Përshëndetje Tani
Lexova çka ke shkruar më lartë,dhe me thënë të drejtën pjesërisht do bija dakort me shkrimin hapës së kësaj temeplus dhe me çka të kam cituar.Do isha dakort më përshkrimin e gjendjes së mjerueshme se Shqipërisë.Na pëlqen a s'na pëlqen ky është realiteti...
Nga njëra anë jemi shifrat më të larta të zhvillimit në Europë (sipas Cia-s dhe Qerimit) dhe nga ana tjetër,e vetmja alternativë për shumicën e popullsisë ngelet përsëri emigrimi.
Çka duhet pë pranojmë këtu është në të vërtetë që vihet re një fuqizim i ekonomisë shqiptare,por jo në nivelin e duhur.Për mendimin tim bazat e ekonomisë shqiptare nuk ishin dhe nuk janë nga më të "shëndoshat",për një zhvillim ekonomik konstant dhe me një grad rritjeje që ti jipte mundësinë Shqiptarit të thjeshtë ta fitonte "bukën e gojës" pranë familjes së tij.
Do desha të bëhej ndonjë sondazh të shikonim sa pjesë e popullsisë do të dëshironte të largohej nga Shqipëria...?
Kam frikë se do kishim shifra tmerruese përsa i përket largimit të shqiptarëve për një të ardhme më të mirë,nga ky vend që na qenka në rritje ekonomike.
Sido që të jetë kemi shumë punë që të arrijmë të flasim për nivelin ekonomik "të rritur" shqiptar..
Këtu mund të jetë dhe faji i politikës qeveritare,por kam përshtypjen se edhe kjo opozitë me "projektet" e saj të njëjtat gabime trashaluqe do bënte pasi klasës politike shqiptare i ka munguar serioziteti për të punuar në favor të atyre të cilët i kanë ngritur në kolltukun prej lëkure ku ata "mbretërojnë"...
Gjithsesi ja vlen të përmendet që ekonomia shqiptare vitet e fundit sikur është "zgjuar" nga gjumi i thellë që kishte rënë.Dhe rezultatet e zgjimit nuk mund të vijnë nga dita në ditë,duhet kohë dhe punë konstante në mënyrë që kjo që është "ndërtuar" deri tani,pavarësisht nga forca politike qe vjen në pushtet mbas zgjedhjeve të këtij viti,të mos i "sheshojë" të gjitha.Duhet më në fund të shikojmë anën pozitive dhe atë negative të çdo qeveriseje.Janë bërë ndryshime radikale vetëm në Tiranë,në rrethet e tjera mbizotëron papunësia,mjerimi,pisllëku,injoranca qytetare etj etj etj...
Për shifra bindëse përsa i përket rritjes së ekonomisë shqiptare në nivelet europiane,do bindem personalisht vetëm kur ata mijra emigrantë të cilët presin një ditë rikthimin në atdhe,do kthehen në "shtëpitë" e tyre.Ndërmjet kthimit të mijrave emigrantëve,shteti shqiptar nuk ka për të pësuar asnjë humbje,përkundrazi ekonomia do rritet me hapa shumë më të shpejtë.Kursimet e tyre do futen në qarkullim në Shqipëri kështu që biznesi ka për tu shumfishuar dhe ekonomia shqiptare do ketë krijuar baza më të fuqishme.Por që të mundësohet kjo duhet që më në fund shteti dhe institucionet shtetërore të kënë si objektiv këtë gjë dhe ti akordojnë këtij problemi seriozitetin e duhur.
Duhet të forcohen organet shtetërore,dmth funksionimi serioz e efektiv i institucioneve shtetërore,forcimi dhe ngritja e Drejtësisë në nivelin e duhur (atë të pavarësisë totale nga politika),dhe në veçanti të punohet seriozisht nga ata që kanë në dorë fatet e popullit.
Duhen krijuar vende pune të reja,(të paktën për ata që ndodhen tashmë në Shqipëri) në mënyrë që të mos vuajë më Shqipëria nga Kamzhiku i emigracionit.
Duhen krijuar kushtet jetese për popullsinë (le të mos harrojmë baltën dhe mungesën kushteve së jetimit dinjitoz ujë dritë e bla bla se u mërzitëm të themi të njëjtat)..
Etj etj etj....
Pastaj ti nuk kishe pse zhgënjeheshe more djalosh,(se kështu ja ke vënë titullin temës)me Shqipërinë pasi gjendja pak a shumë dihet nga emigrantët e studentët e Greqisë.Mos prit dhe ti mrekullira të ndërtojmë Shqipërinë nga dita në ditë.Po kalojmë një fazë tranzicioni që fatkeqësisht për ne po zgjat më shumë se çdo shtet i Europës Juglindore.Dhe fatkeqësisht kjo fazë kaq e gjatë janë për shkak së injorancës e papjekurisë politike shqiptare.
Shpresojmë për një të ardhme më të mire...
Me atëfrazën "Fajin e ka dhe populli shqiptar pasi eshte nje popull pa kulture dhe pjekuri demokratike" jam plotësisht dakort.Besoj se ska nevojë për koment...
Ps.Aman o Zot thuaj ti japi mend,dy "Kapove" tanë,dhe mos kemi mbas zgjedhjeve ndonjë atmosferë si ajo e 1998,ose si e Ukrainës a e Gjeorgjise,se na fikën derën pastaj.BE-ja as për 50 vjet nuk na pranon në gjirin e saj.E theksoj që Integrimi i Shqipërisë në BE,do të sjelli dhe zhdukjen gradualisht së injorancës politike shqiptare.
Shpresat e fundit e Shqiptarëve janë varur nga maturiteti politik i dy krerëve politikë.
Gjithë të mirat
Krijoni Kontakt