Nje teme per zhdukjen e Irena Selit eshte fshire.
Sic duket e kan gjetur shendosh si molla moderatoret.
.
GSH
Flet Agim Musha, bashkėhorti i gruas sė zhdukur, Irena Seli, pėr lidhjen e tij tė re
"E dashura mė kėrkon martesė"
"Por unė jam ende i padivorcuar me Irenėn"
---------------------------------
fe. de.
TIRANE
Agim Musha duket njė tjetėr njeri. Ish-proneri i kompleksit tregtar tė fuqishėm "Bruno" dhe bashkėshorti i gruas sė zhdukur, Irena Seli, duket mė nė fund ka gjetur qetėsi jashtė kufijėve shtetėrorė. Pas kalvarit tė kaluar nė Shqipėri, i gjendur mes presionit tė dėnimit kolektiv pas hipotezave se mund tė ishte vrasėsi i gruas sė vet si dhe i vėnė nė darėn e hetimeve maratonė tė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda e i survejuar nė ēdo hap, Musha tashmė thotė se gėzon njė shėndet tė plotė dhe se pothuaj gjithė ditėn e kalon nė shoqėrinė e nė krahėt e njė gruaje tė bukur, gjermane, tė quajtur Silvia Shmidt. Pas akuzave tė lėshuara nė adresė tė gruas sė tij tė zhdukur, sipas tė cilave ajo e kishte braktisur pasi kishte njė tjetėr lidhje dashurore, Musha duket ka gjetur ngushėllim nė shoqėri me njė tjetėr femėr. Ndėrkohė qė zbulimi nė Durrės i kokės sė prerė tė njė gruaje, sipas tij, nuk e ka shqetėsuar.
Zoti Musha, pasi mėsuat nga mediat pėr zbulimin e kafkės sė njė gruaje nė njė zonė tė Durrėsit, ē'menduat?
Sipas besimit tim Irena ende ėshtė gjallė. Kėshtu qė kafka nuk ka lidhje me ish-gruan time. Pastaj unė kujtoj me pėrpikmėri qė ajo ka proteza pothuaj tė gjithė dhėmbėt e sipėrm. Madje i ka mbaruar sė vėni mė 25 tetor 2004 nė Tiranė, pak ditė para se tė niseshim pėr nė Gjermani. Kėshtu qė identifikimi ėshtė i thjeshtė, edhe pse unė besoj se ajo ėshtė ende gjallė.
Pse mendoni se ėshtė e gjallė?
Sepse iku me dėshirėn e saj mė 16 dhjetor 2004, gjatė kohės kur po zbrisnim nga trageti. Sepse unė e kam thėnė gjithmonė se pas ish-gruas sime qėndrojnė njėrėz me pushtet nė Shqipėri, tė cilėt pėrgatitėn dhe dinė gjithēka. Janė njerėz tė shėrbimit sekret, tė cilėt mė mbushėn shtėpinė me pėrgjues, ish-ministra etj, tė cilėt njė ditė do tė pėrgjigjen pėr shkatėrrimin e jetės sime. Janė tė njėjtėt njerėz qė mė bllokuan nė mėnyrė tė paligjshme pasaportėn dhe llogaritė bankare.
Si qėndron e vėrteta e lidhjes suaj me njė femėr nė Gjermani?
Ėshtė e vėrtetė qė shoqėrohem prej disa kohėsh me njė femėr. Ėshtė gjermane, quhet Silvia Shmidt dhe ėshtė mikesha ime. Nė shoqėrinė e saj e kaloj gjithė ditėn. Mė ka bėrė mirė pushimi nė Gjermani pas asaj qė hoqa nė Shqipėri. Madje kam rėnė nė peshė dhe nuk kam nxjerrė mė gjak nga fyti. Kėsaj mikeshės sime i ka rėnė nė kokė tė martohet me mua. Por unė nuk mundem, pasi figuroj ende i martuar me Irenėn dhe nuk kam dokumenta qėndrimi nė Gjermani.
Vėllai i Irenės nuk lejohet tė shikojė kokėn e prerė nė morg
Drejtues tė Morgut tė Tiranės nuk kanė lejuar dje Ylli Selin, vėllain e Irenės, qė tė shikojė kokėn e prerė tė gruas misterioze qė ndodhet nė kėtė morg. Ylli, mėngjesin e djeshėm, pas lajmeve mbi gjetjen njė koke gruaje tė prerė dhe pas dyshimeve tė hedhura se koka mund t'i pėrkiste Irenės sė zhdukur, ka kėrkuar tė shikonte kokėn e prerė pėr identifikim. Por megjithė pritjen e gjatė ai nuk ėshtė lejuar, pasi drejtuesit e morgut i kėrkuan njė leje tė posaēme nga Prokuroria e Durrėsit. Rreth mesditės sė djeshme, Ylli ka shkuar edhe nė Prokurorinė e Durrėsit, ku sėrish e kishin pėrcjellė pėr nė Tiranė, me pretendimin se do tė kishte mundėsi ta shikonte sot kokėn e prerė. Pas kėtyre sorollatjeve, vėllai i Irenės ėshtė shprehur tepėr i indinjuar me qėndrimin qė ishte mbajtur ndaj tij. "Unė jamė familjari i Irenės dhe pėrveē ankthit qė kemi dhe qė duam tė verifikojmė kėtė dyshim, edhe hetuesve do t'i shėrbente shumė verifikimi im, pasi jam nė gjendje qė me njė tė parė edhe tė konstruktit tė kafkės tė pėrcaktojė nėse ėshtė apo jo koka e Irenės", ėshtė shprehur Ylli Seli pėr Gazetėn. ga.ja.
.
Krijoni Kontakt