Dhe une i qullur ne qoshe jam germa D, jam une Dashuria!!!

Ah sikur ta dinte kete Dashuria
Valle do t/mi qante hallet e mia?

Sapo afrohej prane dritares shndritej nga rrezet e diellit dhe fustani saj behej gati i tejdukshem. Shihja kembet e saja te gjata, te bardha dhe me dukeshin se nuk mbaronin kurre! Aty nga ora tre , pasdite, Blerina doli qellimisht me Drenin ne bodrumin tjeter!
Tash u veshtruam ne sy dhe per nje cast mbetem si te shtangur! Rrinte ulur ne nje karrige shikonte anash gjersa gjysma e fytyres i mbulohej nga floket e saja te gjata. U ula prane saj duke e pare drejt ne sy! Faqet e saj ishin skuqur dhe digjeshin flake! Buzet te trendafilta iu kishin thare dhe ajo kaloi me gjuhen e saj, sikur deshironte tu jape jete!
Zemra me rrahte shpejte dhe dukej sikur kembet dobesoheshin. Per here te pare isha aq afer zonjushes qe ia kisha kushtuar dhjetra poezi! U ula prane saj, mbylla syte - edhe nese ha ndonje flakaresh-, mendova, kete rast nuk do ta humbe!
Nje here ndjeva buzet e saja te buta dhe pastaj dy duarte rreth qafe! E shtrengova edhe une. Kjo ishte puthja e pare ne jeten time!
-"Mirepo, do te martohemi " , me tha!
-" Natyrisht ," ia ktheva gjersa zeri me dridhej. Une isha ne klase e shtate, ajo ne te gjashten.
Ne bodrumin tjeter u degjua nje zhurme. Befasisht u futen Blerina dhe Dreni, qe te dy duke i mbyllur kemishat. Une as qe kisha pasur guxim te shkoja aq larg, por Dreni kishte pervoje dhe shpesh here ne shkolle na jipte mesime!
"Shpejt " tha Dreni, shpejt se babai i Nores sapo e parkoi makinen! Neper nje dritare te vogel dualem ne nje rrugice.
" Ah , hajdute", bertiti xha Neli.
Ne ia mbathen ne te katra.
Dy jave me vone mora nje leter lamtumirese! Aty kishte thene se ata per shkak te punes se babait do te shpernguleshin ne nje qytet me te madh!
*
Tete vite me vone u takuam ne koridorin e fakultetit filozofik! Dy vitet e fundit nuk shkruheshim me. Disi u rralluan edhe letrat!
U pershendetem tani si dy te rritur. Ishte veshur ne te zeze dhe perseri floket e saja te gjata mbulonin supet! Ngrita pak syzet perpjete sikur deshiroja ta kaperdije edhe nje here bukurine e saj.
" Dua te takohemi " me tha. Fatkeqesia ishte se une qe nje vit isha i dashuruar marrezisht! Ktheva koken ne anen tjeter se ndjeva ne syte e mi deshiren e vajit!
" Nese ndonjehere shkruan, atehere me quaj Nora…dua te jem personazhi kryesor!", tha dhe u skuq perseri ne fytyre!
-" I kam te gjitha letrat, te gjitha poezite….145!", tha ajo.
Ne ate cast doli vellau i saj dhe u nisen! Dola ne shkallet e fakultetit dhe e percolla me shikim derisa u zhduk ne turmen e njerezve! Ne hunde ndjeja eren e rende te biskotave qe ishin djegur ne bodrumin e saj! Biskotat qe i kisha pare enderr shume here, por kurre nuk e kisha mesuar shijen e tyre! Ndjeva edhe dhimbjen qe me kishin shaktuar grillat e dritareve te bodrumit! Edhe zerin e Drenit, edhe te xha Nelit, paste ndjese, se ky i fundit ka vdekur para kater viteve!