Close
Faqja 18 prej 23 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 222
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Jo Ti nuk ke vdekur shoku im!

    "Pergjithmon do mbetesh I gjalle
    …ne zemren time,
    Bie dhe zgjohem
    me kujtimet e shtigjeve te jetes ton!!!
    Neper te cilat kaluam bashk,
    (pa i verejtur vitet qe na iken)
    Sa e tille çenka kjo jete,
    kurr s'arrita ta kuptoi?
    Por vetem nje di ta them,
    Se kurr s'do te harroi
    ate buzeqeshje tende
    Gjithnje do e kujtoi
    Do e kujtoi fjalen
    Qe t’kishte karar
    Dashurin e embel
    Fisnik e bujar
    As nihere s’te munguan
    deri ne frym te fundit!
    Si do qe te ishe,
    Boten me vete kishe
    Ti ishe vetja vet.
    Por jo si Mbret,
    Por veq se te jesh
    Rugovas i vertet.
    Ndjehem krenare
    çe te pata Ty.
    Sepse nuk vdes kurr
    Ni njeri si Ti....Lavdi.

    Pergjithmon te kujton
    E jote(bshk)Hajla Rugovase!
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 18-04-2010 më 01:12
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  2. #172
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Vendndodhja
    ne valet e jetes..!
    Postime
    28
    Hajla,

    Ngushllimet me te sincerta per ty dhe fam. tuaj , qe humbet , burrin, baban, xhyshin...
    Jeta ka keto..lindje-vdekje.Ligj natyror..(askush mbi ket ligj, --pos ZOTIT )

    andaj edhe njehere ngushllime..nga Fatjeta
    Dashuria dyshon, te robnon dhe beson me te njejten force.

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Fatjete e nderuar, ti me shume se askush e ndjen dhembjen dhe une kam nje pjese te dhembjes tende per humbjen e motres-Mjellmes sone te dashur
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga Fatjeta Lexo Postimin
    Hajla,

    Ngushllimet me te sincerta per ty dhe fam. tuaj , qe humbet , burrin, baban, xhyshin...
    Jeta ka keto..lindje-vdekje.Ligj natyror..(askush mbi ket ligj, --pos ZOTIT )

    andaj edhe njehere ngushllime..nga Fatjeta
    Mire se te gjeja Fatjeta e nderuar,(njiherit dhe moter e te ndjeres antares ton) "Mjellma"past ndjes....!
    Si dhe faleminderit ne ngushllimin e len per Tim shoç.

    Te paça borgj miresin,ndaj mirmbeteshit motra.

    Me respekt
    Hajla Rugovase

    Mos harro o njeri!
    Se une do vdes sot,
    E neser ti.
    Qka kemi lindur dhe do vdesim,
    Ne nje dite.
    E perderi sa dhembejt ndajm bashk
    Dhe jeta do kete kuptim.
    Bota s’eshte e askujt,
    Si e kemi gjetur dhe do e lem,
    Asnigje s’do marrim me vete,
    Veqse dhimbje duke lere,
    Nje veper t'mire edhe nder.

    ...autore
    Hajla Rugovase!
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 20-04-2010 më 13:48
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    O LIRI O VDEKJE..!!
    ~~~~~~~~~~~~~

    Kuvendonin mali e fusha,
    Mire po i printe UQK-es Musa!
    Krah per krah, bashk me t’birin..
    ....sikur "Muja me Halilin"!!
    Kan marr rrugen jan t’filluar
    Me shok e vellezer me u bashkuar..
    N"Dugajev” gjithe jan tubuar
    Ne kte fshat,te rugoves...
    Dhan betimin per Kosoven.
    U betuan ne ate Flamur
    Per troje t'veta
    ….s’do i l’shoin kurr!!!
    Si gjithmon bijt e shqiptarit
    Per ti dalur o Zot vatanit.
    Zot vatanit per ti dalë
    Bijt e shqipes rugovas!!!
    N’disa vende jan shperndar
    Te udhehequr nga Komadant
    Komadant e Epror..
    Amvistar dhe shkollar
    S’pyeste kush cili je?
    Veq trim a je,bes a ke..
    Ishte Musa vet I(8)tet…
    Asniherë besen se theu.
    Qendroi burri n’shi en’borë!
    Krah e çafë armen në dorë
    Ne kam udhtonte,kah do n’rugovë!
    I frymzuar per liri
    N’dorë e kishte ni ushtri
    Si Epror i Komandonte
    N’dimrin acar i ushtronte!
    Sy patrembur rugovas
    Zot vatanit per ti dalë
    Deri n’fund ai qendroi
    Bashk me armen u be shok..
    Sikur shkëmb qe zbret prej mali
    Ishte Musa ni burr shqiptari
    Bashk me t’birin idealin
    Musa “Epror” e djali ushtar..
    Zot vatanit per ti dalë
    Ishte vullneti qe i trimfonte
    Per t’ia sjellur lirin Kosves
    Te gjitheanshem bashk me shok..
    Te betuar n’Flamur dhe n’Zot..!!
    Ne ndihem popullit per ti dalur
    Nga gjithe anet e Kosves
    Jan t’fillua drejt maleve t’rugoves...
    Disi,armikut per ti shpetuar,
    Shum Ushtar ne ndihm u kan shkuar
    Per ti mbrojtur evakuar,
    Ne mes te tyre, gra e thmi
    Burra e pleqe, e djem te ri
    Barkun buk pa e ngi,
    Pa ditur rrugen kah po shkoin?
    Neper male te shperndarë,
    Duke thirrur me za te larte
    A ka njeri nder keto male?
    Morë a ka kund UQK-e
    Për t’na shpetuar jetën ne
    Ni ze nga large eshte ndegjuar,
    Ne emer te UQK-es ju eshte lajmruar,
    Ne jemi ketu per t’ju ndihmuar,
    Ishte armiku qe ju fliste shqip.
    Donte n’kurth popullin me qite!!!
    Kur don Zoti me t’shpetuar
    UQK-eja afer kishte qilluar,
    Dy Ushtri..ball per ball
    Populli shkret ra ne hall,
    S’dishin kujt me i besuar?
    UQK-ja ju jep sheje,
    Ngrit flamurin me shqiponje
    Per t’kuptuar qe jan shqiptar
    Pa bere ze jan afruar,
    Ne ndihem popullit ju kan shkuar
    Qe jan shqiptar e kan kuptuar…
    Jeten kishin ne rrezik!
    T’madhe Hasani ju ka bertit
    Ju tregon shejen ne krah.
    Mos u friksoni ju thot nga ne
    Se na Jemi UQK-e..
    po ju lutem, ejani me ne
    Kishte djali zemer luanit.
    Nuk ju trembë aspak dushmanit(armikut)!
    Zvarre per tokë,para ju doli
    Ua shpetoi jeten,nga halli i nxori
    Ne një dorë mbante armën,
    e me tjetren mbante plaken!
    UQK=eja happen zjarr
    Shum ushtri armikut i vran
    Shum ushtri, aty kan mbet!!!
    Bertiste shkau ne gjuhe te vet,
    Harroi i shkreti,(shqip)te flet!.

    ....autore
    Hajla Rugovase....
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 20-04-2010 më 13:55
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Falemnderit juve qe m'keni shkruar ne Panelin e Anetarit-Ditari...Paçit uraten

    Hajla.
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 20-04-2010 më 14:12
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  7. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Vendndodhja
    ne valet e jetes..!
    Postime
    28
    e nderuara Hajla,

    Seq me keni ngatrruar, me te motren e MJELLMES ! Jo ..Jo une s`jame motra e Mjellmes..! Tjeter emer ka motra e Mjellmes, Shpirti i saje u prefte ne Parajse, boll shumee i mungon ketij forumi.
    me rrespekt..

    fatjeta
    Dashuria dyshon, te robnon dhe beson me te njejten force.

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga Fatjeta Lexo Postimin
    e nderuara Hajla,

    Seq me keni ngatrruar, me te motren e MJELLMES ! Jo ..Jo une s`jame motra e Mjellmes..! Tjeter emer ka motra e Mjellmes, Shpirti i saje u prefte ne Parajse, boll shumee i mungon ketij forumi.
    me rrespekt..

    fatjeta
    Kerkoj siqerisht falje per kete, por sec me ka mbetur ne koke ky emer...
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga Fatjeta Lexo Postimin
    e nderuara Hajla,

    Seq me keni ngatrruar, me te motren e MJELLMES ! Jo ..Jo une s`jame motra e Mjellmes..! Tjeter emer ka motra e Mjellmes, Shpirti i saje u prefte ne Parajse, boll shumee i mungon ketij forumi.
    me rrespekt..

    fatjeta
    prap cila qe te jeni falemnderit,kshtuqe kerkoi falje per nofken e ngatrruar,mcs gjerat ndodhin!
    P.s.ne fakt dhe une po mendoja se jeni moter e ishe Mjellmes, ton te dashur.
    past ndjes,

    besoi ne mirekuptim...flm,
    Hajla.
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    "Nipat po t'kerkoin...!
    ~~~~~~~~~~~~~~~

    Te kerkoin dhe mbesat
    Endriti i vogel.
    Per qdo dite t’permen
    Po thote ku eshte gjyshi?
    Pse ma nuk po vjen,
    I them ka shkua n’Kosove
    Te "Fortes e te Ylli"..
    Dhe une du me shkua
    Per me nej me gjyshin
    Se shum e kam dashur
    Dhe ai me donte mua
    I thon,Vjosa&Violeta..
    Se ai ne qiell ka shkua
    Tani eshte bere engjull
    Nga atje na shefe perdite
    Pse une nuk e shofe,
    Dua t’flase me te
    Me vrap del n’ballkan
    E me ze therret,
    O gjysh zbrit nga qielli
    Eja rri me ne!
    Sa shum gjysh jam rrite
    Ti a po me shefe,
    Kur po dal ne park
    Pse ti gjysh s’po vjen,
    Per Ty m’ka marr malli
    Sa shum po me mungon
    Me i ra "çitelise"(instrumentit)
    Tash kush me meson
    Kangen qe kendojshe ti
    Une per dite e ndegjoi
    E mami po çan,
    Sa here qe po e l’shoi
    I thom mami mos çaj
    Se gjyshi te shefe
    E ai idhnohet,
    E me ty nuk flet!

    “Hej bote vrastare!!!

    ...shkroi
    Hajla.
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

Faqja 18 prej 23 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  2. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  3. Më mirë një FUND me dhimbje, apo një DHIMBJE pa fund?
    Nga BrianaS në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 14:04
  4. Me dhimbje?...
    Nga kot në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 23-05-2004, 01:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •