Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Disa pyetje...

    Pershendetje...

    Kam ca pyetje per ju,shpresoj te me pergjigjeni,,,flm

    1-Si eshte qendrimi i Krishtit ndaj nje personi qe leshon fene krishtere?

    2-A eshte denuar ndonje armik i Krishtit nga dora apo urdherat e tij?

    3-Cfare thote Krishti ne lidhje me masen e denimeve qe u behet Imoraleve,vrasesve,hajduteve?

    4-Cfare thote Krishti per Diturine?

    5-Sa here i urdheroi dishepujt te luteshin ne dite?

    6-Cfare thote Krishti per grate?

    7-Cfare thote Krishti per luften kunder jobesimtareve ?

    flm........Floriri
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #2
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Citim Postuar mė parė nga FLORIRI

    Pershendetje Floriri!

    Persa u perket pyetjeve te tua do te perpiqem te pergjigjem me aq sa mundem sepse ne fakt ti ato pyetje ja ke drejtuar Krishtit drejtperdrejt dhe Ai eshte pergjigjur ne Bibel per secilen per to dhe po te lexosh Biblen mund t'i gjesh pergjigjet edhe vete. Ftoj gjithashtu cdo te krishtere qe te plotesoje pergjigjet e mija ne qofte se ai mendon se ato nuk jane te plota.

    Ne radhe te pare dua te theksoj se per mua si i krishtere pergjigja e vetme dhe e plote per cfare do lloj aspekti te jetes apo problemi gjendet tek nje Person, dhe ky Person eshte Jezu Krishti. Krishti, i dashur Floriri nuk ndertoi ne kete bote nje sistem fetar ne kuptimin qe ne i japim fese sot. Cdo sistem fetar sot ne bote ka nje sere rregullash, ritesh apo zakonesh qe duhen bere dhe zbatuar dhe sipas ketyre sistemeve ne kete menyre ti i pelqen Perendise dhe per kete do te shperblehesh nje dite ne parajse ose xhenet. Por me Krishtin gjerat ndryshojne, Ai i pranon te gjithe ashtu sic jane te dobet, te derrmuar nga pesha e mekateve, te lodhur, te rraskapitur dhe u jep te gjitheve qe vijne tek Ai jeten e perjetshme.

    Ungjilli ose sic quhet ndryshe Lajmi i Mire eshte per te gjithe dhe eshte i thjeshte, Perendia erdhi ne toke, u lind nga nje virgjereshe, u rrit si gjithe ne, jetoi nje jete pa mekatuar, dha veten e Tij ne kryq per mekatet tona, u varros dhe te treten dite u ringjall dhe kushdo qe beson ne Birin e Perendise merr faljen e mekateve, fillon nje jete te re dhe nuk vdes kurre me (shpirterisht).

    Persa i perket pyetjes se pare do te citoj vetem dy vargje nga ungjilli sipas Gjonit 6: 66-68 :
    66 Qė nga ai moment shumė nga dishepujt e vet u tėrhoqėn dhe nuk shkuan mė me tė.
    67 Atėherė Jezusi u tha tė dymbėdhjetėve: ''A doni edhe ju tė largoheni?''.
    68 Dhe Simon Pjetri iu pėrgjigj: ''Zot, te kush tė shkojmė? Ti ke fjalė jete tė pėrjetshme.

    Krisht u braktis nga disa dishepuj dhe Ai ju drejtua atyre qe qendruan me Te "A doni edhe ju te largoheni?" Ai nuk detyron asnje njeri te qendroje me force, por pergjigja qe dha Pjetri ndaj pyetjes se Krishtit tregon se jashte Krishtit nuk ka jete te perjetshme. I krishtere nuk eshte ai qe mban nje emer te tille nga ana e jashtme, por i krishtere eshte ai qe eshte dorezuar plotesisht ne dore te Krishtit dhe qe brenda tij ka nje fryme te re. Qe te hysh ne mbreterine e Perendise duhet te rilindesh i thote Krishti Nikodemit (Gjoni 3).

    Ndersa pyetja e 2 dhe e 7 me duken njelloj dhe une do te citoj vete fjalet e Jezu Krishtit qe gjenden tek Mateu 5:44 (gjithshtu shiko edhe Luka 27,35) :

    44 Por unė po ju them: "Duani armiqtė tuaj, bekoni ata qė ju mallkojnė, u bėni tė mirė atyre qė ju urrejnė, dhe lutuni pėr ata qė ju keqtrajtojnė dhe ju pėrndjekin,

    27 Por unė po ju them juve qė mė dėgjoni: ''T'i doni armiqtė tuaj; u bėni tė mirė atyre qė ju urrejnė.
    28 Bekoni ata qė ju mallkojnė dhe lutuni pėr ata qė ju keqtrajtojnė.

    Per momentin nuk kam kohe te pergjigjem per pyetjet e tjera, por shpresoj se me vone mund te kthehem. Shpresoj se edhe dikush tjeter mund te plotesoje pergjigjet.
    Pershendetje!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit77 : 19-01-2005 mė 06:32
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  3. #3
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Deri tashi qarte.....flm
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga FLORIRI
    Pershendetje...

    3-Cfare thote Krishti ne lidhje me masen e denimeve qe u behet Imoraleve,vrasesve,hajduteve?

    4-Cfare thote Krishti per Diturine?

    5-Sa here i urdheroi dishepujt te luteshin ne dite?

    6-Cfare thote Krishti per grate?

    7-Cfare thote Krishti per luften kunder jobesimtareve ?

    flm........Floriri
    Floriri, le te jap edhe une disa pergjigje te shkurtra!

    Ne lidhje me pyetjen e trete mbase nuk e kam kuptuar mire por me sa duket e ke fjalen per ndeshkimin qe do marrin keta njerez pas vdekjes. Perendia yne thote qarte se te gjithe njerezit, pamvaresisht nga mekatet e tyre, nese pranojne Krishtin si shpetimtarin e tyre, do shpetohen, pra do jetojne pergjithmone ne pranine e Perendise. Kjo gje nuk i jepet njerezve si nje shperblim per jeten e tyre, por si nje dhurate, pasi Perendia eshte nje Perendi dashurie. Qe te kthehemi tek pyetja jote, jane edhe ata njerez qe nuk e pranojne kete dhurate te Perendise. Keta njerez do te perfundojne ne ferr. Dua te sqaroj dicka ketu! Ferri nuk eshte nje ndeshkim per njerezit i bere nga Perendia si nje teke e Tij. Ne fakt te gjithe njerezit e meritojne ate, pasi jemi bere vegla te djallit. Keshtu pra qe te gjithe pa perjashtim meritojme vdekjen shpirterore. Por Perendia qe eshte Dashuri, ndeshkoi birin e Tij ne vendin tone, ne menyre qe kushdo e pranon se Krishti ka zene vendin e tij, shpeton nga ndeshkimi i Perendise.

    Do thuash ti se qenka shume e lehte. E pranoj edhe une Krishtin dhe me pas bej c'te dua ne jeten time, pasi i kam shpetuar ndeshkimit. Ata qe me sinqeritet e pranojne Krishtin ne jeten e tyre, rilindin dhe Krishti banon brenda tyre, dhe eshte Krishti qe jeton ne jeten e tyre dhe jo ata. Zoti yne na e ka bere te qarte se ne nuk mund te bejme nje jete te shenjte, sado qe te perpiqemi. Prandaj Ai nuk na kerkon qe ne te perpiqemi t'i pelqejme Atij, e vetmja gje qe na kerkon eshte t'a duam Ate dhe t'a leme ate te jetoje ne jeten tone.

    Nuk e di nese ju pergjigja sakte pyetjes sende, por ajo qe dua te them eshte se imoralet, vrasesit, dhe hajdutet, nese pranojne Krishtin, jeta e tyre ndryshon 100%, dhe ata jetojne nepermjet jetes se shenjte qe banon brenda tyre. Ndersa ne bote ka shume njerez te moralshem dhe te zakonshem qe nuk jane as vrases as hajduta. Keta njerez nga ana tjeter, le te mburren sa te duan per jeten e tyre, nese ata nuk pranojne Krishtin jane te humbur.

    Cfare thote Krishti per Diturine? Nuk e di se per cfare e ke fjalen, por ajo qe di une eshte se Krishti per ne eshte gjithcka. Ai eshte edhe Dituria jone. Gjithashtu di qe Krishti pranon ne gjirin e tij edhe injorantin me te madh te botes. Ai nuk sheh se sa i ditur eshte dikush, per te jane njesoj si te diturit ashtu edhe te paditurit.

    5-Sa here i urdheroi dishepujt te luteshin ne dite? Ai nuk urdheroi dishepujt te luteshin. Ai i mesoi ata te luteshin. Ai i mesoi ata dhe te gjithe qe e ndjekin ate se nepermjet lutjes ne mund te jetojme nje jete te shenjte. Por lutja nuk eshte ajo qe shume e perdorin ne fene myslimane apo edhe nje pjese e madhe e fese se Krishtere. Lutja e verete eshte nje komunikim i frymes sone me Zotin. Dhe kjo lloj lutjeje mund te behet pa u nderprere nga aktivitetet e jashtme. Kete lloj lutje jemi te ftuar ne te Krishteret te mesojme, dhe kjo lloj lutje mund te behet gjate gjithe kohes qe jemi zgjuar, pra pa nderprerje. Dhe mos harro, kjo eshte nje lutje qe nuk del nga medja e njeriut por nga zemra, ose me mire nga fryma. Dhe nuk eshte aspak e lodhshme!

    6-Cfare thote Krishti per grate? Hmm, ate qe thote Ai nuk e ka thene asnje profet dhe asnje fe tjeter. Ai thote se ne burrat (bashkeshortet) duhet t'i duam ato ashtu si Ai deshi Kishen. Pra Ai kaq shume deshi kishen (mos u ngaterro, kisha nuk eshte nje ndertese, si mund ta dish ti, por nje organizem i gjalle) sa qe dha jeten per te. Keshtu edhe ne burrat, duhet t'i duam kaq shume grate sa te japim edhe jeten tone per to. Gjithashtu grave ju drejtua duke u thene se ashtu si kisha i nenshtrohet Krishtit ne gjithcka, ashtu edhe ato duhet t'i nenshtrohen burrave te tyre.

    7-Cfare thote Krishti per luften kunder jobesimtareve ? Nuk e di per cfare lufte e ke fjalen, por me duket se te eshte pergjigjur Astriti per kete. Krishti na thote t'i luftojme fuqishem armiqte tane. Ti luftojme ashper dhe me egersi ata. Si? Me dashuri! Ai na thote qe kur armiqte te na bejne ndonje te keqe, ne duhet te lutemi per ta, t'i ndihmojme, t'i bekojme, me pak fjale t'i duam, pasi keshtu do jete sikur t'u kemi vene nje qymyr te ndezur mbi koke.

    Shpresoj t'i jem pergjigjur sadopak pyetjeve te tua.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #5
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Vini re nje kontradikte brenda nje shkrimi me pese rrjeshta

    Citim Postuar mė parė nga Astrit77
    Pershendetje Floriri!

    Ungjilli ose sic quhet ndryshe Lajmi i Mire eshte per te gjithe dhe eshte i thjeshte, Perendia erdhi ne toke, u lind nga nje virgjereshe, u rrit si gjithe ne, jetoi nje jete pa mekatuar, dha veten e Tij ne kryq per mekatet tona
    Shi ketu Jezusi na qenka Perendi Zot (Allahu te me rruaj)

    Citim Postuar mė parė nga Astrit77
    u varros dhe te treten dite u ringjall dhe kushdo qe beson ne Birin e Perendise merr faljen e mekateve, fillon nje jete te re dhe nuk vdes kurre me (shpirterisht).
    Kurse ketu qenka biri i Perendis Hajde mere vesh kete pune !???

    Ju me cudisni mua dita dites
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 20-01-2005 mė 02:19
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  6. #6
    Katil Maska e Krijos
    Anėtarėsuar
    19-01-2005
    Vendndodhja
    Shpelle
    Postime
    13
    Citim Postuar mė parė nga altini55
    Shi ketu Jezusi na qenka Perendi Zot (Allahu te me rruaj)

    Kurse ketu qenka biri i Perendis Hajde mere vesh kete pune !???

    Ju me cudisni mua dita dites

    O lale naje menien ca o Jezu Krishti, biri I perendise apo Perendia???

    Na bot lomsh ene ne te tjeret qe e dinim per nipin e perendise. Ore dini ca flsini ju apo kodra mas bregut. Edhe cuditem se ke gjithe ate besim edhe akom se ke nda menien ca eshte Jezu Krishti. Zot na ruj kur thote ai shoku me lart.

  7. #7
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Do thuash ti se qenka shume e lehte. E pranoj edhe une Krishtin dhe me pas bej c'te dua ne jeten time, pasi i kam shpetuar ndeshkimit. Ata qe me sinqeritet e pranojne Krishtin ne jeten e tyre, rilindin dhe Krishti banon brenda tyre, dhe eshte Krishti qe jeton ne jeten e tyre dhe jo ata. Zoti yne na e ka bere te qarte se ne nuk mund te bejme nje jete te shenjte, sado qe te perpiqemi. Prandaj Ai nuk na kerkon qe ne te perpiqemi t'i pelqejme Atij, e vetmja gje qe na kerkon eshte t'a duam Ate dhe t'a leme ate te jetoje ne jeten tone.
    -------------------------------------------------------------------------------------------------
    ---------------------------------------------------------------------------------------------------
    postimi FLORIRI
    Shume e qarte asht edhe kjo.Pasi dihet se besimi i vertete....pra besimi qe lind nga dashuria ndaj perendise te menjanon nga te keqiat.Me i rane shkurt...marrim shembullin e nje shteti krishter me udheheqes krishter......cili do te ishte denimi qe do ti behej ne kete shtet nje te krishteri nese ai vidhte,vriste apo bente imoralitet.E kuptoj qe jezusi i pranon te gjithe....edhe mekataret e medhenj ne gjirin e vet,por shoqeria demtohet nga keta.Cfare thote krishti per kete?

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------
    -------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Nuk e di nese ju pergjigja sakte pyetjes sende, por ajo qe dua te them eshte se imoralet, vrasesit, dhe hajdutet, nese pranojne Krishtin, jeta e tyre ndryshon 100%, dhe ata jetojne nepermjet jetes se shenjte qe banon brenda tyre. Ndersa ne bote ka shume njerez te moralshem dhe te zakonshem qe nuk jane as vrases as hajduta. Keta njerez nga ana tjeter, le te mburren sa te duan per jeten e tyre, nese ata nuk pranojne Krishtin jane te humbur.
    ------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Ppostim FLORIRI
    Qarte.............

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------
    -------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Cfare thote Krishti per Diturine? Nuk e di se per cfare e ke fjalen, por ajo qe di une eshte se Krishti per ne eshte gjithcka. Ai eshte edhe Dituria jone. Gjithashtu di qe Krishti pranon ne gjirin e tij edhe injorantin me te madh te botes. Ai nuk sheh se sa i ditur eshte dikush, per te jane njesoj si te diturit ashtu edhe te paditurit.
    ----------------------------------------------------------------------------------------------------
    postimi FLORIRI
    E kisha fjalen persa i perket shkencave te ndryshme,qe mendoj se egzistonin edhe ne kohen e tij.Psh mjeksia,arkitektura etj etj....me sa di edhe vete krishti ka punuar ne ndertim me jozefin.

    ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    5-Sa here i urdheroi dishepujt te luteshin ne dite? Ai nuk urdheroi dishepujt te luteshin. Ai i mesoi ata te luteshin. Ai i mesoi ata dhe te gjithe qe e ndjekin ate se nepermjet lutjes ne mund te jetojme nje jete te shenjte. Por lutja nuk eshte ajo qe shume e perdorin ne fene myslimane apo edhe nje pjese e madhe e fese se Krishtere. Lutja e verete eshte nje komunikim i frymes sone me Zotin. Dhe kjo lloj lutjeje mund te behet pa u nderprere nga aktivitetet e jashtme. Kete lloj lutje jemi te ftuar ne te Krishteret te mesojme, dhe kjo lloj lutje mund te behet gjate gjithe kohes qe jemi zgjuar, pra pa nderprerje. Dhe mos harro, kjo eshte nje lutje qe nuk del nga medja e njeriut por nga zemra, ose me mire nga fryma. Dhe nuk eshte aspak e lodhshme!

    6-Cfare thote Krishti per grate? Hmm, ate qe thote Ai nuk e ka thene asnje profet dhe asnje fe tjeter. Ai thote se ne burrat (bashkeshortet) duhet t'i duam ato ashtu si Ai deshi Kishen. Pra Ai kaq shume deshi kishen (mos u ngaterro, kisha nuk eshte nje ndertese, si mund ta dish ti, por nje organizem i gjalle) sa qe dha jeten per te. Keshtu edhe ne burrat, duhet t'i duam kaq shume grate sa te japim edhe jeten tone per to. Gjithashtu grave ju drejtua duke u thene se ashtu si kisha i nenshtrohet Krishtit ne gjithcka, ashtu edhe ato duhet t'i nenshtrohen burrave te tyre.
    -------------------------------------------------------------------------------------------------------
    postimi FLORIRI
    Te pranueshme........

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------
    -------------------------------------------------------------------------------------------------------
    7-Cfare thote Krishti per luften kunder jobesimtareve ? Nuk e di per cfare lufte e ke fjalen, por me duket se te eshte pergjigjur Astriti per kete. Krishti na thote t'i luftojme fuqishem armiqte tane. Ti luftojme ashper dhe me egersi ata. Si? Me dashuri! Ai na thote qe kur armiqte te na bejne ndonje te keqe, ne duhet te lutemi per ta, t'i ndihmojme, t'i bekojme, me pak fjale t'i duam, pasi keshtu do jete sikur t'u kemi vene nje qymyr te ndezur mbi koke.

    Shpresoj t'i jem pergjigjur sadopak pyetjeve te tua
    ------------------------------------------------------------------------------------------------------
    postimi FLORIRI

    Pyetja ma shume kishte bante se si duhet te reagoje nje krishter per te mbrojtur nderin e vet nese sulmohet nga pabesimtaret.Nese i kanoset rrezik material,,,,psh nje shteti krishter i shpallet lufte nga nje shtet pabesimtar.Kur them shtet krishter kam parasysh nje vend qe drejtohet nga njerez kane prabuar frymen e shenjte.

    Flm per kontributin qe ke dhane
    shkrimet qe skane te bejne me temen i lutem moderatorit ti fshije.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 20-01-2005 mė 08:02
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Floriri, pyetjet ne vazhdim jane shume interesante dhe do t'i ve tani ne nje radhe dhe te pergjigjem sipas kohes qe kam.

    Shume e qarte asht edhe kjo.Pasi dihet se besimi i vertete....pra besimi qe lind nga dashuria ndaj perendise te menjanon nga te keqiat.Me i rane shkurt...marrim shembullin e nje shteti krishter me udheheqes krishter......cili do te ishte denimi qe do ti behej ne kete shtet nje te krishteri nese ai vidhte,vriste apo bente imoralitet.E kuptoj qe jezusi i pranon te gjithe....edhe mekataret e medhenj ne gjirin e vet,por shoqeria demtohet nga keta.Cfare thote krishti per kete?
    Ne radhe te pare dua te them se nuk ka shtet te krishter, dhe as nuk ka per te pasur ndonjehere. Fakti qe shume shtete quhen te krishtere, nuk i ben aspak ata te krishtere. As Greqia, as Italia, as ndonje shtet tjeter perendimor nuk eshte i krishter. Si rrjedhoje pra nuk mund te themi se ka te krishtere qe vjedhin, perdhunojne, apo vrasin. Ata qe i bejne keto gjera, le te qehen ne dokumente te krishtere. Ata nuk jane te krishtere.

    Nga ana tjeter, persa na perket ne te krishtereve, Krishti na ka mesuar se ne duhet te zbatojme te gjitha ligjet e cdo lloj shteti, pervec atyre qe na detyrojne te mohojme Zοtin tone.

    E kisha fjalen persa i perket shkencave te ndryshme,qe mendoj se egzistonin edhe ne kohen e tij.Psh mjeksia,arkitektura etj etj....me sa di edhe vete krishti ka punuar ne ndertim me jozefin.
    Krishti nuk erdhi ketu ne toke per t'u interesuar per shkencat ne pergjithesi. Ai erdhi ketu per te na shpetuar ne nga mekati. Ajo qe ne dime eshte se masa e diturise qe dikush ka, nuk percakton edhe masen e mekatit. Te gjithe jemi mekatare, te ditur apo jo. Nga ana tjeter Zoti yne nuk vjen ne kundershtim me diturine, apo me shkencat, Ai thjeshte kalon pertej tyre. Sheknca eshte dicka qe ka limit, ndersa Zoti jo.

    Pyetja ma shume kishte bante se si duhet te reagoje nje krishter per te mbrojtur nderin e vet nese sulmohet nga pabesimtaret.Nese i kanoset rrezik material,,,,psh nje shteti krishter i shpallet lufte nga nje shtet pabesimtar.Kur them shtet krishter kam parasysh nje vend qe drejtohet nga njerez kane prabuar frymen e shenjte.
    Edhe nje here, shtete te tilla nuk egzistojne. Nga ana tjeter, te krishteret e vertete e vene Zotin mbi kombin e tyre. Kombi i tyre i vertete eshte Qielli. Ai eshte vendi ku te krishteret do banojne perhere. Ne keto vende qe ne banojme tani, ne jemi vetem kalimtar, dhe Zoti ka lejuar qe ne te kalojme nje pjse te vogel te perjetesise. Keshtu pra mendoj se nese p.sh. nje shtet pushton Shqiperine, te krishteret e vetmja gje qe mund te bejne eshte qe te luten per te, por jo me shume. Te krishteret nuk duhet te vene Kombin mbi Zotin. Te krishteret nuk jane te ftuar te luftojne, kushdo qofte armiku i kombit te tyre. Ata besojne ne nje Zot qe cdo gje kalon nga dora e Tij dhe cdo gje e lejon Ai. Keshtu qe ata kane besim te Zoti per cdo gje qe ndodh ne toke dhe cdo gje e lene ne dore te tij.

    Eshte e vertete qe shume te krishtere e ngaterrojne kete gje. Po jap edhe nje shembull nga bibla. Kur erdhi Krishti ketu ne toke, judenjte kujtuan se Ai do t'i clironte nga perandoria Romake. Por Ai nuk e beri kete gje. Ai u morr vetem me shpirtin e njerezve dhe me jeten e perjetshme. Kjo ishte edhe arsya qe shume nuk besuan ne Te. E njejta gje ndodh edhe sot me shume te krishtere. Ata mendojne se duhet te luftojne kunder nje shteti armik.

    Tani ta kthejme ne rast vetjak, personal. Nese dikush don t'i beje keq familjes sime psh, gruas sime apo djalit tim. Ne te krishteret besojme se asgje ne jeten tone, sado e keqe qe te jete ajo, nuk ndodh pa lejen e Zotit. Dhe cdo gje qe ndodh, eshte per te miren tone, sado te pakuptueshme te jene keto gjera. Keshtu pra, nje i krishter i pjekur, do ta shohe nje ngjarje te tille si nga dora e Zotit. Kjo nuk do te thote se ai nuk do kete kujdes te ruaje familjen e tij, por pasi te kete bere cdo gje qe kalon nga dora e tij dhe perseri e keqja ka ardhur, ai, akoma edhe per kete ngjarje i beson Zotit dhe e falenderon Ate per kete te keqe qe i ka ndodhur.

    Eshte e vertete qe shume te krishtere nuk mund ta durojne kete gje, por Zoti yne na ka premtuar se Ai nuk do lejoje asgje te keqe mbi mundesite tona, por bashke me tundimin do na jape edhe forcen per te kaluar veshtiresi te tilla.

    Shpresoj perseri te kem dhene nje pergjigje te kenaqshme. Megjithate mendoj se mund te shtonin edhe te tjere.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #9
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Altini55 dhe Krijos!

    Bir i Perendise do te thote Perendi. Jezu Krishti ka te njejten natyre si edhe Peredia. Perendia i vertete eshte Trini, Ati, Biri dhe Fryma e Shenjte. Kete gje na meson Shkrimi i Shenjte Bibla.
    Eshte nje mister qe ne njerezit qe jemi te kufizuar nuk mund ta kuptojme plotesisht dhe duhet te jete i tille sepse Perendia i pafundem ne cdo aspekt, hapesire, kohe, njohuri nuk mund te jete plotesisht i kuptueshem nga ne qeniet njerezore, perndryshe nuk do te ishte me Perendi. Ai na eshte shfaqur ne Tre Persona, e megjithate te Tre ata Persona jane nje Perendi. Asnjehere nuk ka pasur nje moment kur te Tre ata te mos kene ekzistuar.
    Ne lidhje me termin Biri i Perendise = Perendi do te jap vetem nje ilustrim qe mund t'ju ndihmoje ta kuptoni nje gje te tille. Kur ne themi per dike se eshte bir i njeriut sepse ka lindur nga nje njeri a nuk po themi njekohesisht se ai eshte njeri? Une jam njekohesisht bir njeriu dhe njeri, po keshtu edhe ju jeni te tille 100 % bir njeriu dhe 100 % njeri.
    Po keshtu edhe Perendia ka ekzistuar ne perjetesi, ekziston dhe do te ekzistoje ne perjetesi si Ati, Biri, dhe Fryma e Shenjte. E tille eshte natyra e Tij dhe Ai nuk ndryshon kurre. Prandaj Ai tha tek Zanafilla "Le ta bejme njeriun ne shembelltyren tone." Njeriu eshte ne shembelltyre te Perendise sepse njeriu eshte trup, fryme e shpirt. Njeriu eshte triun sikurse Krijuesi i tij.

    Me falni qe dola nga tema, por edhe pyetja ishte e tille.

    Falenderoj livein qe ju ka pergjigjur edhe pyetjeve te Floriri-t.
    Dua te theksoj nje aspekt te vecante te sherbeses se Zotit tone ketu ne toke. Jezu Krishti gjithmone mesoi dhe foli per anen shpirterore te cfaredo lloj problemi.
    Persa u perket imoraleve, vrasesve apo hajduteve, ata te gjithe ne baze te ligjit te Dhjates se Vjeter jane te denuar, por edhe ata qe s'jane te tille ne pamje te jashtme, ne qofte se nuk pendohen dhe besojne tek Krishti, nje dite do te vdesin dhe do te dalin para gjyqit te Krishtit dhe kushdo qe shkon ne ate gjyq eshte i denuar tashme sepse vepra e tij do ta denoje ate. Askush nuk mund te pohoje para Perendise se Shenjte dhe te Drejte se eshte i drejte. Ne themi per dike se eshte imoral sepse ai ndoshta ka nje lidhje jashtemartesore, por Jezu Krishti e ngriti kete standard edhe me lart. Ai tha se ne qofte se ti shikon nje grua per ta deshiruar ti tashme ke bere tredheti bashkeshortore ne zemren tende dhe sipas ligjit te Moisiut ti duhesh te denohesh me vdekje. Dhe une mendoj se nuk ka asnje njeri ne bote qe nuk e ka pare njehere nje grua jo te tijen per ta deshiruar (dhe anasjelltas edhe per grate) dhe thelle ne zemrat tona ne jemi imorale. Perendia qe shikon zemrat tona e di nje gje te tille dhe sipas drejtesise Ai duhet te na ndeshkoje. E vetmja rruge shpetimi eshte vetem meshira e Tij. Po keshtu mund te themi edhe per vrasjen, ku Krishti thote se po te zemerohesh pa shkak kunder vellai tend ti do ti nenshtrohesh gjyqit. Ne fakt po te lexosh predikimin ne mal qe gjendet tek Mateu 5-7 dhe Luka 6:17-49 ti i dashur Floriri mund te marresh pergjigjet e shume prej pyetjeve te tua. Po te klikosh tek Bibla ne Shqip dhe te klikosh tek libri i Mathew dhe kapitulli 5 mund ta lexosh vete se cfare ka mesuar Krishti!

    Peredia i ben thirrje kujtdo qe te pendohet dhe te besoje tek Jezu Krishti si e vetmja rruge shpetimi nga mekatet tona.

    Pershendetje dhe Zoti ju bekofte!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit77 : 21-01-2005 mė 06:42
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  10. #10
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Astrit flm per pergjigjet.

    P.S Mos jep pergjigje te atyre qe nuk kane shkrujt ne lidhje me temen.thnx
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Tema tė Ngjashme

  1. Disa pyetje, pėr ata qė e lodhin trurin :
    Nga Kryeplaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 12-10-2016, 07:17
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •