RUGOVA, SHUPLAKE DIPLOMATIKE NANOS
E Shtune, 15 Janar 2005
Presidenti i Kosoves kritikon nga Prishtina marreveshjen mes Nanos dhe Buckovskit per kufirin. "Kosova nuk eshte toke pa zot. Shqiperia mund te thote ndonje fjale te mire, por ne jemi ketu"
Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, i ka dhene dje nje shuplake diplomatike kryeministrit Nano duke hedhur poshte marreveshjen verbale te kryeministrit shqiptar me homologun e tij, Buckovski. Tre dite me pare, Nano ra dakord me kryeministrin e Maqedonise qe te "bekoje" marreveshjen Serbi - Maqedoni per kufirin. Presidenti Rugova deklaroi se kjo marreveshje nuk njihet nga Kosova, por duke e injoruar kete fakt, Nano i premtoi mbeshtetje Buckovskit.
Per kufirin e Maqedonise me Kosoven eshte nenshkruar edhe nje marreveshje mes Beogradit dhe Shkupit, e cila nuk u pranua dhe u hodh poshte nga te gjitha partite politike dhe institucionet qeverisese ne Kosove. Qendrimi i Prishtines vleresohet si i drejte, sepse ceshtja e kufirit mes Kosoves dhe Maqedonise duhet diskutuar dhe te jete rezultat i marreveshjes mes Prishtines dhe Shkupit. Serbise nuk i takon asnje e drejte mbi ate kufi.
Presidenti Rugova, duke u pergjigjur per nje pyetje rreth shenimit te vijes kufitare me Maqedonine, tha se kjo ceshtje duhet te behet vetem me institucionet e Kosoves, nderkaq marreveshjen mes Shkupit e Beogradit rreth kufirit Maqedoni-Kosove e quajti inekzistente.
"Demarkacioni duhet te behet me institucionet e Kosoves. Une jam per ate qe te mbetet ajo vija e vjeter e kufirit. Ju e dini, eshte nje marreveshje qe eshte bere dhe per ne ajo eshte ilegale, jo e vlefshme.
Vija e shenimit do te behet nga institucionet e Kosoves, me UNMIK-un e me KFOR-in. Kosova nuk eshte nje toke pa zot. Ne jemi ketu. Shqiperia mund te thote ndonje fjale te mire, por ne jemi ketu. Kjo ceshtje do te zgjidhet hap pas hapi", tha presidenti Rugova.
Takimi
Komentet rreth autoritetit te Kosoves per te percaktuar vijen e kufirit me Maqedonine, Rugova i beri pas nje takimi me kreun e Gardes se Nderit te TMK-se, Agim Ceku. Presidenti i ofroi perkrahjen e Presidences ne te gjitha fushat edhe ne transformimin e tyre ne nje force mbrojtese te Kosoves.
"Por kjo do te behet edhe me shpejt pas njohjes se pavaresise se Kosoves", tha ai. Nderkohe tani e tutje Garda e Nderit e TMK-se do te marre pjese ne ceremonite e organizuara nga institucionet e Kosoves.
"Qendrimi yne eshte qe ne ne te ardhmen te kemi nje force mbrojtese per Kosoven. TMK-ja tash per tash i ka keto detyra dhe do te zhvillohet ne te ardhmen dhe kjo gjithsesi varet sa me shpejt te njihet pavaresia e Kosoves, per te cilen ne po punojme", tha Presidenti i Kosoves. Presidenti mbeshteti idene e Shtabit te Pergjithshem te TMK-se qe nje njesit i saj te shkoje ne vendet e goditura nga Cunami ne Azine Juglindore per te ndihmuar ne lehtesimin e demeve.
Nga ana e tij, komananti i TMK-se, gjenerali Agim Ceku, theksoi sfidat e vitit 2005 per te gjithe qytetaret dhe institucionet e Kosoves. "Prandaj te gjithe duhet te jene te gatshem per t'u perballur me to", tha Ceku.
Ai beri te ditur edhe kesaj radhe se ka marre mbeshtetjen e Presidentit te Kosoves per TMK-ne. "Edhe nje here Presidenti na ofroi mbeshtetjen e parezerve te tij ne perpjekjet tona dhe ne besojme se me nje bashkepunim te ngushte do te ecim perpara dhe ta cojme perpara TMK-ne dhe do te arrijme atje ku synojme te gjithe".
(Koha Jone)
Krijoni Kontakt