Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Bruno: Mami mė tha tė mos e kėrkojmė.

    "Sinjali nga SHBA u ndėrpre pas sherrit tim me gjyshen"


    Djali 21 vjeēar i gruas sė zhdukur tė pronarit tė kompleksit "Bruno" duket njė nga krijesat mė tė pafajshme tė kėsaj historie. "Paradite dhashė njė provim, sot jam duke studjuar pėr tė dytin", pohon nėpėrmjet telefonit Bruno Musha, studenti i vitit tė parė i degės menaxhim-biznesi, i njė universiteti tė Dortmundit. Me njė zė gati fėmijnor, djaloshi i rritur larg realitetit shqiptar, duket ėshtė mė shumė nė gjendje tė rrėfejė pėr provimet, shoqet e kursit apo tė ftohtin nė Gjermani, sesa pėr zhdukjen e sė ėmės. "Babi ka dalė, se kėto ditė po merret me sistemimin e motrės, unė jam duke lexuar. Ē'bėhet andej. Vazhdon ai daja im me akuzat kundėr babit?…", shqipton me pafajėsinė mė tė madhe nė anėn tjetėr tė telefonit Bruno, duke pėrēuar njėkohėsisht ndjesitė e njė njėriu brenda njė dhome me ajėr tė kondicionuar, larg stresit, rrėmujave, portit tė Durrėsit, Tiranės nėn smog dhe gojėrave tė pagjuma, qė shpifin, shpifin. "Patjetėr qė kam pak minuta kohė t'i pėrgjigjem pyetjeve tuaja. Madje mė merrni nė telefon kur tė doni", pėrgjigjet i gatshėm.

    Bruno, mund tė na thoni se si ishin marrdhėniet e babit mė mamin gjatė kohės qė ndenjėn pranė teje nė Gjermani, pra nga tetori nė dhjetor tė vitit tė kaluar?
    Tė them tė drejtėn ata tė dy na kanė mbajtur, mua dhe motrėn, larg problemeve tė tyre. Por unė vura re se kėtė radhė ishin shumė tė ftohtė me njėri-tjetrin. Nuk u grindėn asnjėherė, tė paktėn nė sytė tanė, por dukeshin tė ftohtė.

    Ju keni pranuar se para se tė niseshin prindėrit pėr nė Shqipėri, para datės 15 dhjetor 2004, mami ju ka marrė mėnjanė dhe ka bėrė njė bisedė jo tė zakontė mė ju. Mund tė na e risillni mė hollėsisht?
    Po. Mami mė mori mėnjanė dhe filloi tė mė thoshte, se nuk e donte mė babin dhe se kishte vendosur tė ndahej nga ai. "Nuk e dua mė, nuk e duroj dot mė, do iki…", filloi tė mė thoshte. Pasi mė tha se do i ikte babit, mami mė kėrkoi, qė ne, unė dhe motra, tė mos shqetėsoheshim, por edhe tė mos e kėrkonim. Unė e kundėrshtova duke i folur tė qetėsohej dhe tė mos mendonte, e bėnte, tė tilla gjėra.

    Sipas teje, pėrse nėna juaj, Irena, nuk shikonte divorcin legal si mjet pėr ndarjen nga Agimi, babai?
    Nuk di ē'tė them. Ngjarjet rrodhėn kaq shpejt. Nuk e di.

    Si ėshtė ajo puna e hedhjes sė pasurisė mbi veten tuaj? Ishte njė dakord mes pindėrve tė tu, apo vetėm njė kėshillė e gjyshes para se tė niseshe pėr nė Shqipėri?
    Fillimisht ishte njė dėshirė e mamit dhe babit. Por unė nuk u nisa me ta nė 15 dhjetor, pasi kisha njė provim. Pasi u mėsua zhdukja e mamit, gjyshja, nėna e saj, qė jetonte me mua dhe motrėn nė Gjermani, mė kėshilloi, qė unė nė Tiranė tė kėmbėngulja tė hidhja pasurinė e prindėrve mbi veten time. Por unė e mendova ndryshe. Pasi mėsoi se unė nuk e kisha realizuar dėshirėn e saj, gjyshja mė fyeu, u zumė, dhe tani nuk flasim.

    Bruno, ju keni pohuar mė parė se keni patur njė bisedė speciale me dajėn, qė jeton nė Tiranė, mund tė na e riprodhoni tė plotė?
    Po. Kur isha nė Tiranė, tre apo katėr ditė pas zhdukjes sė mamit, daja mė thirri nė lokalin ku punon. Mė hoqi mėnjanė dhe mė tha se mami ishte nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe se tė gjithė ata ishin qetėsuar. Kujtoj se daja kėmbėnguli, qė unė tė bindja babin, qė ai tė mos shkonte ta kėrkonte nė Amerikė mamin, pėr tė tentuar ribashkimin, pasi ajo ishte e prerė nė vendimin e saj.

    Mund tė na shpjegoni si ėshtė e vėrteta e atij numrit tė telefonit nga SHBA, qė u regjistrua nė telefonin e dajės dhe babit, dy ditė pas zhdukjes sė Irenės?
    Nuk ėshtė shfaqur vetėm nė telefonat celularė tė babit dhe dajės, por edhe nė telefonin tim dhe tė motrės sime. Unė bėra kėrkime nė internet dhe vėrtetova se kishte prefiksin e Los Anxhelosit. I rashė atij numri, dilte njė zyrė, dhe regjistrova njė mesazh, ku lutesha tė mė jepnin ndonjė informacion pėr mamin. Numri u shfaq nė telefonat tanė pėrgjatė dy ditėve, mė tej reshti sė rėni. Mė saktė, qė pas sherrit tim me gjyshen, pėr punėn e kalimit tė pasurisė, sinjali u ndėrpre.

    Pra s'ka patur asnjė sinjal tė dytė?
    Jo, nuk ka patur.

    Bruno, pse mendon se e bėri mami kėtė zhdukje?
    Nuk di si tė pėrgjigjem. Unė pres qė ajo tė rishfaqet, tė paktėn t'i dėgjoj zėrin.


    Gazeta Shqiptare
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E Diele, 23 Janar 2005


    KJO SHOQERI E PAMORAL BURRASH

    Nga Mesila Doda

    Krej si nder filmat horror ngjarjet e kronikes se zeze femerore perseriten e riperseriten me te njejtin reagim personazhesh e opinionesh ketu ne Shqiperi.

    Para ndoca vitesh, u vra Erieta, nene e dy femijve, grua qe e donte jeten dhe femijte e saj. Ne media dolen e-maile te trishta ku denoncohej viktima, e motra e saj, si persona te pamoralshem. Pakkush foli per krimin, pak kujt i ra nder mend qe dy femijte e saj do rriteshin jetim per faj te nje shoqerie ku ende burri eshte zoti i jetes se gruas.

    Fill pas vrasjes se saj, dy vajza te reja Groshe dhe Fiqrete u vrane nga dora e prinderve. Baballaret te semure nga ndjenja e pakesimit te autoritetit atnor i moren jeten qenieve qe sollen ne jete. Ne media vajzat u komentuan perseri si vajza pak te mbrapshta, qe i flisnin capraz prinderve, qe ktheheshin ore e pa ore, dhe qe kesisoj e kishin hallall plumbin. E kishin kaq hallall sa gjykatesi i njeres prej ceshtjeve e pa te udhes qe t'i jepte denim disamujor prindit te njeres prej viktimave. Fundja edhe gjykatesi burre ish.

    Para pak ditesh nje grua, nene e dy femijve, eshte zhdukur. Familja e saj aterore eshte tejet e shqetesuar me nje dyshim te rende ndaj bashkeshortit. Ky i fundit ka shpejtuar ta quaje bashkeshorten, nenen e femijve te tij, si nje grua te pamoral e cila i sjell dashnorit pako me materiale erotike. Kesisoj edhe njehere konflikti po spostohet nga fakti i zhdukjes se nje njeriu, i nje personi te cilit i dha shpirt e liri zoti, ne ate te te nje morali qe te vret kur nuk e respekton. Te vret publikisht ndersa mendohet se gruaja e vrare ka lidhje te dyshimta, veprimtari te turpshme, dhe fizikisht sepse viktima e cila ka plot gjasa te mos jete me ne kete jete ndersa vazhdon te fantazohet si nje person me epshe e fantazi te cfrenuar seksuale.

    Ky eshte imoraliteti i vertete. Burra qe vrasin sepse nuk ndjejne me pronen e tyre te nenshtruar, sepse nuk ndjejne me plotfuqine tek bashkeshortja, vajza, e fejuara. Nuk di se kush i mesoi keta burra qe motra, gruaja, vajza jane prona te hipotekuara ne emer te tyre. Nuk di kush i mesoi grate qe te ulin koken dhe te mesojne bijat e tyre se babai, burri, vellai eshte zot i jetes tende, zot qe ta jep e ta merr jeten dhe kurrkush si thote tjeter pervecse pushka top ju befte.

    Tundimi, merzia, zemerimi, tradhetia, ka bere dhe do bejne gjithmone pjese ne infrastrukturen shpirterore njerezore. Kush me shume e kush me pak, te gjithe bartin mbi vete pjese te mekateve njerzore sepse e tille eshte qenja njerezore. Ajo qe mua me duket krejt e padrejte eshte qe shoqeria jone ende e quan te drejte posedimin e jetes nga nje qenje tjeter, ende denon grate e pabindura, ende quan te pamoralshme grate qe bertasin, grate qe s'kane padron. Shoqeria shqiptare e ka te nevojshme, e ka jetesore rirregullimin e pozicionit femeror brenda gjirit te saj, nese deshiron te filloje te ete nje jete te shendetshme, morale e te lindur mbi baza natyrore. Zoti i krijoi te barabarte burrin dhe gruan. Vajza duhet te respektoje atin sepse ai eshte njeriu qe kujdeset per te, gruaja duhet ta doje burri se pse dhe ai e don, sepse kane te perbashket nje jete, femije, nje familje. Nuk mund te jete frika qe i mban te bashkuar njerwzit po respekti dhe dashuria dhe keto gjithhere duhet te jene te dykahshme. Kur dashuria mbaron nuk ka me asgje qe te mbaje njerzit te bashkuar, por askush nuk ka te drejte qe te barazoje ndarjen me vdekje. Kjo shqeri ka nevoje te zbrese ne gjendjen e saj natyrore, dhe te respektoje kufijte e te drejtes dhe te jetes.


    koha jone

  3. #13
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Agim Musha: Ja dy dėshmitarėt e mi pėr Irenėn nė traget.

    Agim Musha, bashkėshorti i gruas sė zhdukur, Irena Seli, nuk i ka thėnė tė gjitha. Edhe pse ėshtė treguar i gatshėm pėr tė gjithė gazetarėt, qė e kanė kontaktuar, njeriu qė ėshtė duke u akuzuar nga tė afėrmit e bashkėshortes pėr zhdukjen e saj, ka ruajtur si gjėra shumė tė shtrenjta, disa prova. "Njoh, dhe di ku t'i gjej, tė paktėn dy persona, qė do tė vėrtetojnė praninė e Irenės deri nė zbritjen nga trageti, por kam edhe prova tė tjera, qė tė vėrtetoj se me kė ėshtė larguar, apo mė saktė, cilėt janė njerėzit, qė e kanė ndihmuar tė largohet", pohon Musha nėpėrmjet telefonit. I pyetur nga Gazeta, Agim Musha, pėr herė tė parė rrėfen hollėsisht natėn e kėmbimit tė datave 15 dhe 16 dhjetor 2004, oraret, njėrėzit qė ka kontaktuar dhe debatim me tė shoqen, pėr njė pako tė dyshimtė.

    Zoti Musha, mund tė na tregoni hollėsisht se me cilėt persona jeni shoqėruar pas imbarkimit nė traget pasditen e 15 dhjetorit dhe gjatė orėve tė natės?
    Jam shumė i gatshėm. Tė gjitha do i'a them edhe organeve hetimore. Pas imbarkimit nė traget, shumicėn e kohės, jam shoqėruar me dy tė njohur tė mi, njė prej tė cilėve ėshtė shofer nė ambasadėn gjermane dhe njė tjetėr quhet Namik, apo pak a shumė kėshtu, pasi nuk jam shumė i zoti tė mbaj mend emra. Pra tė dy i njihja mė parė, tė dy di ku t'i gjej dhe kėtė do tė bėj, kur tė vij nė Tiranė, pasi ishin tė vetmit qė njihja nė target atė ditė dhe tė vetmit qė u shoqėrova, natyrisht gjatė kohės qė nuk qendrova me Irenėn.

    Nga sa ju kujtohet, mund tė na thoni se pėr sa kohė dhe nė ē'ambiente qėndruat me kėta tė njohur?
    Kujtoj shumė saktė se mė tė dy kėta persona kam qėndruar nė barin e tragetit deri nė orėn 24.30 tė datės 15 dhjetor duke pirė kafe e duke bieseduar pėr tė vrarė kohėn. Irena shumicėn e kohės e kaloi nė kabinė, pasi nuk ishte shumė nė terezi, qė pas njė bisede mes meje dhe asaj pėr njė pako-dhuratė, qė ajo i kishte bėrė dikujt. Por le tė kthehemi te shokėt. Pra unė jam ngritur nga bari rreth orės 24.30 tė datės 15 dhjetor dhe kam shkuar nė kabinė pėr tė fjetur. Tė nesėrmen nė mėngjes unė dola i pari nga kabina pėr kafe. Nė bar gjeta sėrish kėta dy tė njohur dhe u ula me ta. Rreth orės 10.00 tė paradites nė bar erdhi edhe Irena. Natyrisht qė lashė tavolinėn, ku isha ulur me dy shokėt, dhe u ula me Irenėn. Mė pas kemi shkuar tė dy nė kabinė, ku kemi debatuar pėr punėn e sasj pakos.

    Mund tė na shpjegoni pėrse bėhet fjalė?
    Tani dreqi erdhi e i mori tė gjitha. S'na mbeti mė gjė pėr tė nxjerrė nė pazar. Ishte njė pako, qė Irena i'a kishte pėrgatitur tė dashurit. Unė i'a zbulova dhe i'a mora. Brenda kishte njė letėr tė shkruar nga Irena, me shkrimin e saj tė dorės, ku kishte shkruar mesazhe dashurie pėr tė dashurin e saj. Nė pako kishte edhe njė palė letra bixhozi me fotografi pornografike, njė palė mbathje burrash seksi, njė pulovėr dhe disa gjėra tė tjera jo pornografike. Unė kam ruajtur si prova, letrėn me shkrimin e Irenės, tė mbathurat dhe letrat e bixhozit. Ndėrsa pakon, pas mbėrritjes nė Tiranė, i'a ēoi motra ime vėllait tė Irenės, Ylli Selit, pasi ai ishte korrieri i motrės sė vet me tė dashurin.

    Zoti Musha, mund tė na pėrshkruani hollėsisht dhe pa u ngutur momentin e zbritjes nga trageti dhe zhdukjen e Irenės?
    Po. Trageti mbėrriti nė Durrės rreth orės 14.00 tė datės 16 dhjetor. Nė kėtė kohė unė dhe Irena kishim dalė nga kabina duke u drejtuar pėr nė katin e parė tė tragetit, nė njė kėnd tė tė cilit policia shqiptare dhe marinarė italianė kishin vendosur njė tavolinė pėr tė vulosur pasaportat. U vumė nė radhė, Irena para dhe unė pas saj. Nuk ishte mundėsia qė njė person tė vuloste dy pasaporta. Kėshtu Irena vulosi e para dhe unė pas saj. Nė kėtė kohė unė i thashė tė mė priste nė shesh, pranė tragetit sa tė nxirrja makinėn. Ajo ishte e futur pas disa makinave tė tjera, -nė Trieste ne u imbarkuam me tė parėt, - dhe m'u desh gati 20-25 minuta, qė t'a nxirrja nė shesh. Nė kėtė kohė Irena nuk dukej. Edhe kėrkimet e mėtejme rezultuan tė kota. Madje pasi shkova te Ura e Dajlanit, u ktheva sėrish pėr ta kėrkuar nė port.

    Pra, sipas jush, pėrse Irena iku?
    Ėshtė e qartė. Iku sepse pas sherrit tė vjetėr dy vite mė parė, qė kemi bėrė pėr tė dashurin e saj, tė cilin e pohoi para meje, ishte duke nisur njė i dytė, pasi i gjeta pakon. Pra, pėr mua nuk pati kurajo tė duronte ballafaqimin.

    Pse nuk ėshtė bėrė mė e gjallė, sipas jush?
    Mua janė duke mė rėnė kot nė qafė. Sikur ta kisha vrarė, kisha gjithė kohėn e duhur tė grumbulloja nė Tiranė dhe tė konvertoja nė tė holla pasurinė dhe t'ia mbathja nė vendin mė tė largėt tė Botės. Pėr mua Irena nuk bėhet e gjallė, pasi nė rast se shfaqet, sulmi dhe shpifjet e ndėrmarra ndaj meje, do i ktheheshin kundėr. Qėllimi i gjithė fushatės kundėr meje ėshtė tė mė shkatėrrojnė dhe tė mė marrin pasurinė. Nuk ka shpjegim tjetėr, tashmė burimi u ėshtė ndėrprerė.


    "Gjurmėt e Irenės humbin nė traget. Pasaportat e udhėtarėve janė vulosur brenda nė anije".

    Enigma, apo qoftė edhe njė pjesė e vogėl saj, e zhdukjes sė Irena Selit, bashkėshortes sė pronarit tė ish-kompleksit "Bruno", Agim Musha, nuk ėshtė zgjidhur gjatė tentativės sė parė tė njė grupi hetuesish tė prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda. Tė nisur me urgjencė nė Durrės, vetėm njė ditė pas pranimit tė dosjes, ekspertėt, e konsideruar nga mė tė mirėt, gjatė ditės sė djeshme, nuk kanė mundur tė vėrtetojnė zbritjen, ose jo, tė gruas nga trageti i linės Trieste-Durrės, i datės 16 dhjetor 2004. As hetimet paraprake tė policive tė Tiranės e Durrėsit dhe prokurorive respektive, nuk kanė mundur tė krijojnė njė bindje ndryshe pėr njerėzit, tė cilėt kanė pranuar sfidėn tė marrin pėrsipėr zbardhjen e njė ēėshtjeje tė vėshtirė, pothuaj pa asnjė provė tė forte, tė njohur. Njerėzit e krimeve tė Rėnda kanė marrė rrugėn e kthimit pėr nė Tiranė, duke ndjerė atė shijen e njė hetimi tė vėshtirė, tė ardhshėm, qė sipas pėrvojės sė tyre, rrezikonte tė mbėshtetej, jo mė shumė nė prova materiale, sesa nė dėshmi okulare pėr ngjarjen. Njė pėrfundim, i cili kuptohet, qė do u kushtonte nė tė ardhmen, shumė mund dhe pėrpjekje.

    Ēfarė dihet?
    Duke iu referuar dėshmisė sė vėllait tė Irenės, kjo e fundit nė momentin, qė po hipte nė traget, nė Trieste, ka patur njė telefonatė tė fundit me motrėn e saj qė jeton nė Gjermani. Ky fakt mbėshtetet edhe nga lista e pasagjerėve, qė tė paktėn kishin prerė biletat mė 15 dhjetor pėr tragetin "Venezia", tė linjės Trieste-Durrės, ku Irena Seli dhe Agim Musha ishin tė parėt nė listė. Qė nga ky moment e deri mė tani, askush nuk di tė thotė se ēfarė ka ngjarė me Irena Selin. Gjurmėt e saj humbin pikėrisht nė tragetin "Venezia", fakt qė konfirmohet edhe nga Prokuroria. Nuk ka asnjė dėshmitar (tė paktėn deri mė tani) qė tė pohojė se Irena ėshtė parė nė traget me bashkėshortin e saj, apo t'a kenė parė duke zbritur nė Durrės me, apo pa, bashkėshortin. Nė tė njėjtėn pikė tė mistershme gjendet edhe Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, e cila dyshimet e shumta, tė hedhura mbi fatin e Irenės, nuk di si t'i vlerėsojė, pa dokumentuar ose faktuar mė parė mbėrritjen e 39-vjeēares nė Portin e Durrėsit.

    Vėshtirėsia
    Burime tė Gazetės janė shprehur se mė 16 dhjetor tė vitit tė kaluar nė Portin e Durrėsit ka patur njė fluks tė madh tė trageteve. Pėr kėtė arsye, kontrollorėt kishin vendosur qė gjenealitetet e pasagjerėve tė tragetit "Venezia", ku duhej tė kishin hipur Irena me bashkėshortin e saj, tė kontrolloheshin nė bordin e anijes, pa i zbritur njerėzit. Pėr rrjedhojė, edhe pasaportat janė vulosur qė brenda nė traget dhe kur kanė zbritur pasagjerėt, nuk i janė nėnshtruar ndonjė kontrolli tė dytė, por kanė shpejtuar pėr nga daljet e Portit. Sipas kėsaj praktike tė ndjekur, rezulton se nuk ka asnjė dokument zyrtar, qė tė vėrtetojė zbritjen, apo jo, tė Irenės nė Durrės. Pėrveē kėsaj, nga praktika e ndjekur deri tani, nė Portin e Durrėsit nuk ėshtė e detyrueshme, qė shtetasit shqiptarė tė vulosin patjetėr pasaportat e tyre, kur kthehen nga jashtė shtetit. Ky fakt duket se e ka vėshtirėsuar sė tepėrmi punėn e hetuesve pėr zbardhjen e ngjarjes. Nė kushtet kur bashkėshorti i Irenės dhe tė afėrmit e saj hedhin pista dhe dyshime tė kundėrta, organit tė akuzės duket se i ka mbetur, si rruga e vetme e zbardhjes sė ngjarjes, gjetja dhe pyetja e dėshmitarėve okularė, tė cilėt ndoshta mund tė jenė disa dhjetėra tė tillė, tė paktėn gjatė kėtij udhėtimi nė anije kishte 102 pasagjerė.


    Dėshmitė pėr tė dashurin e bashkėshortes sė pronarit.

    Punėtorėt e "Bruno": Irenėn nuk e kujtojmė pėr mirė.
    TIRANE - Ata ishin dy djem tė rinj, qė pas publikimeve nė Gazetė, tė ēėshtjes "Irena Seli", morėn mundimin tė kontaktonin me dėshirėn e tyre dhe premtuar tė rrėfenin duke mbetur, tė paktėn gjysėm anonimė. Tė dy, njėri ish-kamarieri i lokalit tė kompleksit "Bruno" dhe tjetri ish-shoferi mė i besuar i Agim Mushajt dhe Irena Selit, i rrėfejnė kujtimet e tyre me shumė akuza pėr Irenėn, gruan qė shkatėrroi, sipas tyre, bashkėshortin me historinė e tė dashurit. I pari, qė ka vėnė re njė lidhje tė dyshimtė mes njė shefi tė policisė sė qarkullimit dhe Irenės, ka qenė kamarieri Elvis Sh. Ai pohoi pėr Gazetėn se lidhja e Irenės me tė dashurin e saj polic i kishte rėnė nė sy, sidomos gjatė kohės qė Agimi, pronari, ndodhej nė Gjermani pėr furnizim. "Fillimisht Irena mė shkelte syrin, kur unė vija re diēka, mė tej mė kujtonte tė mos mė shpėtonte goja para Agimit", rrėfen Elvisi. Mė tej kamarieri ėshtė i binuar se gruas i kishte rėnė nė kokė pėr tė dashurin, madje deri nė atė pike, sa njė ditė e kishte lutur tė hetonte nėse ai i'a dridhte me ndonjė tjetėr. Ndėrkohė edhe ish-shoferi i kompleksit, Berti B., ka formuar tė njėjtin opinion pėr Irenėn, nė njė kohė qė pranon se, qė tė mos fliste, gruaja i jepte njė sasi tė hollash shtesė. "Unė i urrej njerėzit qė ti i fut nė shtėpi si miq dhe tė shohin gruan", fillon rrėfimin e vet Berti. I njėjti pohon se Irena filloi tė mos ishte mė gruaja, qė kishin njohur, pasi Agimi i bleu njė makinė. Sipas tij, Irena kishte shkuar shumė larg nė marrdhėniet me policin. Berti thotė se gjatė ditėvė qė Agimi ishte nė Gjermani, me urdhėr tė Irenės, me makinėn e vet, ka mbartur pajisje tė kushtueshme nga kompleksi, duke i transpotuar nė shtėpinė e re tė tė dashurit tė Irenės, pėr tė cilėn ai tregon edhe adresėn.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #14
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    "Irena ishte nė traget deri nė Durrės"

    Dy dėshmitarėt nė Prokurori: Por, s'e pamė tė zbriste ...

    Shoferi i ambasadės gjermane dhe njė mik i tij, tė dy udhėtarė nė tragetin e linjės Trieste-Durrės, tė datės 16 dhjetor 2004, kanė mbėrritur nė prokurorinė e Krimeve tė Rėnda me dėshirėn e tyre. Gjithė kėto ditė i kishte brejtur ndėrgjegja tė rrėfenin tė vėrtetėn e tyre pėr njė ngjarjen, qė tashmė ka pushtuar faqet e para tė gazetave tė pėrditshme si dhe kronikat televizive. Besnik T., dhe Bajram C., me qytetarinė e veprimit tė tyre, pothuaj kanė lėnė pa mend prokurorėt e Krimeve tė Rėnda. Tė dy, me njė makinė Benz me targa tė Tiranės, janė futur nė ambientet e prokurorisė nė mbrėmje, pėr ta lėnė atė, tė paktėn pas dy orėsh, kur koha shėnonte 21.20.

    Dėshmia
    "Jam dėshmitar i pranisė sė gruas sė Agim Mushajt deri nė paraditen e datės 16 dhjetor 2004", kishte filluar i pari dėshminė Besnik T., me detyrė shofer nė ambasadėn gjermane nė Tiranė. Sipas njė burimi tė Gazetės burri, qė mbante mbi shpatulla gati gjysėm shekulli jetė, kishte qenė i avashtė nė rrėfimin e tij. Sipas burimit, ai kishte dėshmuar pėr akuzėn, se si kishte kontaktuar me Agim Mushajn nė traget, pasi ishte imbarkuar nė Trieste, pasi e kishte tė njohurin e vet tė vjetėr. Tė dy, tė shoqėruar edhe nga Bajram C., pothuaj e kishin kaluar mesnatėn nė barin e anijes duke biseduar pėr ēėshtje tė ndryshme. Sipas tė njėjtit, tė nesėrmen nė mėngjes, teksa anija i ishte afruar Durrėsit, ai kishte dalė sėrish pėr kafe nė barin e tragetit me mikun e vet, Bajramin. Kishte qenė ora pėrafėrsisht nėntė apo dhjetė e paradites. Nė kėtė kohė nė bar ishte shfaqur edhe Agimi, miku i njė nate mė parė, i cili ishte bashkuar me ta nė tavolinė. "Rreth orės 10.00, apo diēka mė vonė pashė gruan bjonde tė hynte nė bar dhe Agimin tė ēohej pėr t'i bėrė shoqėri, menjėherė pasi e pa. Duke shkuar pėr tek ajo, Agimi na kėrkoi tė falur duke na thėnė se i duhej, qė kafen tashmė ta vazhdonte me tė shoqen", ishte pjesa mė e rėndėsishme e dėshmisė sė shoferit tė ambasadės pėr prokurorinė e Krimeve tė Rėnda. Edhe dėshmia e Bajram C., kishte patur pothuaj tė njėjtėn pėrmbajtje, gjithsesi e administruar nga njė tjetėr hetues, nė njė tjetėr ambient tė prokurorisė. Nė fund tė dy kishin shtuar, se nuk e kishin vėnė re as Agimin, as gruan e tij, tė zbrisnin nga trageti, pasi ishin marrė me sistemimin e sendeve dhe punėt e tjera, qė duhet tė bėnin nė ato momente.

    Vlera e dėshmive
    Dėshmitė e dy personave seriozė, pasi tė dy rezultojnė nė moshėn rreth tė pesėdhjetave, kanė bėrė hetuesit e Krimeve tė Rėnda tė ndihen edhe mė tė pamundur nė zbėrthimin e ēėshtjes "Irena Seli". Tashmė ishin pėrballė njė situate tė re, qė u kondiciononte vazhdimin e mėtejshėm tė hetimeve. Sė pari thėniet e dy dėshmitarėve okularė korespondonin me ato tė bashkėshortit tė akuzuar Agim Mushaj dhe binin ndesh me dyshimet e tė afėrmve tė gruas, tė cilėt kėmbėnglunin pėr njė zhdukje tė Irenės nė traget, apo mė saktė dyshonin pėr vrasje tė saj nga bashkėshorti. Sipas dėshmive tė Agim Mushajt, ai kishte kaluar natėn e 15 dhjetorit 2004 nė barin e tragetit me dy persona, njė prej tė cilėve shoferi i ambasadės gjermane dhe tjetri njė i njohur i tij. Po sipas Agimit, kėta ishin tė vetmit persona, qė njihte mes gati 100 tė tjerėve, qė gjendeshin nė anije. Tė nesėrmen nė mėngjes, sipas Mushajt, ai sėrish ishte bashkuar me Besnikun dhe Bajramin nė barin e anijes dhe rreth orės 10.00 ishte detyruar tė bashkohej mė tė shoqen nė njė tavolinė duke u kėrkuar ndjesė dy tė njohurve tė vet. Njė dėshmi, qė tė paktėn deri nė kėtė pike, korrespondon me dėshminė nė prokurori tė shoferit tė ambasadės dhe mikut tė tij. Por dėshmia e dy pasagjerėve tė tragetit Trisete-Durrės tė datės 16 dhjetor 2004 ėshtė konsideruar edhe mė e rėndėsishme se kaq nga hetimi. Sipas njė logjike tė thjeshtė, gruaja kishte qenė shėndoshė e mirė deri nė paraditen e datės 16 dhjetor, ndėrsa anija po i afrohej Durrėsit. Pasagjerėt ishin nė kuvertė, nė bar apo tė shpėrndarė gjithandej, nė pritje tė zbarkimit. Nė njė kohė tė tillė ėshtė e pamundur, qė nė anije tė ndodhin incidente pa dėshmitarė. Njė logjikė e tillė e zbret Irena Selin nė tokėn e fortė tė sheshit tė trageteve me kėmbėt e saj dhe bėn tė dyshimta akuzat nė adresė tė bashkėshortit tė saj, tė paktėn deri nė kėtė moment tė zhvillimit tė hetimeve.


    Strategjia e Krimeve tė Rėnda pėr zhdukjen e Selit

    Prokuroria: Hetim pėrplasjeve nė dėshmitė e administruara
    Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, edhe pse vetėm tre ditė kanė kaluar qė nga marrja e dosjes, ka pėrcaktuar njė strategji tė sajėn pėr tė hedhur dritė nė zhdukjen enigmė tė Irena Selit, gruas sė pronarit tė kompleksit "Bruno", Agim Musha. Sipas burimeve zyrtare tė saj, hetuesit e Krimeve tė Rėnda janė duke bėrė njė shikim tė hollėsishėm tė dėshmive tė administruara deri tani, me qėllim qė tė gjejnė nė to mospėrputhje dhe pėrplasje. Deri dje nė mesditė Krimet e Rėnda administronin disa dėshmi pėr ngjarjen, si dy dėshmi tė Ylli Selit, vėllait tė Irenės, njėra e bėrė mė 23 dhjetor 2004 dhe tjetra vetėm dy ditė mė parė, njė dėshmi tė Agim Mushajt tė bėrė mė 20 dhjetor 2004 dhe njė dėshmi tė dajės sė Irenės, tė bėrė mė 23 dhjetor 2004. Sipas hetuesve tė ēėshtjes, pėrballja e dėshmive tė ndryshme, apo tė tė njėjtit person, do t'i nxjerrė ata nė konkluzione mė tė qarta pėr vazhdumėsinė e ecurisė sė veprimeve. Pasi njė studim i tillė i dėshmive tė ndihmon tė pėrcaktosh veprimet e mėtejme hetimore dhe tė mos bėsh hapa tė tepėrt dhe harxhosh eneregji pėr vėrtetime tė kota. Sipas tė dhėnave tė Gazetėn, hetimi ėshtė duke u pėrqėndruar nė dy momente: Nė sqarimin e fakteve nėse Irena Seli ka zbritur apo jo nė Durrės dhe nėse e vėrteta ėshtė kėshtu, vėshtirėsia tjetėr pėr t'u kaluar ėshtė tė sqarohet se cili ėshtė itinerari i mėtejmė i saj. Nė kėto pikė ka dėshmi kundėrshtare. Sipas Agim Mushajt, bashkėshortit tė gruas sė zhdukur, Irena zbriti nė port dhe pasi gjeti momentin, qė ai ishte duke marrė makinėn, u largua. Sipas tė njėjtit, Irena kishte bėrė plan qė mė parė tė ndahej prej tij duke u larguar nė njė vend tė largėt. Ndėrkohė tė afėrmit e Irena Selit e akuzojnė Agim Mushajn se ai mund tė jetė autor i vrasjes sė saj nė target apo edhe mė tej. Sipas tyre dy bashkėshortėt nuk shkonin mirė dhe Agimi ishte i dhunshėm gjatė sherreve qė lindnin nė familje mes tij dhe tė shoqes.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cdo me then kjo.. Tė duash TIRONEN ėshtė kėnaqėsi. Tė urresh Partizonin ėshtė detyrė ...??

  6. #16
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Braro. Tirona eshte skuadra e qytetit te Tiranes. Rrjedhimisht eshte skuadra ime e zemres dhe e mijera Tironcve te tjere, e atyre qe jane vertet Tironc dhe "nuk ju eshte bere gjaku uje". Partizoni eshte skuadra e Ministrise Mbrojtjes. Ndersa Dinamo eshte skuadra e Ministrise Brendshme. Tirona gjithnje ka perfaqesuar popullin e Tiranes, ate popull qe nuk ishte pjese e diktatures, ate popull qe urrente regjimin, ka qene gjithmone skudra e disidenteve dhe e njerezve te thjeshte. Ndersa Partizoni dhe Dinamo kane qene skuadra te diktatures, pasi u krijuan nga diktatura dhe vetem ne saj te diktatures arriten te fitonin diēka. Tirona gjithmone ka qene zemra e popullit te Tirones, e atij populli qe urrehej nga diktatura, ka qene skudra e puntoreve te thjeshte, skuadra e atyre qe urrenin komunizmin. Prandaj perēmohej dhe perndiqej nga "pushteti i kuq popullor". Por ajo gjithmone ka mbijetuar dhe ka fituar kunder Morrit te Kuq dhe skuadres se sigurimsave Dinamos. Prandaj Brar, te duash Tironen, eshte te duash lirine, te duash paqen dhe demokracine. Ndersa te urresh Partizonin, eshte te urresh komunizmin, te urresh diktaturen te urresh terrorin e kuq ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #17
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... pas sqarimit ndaj Brarit, perseri per ēeshtjen e Irena Selit. Ja ēfare shkruan Gazeta Shqiptare ...


    Rrėfimi i plotė i shoferit tė ambasadės gjermane nė prokurorinė e Krimeve tė Rėnda.

    - "Udhėtimi im me Irenėn nė traget" -

    Mbase pėr faktin se prania e tij nė tragetin e linjės Trieste-Durrės, tė datės 16 dhjetor 2004, u lakua nė Gazetė, prokurorėt e Krimeve tė Rėnda e kishte "peshkuar" tė parin Besnik T., me detyrė shofer nė ambasadėn gjermane, pėr t'i marrė dėshminė nė favor tė hetimit tė zhdukjes e gruas sė pronarit tė kompleksit "Bruno". Ai mbėrriti me makinėn e tij private "Benz" nė dyert e prokurorisė rreth orės 19.20 tė sė hėnės dhe hetuesit, e ardhur atė pasdite enkas, e shoqėruan ngrohtėsisht nė njė zyrė. Burri, datėlindja e tė cilit shėnon vitin 1953, kishte premtuar se do tė ishte shumė i saktė dhe i paanshėm nė dėshmitė e tij nė lidhje me ngjarjen. "Nuk kam asnjė lidhje me Agim Mushajn, nuk kam asnjė lidhje me gruan e tij tė zhdukur Irena Seli dhe do tė them vetėm tė vėrtetėn, pasi ky ėshtė formimi im", kishte qenė hyrja e bėrė prej tij, menjėherė pas njohjes me procedurat. Mė tej kishin vazhduar pyetje-pėrgjigje, njė pjesė tė tė cilave, tė pėrzgjedhura, do tė renditen nė Gazetė.

    A e njihnit Agim Mushajn dhe tė shoqen?
    Agimin e njihja pak. Kishim pirė njė kafe dikur dhe pėr kėtė shkak pėrshėndeteshim. Vinte shpesh te ambasada gjermane nė Tiranė dhe aty e kisha fiksuar. Tė shoqen nuk kisha patur rastin t'a njihja mė parė.

    Ishit i vetėm, apo udhėtonit i shoqėruar nga dikush tjetėr atė ditė?
    Isha me njė mikun tim tė vjetėr, Bajram C., me tė cilin morėm njė kabinė tė pėrbashkėt nė traget dhe mund t'ju them se gjatė gjithė kohės kemi qenė bashkė, qoftė nė restorant, qoftė nė bar, qoftė pėr shėtitje nė kuvertė.

    Kur vutė re se nė traget ishte dhe Agim Mushaj me gruan?
    Mbrėmjen e datės 15 dhjetor 2004, teksa isha mė mikun tim nė njė nga tavolinat e restorantit, vura re pak metra mė tej Agimin, tė ulur nė njė tavolinė me njė grua bjonde. Tė jepte pėrshtypjen qė ishte e shoqja. Por gjatė gjithė kohės unė isha nė shoqėrinė time, pasi nė tavolinėn tonė u ulėn edhe disa tė njohur tė tjerė, dhe nuk vura re hollėsi tė tjera.

    Pra gjatė gjithė asaj dite ju nuk keni patur ndonjė kontakt me Agimin dhe gruan e tij?
    Jo, asnjė. Por duhet ta kem pėrshėndetur, qoftė nga larg. Nuk jam i sigurtė nė kėtė pikė.

    Pas restorantit ē'veprime keni bėrė?
    Asgjė. Shkuam nė kabinė dhe fjetėm.

    Tė nesėrmen, mė 16 dhjetor, e vutė re ēiftin Musha-Seli?
    Nuk jam i sigurtė nėse e kam parė tė nesėrmen gruan bjonde, Irenėn. Mund ta kem parė, por edhe mund tė mos e kem parė. Pasi nuk e kisha mendjen shumė tė fiksoja tė tjerė njerėz, se nuk jam kurioz shumė. Shoh punėn time. Por Agimin atė ditė e fiksova mirė. Rreth orės 09.30 tė mėngjesit ai hyri nė bar dhe erdhi e u ul nė tavolinėn, ku unė isha duke pirė kafe me mikun tim, Bajramin. Ndenjėm njė copė herė tė tre bashkė duke biseduar. Dikur Bajrami mė propozoi tė bėnim njė shėtitje nė kuvertėn e anijes, pasi jashtė ishte kohė shumė e bukur. U ēuam duke i kėrkuar falje Agimit dhe dolėm. Mė tej nuk kujtoj ta kem parė qoftė atė, qoftė tė shoqen.

    Mund tė kujtoni nėse ishte i qetė, apo i mėrzitur, i hutuar atė mėngjes Agim Mushaj?
    Ishte normal. Ishte krejt normal dhe i qetė. Jam i sigurt nė kėto qė po them.

    Kur dolėt nga trageti nė Durrės, si vepruat?
    Kujtoj qė i dhashė shokut tim, Bajramit, pasaportan qė t'ma vuloste, pasi ky veprim po kryhej nė brendėsi tė tragetit. Ishte njė veprim i bėrė pėr tė mos humbur kohė. Nė kohėn qė ai po vuloste pasaportat, unė u futa nė traget pėr tė marrė makinėn.

    Vutė re Agimin apo makinėn e tij nė kėtė kohė?
    Jo. Pėr herė tė fundit, qė e mbaj mend, ishte me ne nė kafe, nė bar-in e anijes.Dje paradite te Krimet e Rėnda


    Merret edhe dėshmia e shokut tė shoferit.

    Ndėrsa nga dhėnia e dėshmisė sė shoferit tė ambasadės gjermane, Besnik T., kishin kaluar pak orė, paraditen e djeshme hetuesit e Krimeve tė Rėnda kanė marrė edhe dėshminė e mikut tė tij, Bajram C. Dėshmia e njė personi tė dytė, qė kishte udhėtuar nė tragetin e linjės Trieste-Durrės, tė mbėrritur nė 16 dhjetor 2004, ishte shumė e rėndėsishme pėr prokurorinė, pasi pėrveē se do tė sillte tė tjera tė reja pėr ngjarjen, do realizonte edhe krahasimin e parė mes dy dėshmive tė njėjta, tė bėra nga dy miq, tė cilėt duke ndenjur sė bashku, kishin parė gjatė dy ditėve tė udhėtimit me target, tė njėjtat gjėra. Sipas burimeve tė Gazetės, dėshmia e Bajram C. nuk ka qenė fort e ndryshme nga ajo e bėrė prej mikut tė tij, Besnikut. 50 vjeēari ka pohuar se ka fiksuar nė traget Agim Mushajn dhe gruan bjonde, Irena Seli. Por ai nuk ka qenė i qartė, se kur ekzaktėsisht ka vėnė re Irenėn, nė datėn 15 apo nė datėn 16 dhjetor 2004, gjatė kohės qė anija ishte duke u afruar nė Durrės. Edhe Bajrami ka pohuan se mėngjesin e datės 16 dhjetor nė tavolinėn e tyre, nė barin e anijes, ishte ulur Agim Mushaj, njė i njohur i tė dyve. Agimi, sipas shpjegimeve tė tij, ishte i vetėm. Mė tej, sipas rrėfimit, Bajrami ka pohuar se me propozimin e tij kishte ftuar Besnikun tė linin tavolinėn, pėr tė bėrė njė shėtitje nė kuvertėn e anijes. Qė nga ky moment edhe Bajrami ka mohuar tė ketė fiksuar Agim Mushajn apo bashkėshorten e tij.


    Prokuroria: Irena s'ka dalė nga kufiri shqiptar.

    Verifikimet e bėra deri tani nga prokuroria e bėjnė edhe mė tė mistershėm fatin e Irena Selit, bashkėshortes sė pronarit tė ish-kompleksit "Bruno", e zhdukur pasditen e 16 dhjetorit tė vitit tė kaluar. Njė prej kėtyre verifikimeve ėshtė qė 39-vjeēarja nuk rezulton tė ketė kaluar kufirin shqiptar pas datės 16 dhjetor, kur edhe ėshtė deklaruar si e zhdukur. Asnjė nga pikat kufitare tė vendit nuk e ka tė regjistruar emrin e Irena Selit si person qė del nga Shqipėria. Nė kėto kushte, krahas vlerėsimit tė shumė pistave tė tjera pėr kėtė ngjarje, hetimet janė pėrqendruar edhe nė faktin nėse Irena mund tė ketė kaluar ilegalisht kufirin tokėsor tė vendit. Natyrisht, kjo ėshtė njė pistė qė nuk ka prova konkrete, qė tė ngrejnė dyshime tė forta mbi kalimin e kufirit nė mėnyrė klandestine, por njėkohėsisht nuk as prova qė vėrtetojnė tė kundėrtėn. Gjithsesi, njė pistė e tillė pritet tė verifikohet, nė kushtet kur emri i Irena Selit figuron vetėm nė listėn e pasagjerėve tė tragetit "Venezia" nė linjėn Trieste-Durrės tė datės 15 dhjetor 2004.

    Hetimi
    Pas marrjes nė pyetje tė dy pasagjerėve tė tragetit Trieste-Durrės, tė cilėt mbrėmjen e 15 dhjetorit kanė deklaruar se i kanė parė dy bashkėshortėt, Agimin dhe Irenėn, nė restorantin e tragetit, organi i akuzės ka nisur verifikimet edhe nė disa shtete tė tjera tė Europės. Burime tė gazetės janė shprehur se Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka kėrkuar ndihmėn dhe bashkėpunimin e disa ambasadave shqiptare, nė rast se do tė kenė ndonjė informacion mbi Irena Selin. Kryesisht ndihma u ėshtė kėrkuar ambasadave qė pėrfaqėsojnė Shqipėrinė nė vendet qė bėjnė pjesė nė Bashkimin Europian, por edhe pėrfaqėsive diplomatike shqiptare nė rajonin ballkanik. Ky veprim ėshtė ndėrmarrė nė kuadėr tė njė prej pistave tė kėsaj ngjarjeje, qė ėshtė edhe mundėsia qė 39-vjeēarja Seli mund tė jetė larguar me dėshirėn e saj nga bashkėshorti, siē pretendon edhe ky i fundit. Ndėrkohė, paralelisht organi i akuzės vazhdon verifikimet e listės sė pasagjerėve tė tragetit me tė cilin ka udhėtuar Irena, me shpresėn e gjetjes sė ndonjė dėshmitari tjetėr, i cili mund ta ketė parė 39-vjeēaren nė momentin e zbritjes nė Portin e Durrėsit. Gjetja e njė dėshmitari tė tillė do tė ishte edhe ēelėsi kryesor i zbardhjes sė ngjarjes, e cila, pėrveē misterit, ka edhe shumė versione apo dyshime si nga bashkėshorti i Irenės, ashtu edhe nga tė afėrmit e kėsaj tė fundit. Ndėrkaq, burime nga organi i akuzės nuk kanė pėrjashtuar mundėsinė edhe tė kontaktimit me anė tė telefonit tė Agim Mushės (bashkėshortit tė Irenės), i cili aktualisht ndodhet nė Gjermani sė bashku me dy fėmijėt e tij. Por pėrpara kėtij veprimi, hetuesit e ēėshtjes kanė preferuar qė tė kryejnė fillimisht verifikimet e tyre pėr tė krijuar njė imazh mė tė qartė mbi momentet e ngjarjes, e mė pas tė bėjnė krahasimet me dėshminė e personit qė ndoshta mund ta ketė parė i fundit Irenėn. Gjithė kėto veprime hetimore dhe gjithė ky mister qė ka mbuluar zhdukjen e Irenės, ndoshta do tė ishin zbardhur nė rast se ngjarja do tė vlerėsohej maksimalisht qė nė momentet e para tė denoncimit.


    Flet Ylli Seli, vėllai i gruas sė zhdukur, Irena Seli.

    "Presim pėrgjigje nga Prokuroria"

    "Versionet e tė shoqit janė vetėm sajesa"
    Ylli Seli, vėllai i Irenės, tashmė e ka pjesė tė ditės ankthin mbi fatin e sė motrės sė zhdukur 41 ditė mė parė. I kontaktuar nga Gazeta, dje ai ėshtė shprehur se nuk kishte marrė asnjė sinjal pėr tė motrėn. Me gjithė pėrpjekjet e vazhdueshme pėr tė gjetur persona tė cilėt mund ta kishin parė Irenėn gjatė zbritjes nė Durrės, gjithēka ka rezultuar pa sukses. Pasi u njoh me dėshminė e dy personave qė e kishin parė 39-vjeēaren nė traget sė bashku me bashkėshortin, Agimin, Ylli u shpreh se fakte tė tilla nuk mund tė zbardhin asgjė, pasi askush nuk ka dalė dhe tė thotė se ka parė Irenėn tė kishte zbritur nga trageti. Gjithashtu, Ylli ėshtė shprehur se dėshmia e Agim Mushės, sipas tė cilit ai i kishte gjetur Irenės disa dhurata pėr tė dashurin e saj, qė i kishte vendosur nė ēantėn qė do t'i dorėzohej tė vėllait, nuk qėndron. Sipas Yllit, nė shtėpinė e tij ka mbėrritur vetėm njė ēantė blu, e cila ishte pėr njė tjetėr person, me inicialet S. D., tė cilit ia kishte dėrguar motra e tij nga Gjermania. Deklarata tė tilla tė ish-kunatit tė tij, Ylli vazhdon t'i cilėsojė si sajesa dhe aluēinacione pėr tė fshehur tė vėrtetėn mbi fatin e Irenės. Ndonėse i lutet ēdo ditė Zotit pėr fatin e sė motrės, Ylli Seli nuk e fsheh se ajo tashmė mund tė mos jetojė, duke shpresuar tė paktėn tė ketė trupin pėr ta varrosur. Pasi ka bėrė tė gjitha pėrpjekjet e mundshme individuale dhe ligjore nė kėrkim tė sė motrės, Ylli tanimė pret vetėm njė pėrgjigje nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, e cila nuk dihet se sa kohė do tė dojė pėr tė pėrcaktuar fatin e 39-vjeēares Irena Seli.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #18
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869

    Agim Mushės i kthehet pasaporta

    Bashkėshorti i gruas sė zhdukur, Irena Seli: Kthehem sa herė tė mė kėrkojė prokuroria

    Agim Mushės i kthehet pasaporta
    "Tani do shkoj nė Filadelfia tė kėrkoj Irenėn"




    re. kro.


    TIRANE


    Agim Musha, ish-pronari i kompleksit "Bruno" dhe njėkohėsisht bashkėshorti i gruas sė zhdukur Irena Seli, "lihet i lirė" nga prokuroria e Krimeve tė Rėnda. Gjatė ditės sė djeshme, me vendim tė prokurorit tė ēėshtjes, pasaporta e sekuestruar me numėr Z-0675881 i ėshtė kthyer poseduesit tė saj, Agim Musha. Dokumenti ishte sekuestruar nga Krimet e Rėnda nė fillim tė muajit shkurt, pasi Musha mbėrriti nga Gjermania me kėrkesė tė prokurorisė. Agim Musha u thėrrit tė dėshmojė nė lidhje me zhdukjen e gruas sė tij, Irena Seli. Ajo u raportua e zhdukur nga vetė bashkėshorti mė 18 dhjetor 2004. Sipas dėshmisė sė tij, Irena ishte larguar me dėshirėn e vet, pasi trageti i linjės Trieste-Durrės mbėrriti nė port mė 16 dhjetor 2004. Ndėrkohė denoncimit tė tij pėr zhdukjen i'u shtuan pak ditė mė pas edhe denoncimet e tė afėrmve tė Irenės, vėllait dhe dajės sė saj, tė cilėt dyshonin nė njė fatkeqėsi tė ndodhur asaj. Ata nuk akuzuan bashkėshortin pėr kėtė vepėr, por lanė qė kjo tė dyshohej. Vetėm njė muaj mė pas, pėr ngjarjen filluan hetimin Krimet e Rėnda. Agim Musha, i cili ndodhej nė Gjermani te dy fėmijėt, u thirr tė dėshmonte pėr ngjarjen. Nė fillim tė muajit shkurt, pas seancės sė parė tė pyetjeve nė prokurori, atij i'u bllokua dokumenti i identifikimit, qė e ndalonte tė lėvizte pėr jashtė shtetit. Qėllimi duket ishte qė ai tė mbetej nė dispozicion tė prokurorisė. Fillimisht akuza kishte dy pista hetimi pėr kėtė ngjarje. Dyshohej se pėrgjegjės pėr zhdukjen ishte pikėrisht bashkėshorti, por edhe pėr njė largim tė vullnetshėm tė saj pas njė jete bashkėshortore tė dėshtuar. Tė dyja kėto pista duket nuk mundėn tė vėrtetoheshin me prova. Nė njė moment tė tillė duket prokuroria ka vendosur t'i kthejė pasaportėn Mushės. Ja reagimi i tij gjatė njė kontakti me Gazetėn, pas kėtij zhvillimi.

    Z. Musha, si e vlerėsoni kėtė vendim tė Krimeve tė Rėnda?

    Ėshtė njė veprim krejt normal. Kam thėnė edhe mė parė se pasaporta mė ishte bllokuar nė mėnyrė tė jashtėligjshme. Unė jam vetėm njė dėshmitar nė ēėshjen e zhdukjes sė gruas sime.

    Ē'veprime keni nė mend tė ndėrmerrni tani?
    Po mendoj tė bėj njė udhėtim nė Gjermani, ku kam dy fėmijėt. Mė ka marrė malli. Dua tė kujdesem t'i sistemoj pas kėtyre qė ndodhėn. Mė tej, pasi t'i kem sistemuar, do tė nisem pėr nė SHBA, nė Filadelfia. Do tė kėrkoj Irenėn. Tani mė kanė ardhur mendja. Irena nė muajt shtator-tetor 2004 bėri njė kurs pėr pastiēere nė njė pastiēeri tė njohur te "Tirana e Re". Donim tė iknim nė SHBA dhe na rekomanduan zanatin e pastiēerit, si shumė tė kėrkuar nė kėtė vend. Pronarėt e pastiēerisė na dhanė adresėn e disa njerėzve tė tyre nė Filadelfia. Aty do e nis me kėrkimin e saj.

    Nėse do ju thėrrasė prokuroria sėrish, a do tė ktheheni?
    Patjetėr. Kam qenė unė gjithmonė mė korrekt se ata. Kanė tė gjitha adresat dhe numrat e mi tė telefonit. U mjafton tė mė bėjnė njė zile, si i marr vetė, siē i mora kur erdha nė shkurt.


    Pas vendimit tė Prokurorisė reagon Ylli Seli


    Vėllai i Irenės: Akuza do tė mbajė pėrgjegjėsi nėse Irena ėshtė vrarė
    Pas mėsimit tė lajmit se Prokuroria e Krimeve tė Rėnda i kishte dhėnė pasaportėn ish-bashkėshortit tė Irenės, ka reaguar vėllai i kėsaj tė fundit, Ylli Seli. Gjatė njė kontakti me Gazetėn, Ylli ka kundėrshtuar kėtė veprim tė organit tė akuzės. "Ne nuk mund tė luftojmė me prokurorinė, ajo ėshtė kompetente pėr kėtė hetim", ėshtė shprehur ai. Gjithsesi Ylli Seli, ka deklaruar se nė fund tė fundit do tė jetė prokuroria qė do tė mbajė pėrgjegjėsi nė rast se nesėr rezulton se Irena ėshtė e vrarė. "Si do ta argumetojė ai prokuror qė ka firmosur dhėnien e pasaportės sė Agim Mushės, nė rast se rezulton se ai ka vrarė motrėn tonė". Gjatė kontaktit me Gazetėn, Ylli ka shprehur habinė e tij, se si ka mundėsi qė bėhet njė gabim i dytė duke lejuar largimin e Mushės, nė njė kohė qė prokuroria ende nuk e ka qartė fatin e Irenės. "Musha ėshtė i vetmi person qė e ka shoqėruar nė atė udhėtim dhe ai duhet tė mbajė pėrgjegjėsi", ėshtė shprehur vėllai i Irenės. Tė njėjtin qėndrim ka mbajtur edhe e ėma e Irenės. Gjatė njė bisede telefonike nga Gjermania, ajo ėshtė shprehur pėr Gazetėn tepėr e demoralizuar mbi punėn e deritanishme tė policisė dhe prokurorisė shqiptare, qė nuk kanė dhėnė njė pėrgjigje zyrtare pėr fatin e sė bijės.


    ETAPAT

    16 dhjetor 2004
    Zhduket Irena Seli, gruaja e Agim Mushės, pronarit tė ish-kompleksit "BRUNO". Ngjarja denoncohet nga i shoqi nė policinė e Tiranės.
    Pak ditė mė pas edhe i vėllai i Irenės denonconnė policinė eDurrėsit zhdukjen.

    2 shkurt 2005
    Kthehet nga Gjermania me kėrkesė tė prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, Agim Musha. Gjatė marrjes nė pyetje me cilėsinė e dėshmitarit, atij i bllokohet edhe pasaporta pėr jashtė shtetit. Musha e quan veprim tė paligjshėm


    4 prill 2005
    Me vendim tė prokurorit tė ēėshtjes, Agim Mushės i kthehet pasaporta e bllokuar. Ai pohon se do tė udhėtojė nė drejtim tė Gjermanisė, por edhe se do tė jetė i disponueshėm tė kthehet sa herė qė prokuroria do ta kėrkojė.

    (marre nga GSH)
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sherr..

    kur poston shiko me pare se mos eshte e hapur me pare tema per te cilen behet fjale ne shkrimin qe don te postosh..
    Ne kte rast tema e zhdukjes se Irenes ekziston me kohe e ti lodhu pak..gjeje e vazhdo po aty..qe te kemi vazhdushmeri.. ose sic do te thosh nano..kontuinitet..

    --

    gim Mushi gdhiu ne gjermani sot..sapo muarr pasoshin..
    Irenen e shkrete besoj e kan bere peshkaqenet cop cop e kushedi ne ndonje gerxh ne bregdetin dalmat i del ndonje cop skelet.. po kush do caj kok per ate..
    Nena e vet se luajti b.ithen nga Gjermania e do duhej aty tek zyrat e moisui nano Sallak Toskes.. te gdhinte nat e dite .. Dua Vajzen..pik..tu thoshte.. e ta tundete shtetin..
    biznesmeni mush ka paguar polic e deshmitar per te fshehur krimin..
    Nuk ka diskutim se ai e ka zhdukur te shoqen qe ne Traget..ose se ka hyp fare ne traget.. e ja ka ber gropen diku ne Itali e Gjermani..
    Gjynaf.. Skllavet gra..durojne..edhe kur e dine se po ja ben dikush gropen.

  10. #20
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    ose sic do te thosh nano..kontuinitet..

    Pse,ashtu thot Nano vertet?

    Se dija qe edhe kreret e qeverise Shqiptare perdorin fjale te huazuara!!
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •