Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Pyetje mbi dënimet me vdekje në Islam

    Pershendetje.

    Disa paqartesi qe kam thjesht deshiroj ti shtroj si pyetje ketu me shpresen se do te marr ndonje pergjigje.Ndoshta keta burojne nga natyra ime skeptike ,por per me gjate vendin po ua lejme pyetjeve.

    1-Pse sheriati Islam e denon me vdekje personin qe largohet(tradhton)nga feja.Per mendimin tim ketu mohohen te drejtat e individit dhe feja imponohet me dhune.Nuk ka vlere me ajeti qe ne fe nuk ka dhune pasi mjafton te mendosh presionin psikologjik qe mund te kete nje njeri ne nje vend ku zbatohet sheriati.Ai njeri edhe sikur te gjeje dicka ne fe islame qe nuk e pranon me zemer detyrohet ta pranoje ne heshtje nga frika se mos e vrasin.Pra thjesht krijohet nje hipokrizi qe pret te shpertheje.

    2-Si shpjegohet beteja me nje fis(benu mustaliket),ku profeti pa i lajmeruar aspak(thirr ne fene islame)u shkon ne vendndjenjen e tyre e vret te tere burrat e u konfiskon grate dhe pasurine.A eshte e drejte qe nje profet te denoje me djegje te drites syrit me hekur te skuqur ne zjarr sikur beri me Urejinasit.Tregon ndonje gje te vecante ky akt mbi karakterin e profetit.Si shpjegohet qe njerezit me te afert te profetit,pra grate e tij bene koalicion kundra tij,nese nuk do ta besonin plotesisht ata....cfare pret nga te tjeret?????????


    3-A nuk mendoni qe Islami asht rrezik per boten.........Per mua ka disa pika qe ia vlejne te diskutohen.Amerika,Izraeli....dhe gjith jomuslimanet ndjehen te kercenuar nga islami.Eshte mese e vertet kjo.Pasi dihet se ne islam egzistojne ajete qe e nxisin luften kundra jomuslimaneve.Psh ne sheriatin islam thuhet qe nese ne nje shtet jomusliman behet padrejtesi ndaj njerezve shteti islam duhet ta rregulloje ate.Pra nese do te kishte nje superfuqi islamike do te pushtohej e tere bota nese nuk pranonin mesazhin islam(kuptohet nese do te kishte mundesi ta bente nje gje te tille).Pra bota e din rrezikun qe vjen nga nje bashkesi e tille prandaj qe e shtyp cdo inciative qe ne berthame.........si thoni ju?
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 18-01-2005 më 12:14
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    1-Pse sheriati Islam e denon me vdekje personin qe largohet(tradhton)nga feja.Per mendimin tim ketu mohohen te drejtat e individit dhe feja imponohet me dhune.Nuk ka vlere me ajeti qe ne fe nuk ka dhune pasi mjafton te mendosh presionin psikologjik qe mund te kete nje njeri ne nje vend ku zbatohet sheriati.Ai njeri edhe sikur te gjeje dicka ne fe islame qe nuk e pranon me zemer detyrohet ta pranoje ne heshtje nga frika se mos e vrasin.Pra thjesht krijohet nje hipokrizi qe pret te shpertheje.
    Lexoje kete temen

    PYETJET E DREJTUARA


    Pyetjet rreth lirive individuale:

    1) Si mund të përputhim ndërmjet lirisë së mendimit dhe besimit të cilën Zoti ia ka dhuruar njeriut dhe ndërmjet ndalimit që i bëhet atij që dëshiron të ndroj fenë e tij (duke përdorur dënimin maksimal, pra me vdekje). Edhe sikur ky konvertim të jetë rezultat i një refleksioni të thellë personal i bazuar në arsye serioze?

    Pergjigja

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=32055

    Per pyetjen e dyte do te shikoj pak se ne eshte e vertete si ngjarje dhe pse ka ndodhur ashtu.Sa me shpejt do te pergjigjem.


    3-A nuk mendoni qe Islami asht rrezik per boten.........Per mua ka disa pika qe ia vlejne te diskutohen.Amerika,Izraeli....dhe gjith jomuslimanet ndjehen te kercenuar nga islami.Eshte mese e vertet kjo.Pasi dihet se ne islam egzistojne ajete qe e nxisin luften kundra jomuslimaneve.Psh ne sheriatin islam thuhet qe nese ne nje shtet jomusliman behet padrejtesi ndaj njerezve shteti islam duhet ta rregulloje ate.Pra nese do te kishte nje superfuqi islamike do te pushtohej e tere bota nese nuk pranonin mesazhin islam(kuptohet nese do te kishte mundesi ta bente nje gje te tille).Pra bota e din rrezikun qe vjen nga nje bashkesi e tille prandaj qe e shtyp cdo inciative qe ne berthame.........si thoni ju?
    Islami nuk eshte rrezik per boten por shpetim o Floriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii.

    Pse e kane friken Islamin.E di pse .Sepse te njeten frike pati Faraoni dhe i tha njerzve te Tij .Musai po na prish fene.Prandaj duhet vrare.Te njten frike paten idhujtaret arabe per Muhamedin .as dhe thane ai po na prish fene e te pareve tone.Te njeten frike paten idhujtaret ne kohen e Ibrahimit dhe i thane Ai i ka thyer idhujt tone.Te njeten gje paten romaket me hebrejte kunder Jezusit.Te njeten gje paten kunder Nuhut dhe lutit.O flori ke lexuar ndonjehere historine e profeteve .Vertet ka shume domethenie per te kuptuar ne cdo histori te tyre.Te njejten frike paten te gjithe popujt qe i dergua profet sepse se duron dot shpirti i keq te miren.Se duron dot Moralin imorali.Se duron dot besimin mosbesuesi. Se duron dot racionalitetin njeri i shthurur ne degjenerim.

    Lexoje kete temen se do te kuptosh shume prej saj.


    KY eshte komentimi i i disa ajeteve te SURE BURUXHE NE KURAN ku thuhet-
    "-85. Buruxh
    1. Pasha qiellin me plot yje,
    2. Pasha ditën e premtuar,
    3. Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!
    4. Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,
    5. Të zjarrit më plot lëndë djegëse,
    6. Kur ata rrinin ulur rreth tij,
    7. Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
    8. E nuk patën pse t'i urrejë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,
    9. Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës;, e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
    10. Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.

    11. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të cilët burojnë lumenj. e ai është suksesi më i madh.
    12. Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
    13. Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
    14. Ai është që falë mëkatet, është i dashur.
    15. Është i Zot i Arshit, të madhëruar!


    Djali dhe Magjistari

    --------------------------------------------------------------------------------

    Nese imagjinata eshte veper e mendjes njerzore ,atehere realiteti eshte veper e vullnetit hyjnor, prandaj realiteti eshte perhere me i fuqishem se imagjinata dhe eshte burimi nga i cili ushqehet imagjinata njerezore...
    -"Kjo eshte nje histori qe sa here them ose e lexoj me vjen te qaj eshte komentimi i ajeteve ne kuran te SURES BURRUXHE e cila iu zbrit profetit Muhamed a.s per ti treguar per ngjarjen qe kishte ndodhur para se te zbriste kurani per ti treguar besimtareve muslimane qe vuanin ne ate kohe nga maltratimet dhe torturimet e jobesimtarve se ka pasur popuj para jush qe jane sprovuar per shkak te besimit te tyre ne Zotin nje te vetem"
    Nga popujt para jush ishte nje mbret qe kishte nje magjistar.Magjistari i sherbente mbretit per ti mbajtur njerzit te shtypur dhe per tiu bindur mbretit verberisht.Magjistari kur u moshua i tha mbretit, tani une jam bere burre i vjeter. Me gjej nje djale qe ti mesoj magjine.qe me ane te tij ti mbash njerzit ne nenshtrim .qe me magjine e tij ti hutoje njerzit dhe ato mos te kundershtojne ty.Keshtu mbreti i coi nje djalosh per te mesuar magjine.Nje here kur djaloshi shkoi tek magjistari rruges takoi nje plak besimtare i cili po i lutesh Zotit.Djali u be kurioz dhe iu afrua dhe e pyeti se kujt po i lutej .Plaku besimtare i tregoi -Une po i lutem Allahut Krijuesit te qiejve dhe tokes.Atehere djali i tha plakut besimtar se a nuk eshte mbreti Zoti yne .Jo -i tha plaku besimtar ,-Mbreti eshte njeri si ti dhe une Zoti yne eshte Allahu qe ka krijuar qiejt token diellin henen,ujin ajrin me te cilat ne jetojme pra gjithcka .Djali u habit dhe filloi ta degjonte me kureshtje dhe kjo po i sillte nje kenaqesi ne zemren e tij.Atehere djali iu lut plakut besimtare qe ai ta mesonte per Zotin e tij.dhe plaku besimtare pranoi.Sa here djali shkonte per tek magjistari ,djali shkonte e mesonte tek plaku besimtar qe ishte rruges dhe bisedonte me te rreth KRIJUESIT FUQIPLOTE .Keshtu vepronte cdo dite djali mirepo meqe vonohej nga mesimet e plakut besimtare, magjistari e rrihte djalin, por djali nuk i tregonte se me ke ishte .Sa here magjistari e pyeste pse vonohej ai i thoshte se vonohej nga njerzit e shtepise dhe kur njerzit e shtepise e pyesnin pse vonohej ai thoshte qe vonohej tek magjistari.Nje dite kur po shkonte tek magjistari rruges pa disa njerez te cilet iu ishte prere rruga nga nje kafshe.Atehere djali tha -Sot do ta marr vesh magjistari eshte me i mire apo besimtari-! Keshtu qe mori nje gure dhe tha -O ALLAH !Nese veprat e plakut besimtare jane me te mira tek ty se ato te magjistarit, ateher mbyte kete krijese qe njerzit mund te kalojne.Pastaj e qelloi me nje gur dhe kafsha u rrezua dhe njerzit kaluan duke u cuditur me mrekulline e djalit.Djali i gezuar dhe i mrekulluar nga kjo gje shkoi me vrap tek plaku besimtare dhe i tregoi ate qe i kishte ndodhur.Plaku e degjoi dhe ne fund i tha.-Biri im! Sot ti je me imire se une, ti ke arritur shume! Prandaj ti do te sprovohesh me besimin tend dhe nese te ndodh ndonje sprove ti mos trego per mua.Mbas asaj dite djalit fillun ti jepshin mrekulli te tjera si pasoje e lutjeve te tij drejtuar Zotit ai filloi te sheroi njerzit nga semundjet e lekures verberia e lindur lebra etj.Nje oborrtare i mbretit degjoi per djalin dhe mrekullite e tij shkoi tek ai i coi disa dhurata dhe i tha-te gjitha keto dhurata jane per ty me kusht qe te me sherosh mua.-Djali iu pergjigj me nje pergjigje te sinqerte-Une nuk sheroj askend Vetem Zoti eshte ai qe sheron .Pra nese beson Allahun si Zot dhe jo mbretin dhe elute ate Ai patjetre do te sheroje ty.Ai tha ;Une besoj se ska Zot tjeter pervec Allahut dhe mbreti eshte njeri i thjeshte si ne.Pastaj ju lut Allahut per sherim dhe Allahu ia ktheu syte.Kur shkoi tek mbreti dhe u ul afer atij ,mbreti e pyeti me habi -Te paska ardhe shikimi si keshtu.Obortari iu pergjigj-Allahu ma ktheu shikimin! Mbreti i xhindosur duke bertitur i tha ! A ke Zot tjeter pervec meje.Zoti im eshte dhe Zoti yt ai eshte Allahu krijuesi i qiejve dhe i tokes dhe ti je vetem se njeri.Mbreti i inatosur e kapi dhe i dha urdher rojeve qe ta rrahin dhe ta torturojne derisa te tregonte se kush ia kishte mesuar per keto gjera derisa ai i tregoi per djalin nga torturat e medha.Mbreti i coroditur per djalin te cilin e kishte cuar per te mesuar magjine qe me ate ti genjente njerzit qe ai ishte zot duke bertitur dhe uluritur i dha urdher rojeve!-Ma sillni djalin menjehere ketu. Rojet te frikesuar nga egersia mbretit shkuan tek shtepia e djalit e moren dhe e sollen ne keshtjellen e mbretit.Kur e sollen djalin mbreti i terbuar e pyeti 1-O djalosh! A ka arritur dija jote e magjise sa te sherosh semundjet dhe verberine.Djali iu pergjigj !-O mbret une nuk sheroj askend Allahu eshte ai qe sjelle sherimin me te vertete.Mbreti u terbua fare dhe tha.Merreni dhe torturoni derisa te tregoje se kush ia ka mesuar keto.Djali i njome nga torturat e shumta duke qare u tregoi per plakun besimtar me te cilin ai kishte mesuar.Mbreti urdheroi ushtaret e tij qe tia sillnin plakun besimtare menjeher ne pallat .Shkuan ushtaret dhe e moren plakun besimtare dhe ia sollen mbretit.Mbreti i xhindosur duke bertitur i thote.hiq dore nga besimi yt tek Zoti dhe feja jote.Plaku duke buzeqeshur i tha!-Kurre!.Atehere mbreti urdheroi qe te merrnin nje sharre dhe ia vendosi ne mes te kokes derisa e sharroi ne dy pjese.(lotet kullojne nga zemrat)E mori mbreti katil oborrtarin dhe i tha!- Hiq dore nga besimi yt tek Zoti. Oborrtari megjithese pa skemen rreqethese se cfare i kishte ndodhur plakut besimtare ai i tha mbretit!- O mbret ti je njeri pse duhet te besoj une ty per Zot.Zoti im eshte Allahu Krijuesi i qiejve dhe i tokes.Atehere mbreti urdheroi qe tia hiqnin mishin me kreher duke ia gerryer deri ne kocka dhe ta sharronin pergjysem.!.......Mbas kesaj ai i tha djaloshit hiq dore prej besimit tend dhe fese tende.Por djaloshi nuk pranoi.Ai tha sikur edhe mua te me besh si ato nuk e mohoj Zotin tim.Mbreti urdheroi disa ushtare qe ta merrnin djaloshin dhe ta hudhnin nga maja e malit (sepse fama e tij ishte hapur shume tek njerzit qe te dukej sikur kishte rene) nese ai nuk e mohon fene e tij por nese e mohon lirojeni.Rruges drejt vdekjes djaloshi i thoshte ushtareve qe mbreti seshte Zot por ai eshte njeri prandaj besoni Zotin tim dhe Zotin tuaj Allahun Krijuesin e qiejve dhe tokes.Por ato nuk e degjonin dhe kur iu afruan majes se malit Djaloshi ngiti duart lart nga qielli dhe u lut!-"O ALLAH SHPETO MUA PREJ TYRE ME CDO GJE QE TI DESHIRON"! Atehere mali u trondit dhe te gjithe ushtaret u rrezuan dhe vetem djaloshi shpetoi.Djali u nis per tek mbreti ,kur arriti atje i tha-O mbret e shikon qe ti nuk je Zot Allahu me ruajti mua dhe i hodhi ushtaret e tuj.Mbreti u terbua dhe dha urdher qe ta merrnin dhe ta conin me barke ne det dhe ta hudhnin qe te mbytej .e moren ushtaret djaloshin dhe e hipen ne varke .po te njejten gje beri djaloshi me ta duke iu thene qe te besonin Zotit e gjithesise.Por ata nuk pranuan .Ateher djalloshi ngriti duart lart dhe u lut.- O ALLAH SHPETO MUA PREJ TYRE ME CDO GJE QE TI DESHIRON"! filloi nje furtune dhe barka u permbys dhe te gjthe ushtaret u mbyten dhe djaloshi shpetoi dhe doli ne breg te detit.U nis per tek pallati i mbretit me krenari dhe besim te patundur ne Zotin e tij.kur arriti atje mbreti u cudit kur e pa .Djaloshi me krenari i tha o mbret ti nuk mund te me vrasesh mua vetem nese vepron ashtusi une te mesoj.Ateher mbreti pranoi vetem per vetem qe te vriste djaloshin.Ateher djaloshi i tha!-Merre gjithe popullin grumbulloje ne nje lendine te madhe dhe me lidh mua tek nje peme merr nje shigjete ti vete edhe me godit duke thene !.-"ME EMRIN E ALLAHUT ZOTIT TE DJALIT". Keshtu veproi mbreti mblodhi popullin ne nje rrafshnalte edhe e lidhi djalin mori nje hark dhe nje shtize dhe tha duke bertitur:"ME EMRIN E ALLAHUT ZOTIT TE DJALIT". .i ra shigjeta djalit ne balle dhe djali vdiq dhe u gezua mbreti me te madhe ,por harroi mbreti qe populli deri ne ato caste e kishte besuar mbretin per Zot por duke pare argumnetet e djalit dhe mrekullite e tij dhe duke degjuar fjalen e mbretit(!.-"ME EMRIN E ALLAHUT ZOTIT TE DJALIT". )gjithe populli filloi te bertase !-"NE KEMI BESUAR ZOTIN E DJALIT".edhe i thene njezit Kjo ishte ajo qe ti kishe frike prej Allahut.Njerzit u bene besimtare te gjithe tani.Mbreti i coroditur me ate te papritur qe i ndodhi e humbi llogjiken e tij dhe dha urdher per hapjen e hendeqeve(gropave) ne krye te rrugeve dhe i mbushen ato me zjarr te madh.Ai i merrte njerzit nje nga nje duke i vene midis dy alternativave ose te bseoni ate si Zot dhe te hiqnin dore nga feja e tyre ose te hudheshin te gjalle ne zjarr.Secili prej njerzve hudhej ne Zjarr dhe ai nuk kthente ne besimin e kote por me krenari ai deshmonte se Zoti i tij ishte Allahu.Derisa erdhi rradha e nje nene me foshnjene e saj me gji.ajo po thuajse u terhoq nga hendeku nga dhemshuria per foshnjen dhe jo per mohim te besimit .Por foshnja i foli,1-OJ nene !-Qetesohu ti je ne rruge te vertete" Keshtu qe edhe ate e hudhen ne zjarr e kesaj bote per te perfunduar ne kopeshtet e e begatshme te xhenetit.



    KY eshte komentimi i i disa ajeteve te SURE BURUXHE NE KURAN ku thuhet-
    "-85. Buruxh
    1. Pasha qiellin me plot yje,
    2. Pasha ditën e premtuar,
    3. Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!
    4. Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,
    5. Të zjarrit më plot lëndë djegëse,
    6. Kur ata rrinin ulur rreth tij,
    7. Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
    8. E nuk patën pse t'i urrejë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,
    9. Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës;, e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
    10. Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.

    11. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të cilët burojnë lumenj. e ai është suksesi më i madh.
    12. Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
    13. Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
    14. Ai është që falë mëkatet, është i dashur.
    15. Është i Zot i Arshit, të madhëruar!


    Pra boshti kryesor i kesaj historie eshte perplasja ne cdo kohe te vertetes me te paverteten ndermjet atyre tiraneve qe hyjnizojne vetveten dhe e konsiderojne veten e tyre per Zot te cilet i hasim ne cdo vend dhe cdo kohe kudo do te gjejme djaloshe ose grup besimtaresh te cilet luftojne dhe sakrifikojne per te verteten duke dhene cdo gje qe ato e kane te shtrente.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Klevis2000 : 18-01-2005 më 14:10

  3. #3
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Klevis
    Pergjigja e pyetjes pare mu duk teper konfuze dhe per mua personi qe ka shkrojtur librin nuk merr ere nga te drejtat e njeriut ne shoqeri.Tashi per me mos deviju nga tema me duhet te shpreh mendimin tim per se dyti,duke drejtu si pyetje thjesht pa pritur pergjigje per kete......Cfare te padrejte i ban shqiptaret perandorise osmane dhe Islamit qe i pushtoi? Ku ishte faji i shqiptareve.....kete se kam kuptu asnjehere.Mjafton te mendosh jetesen e nje njeriu,nje eruditi,stodiozi,profesori...apo ku di une qe ne njefare moshe ka pranuar Islamin dhe tani nga kendveshtrimi i tij i lire nuk mundet te shprehet lirisht qe deshiron ta leje Islamin pasi e pret denimi me vdekje.Per mua shembulli qe denimi i ketij lloji eshte si denimi i individit qe i behet kur thyen rregullat e nje shteti ku asht pranuar si qytetar i tij asht i pagoditur per vete faktin se ligjet shteterore jane te mbeshtetura me shume nga materialja,prandaj qe nuk mund te krahasohen me ligjet e Zotit.Per mendimin tim Zoti nuk ka nevoje qe te detyroje njeri me dhune qe te qendroje ne rrugen e tij.Ai qe don e pranon dhe rrin,ai qe s'don nuk rrin.Shkurt Zoti komunikon qarte por nuk detyron me dhune. Kupton?

    Per pyetjen e trete.......
    Dihet........sepse asht pare neper shekuj qe grupimet Islame kane pushtuar.Motivimet mund ti justifikosh si te duash,por nuk mund te kundershtosh qe ne bote secili pa i mohuar te drejtat tjetrit mund te zgjedhi cfare te doje.Shqiptaret deshen te rrine kristiane....cfare i duhej turqise me u marr me shqiptaret?
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 19-01-2005 më 07:47
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Kjo ishte tek tema konfuze qe te dhashe megjithate lexo me poshte shkrimin tim.

    Privimi i lirisë :

    Pasi njohëm fushat në të cilat shtrihet liria e njeriut, ku ai është përgjegjës dhe ku jo, na bëhet e qartë çka vijon :

    1-] Nuk ka liri për padrejtësinë apo cënimin e të drejtave të të tjerëve.

    2-] Nuk ekziston liria për të kundërshtuar të vërtetën, të drejtën dhe të mirën, në çdo lloj sjellje praktike e cila lë pasoja të prekshme në dëm të shoqërisë dhe në prishjen e sistemit të saj.

    3-] Nuk ekziston liria për atë të cilin besoi në mesazhin Islam dhe dha besën për t’iu bindur dhe zbatuar ligjet e tij, që të veproj në kundërshtim me normat e Islamit, duke lënë obligimet e tij apo thyer ndalesat e tij. Në një rast të tillë ky njeri do të merret në llogari dhe do të marrë shpërblimin e merituar sipas ligjeve islame, të ekzekutuara këto nga pushteti i shtetit Islam, natyrisht në se këto kundravajtje përfshihen në normat ndëshkimore Islame që në këtë botë.
    Një nga kundravajtjet antiislame është edhe vetvrasja apo çfarëdo veprim me të cilin njeriu mund ta dëmtoj vetveten fizikisht, psiqikisht apo të shpërdoroj pasurinë e tij për gjëra të kota.

    4-] Kushdo i cili shpall hyrjen e tij në Islam, veçse ka shpallur respektimin dhe kryerjen e normave të tij. Dhe pas kësaj ai nuk ka më liri që të dezertoj prej tij. Në të kundërt pasi i kërkohet të pendohet dhe përgjigjet në mënyrë negative do të ndëshkohet me dënim kapital. Ashtu siç nuk ka të drejtë të refuzoj ligjet dhe normat e sheriatit të ardhura nga Allahu.

    5-] Nuk ka liri për një mysliman dhe jomysliman që jeton në vendet Islame apo kushdo që hynë në një vend mysliman nën sigurinë e shtetit Islam që të fyej apo të flas kundra besimeve dhe ligjeve Islame. Ashtu siç nuk ka të drejtë të ndjell dyshime dhe të deformojë apo shtrëmbërojë parimet dhe ligjet Islame, si dhe gjithshka që dëmton sistemin Islam, shtetin dhe shoqërinë myslimane, sepse kjo do të thotë thyerje e asaj pjese të marveshjes që i takon secilit prej tyre tyre për ta respektuar.
    Në një shetet islam askujt nuk i jepet liri për të propoganduar ato punë dhe veprime të cilat i ka ndaluar Islami kryerjen e tyre, siç janë pijet alkoolike apo nxitja dhe përhapja e ideve kontradiktore me të vërtetat dhe mësimet Islame.

    Po kështu askush nuk është i lirë që të formoj organizata publike apo të veçanta të cilat në përmbajtien e tyre kanë elementë të ndaluar nga Islami, si p.sh. banka me kamatë, klube bixhozi, shtëpi publike, vende për pirjen apo prodhimin dhe shitjen e pijeve alkoolike, veçse në këtë rast të krishterëve u lejohet ta prodhojnë dhe pinë atë brenda shtëpive dhe vendeve të veçanta të tyre pa u shfaqur para myslimanëve .

    Këto pika që përmendi autori duken sikur bien ndesh me të ashtuquajturën “ Kartë të të drejtave të njeriut”. Por në rast se do ta kuptojmë se Islami nuk e konsideron veten thjesht një religjion por edhe sistem ligjor me të cilin duhet të ndërtohet një shtet mysliman bëhet mëse e qartë se ky shtet ka plotësisht të drejtë të ndalojë çdo aktivitet që thyen ligjet e tij si dhe të marrë masa për kundravajtësit ashtu siç bën në fakt edhe çdo shtet në botë.

    Përfundimi:

    Në mjaft pika të ndryshme ndodhin gabime dhe keqinterpretime të shumta për arsye të thyerjes së kufijve ndarës ndërmjet të vërtetës dhe të kotës, drejtësisë dhe padrejtësisë, hajrit dhe sherrit. Një nga shkaqet kryesore është edhe apsolutizimi i lirisë dhe të luajturit me nocionet e saj, mos përkufizimi i hapsirës ku shtrihet kjo liri për aq sa ajo është e vlefshme dhe e pranueshme; gjë e cila riprodhon të këqia të vazhdueshme dhe abuzime të panumërta.


    Flori temen qe te dhashe uhet ta kishe lexuar te gjithe.Nejse

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=32055


    E para Islami eshte religjon racional qe brenda tij nuk e lejon te keqen dhe i jep perparesise te mires.Islami ndryshe nga demokracia lirine e kufizon brenda suazave te te mires dhe e zbaton me te vertete standartin "Liria jote mbaron aty ku fillon liria ime" .Pra me rregullat e Kuranit dhe haditheve lirine dhe vullnetin njeriun nuk mund ti perdori ne dem te vetevetes dhe te shoqerise.Jo si ne shtet perenimore ky behen vetm lhtesime per mbrotjen e njeriun dhe aspak ndalesa.ok.Ky eshte koncepti dhe standarti i lirise qe ofron Islami.Nese dikush e pranon mire nese se pranon eshte detyruar qe brenda shtetit Islam te zbatoje ligjet qe te ofron shteti dhe kurani do apo sdo ti sikurse i respekton keto ligje ne shtete joislame .Kete gje shteti Islam e ben per te ruajtur jeten e qytetetareve te tij muslimane.

    Per kete Profeti Muhamed .as thote
    Nese e shikon te keqen ndryshoje ate me dore e nese ske mundesi me goje e nese ske mundesi me zemer porse ky eshte besimi me i dobet.

    Ndryshimi i te keqes me dore behet vetem nga ligjet ose ai qe ka mundesi ta ndryshoje.

    Tani ti flori duhet te dish qe islami eshte religjon qei i jep rendesise moralit besnikerise, trimerise , sinqeritetit etj.

    Nese nje person amerikan dizerton nga lufta atehere ky denohet me ligj ushtarak.PSe i dashur flori denohet ky.Nuk ka ai te drejte lirie ne kete rast.Por ai me veprimin e tij i ul moralin ushtareve te tjere prandaj e denon ligji amerikan.


    Tani kur ne nje shtet zbatohet sheriati islam dhe nje njeri qe ne fillim te pranimit te Islamit ka bere marreveshje me Zotin se ai do te jete besnik dhe i sinqerte.Kurani na tregon se shume njerez ne kohen e profetit Muhamed a.s e pranonin Islamin me dyfyteresi me zemer e urrenin kurse me pune bnin sikur ishin muslimanet.Keto quheshin munafike(dyfytyrsha) dhe per keto ka shume histori dhe sure dhe versete ne kuran.

    Atehere islami ose ligji i Tij i thote njeriut nese ti do te luash me besimin tend njehere musliman njehere jobesimtar njehere besnik njehere tradhetar nje here i sinqerte njehere hipokrit dhe kjo pastaj ta perdoresh per te hudhur mjegull ndaj besimit Islam atehere Islami dhe shtti i tij thote STOP .Nese behesh musliman dhe e pranon me sinqeritet kete ska vend me per tallje dhe lojra.Dhe per tradhetine tende te denon me vdekje.Por denimi nuk behet tak fak.Merret ky person e i flitet pse u bere mosbesimtar kush jane arsyet i tregohet frika ndaj Zotit me dite te tera dhe nese ai megjithe perpjekjet e bera zgjedh vdekjen mosbesimtar kunder besimit ai e ka hak vdekjen me deshiren e tij per tradheti ndaj Zotit dhe kuranin.Muslimanet nuk e durojne ot tradhetine dhe lojen me fene.Jo vetem ai qe e leshon fene por dhe ai qe tallet me kuranin me fene ose me Zotin ose me profetin Muhamed a.s e ka hak vdekjen sepse i ka kaluar kufijte e tij te lirise dhe i ka hyre ne nder ose ne hak asaj qe sduhet ti hyje sepse eshte e shenjte dhe hyjnore.Ky eshte Islami o flori Rregullues dhe disipline e drejte dhe jo hipokrizi dhe tradheti tallje ose lojra me te.

    Pikerisht liria muslimanit ne shtetin islam qendron dhe ne aktin se ai (muslimani) nuk ka te drejte t dhunoje nje kristian me dhune per ta bere musliman dhe nse kristiani ka pranuar te jetoje ne shtetin islam sipas regullav te islamit duke zbatuar fene e tij por duke mos e perhapur te keqen hapturazi ateher asnje musliman nuk detyrohet ta vrase ket person ose te hunoje qofte ne nder qofte ne fe etj si keto.


    Sa per pushtimet islame do ti sqaroj ne nje teme te ardhshme koncepti i xhihadit sepse jane shume te gjera dhe nuk mund te thuhen me dy fjale.Po te pyes ty flori si e kupton teorine amerikane te perhapjes se demokracise neper bote me ushtri.

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    2-Si shpjegohet beteja me nje fis(benu mustaliket),ku profeti pa i lajmeruar aspak(thirr ne fene islame)u shkon ne vendndjenjen e tyre e vret te tere burrat e u konfiskon grate dhe pasurine.A eshte e drejte qe nje profet te denoje me djegje te drites syrit me hekur te skuqur ne zjarr sikur beri me Urejinasit.Tregon ndonje gje te vecante ky akt mbi karakterin e profetit.Si shpjegohet qe njerezit me te afert te profetit,pra grate e tij bene koalicion kundra tij,nese nuk do ta besonin plotesisht ata....cfare pret nga te tjeret?????????


    Flori lexoje mire kete histori dhe mos fol me ato qe ke degjuar.

    Beni Mustalikët



    Beni Mustalikët ishin një degë e fuqishme e fisit Huza. Ata ishin aleatë të kurejshëve. Të gjitha degët e tjera të këtj fisi ishin miq dhe dashamirës të të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i erdhi lajmi se Beni Mustalikët ishin përgatitur për luftë kundër tij. Prandaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dërgoi Burejde ibn Hasibin që ta vërtetësonte mirë lajmin dhe pasi erdhi në përfundimin se lajmi ishte i vërtetë, la Zejd ibn Harithen zëvendës në Medine. (Eshtë thënë edhe se Profeti la zëvendës një njeri tjetër dhe tjetri, më pas la zëvendës Zejd ibn Harithen). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u përgatit me shpejtësi dhe doli për t’i ndaluar Beni Mustalikët. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mori me vete 700 veta nga sahabët. Në atë kohë Beni Mustalikët qëndronin në një vend me ujë, që quhej Merisia.45 Merisia ndodhej në anën e Kudejdit dhe shtrihej deri në bregdet. Beni Mustalikët ishin përgatitur plotësisht për të sulmuar myslimanët. Myslimanët i sulmuan. Vranë një pjesë të tyre dhe zunë robër fëmijët dhe gratë e tyre. Ua morën edhe pasuritë. Ndër robërit e luftës ishte edhe Xhuvejrija, bija e Harith ibn Ebu Dhirarit, që ishte kryetari i Beni Mustalikëve. Por, pasi i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi në Medine, e liroi atë dhe pasi ajo u bë myslimane, u martua me të. Myslimanët liruan njëqind robër të fisit Beni Mustalik. Ata u bënë myslimanë dhe thanë: “Ne jemi krushqit e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).” Xhuvejrija ishte më e mira e grave në fisin e vet.46 45) Lufta njihet edhe emrin "Lufta e Merisias". 46) Martesa e saj me të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qe faktori kryesor, që i bëri myslimanët të lirojnë njëqind robër nga fisi Beni Mustalik. Kjo luftë ka ndodhur në muajin Sha’ban, në vitin e gjashtë të Hixhretit. (Eshtë thënë edhe se ka ndodhur vitin e pestë të Hixhretit.) Gjatë luftës ndodhën dy ngjarje të dhimbshme të cilat i shfrytëzuan dyfytyrakët, për të shkaktuar ngatërresa dhe trazira në bashkësinë islame, madje edhe në shtëpinë e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). 1. Ngjarja e parë qe fjala e kreut të dyfytyrakëve, Abdullah ibn Ubejit: “Në qoftë se do të kthehemi në Medine, më të fortët kanë për t’i përzënë prej saj më të dobëtit.” Arsyeja që Abdullah ibn Ubeji tha ashtu, ishte se një burrë nga aleatët e muhaxhirëve dhe një tjetër nga aleatët e ensarëve u grindën tek uji i Merisias. Aty muhaxhiri e goditi ensarin. Atëherë, ensariu thirri: “Ku jeni o ensarë?” Edhe muhaxhiri thirri: “Ku jeni o muhaxhirë?” Por ndërhyri menjëherë i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe u tha: “A po filloni zënkat e Padijes (xhahilijetit), kur unë jam në mes jush? Lëreni atë (kohën e Padijes), se ajo është e ndyrë.” Atëherë, njerëzit e lanë grindjen dhe u kthyen në rrugë të drejtë, pa bërë zhurmë. Në luftë merrte pjesë edhe një grup dyfytyrakësh që nuk kishin marrë pjesë në asnjë luftë tjetër më parë. Ndër ta ishte edhe kreu i tyre, Abdullah ibn Ubeji, i cili kur e mori vesh grindjen, u zemërua dhe tha: “Vërtet, kështu kanë vepruar muhaxhirët?! Ata kanë ardhur në Medine; na erdhën aq shumë dhe na u krenuan për prejadhjen e tyre këtu, në vendin tonë. Për Zotin, me ne dhe me muhaxhirët po ndodh si me të parin tonë, kur tha: “Ushqeje qenin tënd, të të hajë ty.” Për Zotin, kur të kthehemi në Medine, të fortit kanë për t’i përzënë prej saj më të dobëtit.” Me “më të fortin” kishte parasysh veten e vet dhe me “më të dobëtin” (Zoti na ruajtë!) kishte për qëllim të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Abdullah ibn Ubeji nisi të sajonte ngatërresën. Ai u tha shokëve të vet: “Këtë e bëtë ju vetë. Ju i pranuat ata në vendin tuaj, ju i ndatë me ta pasuritë tuaja. Kurse po të mos i kishit pranuar, ata do të gjenin shtëpi të tjera, jo shtëpitë tuaja.” Kur kreu i dyfytyrakëve foli ato që foli, ndodhej aty edhe një djalë, besimtar i fortë, i cili quhej: Zejd ibn Erkami. Ai nuk i duroi dot fjalët e zbrazëta të dyfytyrakut. Prandaj, shkoi menjëherë tek i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe e njoftoi. Atëherë, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thirri Abdullah ibn Ubejin dhe e pyeti çfarë kishte folur kundër muhaxhirëve. Ai u betua se nuk kishte thënë asgjë nga ato që i përcillte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Për këtë arsye Allahu i Madhëruar zbriti suren “El Munafikunë” dhe i turpëroi dyfytyrakët përgjithmonë, deri në Ditën e Gjykimit. Djali i kreut të dyfytyrakëve, Abdullah ibn Ubeji (edhe ai e kishte emrin Abdullah) ishte besimatar i çiltër. Ai qëndroi në një rrugë që çonte në Medine me shpatë në dorë dhe i tha babait të vet: “Për Zotin, ti nuk do të kalosh këtu, derisa të të japë leje i Dërguari i Allahut, sepse ai është i forti, kurse ti je i dobëti” Kjo gjë i shkoi në vesh të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai dërgoi fjalë që biri ta lejonte babanë dhe ai e la të lirë. Me këtë veprim urtësie të Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u shua edhe kjo ngatërresë. 2. Ngjarja e dytë: Fjala e shpifur e dyfytyrakëve. Kur po kthehej nga lufta, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qëndroi afër Medines me gjithë ushtrinë. Pasi ndenjën ca, dha urdhër që të niseshin natën. Me të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pati shkuar në luftë edhe Aishja (Allahu qoftë i kqnaqur me të!). Por, natën, kur po nisej ushtria, ajo pati dalë më tej për të kryer nevojën dhe kur u kthye aty ku patën qëndruar për pushim, pa se kishte humbur shallin. U kthye atje ku i pati rënë, që ta kërkonte. Shallin e gjeti, mirëpo ushtria qe nisur për në Medine. Kishin ngarkuar në deve tendën e Aishes, duke menduar se ajo ishte brenda. Ata nuk e kuptuan që dikush mungonte, sepse kur e ngritën tendën mbi deve ishin shumë veta. Kur Aisheja u kthye në vendin ku pushoi ushtria, nuk gjeti asnjeri. Ajo qëndroi aty, duke menduar se ata do ta kuptonin se ajo mungonte dhe do të kthehshin për ta kërkuar në vendin, ku kishin pushuar. Ndërkohë atë e zuri gjumi, meqë ishte e lodhur. Njëri nga sahabet, Safuan ibn Mutal Selemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kishte fjetur në prapavijë të ushtrisë. Ai e kishte zakon të flinte shumë, kështu që u zgjua me vonesë dhe mori rrugën nga kishte kaluar ushtria. Në rrugë e sipër pa një njeri që flinte. U afrua. E njohu që ishte Aishja, sepse e kishte parë atë para se të vinte ajeti për vendosjen e hixhabit (mbulesës së kokës). “Vërtet, të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Kjo është bashkëshortja e të Dërguarit të Allahut”,- tha ai, nuk foli asnjë fjalë tjetër. Në atë çast Aishja u zgjua dhe mbuloi fytyrën me shaminë e vet. Atëherë Safuani afroi devenë tek ajo, e uli devenë dhe Aishja hipi në të. Ai e mori për dore kapistrën e devesë dhe eci përpara. Ecën e ecën, derisa e arritën ushtrinë, që po pushonte në Nahru Dhahire. Kur Abdullah ibn Ubeji, armiku i Allahut, dëgjoi për ngjarjen, gjeti çastin që ta villte tërë dyfytyrësinë dhe mërinë e tij. Ai shpifi kundër tyre. Ai nisi ta tregonte ngjarjen gjithandej, duke e mbushur me plot gjëra të paqena, ashtu siç i pëlqente atij. Shokët e tij grumbulloheshin dhe i dëgjonin prej tij ato sajesa dhe kur shkuan në Medine, i përhapën gënjeshtrat e Abdullah ibn Ubejit, derisa nga ato shpifje u mashtruan edhe disa myslimanë. Kur arriti në Medine, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u sëmur dhe sëmundja i zgjati rreth një muaj. Medinia ziente nga fjalët e shpifësve, ndërsa ajo nuk dinte gjë. Por diçka e bënte të dyshonte, sepse ajo nuk po shikonte të njëjtën mirësjellje dhe përkujdesje prej të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), siç e kishte shikuar më parë, kur sëmurej. Tani i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hynte tek ajo, përshëndeste me “Selam!”, pastaj pyeste “Si je?” dhe pastaj kthehej e nuk rrrinte me të. Gjatë gjithë asaj kohe i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qëndroi në heshtje. E, meqënëse Zbulesa iu vonua ca, ai u këshillua me shokët e vet. Ali ibn Ebu Talibi i tha që ta divorconte Aishen, ndërsa, Usameja dhe të tjerët i thanë që ta mbante se Aisheja ishte e pastër si ari. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hipi në minber47 dhe kërkoi ndihmë kundër atij burri, helmi i të cilit kishte arritur deri në familjen e tij –ishte fjala për Abdullah ibn Ubejin. Atëherë, kryetari i fisit Eus kërkoi ta vrisnin atë. Kryetarin e fisit Hazrexh nuk e la ndjenja e bashkësisë (Abdullah ibn Ubeji ishte i fisit Hazrexh), kështu që ai nuk deshi që ai të vritej. Atëherë, nisi grindja midis dy fiseve, derisa ndërhyri i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i qetësoi ata. Një ditë Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) doli, pasi u bë natë për nevojat e saj. Sapo ishte përmirësuar nga sëmundja. Me të shkoi edhe nëna e Musatahut. Pasi kreu punë dhe po kthehej, Aishja rrëshqiti dhe u rrëzua. Nëna e Musatahut thirri për ndihmë djalin e vet, Musatahun, por Aishja nuk deshi që ai të vinte. Aty, nëna e Musatahut i tregoi Aishes fjalët që ishin përhapur për të. Madje, ajo i tha Aishes se edhe biri i saj, Musatahu ishte nga ata që fliste ashtu si të tjerët. Aishja u kthye, i kërkoi leje të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe vajti te prindërit e saj. Kur mori vesh shpifjen që ishte ngritur kundër saj, nisi të qante me dënesë. Qau aq shumë, saqë dy net e një ditë nuk vuri gjumë në sy dhe nuk iu thanë sytë nga lotët. Prindërit e saj kujtuan se i ishin shqyer mëlçitë. Në mëngjesin e natës së dytë vajti tek ajo i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). U ul pranë saj, tha dy dëshmitë48 dhe u shpreh: “Oj Aishe! Unë kam marrë vesh për ty kështu, kështu. Por, në qoftë se ti je e pafajshme, Allahu do ta tregojë pafajësinë tënde. Në qoftë se je njollosur me faj, kërkoji fa- lje Allahut dhe kthehu nga ai, sepse, kur njeriu e pranon fajin që ka bërë e kthehet nga Allahu, Allahu ia pranon teuben (pendimin).” Atëherë, Aishja i ndërpreu lotët dhe u tha prindërve që t’i përgjigjeshin të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Por ata nuk dinin se çfarë t’i thoshin. Atëherë, Aishja tha: “Për Allahun, unë e di se ju i keni dëgjuar ato fjalë dhe se ato kanë hyrë në shpirtrat tuaj, saqë i besoni si të vërteta. Por, unë po t’ju them se jam e pafajshme dhe Allahu e di se unë jam e pafajshme, ju nuk do të më besonit. Sikur të pranoj sa për sy e faqe ndonjë gjë të paqenë, do të besonit e përsëri Allahu e di se unë jam plotësisht e pafajshme. E unë, për Zotin, mund të them vetëm siç tha babai i Jusufit: “Durim të fortë.” Pastaj u kthye dhe u shtri. Por zbriti Zbulesa në kohën që duhej. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u gëzua, buzëqeshi dhe fjalët e para që tha, qenë: “Sa për Allahun, oj Aishe, Ai të shfajësoi.” Nëna e saj i tha: “Cohu për të (për të Dërguarin e Allahut)!” “Për Zotin nuk i çohem,- ia kthehu Aishja, unë nuk falenderoj tjetër, përveç Allahut.” Fjala, që Allahu zbriti për shfajësimin e Aishes, janë dhjetë ajete nga surja “En Nur”. Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, ata që trilluan, janë një grup prej jush. Ju mos kujtoni se fjalët e tyre janë në dëmin tuaj, përkundrazi ato do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t’i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat e atij, që barti pjesën më të madhe (të shpifjes), i takon dënim i madh…” (24:11) I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli përpara njerëzve dhe u foli atyre. Ai u lexoi atyre çfarë kishte zbritur për pafajësinë e Aishes. Kur u kthye, urdhëroi të fshikulloheshin dy burra besimtarë të çiltër dhe një grua besimtare e çiltër, secilit tetëdhjetë rripa. Dy burrat ishin Hasan ibn Thabit dhe Mistah ibn Ethathe, kurse gruaja ishte Humne, bija e Xheheshit. Ata dhe ajo qenë lëkundur dhe përfshirë në mëkat. Kurse kreu i dyfytyrakëve nuk u dënua në këtë botë; ai do të qëndrojë përpara Allahut në Ditën e Gjykimit, atë Ditë, kur nuk do të bëjë dobi as pasuria dhe as fëmijët, përveçse zemra e pastër.

  6. #6
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Liria ndërmjet Islamit dhe demokracisë



    Nuk gjindet fjalë të cilën e këndojnë popujt dhe ua do zemra sikurse fjala “Liria”! E këndojnë në çdo vend, e shfaqin në çdo ligjeratë, artikull dhe libër, e ngrisin si simbol, e kanë bërë synim të vehtin në jetë, për të cilin synim flijojnë çdo gjë të shtrenjtë dhe me vlerë. Shumë herë thirren në te por nuk dinë se çka dëshirojnë prej saj! Saqë kjo fjalë, për shkak të sprovimit të njerëzve me këtë fjalë, është bërë mjet për të arritur pushtetarët dhe politikanët në qëllimet, synimet dhe interesat e tyre të ngushta e për tu drejtuar shiqimet e njerëzve kah ata!

    Liria në shumicën e rasteve është bërë mjet dhe shkak për të mbytur lirinë dhe liritë dhe për ti shpallur luftë shumë popujve! Ata e shfaqën demokracinë si të vetmen e cila ua realizon lirinë njerëzimit, sepse ajo në bazë të lirisë është ngritur, andaj prej gjëravë të ndërlidhura ngusht me thirrjen në liri është edhe thirrja në demokraci. Sikurse secila prej tyre të jetë ngusht e ndërlidhur me tjetrën dhe të shpie tek tjetra. Ashtuqë ai që e do lirinë dhe çlirimin doemos duhet të thërras në demokraci dhe ta don ate dhe e kundërta, secili që është armik i demokracisë është edhe armik i lirisë, siç pretendojnë ata!

    Pyetja që parashtrohet tani është: a është demokracia, ashtu si ushtrohet në shtetet më të zhvilluara perendimore, garancë për realizimin e lirisë për të cilën ka nevojë dhe të cilën e dëshiron njeriu dhe e ngritë në shkallën e nevojshme dhe të kërkuar të lirisë?

    Cila është kualiteti, cilësia dhe kufinjtë e lirisë të cilën ua garanton demokracia popujve?

    A është vërtetë i lirë njeriu amerikan ose ai europian dhe liria të cilën e përjeton në vendin e vet a është me të vërtetë liri, ose pjesë e lirisë?

    Islami a bie ndesh me principin e lirisë, a e konfirmon ate dhe a thërret ne te?

    Nëse e konfirmon, si e sheh lirinë, si e ushtron ate dhe çka është e ndaluar dhe çka është e lejuar prej saj?

    Liria të cilën e kërkon Islami a është po e njëjta të cilën e kërkon demokracia, ose ka dallim mes tyre?!

    Cila prej tyre është më e vërtetë dhe e realtë në drejtim të realizimit të lirisë së synuar, Islami apo demokracia?!

    Këto pyetje dhe tjerat të ngjajshme me to na shtyjnë të bëjmë krahasime mes lirisë që e dëshiron Islami dhe që e ka ushtruar 1400 vjetët e kaluara, dhe e ushtron sot e kësaj dite e thërret ne te dhe lirisë që e dëshiron demokracia dhe që e ushtrojnë shtetet dhe shoqëritë më të zhvilluara të demokracive bashkëkohore. Të shohim se cila është më e dobishme, më e vërtetë dhe e shëndoshë, cila është më afër të vërtetës dhe të saktës!

    Lirinë në demokraci e përcakton njeriu i mangët dhe i dobët dhe ai përcakton të lejuarën dhe të ndaluarën, sipas asaj që i dikton epshi dhe lakmia. Që domethënë se hapësira e lirisë her zgjerohet e her ngushtohet, mvarësisht nga ajo që e sheh njeriu ligjëvënës për çdo ditë dhe për çdo rast dhe mvarësisht nga ajo që e sheh se është me interes!

    Kjo domethënë se popujt janë laboratori eksperimentimi dhe janë në ndryshim dhe bredhje të vazhdueshme në ate që u lejohet edhe asaj që u ndalohet prej lirisë…!

    Kurse lirinë në Islam e përkufizon dhe i përkufizon kufinjtë e të lejuarës dhe të ndaluarës prej saj, vetëm All-llahu, i Lartësuar, Krijuesi i njeriut, i pastërti nga cilësitë e mangëta ose nga dobësia njerëzore, Ai që e Di gjendjen e robërve të vet, çka u përshtatet dhe për çka kanë ata nevojë. Andaj liria në Islam është statike dhe stabile. Ajo që ka qenë e lejuar prej lirisë për njeriun para 1400 vjetëve është e lejuar edhe sot edhe deri në ditën e kijametit. Secili njeri i din detyrat dhe obligimet e veta dhe hapësirën në të cilën mundet të lëvizë si e drejtë të cilën ia ka dhënë All-llahu i Lartësuar!

    Ajo dallohet me të vërtetën dhe drejtësinë absolute, sepse buron prej Zotit, për dallim nga liria në demokraci e cila buron nga njeriu, i cili ka gjasa reale të bëjë padrejtësi, gabim dhe të ketë mangësi!

    Liria në demokraci i mundëson njeriut të jetë i lirë në kufinjtë e të lejuarës, të cilën ia kanë dhënë ligjvënësit prej njerëzve!!

    Kurse liria në Islam i mundëson njeriut të lëvizë në kufinjtë e të lejuarës të cilën ia ka dhënë All-llahu dhe i ka lejuar robit të vet që t’i konsideron të lejuara dhe të kënaqet me to!

    Liria në demokraci e lufton dhe mohon të keqen, për të cilën janë të pajtuar ligjvënësit njerëz, kurse prej gjërave të ndërlidhura ngushtë me këte, pasiqë ata kanë injorancë, mangësi dhe paaftësi, shumë pjesë të së keqes i fusin në kufinjtë e të mirës dhe të lejuarës dhe shumë të mira t’i fusin në kufinjtë e të keqës së ndaluar fetarisht dhe racionalisht!

    Sa gjëra i kanë lejuar nën titullin e lirisë kurse pas kësaj u është bërë e qartë gabimi dhe padrejtësia dhe e kanë rrënuar dhe ndaluar… Sa i gjëra i kanë ndaluar dhe i kanë penguar, pastaj u është shfaqur dobia e tyre…e i kanë lejuar. Krejt kjo e pakëson vlerën e lirisë të cilën e pretendojnë ata!

    Kurse liria në Islam e lufton dhe mohon të keqën, për të cilën ka gjykuar Zoti se është e keqe…pas së cilës nuk ka të mirë. Duke u bazuar në atë që theksuam më herët se All-llahu është i pastërt nga gabimi ose rëshqitja, andaj Ai vetëm të mirën dhe të dobishmen e lejon, kurse vetëm të keqen dhe të shëmtuarën e ndalon! All-llahu është i bukur dhe e don të bukurën, andaj vetëm të bukurën e legalizon, i pastër qoftë Zoti nga legalizimi dhe lejimi i të shëmtuarës!

    Nga kjo kuptojmë se liria në Islam, në të gjitha mejdanet, ec përkitazi me të bukurën dhe bukurinë dhe largohet tërësisht nga çdo e fëlliqur dhe e shëmtuar!

    Liria në demokraci robërit i bën robër të robërve, i bën skllevër nën sundim të skllevërve, të cilët ndoshta janë edhe më të ultë se ata vet, e të cilët kanonizojnë, ndalojnë dhe lejojnë, e të tjerët duhet nënshtruar, respektuar, dorëzuar dhe mposhtur…!

    Çfarë lirie është kjo me këtë robëri ndaj krijesës?!

    Kurse liria në Islam vepron që ta çliron njeriun, secilin njeri, nga robëria ndaj robërve në robërinë e Zotit të robërve [subhanehu ve teala].

    Robëria e njeriut ndaj Zotit është krenari, mburje, ngritje dhe nderi kulminant, kurse robëria ndaj krijesave të dobëta dhe të paafta është padrejtësi, nënçmim, humbje dhe dënimi kulminant!

    Liria në demokraci e bën njeriun t’i nënshtrohet shumë ndikimeve dhe presioneve të jashtme të cilat ia humbin një pjesë të madhe të lirisë së zgjedhjes dhe mendimit: presioni i medias me gjitha degët e saja, specializimet dhe mjetet e veta, presioni i nxitjes së epshit dhe mjeteve të dëfrimit me të gjitha llojet dhe ngjyrat e veta, presioni i nevojës dhe punës së palodhshme për të fituar kafshatën e bukës, presioni i magjistarëve nga rradhët e politikanëve, priftërinjtë e murgjërit dhe falsifikimi i të vërtetave, presioni i drogës dhe dehjes të përhapura në çdo vend dhe në fund sinjalizimi për përdorim të shkopit të terrorit dhe kërcënimeve fizike dhe materiale ndaj atyre që u rezistojnë mbarë këtyre mjeteve të presionit, kurse vetëm ai të cilin e ka mëshiruar All-llahu mundet tu rezistojë këtyre presioneve, e ata janë shumë pak!

    Këto presione dhe ndikime e xhveshin individin nga cilësia e lirisë së zgjedhjes dhe mendimit dhe marjes së qëndrimeve që i dëshiron dhe dakordohet me to, larg nga këta ndikime të jashtme artificiale, nga të cilat është rëndë të ndahet, ia mer lirinë edhe pse ai pretendon ose paraqitet para tjerëve se është i lirë!

    Andaj e vërejmë se kryekriminelët e popullit, shtypësit e tyre, priftërinjtë dhe murgjëritë e tyre nuk kanë nevojë që të lodhen shumë kur të dëshirojnë prej popujve të tyre të udhëtojnë drejt një kahje të cilën ua caktojnë ata, ose kur dëshirojnë prej tyre të armiqësojnë një anë, të cilën ata e caktojnë, ose të zgjedhin diç që ata ua caktojnë. Atyre u mjafton që për një kohë të shkurtër tua lëshojnë pak gjëra prej këtyre ndikimeve dhe presioneve të lartëpërmendura.

    Këto presione dhe ndikime janë për qëllim në ajetin:


    “E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: "Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t'i bëjmë Atij shok. E kur e shohin dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e tyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan”. (Es-Sebe’: 33).

    Jo vetëm dredhia e natës, jo vetëm dredhia e ditës, por dredhia e natës dhe ditës dhe gjatë gjithë kohës, saqë nuk lihet individi as një çast i qetë për të menduar…që mos të mund të udhëzohet drejt të vërtetës e të dije se ku është e vërteta!

    Kurse liria në Islam e çliron njeriun nga të gjitha këto ndikime të jashtme, të cilat ia pakësojnë lirinë e tij dhe lirinë e zgjedhjes dhe vendimmarjes, ndoshta e xhvesh nga të gjitha duke ia kthyer të gjitha forcat shpirtërore, trupore dhe mentale, ia këput të gjitha prangat, e pastaj i thotë: zgjedh çka dëshiron: “ska përdhunim në fe”.

    Liria në demokraci e shpie njeriun të kalon pranë coftinave të ngrëna, pranë gjërave të shëmtuara, përreth sëmundjeve dhe çorodisë, pranë çdo gjëje që prish shijen e bukur dhe natyrën e drejtë, e i jep guxim në anomali, armiqësi dhe mvarshmëri me këto gjëra!

    Shembulli i tij është ai i njeriut i cili grah veturën e tij pa frena apo rregulla ose duke mos përfillur të drejtat e rrugës apo ato të kalimtarit, e ndeshet me të gjithë…kalon pranë të gjithëve dhe i sulmon të gjithë!

    Kurse liria në Islam e dërgon njeriun pranë çdo gjëje të bukur dhe të mirë, nuk i lejon ti kalon këto kufi e të kalon pranë fëlliqësirave, coftinave dhe sëmundjeve, me qëllim për tia ruajtur atij shijen, mendimin, shëndetin dhe besimin.

    Shembulli i tij është sikurse njeriu që ngjet veturën me frerë dhe rregulla, niset prej ku duhet nisur, ndalet ku duhet ndalur, ia jep hakun secilit, pa i kaluar kufinjtë.

    Liria në demokraci paraqitet sikurse të jetë dhuratë të cilën ia jep njeriu vëllaut të vet njeri, i jep çka dëshiron dhe i mer çka të dëshiron!

    Kurse liria në Islam është e drejtë e Zotit që ia ka dhuruar All-llahu robërve të Vet, me të i ka krijuar, nuk mundet të krenohet me te krijesa para krijesës, nuk lejohet të miret ose të pakësohet diç prej sajë, përveç se me leje të All-llahut dhe me pushtet të qartë prej Tij [subhanehu ve teala]…Kjo domethënie mishërohet në fjalën e Omerit [radijall-llahu anhu] që ua ka thënë si qortim disa byrokratëve të vet:


    “Kur i bëtë njerëzit robër, e nënat e tyre i kanë lindur të lirë”.

    Kjo është liria në demokraci dhe kjo është liria në Islam…pra cili grup është më meritor për lirinë, shpëtimin dhe të vërtetën?!

  7. #7
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Per me shume rreth drejtesise se gabuar qe mendon ti do ti gjesh ketu.

    Individi dhe shteti ne sheriatin Islam

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=36804

    Pasqyra e shkrimit



    PJESA E PARE

    POZITA E SHTETIT NE SHERIATIN ISLAM

    1. HYRJE
    2. SHERIATI FTON NE FORMIMIN E SHTETIT:
    3. RREGULLAT TE CILAT DUHET ZBATUAR PER TA FORMUAR SHTETIN
    4. REALIZIMI I ADHURIMIT TE ALL-LLAHUT KERKON FORMIMIN E SHTETIT ISLAM
    5. PEJGAMBERI I NDERSHEM PROJEKTOI FORMIMIN E SHTETIT ISLAM
    6. FORMIMI I SHTETIT TE PARE ISLAM NE BOTE
    7. PLOTESIMI I FAKTOREVE TE SHTETIT
    8. BASHKIMI I CILESISE SE PEJGAMBERIT DHE SUNDIMTARIT NE PERSONALITETIN E TE DERGUARIT S.A.V.S.
    9. "DAR-EL-ISLAM" ESHTE SHTETI ISLAM NE TERMINOLOGJINE E JURISTEVE ISLAME
    10.NATYRA DHE QELLIMET E SHTETIT ISLAM

    PJESA E DYTE

    TE DREJTAT E INDIVIDIT NE SHTETIN ISLAM

    11. HYRJE
    l2. METODA STUDIMIT

    STUDIMI I PARE

    TE DREJTAT POLITIKE TE: INDIVIDEVE
    13. QELLIMI I TE DREJTAVE POLITIKE
    1.E DREJTA PER TE ZGJEDHUR
    14. ZGJEDHJA E KRYETARIT TE SHTETIT
    15. BAZA E KESAJ TE DREJTE
    16. (I) PARIMI I KONSULTIMIT
    17. (II) PERGJEGJESIA KOLEKTIVE PER ZBATIMIN E DISPOZITAVE TE SHERIATIT
    20. POZITA JURIDIKE E KRYETARIT TE SHTETIT
    21. POPULLI ESHTE BURIM I PUSHTETIT
    22. ZGJEDHJA E DREJTPERDREJT DHE ZGJEDHJA E TERTHORTE
    24. KOMPETENTET PER TE GJYKUAR (EHLU-L-HAL-LI VEL-AKDI)
    24. IDENTIFIKIMI I KOMPETENTEVE PER TE GJYKUAR NE KOHEN E SOTME
    25. TRASHEGIMI I FRONIT
    2G. E DREJTA PER KONSULTIM
    27. KONTESTIM DHE PERGJIGJE NE TE
    28. PREJ SUNNETIT AUTENTIK TE PEJGAMBERIT S.A.V.S
    ESHTE KONSULTIMI I TIJ ME UMMETIN
    28. BRAKTISJA E KONSULTIMIT ESHTE ARSYE PER SHKARKIMIN E KRYETARIT TE SHTETIT
    30. PER CILAT GJERA BEHET KONSULTIMI
    31. ATA TE CILET DUHET KONSULTUAR
    32. ORGANIZIMI I KONSULTIMIT NE KOHEN E SOTME
    33. MOSPAJTIMI NDERMJET KRYETARIT' TE SHTETIT DHE KESHILLIT KONSULTATIV

    "Zgjidhja e pare: METODA E ARBITRAZHIT
    Zgjidhja e dyte: MARRJA E MENDIMIT TE SHUMICES
    Zgjidhja e trete: MARRJA ABSOLUTE E MENDIMIT TE KRYETARIT TE SHTETIT

    34.Zgjidhja te cilen e zgjedhim ne
    E treta: E DREJTA E KONTROLLIT DHE ÇKA PERFSHIN AJO
    36.E DREJTA E KONTROLLIT NUK KERKOHET VETVETIU POR PER TJETERKEND
    37. SUNDIMTARET MUSLIMANE E FTOJNE POPULLIN PER KONTROLLIMIN E TYRE

    E KATERTA: E DREJTA E SHKARKIMIT

    38. E DREJTA E POPULLIT NE SHKARKIMIN E KRYETARIT TE SHTETIT
    39. MENYRAT E SHKARKIMIT

    E PESTA: E DREJTA E KANDIDIMIT

    40. E DREJTA E INDIVIDIT NE KANDIDIM
    41. QENDRIMI NDAJ KANDIDIMIT NE KOHEN E SOTME
    42. PROPAGANDA E KANDIDATIT

    E GJASHTA: E DREJTA E MARRJES SE FUNKSIONEVE PUBLIKE

    43. MARRJA E FUNKSIONEVE PUBLIKE ESHTE OBLIGIM E JO E DREJTE E INDIVIDIT
    44. SI U JEPEN FUNKSIONET E SHTETIT INDIVIDEVE
    45. KRITERI I VLEFSHMERISE SE FUNKSIONEVE PUBLIKE
    4G. MARRJA E FUNKSIONEVE PUBLIKE NE KOHEN E SOTME

    STUDIMI I DYTE

    TE DREJTAT PUBLIKE TE INDIVIDEVE
    47. DEFINICIONI I TE DREJTAVE PUBLIKE
    48. METODA E STUDIMIT

    KAPITULLI I PARE: BARAZIA

    49. POZITA E BARAZISE NE SHERIATIN ISLAM
    50. BARAZIA PARA LIGJIT
    51. RENDESIA E BARAZISE PARA LIGJIT
    52. SHEMBUJ BARAZIE
    53. BARAZIA PARA GJYKATES

    KAPITULLI I DYTE: LIRITE INDIVIDUALE

    E PARA: LIRIA PERSONALE

    54. DEFINICIONI:
    55. LIRIA PERSONALE ESHTE E GARANTUAR NE SHERIAT
    5G. SHTETI MBRON NDERIN DHE RESPEKTIN E INDIVIDIT
    57. LIRIA PERSONALE PER JOMUSLIMANIN

    E DYTA: LIRIA E BESIMIT DHE E ADHURIMIT

    58. "NUK KA DETYRIM NE FE"
    59. SHKALLE E LARTE E LIRISE SE BESIMIT
    60. DENIMI I RENEGATIT S'KA LIDHJE ME LIRINE E BESIMIT

    E TRETA: PAPREKSHMERIA E BANESES

    E KATERTA: LIRIA PER PUNE

    .62 SHKALLA E LIRISE SE INDIVIDIT PER PUNE
    63. SHTETI DUHET T'U NDALOJE NEPUNESVE TE VET TE MERREN ME TREGTI
    64. GREVA NGA PUNA

    E PESTA: LIRIA E PRONESISE

    65. SHERIATI PRANON TE DREJTEN E POSEDIMIT
    66. KUSHTET E POSEDIMIT

    E GJASHTA: LIRIA E SHPREHJES

    67. POZITA E KESAJ LIRIE NE SHERIAT
    68. LIRIA E SHPREHJES KERKON GUXIM
    69. KUFIJT E LIRISE SE SHPREHJES
    Kufiri i parE:
    Kufiri i dytE:
    Kufiri i tretE:
    Kufiri i katert:
    70. LIRIA E SHPREHJES DHE DEMI I SHTETIT
    71. POZITA E DITURISE NE ISLAM

    E TETA: E DREJTA E INDIVIDIT NE MBROJTJEN E SHTETIT

    72. OBJEKTI I KESAJ TE DREJTE DHE BAZA E SAJ
    73. ÇKA I PARAPRIN TE DREJTES SE INDIVIDIT PER MBROJTJEN E SHTETIT

    74. E PARA: PARIMISHT, INDIVIDI E MBAN VETVETEN
    75. E DYTA: SHTETI UA KRIJON INDIVIDEVE KUSHTET PER FITIM
    7G. E TRETA: E DREJTA PER FURNIZIM
    77. E KATERTA: Z E K A T I
    78 SHTETI I MBAN INDIVIDET NGA ARKA SHTETERORE
    79 PAAFTESIA E SHTETIT PER MBAJTJEN E NEVOJTAREVE
    80 SHTETI I MBRON JOMUSLIMANET

    PJESA E TRETE

    81 TE DREJTAT E SHTETIT NDAJ INDIVIDEVE
    (DETYRAT E INDIVEDEVE NDAJ SHTETIT)

    HYRJE
    82 E PARA : E DREJTA E DEGJUESHMERISE SE PLOTE
    83 DEGJUESHMERIA NE KENAQESI DHE PAKENAQESI
    84 DEGJUESHMERIA E NDALUAR
    85 PASOJAT E DEGJUESHMERISE SE NDALUAR
    86 PASOJAT E DEGJUESHMERISE SE NDALUAR PER GRUPIN
    E DYTA :"MBROTJA E SHTETIT ISLAM

  8. #8
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Sa per shqiptaret pse i ben turqit muslimane me dhune lexo kete dhe se versionin tend te papranushem qe ata deshen te rrinin kristiane me duket se e ke gabim nejse mbasi te lexosh keto do te diskutojme prape.Ndoshta s'ke kohe por disa gjera smund te sqarohen me dy fjale sepse si pranon mendja njerzore prandaj ma bej hallall nese e kam kaluar pak ne shkrime te gjata por per te miren e mirekuptimit midis nesh dhe te daljes tende me nje konkluzion sa me te qarte.

    ISLAMI NË TROJET ILIRO-SHQIPTARE GJATË SHEKUJVE


    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=25055


    Me respakt Klevi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Klevis2000 : 19-01-2005 më 10:38

  9. #9
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Nga ata gjera qe lexova ketu,si dhe nga shpjegimet qe kam marre nga te tjere,nuk ka dale asnjeri deri tani te me jap argument se nuk cenohen te drejtat e individit me kete rregull.Shume here kam menduar me veten time......A jam ne gjendje te them sinqerisht nese une apo te tjere ne moshen time te jene aq te ditur sa qe bindjet e tyre nuk do ti tunde koha?.Si mund te veproje nje person qe ka pranuar Islamin ne moshen 15 vjecare,pra ka dhene besen e tij,pastaj vjen nje kohe qe nga studimi personal arrin ne konkluzionin qe ka dicka qe nuk shkon.Pra nuk asht fjala per hipokrizi,por per nje njeri qe ka kerkuar ta njohe te verteten,ka sakrifikuar vite te tera,me ne fund perballet me faktin qe kete se pranoj dot.Duhet te denohet tani ky person.Te denohet per faktin e thjeshte qe mos te prishet mbarevajtja e disa mjeraneve qe besojne verberisht.Une them JO...nuk asht e drejte.Zoti nuk ka nevoje per njeri,as edhe per ate qe len rrugen e tij.Nese kjo qe thashe eshte e vertet pse Zoti duhet te veje nje rregull te tille.Kjo ben te mendosh se Zoti nuk qeka i afte te mbjelle te miren ne zemren e njerezve pa u vene kushtin se kush kthehet mbrapa i pritet koka.Pastaj mendo rritjen e hipokrizise ne radhet e nje vendi te tille.Mbahen muslimane vetem prej frikes qe mos tu pritet koka.

    2-Per beni mustaliket do te sjell nje hadith te transmetuar nga abdullah ibn omer qe ka marre pjese ne kete lufte.Ndera pyetjes time se perse profeti i denoi urejinasit duke u nxjerrur syte me hekur te skuqur nuk mu pergjigj njeri.As se si ka mundesi qe njerezit me te afert te tij(grate) te bejne koalicion kundra.Me ben cudi pasi ato duhet te ishin besimtare te devotshme pasi jetonin me prane tij se kushdo tjeter.

    3-As Izraeli as amerika nuk jane te mire.Kane qellimet e tyre per mbisundim kuptohet.Por funda fundit amerika nuk pretendon se po zbaton rregullat e Zotit.Prandaj qe nuk kam si te kritikoj pasionin njerezor per te pasur sa me shume pushtet.Ndersa kur vjen puna tek rregullat fetare dicka ndryshon.Ne islam egzistojne rregulla qe shtetet pabesimtare perpara nje fuqie islamike duhet te jene te perulura dhe te paguajne xhizjen nese nuk pranojne mesazhin e islamit.Shkurt kjo do te thote qe nese islami nis te krijoje nje berthame asht problem per lirine e te tjereve.Shkurt te bijne ne qafe me pretekstin se pse nuk pranon fjalen e Zotit e detyrohesh qe te pagush taksa per token qe te kane lene gjysherit brez mbas brezi.Shkurt asht rrezik nje gje e tille.Prandaj qe ne nje bote si te sotmen ku rrjetet e informacionit bejne te veten nuk do te humbe asnjehere koshienca e vendeve joislamike kundrejt ketij rreziku.Rrezik pasi te imponon xhizje.....e ku?ne token tende e te gjysherve tu.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI
    Nga ata gjera qe lexova ketu,si dhe nga shpjegimet qe kam marre nga te tjere,nuk ka dale asnjeri deri tani te me jap argument se nuk cenohen te drejtat e individit me kete rregull.Shume here kam menduar me veten time......A jam ne gjendje te them sinqerisht nese une apo te tjere ne moshen time te jene aq te ditur sa qe bindjet e tyre nuk do ti tunde koha?.Si mund te veproje nje person qe ka pranuar Islamin ne moshen 15 vjecare,pra ka dhene besen e tij,pastaj vjen nje kohe qe nga studimi personal arrin ne konkluzionin qe ka dicka qe nuk shkon.Pra nuk asht fjala per hipokrizi,por per nje njeri qe ka kerkuar ta njohe te verteten,ka sakrifikuar vite te tera,me ne fund perballet me faktin qe kete se pranoj dot.Duhet te denohet tani ky person.Te denohet per faktin e thjeshte qe mos te prishet mbarevajtja e disa mjeraneve qe besojne verberisht.Une them JO...nuk asht e drejte.Zoti nuk ka nevoje per njeri,as edhe per ate qe len rrugen e tij.Nese kjo qe thashe eshte e vertet pse Zoti duhet te veje nje rregull te tille.Kjo ben te mendosh se Zoti nuk qeka i afte te mbjelle te miren ne zemren e njerezve pa u vene kushtin se kush kthehet mbrapa i pritet koka.Pastaj mendo rritjen e hipokrizise ne radhet e nje vendi te tille.Mbahen muslimane vetem prej frikes qe mos tu pritet koka.

    2-Per beni mustaliket do te sjell nje hadith te transmetuar nga abdullah ibn omer qe ka marre pjese ne kete lufte.Ndera pyetjes time se perse profeti i denoi urejinasit duke u nxjerrur syte me hekur te skuqur nuk mu pergjigj njeri.As se si ka mundesi qe njerezit me te afert te tij(grate) te bejne koalicion kundra.Me ben cudi pasi ato duhet te ishin besimtare te devotshme pasi jetonin me prane tij se kushdo tjeter.

    3-As Izraeli as amerika nuk jane te mire.Kane qellimet e tyre per mbisundim kuptohet.Por funda fundit amerika nuk pretendon se po zbaton rregullat e Zotit.Prandaj qe nuk kam si te kritikoj pasionin njerezor per te pasur sa me shume pushtet.Ndersa kur vjen puna tek rregullat fetare dicka ndryshon.Ne islam egzistojne rregulla qe shtetet pabesimtare perpara nje fuqie islamike duhet te jene te perulura dhe te paguajne xhizjen nese nuk pranojne mesazhin e islamit.Shkurt kjo do te thote qe nese islami nis te krijoje nje berthame asht problem per lirine e te tjereve.Shkurt te bijne ne qafe me pretekstin se pse nuk pranon fjalen e Zotit e detyrohesh qe te pagush taksa per token qe te kane lene gjysherit brez mbas brezi.Shkurt asht rrezik nje gje e tille.Prandaj qe ne nje bote si te sotmen ku rrjetet e informacionit bejne te veten nuk do te humbe asnjehere koshienca e vendeve joislamike kundrejt ketij rreziku.Rrezik pasi te imponon xhizje.....e ku?ne token tende e te gjysherve tu.
    Uallahi me vjen shume keq per ty sepse paske renbe ne graden e atyre qe Allahu thote.

    4:137.
    Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhëtuan, përsëri besuane pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falë atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë.

    3:144.
    Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu do t'i shpërblejë mirënjohësit.

    2:130.
    E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që poshtron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve


    22:11.
    Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm) nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet më të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.


    Tani sa per Beni Mustalaket dhe grate e profetit.Une te kam sjelle historine e beni mustalakeve dhe tregohet fare mire .Kurse per urejinasit me thuaj ku ka ndodhur kjo qe ta shikoj se per cfare behet fjale qe ta qartesoj.

    Sa per ate qe ti je ne token tende dhe ta kane lene stergjyshrit.Po te them ty se Toka i takon Zotit dhe jo stergjysheve .Allahu e beri njeriun zevendes ne toke dhe ia dha token trashegim.

    2:30.
    (Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës"!(khalife) Ata thanë: "A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë"! Ai tha: "Unë di atë që ju nuk e dini"!

    21:105.
    Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mij të mirë.

    Eshte e drejta e Zotit qe te vendosi ligje dhe rregulla per krijesat e tij.

    Ke nje kryetar shteti dhe ti paguan takse per te per token tende per pasurine tende .Pse e paguan o flori.Ti punon me krahet e tua.Edhe krishteret paguan xhize dhe kjo permendet dhe ne bibel si takse kunder mosbesimtareve per sherbimin qe u afron shteti Islam ne ate vend.Nese ti jeton ne Itali je ne shtepine tend e paguan taksa dhe tatime me dashje dhe padashje tenden.DHe ne Shqiperi e do apo se dua une Fatos Nanon paguajme Taksa per shtetin dhe policine per sherbimin e ruajtjes qe ajo ben per qytetaret.E njeta gje eshte dhe xhizja.

    Sa per grate e profetit dhe cdo histori qe cdokujt mund ti duket e keqe kjo nuk eshte qe Allahu nuk kishte mundesi ta shmangte porse per ti mesuar brezat e ardhshem si te veprojne ne raste te tilla.Sepse feja islame ka ardhe me rregulla dhe pergjigje per cdo ceshtje.Profeti a.s ka qene burre shteti , kryefamiljar, ka qene tregtar, ka qene imam Xhamie, ka qene komandant lufte te gjitha pozicionet e njeriut qe mund te kete ai ne jeten e tij ai i ka kryer ne mynyre qe muslimani te kete shembullin tek Profeti .a.s.Profeti a.s eshte plagosur ne lufte.Pse ska pas mundesi Allahu ta ruaje.Jo por Allahu ka dash ti thote brezave muslimane me vone qe kur te plagosen mos e humbin shpresen por te veprojne si Profeti .a.s.Profeti a.s ka gabuar kur i dha perparesi nje te pasuri dhe kryetari mushrik ne thirrjen e tij para nje te varferi qe po pyeste per fene Islame.PSe ska pas mundesi Allahu ta ruaje Profetin a.s nga keto gabime.Por Allahu ka dfash qe ti mesoj brezat e me vonshem qe ti japin perparesi Atij personi qe e kerkon te verteten para atij qe eshte titullar dhe me pasuri dhe eshte kundershtues.Nese pyet nje kristian se si do vepronte ai nese do kishte nje familje si do sillej me gruan.Si do te vepronte ai nese do ishte kryetar shteti si zgjdhet nje kryetar shteti etj ligje .Ai nuk te pergjigjet dot sipas bibles sepse Jezusi si ka bere keto vepra per te qene shembull per njerzit mbas tij.(por ka bere vetem disa gjera)Kurse profeti a.s ka qene universal ne pozicionet e tij jetesore.
    Per kete thote Allahu ne kuran.

    33:21.
    Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut,
    kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.

    18:54.
    Në këtë Kur'an Ne shtruam çdo lloji shembulli për hirë të njerëzve, po njeriu (jobesimtar), më shumë se çdo tjetër është kundërshtar.


    Sa per rrezikun islam per qeverisje .

    A mundet Islami të udhëheqë botën?
    Pikërisht është kjo krijesë e përsosur e cila ka dalë nga shinat e jetës, është bërë armik i vetvetes dhe i universit duke mos u mjaftuar me kaq, ka rënë në rangun e kafshës, e pse jo, më keq akoma.
    Krijesa më perfekte në tokë, saqë edhe engjëjt iu përulën në shenjë respekti kur i Plotfuqishmi i urdhëroi, vjen një kohë kur mohon Krijuesin. Më shumë se kaq, njeriu përpiqet të sjellë “argumente” të mohojë, apo të hedhë sadopak pluhur mbi fenë e vetme të pranueshme tek Zoti, duke e konsideruar si një fe e cila i takon të kaluarës pa vlerë, që nuk mund të jetë udhërrëfyes për njerëzimin në të tashmen, e jo më për të ardhmen e tij.
    Pra, këto spekullime kanë qenë të hershme qysh në ditët e para të revelatës. Edhe në ditët e sotme “krijesa më perfekte” në planet, për fatin e tyre të keq nuk po ia del me intrigat e saj vetvrasëse, jep shenja duke thurur plane të destinuara të dështojnë. Por, me sa duket kësaj here menduan se ia arritën qëllimit duke ëndërruar më syhapur, duke i veshur Islamit petkun e terrorizmit…
    Përgatitjet për të festuar filluan duke mos e kuptuar që po përgatiten për “festën” mortore. Por, janë të dehur nga avujt e së keqes dhe për fatin e tyre “të mirë” kanë arritur që bota të shikojë me sytë e tyre, të dëgjojë me veshët e tyre, duke e futur atë në labirinthin e tyre që është më i pamëshirshëm se vetë vdekja.
    E keqja, është si puna e thëngjillit që edhe nëse nuk të djeg, të nxin. Fatkeqësisht ky “thëngjill” ka nxirë edhe disa muslimanë që duke rënë në rrjetën e dobët të armiqve të Islamit, vetquhen krenarë duke imituar të ashtuquajturin “civilizim perëndimor” si jeta në krahët e një engjëlli. Por, “fjalës së mirë të armikut dhe ditës me diell në dimër mos i beso”.
    Jo vetëm kaq, por paria e së keqes nën patronazhin e tyre mban supozime për të vlerësuar këta revulocionarë në piedestalin shoqëror, e pse jo duke iu dhuruar poste, që s’janë veçse shkallëzim në humnerën e errët ku e keqja me bijtë e saj mbretëron në “pararajsën” e tyre.
    Por, pyetja e cila kërkon përgjigje dhe ka pushtuar mendjen njerëzore të kthjellët por aq edhe të mykur nga mosfunksionimi është:
    A është Islami fe e terrorirzmit? A mund të jetë Islami, kushtetutë e cila mund të fusë njerëzimin në shinat e jetës? A urdhëron Islami vrasjen e të pafajshmëve? A është e privuar gruaja nga të drejtat e saj në Islam? Islami është fe vetëm për jetën e mëtejshme apo…???
    Janë shumë e shumë pyetje që kërkojnë përgjigje edhe pse përgjigjet janë aq të kthjellëta që i ngjajnë një qielli pa re në një ditë pranvere.
    Me pak fjalë, mbretërisë së keqe dhe intrigës i ka ardhur vjeshta, planet e zverdhura në degët e saj, po presin të bien në tokë të vyshkura dhe…
    Islami feja e vetme për njerëzimin, e cila mbush kraharorët dhe zemrat si një fllad mëngjezor, është po aq e pamëshirshme me shpifjet e vyshkura dhe si një erë e fortë do t’i flakte tej në horizont sikur të mos kishin ekzistuar kurrë më parë…
    Ashtu si rrezet e diellit shpërndajnë retë e zymta, edhe Islami është në gjendje të ndriçojë zymtësinë e intrigave më nënshkrimin “terrorizëm”. Qenia njerëzore duhet ta dijë se vetë fjala Islam nënkupton paqe. Pra, a mund të ketë e vërteta dy fytyra? Kurrsesi. Si mundet vallë të derdhësh në oqeanin paqësor llumin e terrorizmit?! A mundet vallë ky religjion, që edukoi embrionin njerëzor, mbolli harmoninë midis të bardhit e të ziut, kultivoi ndjenjën e dashurisë midis të pasurit dhe të varfërit, të epitohet me terrorizëm?
    Ku mund të gjejë njerëzimi një vend të tillë që barazia ka prekur kulmin, siç është vendi i shenjtë i pelegrimit për muslimanët “Meka”?! Të gjithë kanë veshur petkun e bardhë duke treguar barazinë para Zotit, dhe duke iu përgjigjur thirrjes së Zotit si një trup i vetëm. Miliona zemra rrahin në një kohë duke iu përgjigjur thirrjes së Krijuesit të tyre, miliona njerëz ngrejnë shikimet e tyre drejt qiellit duke kërkuar falje, begati dhe paqe nga i Mëshirshmi, Begatuesi dhe Ai i Cili zbret paqen në tokë.
    Le të kujtojmë për pak çaste retrospektivën e përhapjes së Islamit në vende ku thuhet se ai u përhap me tehun e shpatës. Historia dëshmon të kundërtën në karrigen e dëshmitarit të vendosur, t’i tregojë botës mbarë se ajo çka ka parë me sytë e saj që shkruajnë të keqen dhe të mirën është se, Islami u përhap me tehun dhe mprehtësinë e moralit të lartë të muslimanëve.
    Historia e vetmja dëshmitare e cila ka qenë burgosur në raftet e armiqve të Islamit, ka kohë që e ka fituar lirinë e saj, dhe ka ngritur zërin e saj, duke e përçuar deri në skajet më të largëta të universit.
    O njerëz! Kujtoni hyrjen e muslimanëve në Evropë, në Spanjën e sotme, a mos hynë me shpatë dhe vranë fëmijë, pleq, gra apo robër? Bota mbarë që mbart në kurrizin e saj njerëzit e saj, njerëzit e saj të pafajshëm dhe të këqinj duhet t’i puthë dorën Islamit për të mirat që i solli errësirës evropiane.
    Të gjithë jemi dëshmitarë kur penda e shkencëtarëve muslimanë dhe penelat e tyre pikturonin në çdo fushë të shkencës, dhe Evropa e emancipuar jetonte në perandorinë e injorancës.
    Është shumë e qartë sikurse lindja e diellit se Islami u përhap me moralin e tregëtarëve muslimanë deri në Kinë.
    Le të kujtojmë Lindjen e Mesme. Kur muslimanët rihynë në Kuds (Jeruzalem) jo vetëm që nuk vranë të pafajshëm por edhe robërit i lanë të lirë. Vallë të njëjtën gjë bënë kryqëzatat me kalorësit e tyre? Saqë thonin me mburrje “ne derdhëm aq gjak sa mund të lageshin barqet e kuajve”.
    Mjafton të shfletojmë pak faqet e historisë e cila flet për fisnikërinë e luftëtarëve muslimanë, që edhe në luftë shfaqnin ndjenjën njerëzore të mëshirës! Njerëzimi akoma ka shijen e hidhur të luftërave botërore që edhe në ditët e sotme ka lënë gjurmët e tyre vdekjeprurëse, si një e keqe që ka lënë pas bijtë e saj duke mos dashur të shkulë kthetrat e përgjakura nga shpirtrat e të pafajshmëve.
    Por njerëzimi i çoroditur duket se i ka harruar këto plagë që akoma dergjen në shpirtin e materializuar dhe të droguar nga opiumi i vendeve të cilat janë përgjegjëse për luftërat, dhe për më shumë, sot po përpiqen t’i mveshin Islamit petkun e terrorizmit që deri dje s’ishte veçse petku i tyre.
    Zoti në Kur’an thotë se kush vret një njeri pa të drejtë është sikur ka vrarë botën mbarë, dhe kush bëhet shkak për shpëtimin e një jete sikur ka shpëtuar botën mbarë. Pra, o mendje e kthjellët, o ju njerëz që mendoni, a mund t’i thuash engjëllit, djall?
    O njeri, o krijesa me formën më të përkryer në botë, nxirre veten nga rrjeta e dobët e “peshkatarit” që quhet devil dhe e prodhuar nga fabrika Ateizëm e destinuar qysh në lashtësi për të falimentuar.
    O njerëz, shikoni jetën e Profetit Muhamed (a.s.) dhe të shokëve të tij. Vërtet ata pasqyrojnë Islamin e vërtetë, saqë historia ka shkruar për ta duke u shtangur në brishtësinë e çudisë, se si qenia njerëzore ka arritur të prekë kulmin e moralit, harmonisë, vëllazërisë midis njerëzve që nuk kishin lidhje gjaku, por ishte Islami geni që i lidhte. Nuk ka vend për çudi! Ata vetëm kryen çfarë Zoti dhe i Dërguari urdhëruan dhe lanë çfarë ishin të ndaluara.
    A nuk ishte Profeti (a.s.) që u përzu nga vendlindja? E quajtën gënjeshtar, magjistar, kur deri pak çaste para se t’i vinte revelata mbiquhej besniku, por ishte smira dhe mendjemadhësia që i kishte verbëruar zemrat e tyre. E masakruan Profetin dhe besimtarët e tij, derisa jeta ishte e pamundur. Pas 10 vitesh kur Zoti ua mundësoi kthimin në vendin e tyre ngadhnjimtarë, mos vallë profeti mori hak? Jo, i fali të gjithë sepse i tillë ishte morali i tij.
    Le t’i servirim botës një frut nga kopshti i mirësisë profetike. Një vështrim i shkurtër në jetën shoqërore të Profetit (a.s.). Armiqtë e përbetuar të Islamit dhe pse jo mbarë botës, çifutët, kanë pasur fatin të jetojnë në fqinjësi me Profetin. Vallë intrigat e çifutëve mos rrinin këmbëkryq, kurrë. Një fqinj i Profetit që ishte çifut, çdo ditë hidhte mbeturinat para derës së Profetit të nderuar në tokë e në qiell. Profeti me moralin e tij të pashembullt i merrte dhe i hidhte në vendin e duhur. Kjo gjë përsëritej përditë, derisa një ditë e keqja paralizohet, dhe Profeti çuditet dhe pyet për çifutin. Merr vesh që ishte i sëmurë. Mos vallë Profeti i mëshirës u gëzua? Kurrsesi, sepse morali i tij ishte libri i Zotit, Kur’ani. Shkon dhe e viziton. Ndërkohë çifuti duke shijuar me sytë e tij të zemrës hovin më perfekt të moralit, pranon Islamin.
    Pyes parinë e botës, a kanë vizituar apo kryer me duart e tyre ndihmën e ndonjë jetimi apo të varfëri? Epo paria e muslimanëve në kohën e saj të artë qante derisa i binte të fikët nga frika ndaj Zotit se mos ndoshta s’e kish përmbushur detyrën e saj ndaj popullatës! Dhe ishte i pari i muslimanëve që mbante mbi shpatullat e tij ushqimin e përgatitur për një plakë të gjorë që jetonte e vetme në dalje të qytetit.
    Ishte Islami zinxhiri gjenetik që i lidhi njerëzit nën vëllazërinë islame derisa në fundin e një lufte ku po i shërbehej ujë për të pirë të plagosurve, ato ia kalonin njëri-tjetrin ujin edhe pse etja vdekjeprurëse trokiste në dyert e jetës. Kalonte uji i papirë nëpër duart e të plagosurve derisa kthehej tek i pari.
    Ishte Islami që i dha të drejtën femrës qysh para 14 shekujsh, ndërkohë që ajo shitej e blihej derisa i mohohej e drejta më elementare, jeta e saj, varrosej e gjallë. Islami i ktheu moralin, nderin, të drejtën e trashëgimisë, të drejtën e saj në familje dhe rëndësinë që ka ajo në ndërtimin e shoqërisë qysh në embrionin e saj. Islami e ngren pozitën e gruas në familje, saqë mëshira e Zotit fitohet me respektimin e prindërve, dhe jo më kot Zoti e urdhëron njeriun që direkt pas adhurimit të tij të pashoq, t’i bashkangjisë respektimin e prindërve. Islami është larg intrigave familjare, është larg braktisjes së prindërve duke i dërguar nëpër kështjellat e vetmisë (azile), është larg çarjes farefisnore.
    A mundet Islami të udhëheqë këtë botë e cila ka rënë përtokë nga një nokdaun imoraliteti, nga një boksier tashmë i dalë në pension?
    Një përgjigje “Po” të fortë dhe të vërtetuar tashmë duket si e pamjaftueshme për njerëzit.
    Të shumta kanë qenë dialogjet e muslimanëve dhe të atyre që janë të interesuar që të hipotezojnë të paktën që Kur’ani është vetëm një libër fetar.
    Për fatin e tyre të keq dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe është vërtetuar e kundërta. Sot, Kur’ani sfidon shkencëtarët me zbulimet e tyre duke i treguar me elokuencën dhe vërtetësinë e tij, se këto arritje kanë qenë të gdhendura qysh para 14 shekujsh.
    Nëse e keqja apo urrejtja do të materializoheshin, do të çuditeshin nga intrigat që vetë krijesa humane mbjell në fushat e gjelbëruara të Islamit.
    Por e keqja e heq veten të pamposhtur pa e kuptuar se është e ndihmuar edhe pakujdesia dhe gjumi i pashëndetshëm i ndjekësve të Islamit.
    Me pak fjalë, mbretërisë së keqe dhe intrigës i ka ardhur vjeshta, planet e zverdhura në degët e saj po presin të bien në tokë të vyshkura dhe…
    Islami feja e vetme për njerëzimin e cila mbush kraharoret dhe zemrat si një fllad mëngjesor, është po aq i pamëshirshëm me shpifjet e vyshkura dhe si një erë e fortë do t’i flakte tej në horizont sikur të mos kishin rezistuar kurrë më parë…
    E vërteta vonon por nuk harron. Do të shfaqet një ditë si një ylber pas një shiu, i cili e mahnit shikuesin me ngjyrat e tij.
    Le të presim të ardhmen e afërt duke i kthyer krenarinë të parëve tanë. Zoti (xh.sh.) thotë: “Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t’iu bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?”




    14:24.
    A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatos Kongoli
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 19-11-2011, 18:09
  2. Ismail Kadare flet për zhvillimet politike në Shqipëri
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 02:36
  3. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •