Close
Faqja 16 prej 23 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 222
  1. #151
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Pershendetje hajla
    Shume shkrime Te Bukura.


    urime urime

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga selina_21
    Pershendetje hajla
    Shume shkrime Te Bukura.


    urime urime
    Te falemnderit selina_21
    per pershendetjen, njekohesishte dhe pe urimet....
    te jam mirenjohese.....Hajla

    Me pak fjale...
    edhe pse jam e revoltuar
    ti bre moter sa m'ke lehtesuar
    me pershendetjen qe m'ke dhuruar
    une ty larte kam per te qmuar....Flm SELINA

    Me rrespekt Hajla...
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    ....edhe se mund te jete ne nje vend te percaktuar kjo poezi imja,vendosa qe te le mu ne temen time,qe ka t'bej me dhimbjet,edhe se prej kohesh nuk kam shkruar diq te dhimbshme,me keqardhje zgjodha sot po kete dhembje tragjedie te 16 Marsit-2008- kjo fatkeqsi me ka goditur thelle, mu ne shpirtin tim, si gjithe vellezer dhe motra shqiptare ku do qe jen....besoi, se ne keso raste duhet qe ti ndajm se bashku dhembjet dhe pikellimet...dhasht zoti e shpetofshin gjithe te plagosurut, ju uroi sherim te shendosh...kurse per ata/o qe kan humbur te afermit e tyre shprehi ngushllimet me te sinqerta...vellezrore... u (preheshin) ne paqe....(peace)

    "Tragjedi"!
    ~~
    Serishe Marsi,,,
    (godet)
    Me tym e me flak
    Serish,
    Me plag e me gjak
    viktima bie ndesh
    Nga armatim,i ndezur flak!.
    ~~
    Serishe marsi,,,
    (godet)
    Ndryshe nga zakonet
    Pa luft pa bajrak,
    Ushtria perqark
    (fajtori ne mes).
    Pa, previlegje?.
    ~~
    Kjo dhembje e goditur!
    vuri ne gadishmeri
    Gjitha rajonet shqiptare...
    per ti afruar ndihem
    Memes Shqiperi
    e papershkruar,tragjedi
    Valle,a do ket pergjegjsi?
    Apo si dhe herave tjera
    (ne erresire).
    ~~
    Serishe marsi,,,
    ne "kthetra"!
    Mu ne zakonet e vjetra,
    kush duhet fajsuar?
    Genjeshtra
    a po e verteta?
    Zakonisht,te papreviligjuarit
    Ti len lpendrat n'dor...!

    Me keqardhje
    Hajla Rugovase
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 17-03-2008 më 17:14
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    "Leter djalit nga Mergimi"...!

    "Me mall per Ty biri im Toni...!
    Po te shkruaj ne leter t'bardhe
    Me lote te nanes po e laje,
    Malli m'dogji ne gurbet,
    Ne kete vend gjalle as vdek,
    Hapi krahet te perqafoj,
    Maja e larte me ndaloj,
    Mora hapin tek ti me ardhe,
    Valet e detit mu ban mal!
    As ni rruge nuk gjeta tjeter,
    Veq te shkruaj permall kete leter...
    Te le per mall disa fjale...
    Per zog t'malit, po ti qoj..
    Disa fjale nga zemer e nanes,
    Marre hua,prej diellit dhe hanes..!
    Pak nga qielli plot kaltersi,
    Dhe nga yjet ni nga-ni...!
    Tani biro te uroj...
    Shyqyr Zoti te shpetoj
    Dhe prap jeten ta drejtoj
    Biri im paq uraten
    I paqit me jet vajzen&djalin**
    Qofsh i lumtur me nuse zonjen**
    Me familje e gjithe shoqerin
    Jetofshe ne paqe dhe liri
    Nga large nana po flet me Ty
    Edhe se me lot ne sy,
    Une jam malsore nuk mbaj merzi
    Di te qaj, dhe di t'kendoj
    Por gjerat e kqija,i mallkoj
    Mallkoj ata qe jen tradhetar,
    Dhe ata qe s'jen shqiptar!
    Mallkoj ata qe bejn atentat,
    Qe se kan gajle aspak,
    Per te lare token me gjak!
    Nuk mendojn qe po vret vllan,
    Bejn ma zi se ne shkan,(armikun)!
    Keta njerez shum i mallkoj,
    Nga ata te paqenurit njeri,
    E mallkoj ket pabesi.
    Qe po behet,ne shqiptari...!!!

    Prap me mall te perqafoj,si nan shqiptare me zakon...

    Hajla Rugovase
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Ne Kujtim per Adem Jasharin....!

    Ti ke vdekur-per t'Lindur
    O Baca i Maleve...LAVDIIII
    Dhe SOT je i gjalle ne zemren e KOSOVES
    dhe gjithe shqiptarise....
    Dhe Sot po perkujtojm Ditelindjen tende,
    28 Nentori-1955-
    bashk me Festen Kombtare....
    Por Ti ke vdekur-prap per T'lindur
    O Baca i Maleve....LAVDIIIII
    sa here qe Kosova do t'ka nevoj per Ty
    Ti do jesh aty,Po,po Aty ne prani te saj...
    Duke rezistuar ne kullen e Jasharajve
    Ora dhe guximi Yt aty jetojn perhera
    duke i mbrojtur Kullat e Jasharajve,e te Drenices
    E pse jo edhe te Rugoves e Dukagjinit..E gjithe Kosoves
    Prandaj mbaju ashtu si dikur,
    duke u t'kurrur me huten ne krah
    Dhe zberthe Xhamadanin,me zakonin e vjeter!
    se armiku nuk eshte bere tjeter,
    Por gjithnje eshte ai qe ishte,
    dhe njemije lekura ti nderron,
    Armik per shqiptar ka per t'qen gjithmon
    Po po, i njejti eshte pasha ni Zot!
    T' Ia presh koken,prap ka per ti dalur tjetra,lol,!
    Ee more Bac,
    po se di ku po vetem me kta istucionet tona se?
    Ky fare Hashimi po thojn,se nuk ashte hiqe i Drenices!
    Bile po thojn se dhe Mitrovicen e ka shit!
    Runa Zot,
    E kur budallve jau pini ment e kres,
    U qun e ja dhan voten shoq perkrye shoqit,
    dhe tani po i bin kokes me grushta,
    Gje ce mund te jete shum von,per tu penduar!
    Eh, Ibrahim Rugova LAVDI QOFTE....
    Se Ai mire e kishe pas njofte
    Po kush nuk i nxinte bes,
    se Ai mire e kishe pas dijt,se kush asht Hashimi..?!
    Dhe sa vlen Hashimi,ani dhe ky fare Fatmiri se,
    Tybe dreqi sasht tuj dijt,se cka po zihet ne mes tyre!
    Dhe nja di me than,
    Ce kur shkove Ti dhe Rugova..maroi Kosova
    LAVDI QOFSHI PERGJITHMON...
    GJITHNJE DO MBURREM ME JU
    GJITHE KOMBI SHQIPTAR....
    JO JU NUK KENI VDEKUR
    O JU JENI TE GJALLE....LAVDIIIIII

    ...shkroi
    Hajla Rugovase
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Ne perkujtimin e (64) Vjetorit per te madhin Dr.Rugova..LAVDI

    Sa here ce Ty te kujtojm,
    ne Ditelindjet dhe Festat
    dhe aqe me shum dhimbjet shtohen,
    Per Familjen tende...dhe mbare Farefisin Rugova
    Si dhe gjithe ata/o....
    Qe te deshten aqe shum,dhe akoma te duan
    O Bab i popullit dhe i kombit ishe Ti...LAVDI
    Sa te veshtira vitet pa Ty,
    Gjitheqka e pakuptimt pa pranin tende,
    Pa fjalet dhe ambicin ce mbajshe perhera
    Per popullin-per vendin-dhe lirin...
    duke u treguar gjithnje i paluhatur
    Mbi Cashtjen e Kosoves
    Mbi Sovranitetin dhe pavaresin e saj...
    Qe gjithnje me kembngulje u perkushtove
    Para evropes dhe botes..
    Per nje te ardhme me te mire te popullit Kosoves
    por ja qe Sot,po ndodhe e kunderta!
    Edhe pas shpalljes se pavaresise...
    Thua se Kosova po shendrrohet ne nje kaus politik,
    Nga gjitha vendet nderkombtare,si dhe atyre botrore...
    Ne krye me Banki Munin-e BES
    Dhe po te ishe Ti Sot,
    Do na duheshe me shum se kurr
    Per t'ua treguar gishtin drejtues si dikur,
    Dhe se Bota, nuk do kishte luajtur me ne,
    Por ja qe pas teje,
    (vendi ka mbetur ne duart e te korruptuarve)!
    Dhe se ku i dihet valle,
    kah jen duke na quar ata qe nuk ia din rranjet "Politikes"!
    keshtuqe friga ka kapluar tere Kosoven Sot!
    Dhe pase kaqe muajve ne te shpallur pavaresia
    Po nen planin e Mahti Ahtisarit,
    si Emisar i Posacem i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se
    Gje qe u pranuar nderkombtarishte
    Nga me te shumtat vende te botes....
    Njiherit dhe me pajtimin e gjitha instuticioneve vendore
    dhe kjo nenkuptonte per nje pavaresi te plot
    Duke perfshire ketu gjitha qytetet e Kosoves
    por ja qe fjalet po jan ndryshe,
    ndaj faktet po flasin vet!
    Per Mitrovicen e mbetur jashte interesimit instuticional,
    Dhe se populli po mbetet i zhgenjyer,
    Nga premtime te marrura,
    dhe te parealizuara,nder te tjera!
    Andaj kjo eshte e tera,ce po them..
    dhe do doja,qe te bin ne vesh te Zotit dhe tendin,
    ndaj lutu per ne dhe nga atje,
    Sepse Ti je ni Engjull i pavdekur
    nen qiellin e paster...
    Andaj lutu si me par,
    per Kosoven dhe gjithe popullin shqiptar...
    TI HERO I BEKUAR...LAVDI
    Nga me dekada ishe dhe do mbetesh i paharruar
    Ne zemrat e gjithe atyre qe te deshten
    dhe te kuptuan drejt.
    PERGJITHMON LAVDI VEPRES TENDE HEROIKE...DR.RUGOVA!

    Dhe njiherit,
    Te perkujto bija Rugovase-Hajla
    Ne Emrin e gjithe Rugovaseve....
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    E kthyer por me zemer te thyer!!!!

    Vellezer dhe motra shqiptare miqe dhe dashamire te nderuar mire se ju gjeje…
    Kam nderin qe t’ju pershendes ne pergjithesi ketu nen kete Forum te madh shqiptar, pas ni kohe relativishte te gjate,pothuaj nje vit qe nuk kam shkruar diqka te bukur mbi letersine…qofte as te hidhur,(nene kete forum),qe nga “Muaji Mars” pikerisht te Vitit-2009-tes.Ku kam shkruar rrethe te perjetuares time dhimbje,Pikerisht lidhur me gjendjen shendetsore rreth tim shoq.I cili vuante, (nga semundje e rend),njiherit dhe pasheruese per te!!!
    Ndaj dhe sot ne kte “Muaj Marsi“ te fundit…Erdha ketu per ti rikujtuar dhe ndare me juve dhimbjet dhe lotet e vitit qe kaloi, dhe te ketij qe jemi sot.Te cilat ishin shum te mundimshe,madje dhe te dhimshme,dhe do mbesin per mua dhe gjithe familjen time te ngusht dhe te gjere!!!
    Neper te cilat kaluam ne anketh me shpresen, qe e nesermja te na sjelle fat per me te dashurin ton..
    Porse ndodhi e kunderta,E kur ne po shpresonim me se shumti qe Ai po mbijetonte…Por fati nuk e deshti, dhe se gjitheqka e Tij mbaroi,me percaktimin e ligjit natyror te Zotit.I perkulem Atij, sepse vetem e e tije ndodh dhe asgje tjeter!
    Prandaj,Ishte Muaji Tetor -16-2009-tes,E kur per te mramten here Kryefamiljari Jon-Mus Dembogaj na la Lamtumiren e fundit.
    Mu large Vendlindjes se tij te dashur-Kosoves…!
    Per te cilen luftoi dhe qendroi perball armikut ne ditet e kur pati nevoi vendi per te.
    (edhe se ne mosh te shtyer)
    Ai gjithmon ishte I frymzuar per nje LIRI mbi te ardhmen e Kosoves….Per te cilen dhe arrijti ta gezoi,Permes dhimbjes dhe gezimit,porse large Atedheut,pa mundur ti ndaj emocionet me te,dhe jo qe s’donte? por fati ishte ai qe ia imponoi,per mos t‘qen mu ne ditet e mira dhe te veshtira te saj per t‘ndare emocionet dhe dashurin qe mbante per te,dhe per njerzit qe kishte atje,e kur semundja po shkaktonte probleme ne jeten e perditshme te Tij,qe qdo te mundur e bente te pamundur per te,ku si pasoi e Tij ishte, gjate ish luftes se vitit 1998-99-tes…qe per here te par ne jeten e Tij,(psoi tension te larte) shkas ky,rreth ni lajmit te hidhur te asaj kohe,mbi humbjen e ish, Ministrit te Mbrojtjes z.Ahmet Krasniqin…Per te cilin kishte shum simpati,dhe per mos ta len me aqe,kaluan edhe shum raste te ketilla,(mjerimi) ku dhe shtoheshin dita me dite,nga perqamje,ironi,tradheti,vllavrasje, qe mbjellshin fate te liga mbi Kosoven dhe popullin e saj, akoma dhe sot!.(mu ne syt e verber te disa shkurtpamvseve),Ku i shifte si shum tragjike!!!
    Mbi keto goditje qe po i shfaqeshin vendit,dhe si rrjedhoi e disave te paqilter antishqiptar, qe nuk ia kan dashur te miren vendit,dhe se mjerishte kjo filloi mu ne mes te ish, (kinse) si UQK-e…qe tinxerisht po sjellshin fat te lige mbi LIRIN e shum pritur….per te cilen flijoheshin jeterat e njerzve neper shekuj me radhe,Vetem, e Vetem per t‘zbardhur fatin mbi LIRIN e shum pritur….e kur ajo erdhi,mu permes lotit dhe gezimit,permes plumbave dhe ndriqimit,dhe ra ne gjuj e u perkul, para nanave shqiptare…..te gjitha atyreve qe ia kan falur bijt/et e veta,
    Ne ditet me te veshtira,Pikerishte te Viteve 1998-99-tes,ku dhe im shoq ishte, po Ai qe me vullnetin e Tij u be pjestar I luftes me komand si EPROR me pervoj ushtarake te ish asaj Jugosllave….I njohur me karakter te larte Atdhedashes Rugovas!!!
    I cili nuk ka dashur te flet shum,por ti perkushtohet vepres dhe punes per te ardhmen e vendit te vet,dhe se Ai qdohere merrte pjese neper demostrata qytetare,e pikerishte te pejes…..ku dhe gjithemon ka qen ne vemendje te armikut,por Ai asnihere su ndalte,me vete merrte e tere rinin, dhe I par u printe…
    Ashtu si dhe u prini ne luften e viteve 1998-99-tes….Te Brigades-136-Rugovë.
    Si sot me kujtohet,e kur vinin perplot rini te Ai,dhe I thonin na prije per ne luft,se me Ty do jem ne qdo kohe,dhe ashtu ndodhi, bash ne kohen e kur rinia kishin nevoi per ni prise si ti. Sy patrembur Rugovas…!
    Ku bashk me ta qendroi perballe armikut deri ne momentin e fundit,ne rugoven e Tij!.
    Por sikur ato dite te mundimshme dhe shpejt u harruan, nga njerez te pa ndergjegjeshem!!!
    Dhe se gjithe qka ishte ne vertet e UQK-es, u zbe ate dite dhe sot!.
    Ata gjitheqka sakrifikuan,per nje te ardhme me te mire te vendit Tyre….E pikerisht per LIRIN e shum pritur shekullore….e cila ishte e ndaluar gjithnje, nga dore e zez barbare e shovenizmit serb,qe pa meshirshem,vrante, dhunonte,e masakronte,mbi ni popull te pambrojtur,po se Zoti nuk eshte I von si thot populli,dhe ai beri mrekullin e cila quhej LIRI.Porse dhimbjet s’do harrohen kurr per ata/o qe I ka prekur mu ne zemer!!!
    E ti shoku im gjithmon i mbaje ne heshtje, ato dhimbje….Te cilat asnihere s’te lan te qet ne jete!!! Dhe me vete I gerllite, (bashk me fymen e fundit).
    dhe Ti asnihere nuk flisje per vete,porse qdohere e thoje se njeriut duhet ti flet vepra e jo fjala. E qe kur ti ike nga kjo bote,gjitheqka e bukur tani eshte zbehur,mu ne syt e familjes tende te ngusht, dhe se ditet po kaloin,e dhembja vetem sa vjen e shtohet per Ty-Burr Bab-dhe-Gjyshi jone I dashur!!!
    E Njiherit dhe ish, Luftetar I Liris per Kosoven…Si EPROR (Shef i Operatives) pran “Brigades-136-Rugova“.
    Pergjithemon…LAVDI

    I lehte te qofte dheu I Kosoves….Perhera do te kujtoin e tere Familja Dembogaj si e gjithe farefisi nga Rugova ne Kosov dhe Diaspor!!!


    Shkroi…E Yte-(bashkshorte)-Hajla-Rugovase.
    Prehu ne PAQE..
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 31-03-2010 më 17:25
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    “Ti shkove pergjithmon,shoku im”!

    Ti shkove,
    per ku syri te kishte mall!!
    Per vendin ku kishe lindur dhe rritur
    Te cilen e mungoje ne qdo caste,
    Asnihere su pajtove me fatin.
    Me fatin qe ti dha udhet e botes!!!
    Qe te ndau prej djalit,
    Prej vellaut dhe motres..
    Te cilet te donin shum
    Dhe i doje,
    Por fati ju ndau ne 10 vitet e fundit!
    Te ndau prej djalit,prej vllazerve dhe motrave
    Farefisit miqve dhe shokve!!!
    Jo prej qefit,por prej zorit!
    Ishin ditet me te dhimbshme,
    Dhe me te perjetuares rend!
    E kur udhet e botes i more
    Ishe shum i tronditur,
    Me shum se kurr ne jeten tende!
    I humbe shpresat mbi te jetuarit,
    Mbetur ne ni qorr sokak,
    Pa ditur ka po shkon?
    Ti asnihere se doje gurbetin,
    E doje Kosoven…
    E ne veqanti, rugoven tende
    Vendin ku ke lindur dhe rritur.
    Per te cilin s’dishe te ngopur
    Gjithmon i kendoje bukurive t’sajë.
    U kendoje- trimave,e trimereshave...malesor/eve!!!
    Por se dije qe ni dite,do ta leshe!
    E qe te shkosh aqe large prej sajë
    ....pas le dhimbje e lot!
    Plagen more me vete,
    E ushqeve me mishin tend!
    Per vjete nga pak,e nga pak,
    Pa menduar se po i ben keqe vetes,
    Asnihere su pajtove me fatin!
    Mendjen kishe atje,
    Emrin kur permendshe rugove,
    Te nxihej fjala ne fyt,
    I thoje me fal vendi im,
    Me fale qe te lashe,
    Qe te jem large teje,
    kurr se kam dasht!!!
    Qdohere i thoje,
    Te dua rugova ime,
    Aqe sa e dua dhe veten
    I thoje se prap kam per tu kthyer tek ti
    Q e ta beje pleqerin ne Ty!
    Dhe nje dite u ktheve,
    Por jo ashtu si deshe!
    Ishte hera e fundit.
    Me te qe u pershendete,
    Me dheun e saj u mbulove,
    Me token u perqafove!!!
    Athua ky ke ilaqi?
    Qe dhimbjet,ti pushoi!
    Tani fli i qet
    E Bjeshket te bejn roj!!!
    Sikur ti qe u bere atyre
    Ne ditet me te veshtira,
    Ne bore e ne shi,
    qendrove perball armikut
    I T’kurrur rugovas
    Asnihere su lodhe
    Per endrren e pritur,
    Ate te lirise…
    Te cilen e gezove
    Por qe s’tu dha rasti,
    Me te frymzohesh!
    pase qe ishe large saj,
    Sepse fati ta imponoi
    pase nje semundje qe te kaploi,
    Dhe ajo semundja u be shkas
    nga te perjetuaret e luftes,
    qe t’la me pasoi!
    Nga vllavrasjet qe ju bejshin vendit!
    Dhe ne ditet kur u bem te lire
    E ti asnihere su pajtoje,
    Me doren vrastare,
    Te asaj antishqiptare!
    Sa e zhgenjyer qe u ndjejshe
    Mbi fatin e Kosoves!!!
    Por ti kurr nuk ndryshove
    Ne luft as ne liri..
    Por ti gjithemon qendrove
    Perkrahe me besnikerin
    Dhe ne ditet me te veshtira
    Asnihere su kurseve
    Mbajte ni qendrim
    Ashtu dhe si duhet, te jet shqiptari
    Pa verejtur moshen
    Ne luft shkove i pari
    Triumf e kishe armen
    Me zemer te hapur
    I mblodhe rinin
    Te cilet vet te zgjodhen
    Ne luft per tu pri
    Ata kishin besim tek Ti.
    E dishin cili je
    Dhe pahezitim
    U ben UQK-e
    Me pushk ne dore
    Te rinjet malsor
    Sa mire i mesove
    Armen me perdorë
    Armikun per ta luftuar
    Lirin per ta fituar
    Ata shum te donin
    Dhe te respektonin
    Qdo urdher tendin
    me deshire e benin
    Ata ishin te lumtur
    qdo here me Ty.
    Njelloje i trajtoje
    Si ti kishe femije!!!
    Sa te tronditur qe ishin,
    per vdekjen qe te mori
    Loti u rrodhte n’faqe
    Nderime nga te benin
    Te than lamtumire...
    S’do te harroim kurr
    E kur Ti ishe me neve,
    Ne gjithe jemi mburr...
    Me Ty krenohej, e tere rinia
    Krenohej dhe fshati
    E tere rugova,
    Ishe ni Atdhetar
    Ashtu si e donte Kosova.
    Kurr se kishim dashur,
    “nje gje te tille!
    Te ndahesh nga gjithe,
    ne kohen me te mire
    Por ky eshte ni ligj,
    ligj-mbinatyror,
    Qe Zoti e ka bere
    …per çdonjeri n’ket bote!
    Dhe askush nuk mundi,
    Te ndali gjere me sot!
    Dhe se ai Zoti,qenka me i fort!
    Mbi boten e lashte!!!
    Asnihere nuk pyet?
    per moshen cila eshte,
    E ne nje kohe as per dhimbjet,
    qe shkakton aqe shum!!!
    E ne veqanti familjes,
    Familjes me te ngusht!
    Shkove me mall te Yllit-(nipit).
    Pa e pare asnihere,
    Por,vdekja s’te pyet
    Dhe kur don, te merre
    Sa shum qe pritove,
    Te ndahesh nga kjo jete,
    Nga familja qe i doje
    Nga nipat dhe mbesat...
    E shum te tjere,
    Ata gjithe te pritshin
    Te vishe dhe nihere,
    Por tani na erdhe,
    …me keqe se qdo here!!!
    Dhe sot erdhi fundi.
    Me Ty qe te ndahem,
    Te themi lamtumire
    Te fort do te mbahem…!!!

    TE QOFTE I LEHTE
    DHEU I RUGOVES& KOSOVES…LAVDI

    ...autore
    Hajla Rugovase
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Eproret-Ushtarak..M.Dembogaj&S.Hajdaraj..Ne mes Ushtare.D.Lajqi

    kerkoi falje per gabimet teknike,p.s.mundesisht luas mod-te fshijn nr:159-flm

    Hajla,
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 01-04-2010 më 21:57
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Foto-Deshmorve..Te UQK-es.

    LAVDI...

    Emri:  Epr..Usht..M.Dembogaj&S.Hajdaraj..me Usht.D.Lajqi.V-199-jpg.jpg

Shikime: 1778

Madhësia:  41.3 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 01-04-2010 më 21:56 Arsyeja: Per gabimet teknike,

Faqja 16 prej 23 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  2. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  3. Më mirë një FUND me dhimbje, apo një DHIMBJE pa fund?
    Nga BrianaS në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 14:04
  4. Me dhimbje?...
    Nga kot në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 23-05-2004, 01:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •