Irena e zhdukur, pėr herė tė fundit emri i ėshtė shėnuar nė Trieste. Zbritja e Irenės nė portin e Durrėsit mbėshtetet vetėm nga personeli i tragetit. Njihej, pasi udhėtonte shpesh me atė linjė.
Emri i Irena Selit, 40-vjeēares sė zhdukur pa asnjė gjurmė qė prej 31 ditėsh ėshtė shėnuar pėr herė tė fundit nė regjistrat e policisė sė portit tė Triestes. Nė portin e Durrėsit, as Irena dhe as bashkėshorti i saj nuk i kanė vulosur pasaportat, fakt ky qė shton dozat e misterit nė zbardhjen e kėsaj ēėshtjeje. Nė portin e Durrėsit, as e zhdukura dhe as bashkėshorti i saj nuk i kanė vulosur pasaportat. Atė ditė ka pasur rreth 8 mijė vetė tė ardhur nga Italia pėr festat e fundvitit, ndaj edhe punonjėsit e policisė kanė kontrolluar vetėm pasaportat e atyre qė largoheshin nga Durrėsi ,-thotė njė zyrtar i policisė sė Durrėsit. Kėshtu, asnjė punonjės i policisė sė portit tė Durrėsit, nuk mund tė vėrtetojė zbritjen e Irenės nga trageti i linjės sė Triestes, duke u bazuar nė dokumentacionin zyrtar. Burime nga grupi i hetimit pohojnė se pėr zhdukjen e 40-vjeēares kanė denoncuar shumė vonė si bashkėshorti i saj, ashtu edhe tė afėrmit, duke e vėshtirėsuar zbardhjen e kėsaj ēėshtjeje.
Personeli i tragetit
Rrugėtimet e shpeshta tė Irena Selit dhe bashkėshortit tė saj, Agim Musha me tragetin e linjės sė Triestes, duket se i kanė familjarizuar pronarėt e kompleksit tė njohur nė Tiranė me personelin. Nė fakt, policia e portit mė tė madh nė vend ka nė dorė si tė vetmen provė qė mbėshtet zbritjen e Irenės nė Durrės, dėshmitė e personelit tė tragetit tė linjės sė Triestes. Burime zyrtare pranė policisė sė Durrėsit pohojnė pėr Shekullin se janė marrė nė pyetje punonjėsit e kėtij trageti, tė cilėt kanė pohuar se gruaja e pronarit tė Bruno-s ka zbritur nė portin e Durrėsit. E kemi fiksuar atė grua, pasi udhėtonte shumė shpesh, bashkė me tė shoqin, me tragetin tonė. Ajo ka zbritur nė Durrės, pasi nuk ėshtė kthyer me ne, pėr nė Itali,-mėsohet tė kenė dėshmuar nė polici punonjėsit e tragetit. Pėrveē Agim Mushės, punonjėsit e tragetit tė linjės sė Triestes janė tė fundmit persona qė e kanė parė Irena Selin. Ne dyshojmė se zhdukja e saj mund tė ketė ndodhur pas zbritjes nga trageti,-shtojnė zyrtarėt e policisė sė Durrėsit, duke u bazuar mbi dėshmitė e punonjėsve tė tragetit me tė cilin Irena dhe Agim Musha po ktheheshin nė vendin tonė.
Dyshimet
Zhdukja e Irena Selit, pėr hetuesit e ēėshtjes pėrkthehet nė njė sėrė pistash dhe versionesh. Burime pranė grupit tė hetimit pohojnė pėr Shekullin se deri mė tash nuk ėshtė pėrjashtuar apo vėrtetuar asnjėra prej tyre, ndaj edhe dyshimet shtrihen qė nga arratisja e Irenės nga jeta aspak e qetė bashkėshortore e deri tek njė vrasje e mundshme e 40-vjeēares. Ka dėshmitarė qė e kanė parė atė tė zbresė nė portin e Durrėsit. Nga ana tjetėr, nuk ka tė dhėna qė ajo tė jetė kthyer mbrapsht, nga Durrėsi pėr nė Itali apo tė ketė udhėtuar nėpėrmjet Rinasit,-pohojnė burime nga grupi hetimor, tė cilėt kanė kryer verifikime edhe nė aeroportin e vetėm ndėrkombėtar. Emri i Irena Selit nuk figuron gjėkundi, pasaporta e saj, ku ndodhej edhe njė vizė amerikane, nuk ėshtė vulosur nė asnjė pikė tė kalimit kufitar. Ndėrkaq, njerėzit mė tė afėrt tė Irenės janė pozicionuar nė anė tė kundėrta tė medaljes. Bashkėshorti i saj, i larguar qė prej 5 janarit drejt Dortmundit tė Gjermanisė ka pohuar nėpėrmjet njė gazete tė pėrditėshme se e shoqja ėshtė larguar prej tij, duke i vjedhur edhe 100 mijė USD. Nė tė njėjtin front ndodhet edhe i biri i Irenės, Bruno, i cili nuk ka hezituar aspak tė kėrcėnojė nėpėrmjet telefonit dajėn e tij, Ylli Selin. Nga ana tjetėr, vėllai i tė zhdukurės dhe daja i saj enden nėpėr dyert e policisė apo tė prokurorisė, pėr tė marrė vesh ndonjė lajm prej Irenės. 31 ditė e zhdukur dhe asnjė sinjal. Pėr familjarėt Seli, pak shpresa ka qė Irena tė jetė gjallė.
Krijoni Kontakt