Shpejt a vone, evangjelistet qe jane serioz mbi besimin e tyre - ne ate se cfare do te thote te jesh i krishtere edhe anetar i kishes - fillojne te shohin matane kufijve te denominacionit te tyre te kufizuar, per nje spiritualitet me te thelle, nje pervoje adhurimi me Zotin ne qender, edhe nje sens real te te qenit komunitet kristian historik. Ne vitet 1970-te, ky kerkim krijoi levizjen e qujtur "Evangjelizmi katolik". Kjo levizje, midis evangjelistave, ishte per te rifituar trashegimine e humbur katolike, nderkohe qe te mbeteshin ende ne denominacionet evangjeliste.
Kulmi i kesaj levizje u arrit ne mbledhjen e 46 liderave evangjeliste ne 1977. Rezultatet e thirrjes ne Cikago ishin nje sfide per boten evangjeliste qe ta merrnin te kaluaren seriozisht per te rifituar shume nga jeta e krishtere qe ishte hedhur tutje bashke me ujet e papaster pergjate Reformacionit.
Cuditerisht, sidoqofte, disa nenshkrues me profil te larte te Thirrjes se Cikagos, zbuluan se nuk mund te mbeteshin evangjeliste, nderkohe qe kerkonin te rifitonin te kaluaren e rrenjeve te tyre katolike. Disa u kthyen, keshtu, ne ortodokse, edhe disa te tjere, vecanerisht Tomas Hauard, u bene katolike.
Nderkohe qe zera si Krishterimi sot u perpoqen qe keto konvertime ti paraqesin si shtegtime fantazish, numri i te konvertuarve vazhdon te rritet.
Se fundmi, dy luterane te njohur amerikane jane konvertuar: (tani At) Rikard Xhon Nojhaus (Richard John Neuhaus), autor i The naked publik square, u be katolik, ndersa Jeil edhe historiani Jaroslav Pelikan, u bene ortodoks.
Shkurtimisht, ka patur nje levizje definitive, sidomos mes klerikeve edhe intelektualeve, prej protestantizmit drejt asaj qe mund te quhet tradita katolike. Pyetja me te cilen ballafaqohen keta protestante, qe shohin drejt tradites katolike, eshte se cila kishe e permban ate: ajo Romano-katolike apo Kisha Ortodokse?
Ne menyre qe te ndihmojme evangjelistat qe te bejne nje vleresim te arsyeshem te ketyre pretendimeve rivale, do te ish me vend qe te shikojme arsyet se perse disa evangjeliste zgjedhin kishen romano-katolike ne krahasim me ate ortodokse.
Per kete le te shohim historine e Skot edhe Kimberli Han, sic jepet ne librin e tyre Rome Sweet Home: Our Journey to Catholicism. Skoti, nje pastor presbiterian, edhe e shoqja e tij, nuk mund te kishin qene ne fillimet e tyre me teper anti-katolike se sa ishin. Qe prej konvertimit te tyre, ata njihen mire si katolike apologjetiste.
Une do te fokusohem ne vecaneri me pranimin e Skotit, edhe refuzimin e ortodoksise. Nuk duhen vecse dy paragrafe qe ta kuptosh kete, keshtu qe po i jap te plota:
vazhdon....
Krijoni Kontakt