Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 51
  1. #31
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga Tani Athine
    Persa i perket popullit shqiptar, ky eshte populli me i vuajtur dhe me injorant i Evropes....Nje popull qe di vetem te qahet dhe qe i mungon kultura demokratike....

    SHUME E VERTETE.
    KETE E SHIKOJ DUKE U NISUR NGA PRINDERIT E MIJ DHE NGA VETJA.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    me kujtohet ajo shperhja nga lirikat e cobain, i urrej paraardhesit tane sepse ishin kaq afer nderrimit te realitetit, saqe kur arriten afer ndryshimit hoqe dore dhe e braktisen. nuk eshte nevoja te na e paraqisni realitetin tone pasi te gjithe e dime, se cfare realiteti kemi, ceshtja eshte se sa mund ta ndryshojme kete realitet, ndoshta inteligjenca jone eshte thithur nga perendimi, por kjo nuk do te thote qe ne shqiperi kane ngelur injorantet thjesht jane te pa edukuar, ndoshta populli yne eshte lodhur nga absurditeti i politikes shqiptare, pra njerzit nuk dine ose jane indiferente nda nje zgjedhje te sakte, pra ne shqiperi ka ardhur momenti final dhe populli ka vendosur te heqi dore dhe te braktisi gjithcka, mos prit cfare vendi jot mund te beje per ty, cfare mund te besh per vendin tend. E tha ai i "varferi" kennedy po kujt ia tha. O popull o popull.mjaft u qame kot se koti vendin tone e bejme ne dhe askush tjeter, nuk jam as i pari dhe as i fundit qe e them kete gje.
    mateo

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    kurt cobain dhe presidenti kenedi kishin te njejten ide kur tha mos pyet cmund te bej vendi per ty por cmund te besh ti per te ndihmuar vendin.

  4. #34
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pasiviteti i disave kur kthehet ne patriotizem, ngjan me teper si pendimi i nje te burgosuri pas nje krimi te rende kur kupton se cfare eshte liria.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Postime
    3
    Kerkimi i nje identiteti mund te lehtesoj plagen e mergimit. Mos te harrohet kurre se "Guri i rend peshon ne vendin e vet"

  6. #36
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Çdo popull ka qeverinë që e meriton. Them që e meriton, jo me kuptimin se popuj të caktuar nuk meritojnë standard jete më të mirë, po se standardet bëhen sipas mentalitetit të popullit.
    Qeveria del nga vet populli e populli nuk është shumë i ndryshëm nga qeveritarët të cilët i zgjedh.
    Si babai dhe djali.

    Nëse qeveritarët janë baballarët e korrupsionit, është vetëm se shumica e popullatës janë të atillë, që për 5 litra vaj, ose për 2kg miell, e votojnë një kandidat që s'di gjë tjetër përveç zbrazje të arkës shtetërore. Madje, në të gjitha nivelet qeverisëse, si në ato qendrore, njashtu edhe ato lokale, punësohen njerëz jo sipas kualifikimeve, po sipas lidhjeve që i kanë dhe sipas shërbimeve që kryejnë për qarqet partiake.

    Nëse qeveria nuk punon për të mirën e shtetit dhe popullit, është sepse popullata e lejon një gjë të tillë dhe kënaqet me ca premtime për punësime, me ca grimca që ua hudhin për t'ju ndihmuar të vijnë në qeveri. As popullatës nuk i bëhet vonë për mirëqenien e shtetit, por të vetes. Secili punon për përfitime personale.

    Normalisht ka një përqindje të vogël të popullatës që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori, po ata janë mjaft të mençur të kuptojnë se shumica e mund pakicën.

    Tani Athinë, topi s'ti luan fjalët.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Dikush ketu ne forum ka shkruajtur ose ka thene dicka me te vertete me vlere, Shqiperia nuk ka nevoje per zgjedhje por per ZGJIDHJE. Me te vertete kemi nevoje per nje zgjidhje dhe urgjente, pra ti kthehem shprehjes tuaj zoteri cyclotomic, tia dinte vleren e vertete lirise, i burgosuri nuk da ta kryente kurre krimin e tij. Ne fjale te tjera mos valle ne Shqiptaret sot ne shekullin e 21nuk dime, apo bejme sikur nuk dime se cila eshte zgjidhja e sakte per ne. Pasiviteti eshte barre qe per momentin mund ta heqesh prej vetes por i rendon dikujt tjeter. Ndoshta brezat qe do te vijne pas nesh do te na urrejne per barren qe tju rendoje atyre ne te ardhmen, pasi ne pareardhesit e tyre nuk arritem ta kuptonim vleren e vertete te nje zgjidhje te sakte.
    Neve (shqiptareve) duhet te na gerryeje fakti qe spo arrijme te gjejme nje zgjidhje te sakte per veten tone, ose e dime se cila eshte eshte zgjidhja e sakte por nuk duam ta vejme ne jete. Ky eshte absurditeti qe na ka mberthyer ne. Jo kjo quhet katastrofe.

    me respekt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mateo : 30-03-2005 më 15:23
    mateo

  8. #38
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pershendetje Mateo.

    Mendoj se Shqiptaret e dine zgjedhjen e mire. Jane me mijera qe po shkollohen jashte dhe jo se po marrin kulture perendimore, por ne kuptimin qe jane ne gjendje ti shohin gjerat ne disa kendveshtrime te ndryshme dhe madje relative keto ne vendin ku ndodhen. Dikush ne Amerike e sheh ndryshe nga ai ne Greqi ose Itali megjithate them qe prap se prapi zgjidhja qe te dy keta individe do kene ose kane konvergjon ne nje pike, thjeshte nuancat per te dy do jene ndryshe. Megjithate aty ku konvergjon ideja konvergjon dhe disiplina e popullit e cila mungon, qofte ta cosh ne hene. Thuhet se Zogu kur eshte takuar me nje delegacion te huaj ka thene nje here se un jam kryembret i Shqiptareve, duke thene se ne shqiperi te gjithe jane mbreter. Te gjithe shoket e mi qe studiojne kane ndermend te behen kryeministra e ta zgjidhin ceshtjen e shqiperise !!! Vuajme nga zgjidhjet, vuajme nga pasionet e teperta, vuajme nga tangarlleku qe kemi dhe nga fakti se ne nuk jemi ne gjendje t'i hapim rruge njeri tjetrit ose mes vedi(se pe te tjeret shtrihemi perdhe). Populli ne shqiperi nuk eshte i bashkuar pasi nuk di se cfare do, dhe si ta kerkoj. Varferia dhe arsimi i ulet qe ka goditur shqiperine po bejne te veten. Shkaterrimi i institucioneve te cilat edhe pse u bene ne monizem prap se prape deshen gjenerata te tera qe te ngriheshin, duket se kane humbur pergjithmone dhe do duhen gjenerata te tera qe t'i rifusim ne pune ato mekanizma.

    Jam dakort se brezat e ardhshem do ta vuajne rende kete pasivitet, dhe po shikohet qysh tani shperberja e familjes, vetevrasjet ne mosha shume te njoma per te patur vetedije femija. Megjithate nga ana tjeter te habit vendosmeria e ketyre foshnjeve perpara dredhave qe jemi mesuar te shohim perdite. Shqiperine e bejne shqiptaret kane thene te gjithe rilindasit tane pa perjashtim. Nuk ka pse ta shohim zgjidhjen tek antaresimi ne Evrope apo diku tjeter kur akoma nuk jemi ne gjendje te vendosim per veten tone dhe te dalim te kerkojme te drejtat tona. Shqipetaret jane si skllever ne vendin e tyre, dhe nga skllaveria mund te shpetohet ose me revolucion te dhunshem, por edhe me ate paqesor. I dyti qe do ishte dhe me i preferuari, pasi i pari mund te shkaktoje pasoja akoma me te keqia per stabilitetin ne rrajon dhe per vete sovranitetin e shqiperise kerkon nje riedukim te shoqerise shqiptare(nuk kam qef te permend fjale si ndjenja "perendimore" pasi te gjithe jane njerez te dale nga toka dhe perendimi nuk ka brire qe paska ndjenja "civile"). Kur shqiptaret e shqiperise(jo emigrantet larte e poshte) te kuptojne se si ta kerkojne te drejten e tyre, te mesojne se cfare jane ligjet dhe se si duhet te zbatohen nga nje shtet atehere mund te flitet per zgjidhje. Kjo qe kam thene me siper edhe pse mund te duket si zgjidhje eshte thjeshte nje lloj domosdoshmerie themelore per te paraqitur nje zgjidhje konkrete
    me vone.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #39
    Shejtane Maska e Greta E
    Anëtarësuar
    28-05-2004
    Vendndodhja
    Japoni
    Postime
    52
    Tani Athine!!

    Mund te them qe ti je i vetmi forumist deri tani qe ka shkruar rreth realitetit ne Tirane.
    "Nje popull qe di vetem te qahet dhe qe i mungon kultura demokratike...." (Tani Athine)
    Forumista!! Ky eshte realiteti ne Tirane.
    My will shall shape the future. Whether I fail or succeed shall be no man's doing but my own. I am the force; I can clear any obstacle before me or I can be lost in the maze. My choice; my responsibility; win or lose, only I hold the key to my destiny.

  10. #40
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga Tani Athine
    Perderisa Shqiperia do vazhdoje te qeveriset nga Kryeministri me i korruptuar dhe me i papergjegjshem ne gjithe historine e shtetit shqiptar, ky vend nuk ka per te perparuar.....

    Fajin e ka dhe populli shqiptar pasi eshte nje popull pa kulture dhe pjekuri demokratike....

    Kete vit ne Shqiperi ka zgjedhje, le te shohim si do reagojne shqiptaret....

    Përshëndetje Tani

    Lexova çka ke shkruar më lartë,dhe me thënë të drejtën pjesërisht do bija dakort me shkrimin hapës së kësaj temeplus dhe me çka të kam cituar.Do isha dakort më përshkrimin e gjendjes së mjerueshme se Shqipërisë.Na pëlqen a s'na pëlqen ky është realiteti...

    Nga njëra anë jemi shifrat më të larta të zhvillimit në Europë (sipas Cia-s dhe Qerimit) dhe nga ana tjetër,e vetmja alternativë për shumicën e popullsisë ngelet përsëri emigrimi.
    Çka duhet pë pranojmë këtu është në të vërtetë që vihet re një fuqizim i ekonomisë shqiptare,por jo në nivelin e duhur.Për mendimin tim bazat e ekonomisë shqiptare nuk ishin dhe nuk janë nga më të "shëndoshat",për një zhvillim ekonomik konstant dhe me një grad rritjeje që ti jipte mundësinë Shqiptarit të thjeshtë ta fitonte "bukën e gojës" pranë familjes së tij.

    Do desha të bëhej ndonjë sondazh të shikonim sa pjesë e popullsisë do të dëshironte të largohej nga Shqipëria...?

    Kam frikë se do kishim shifra tmerruese përsa i përket largimit të shqiptarëve për një të ardhme më të mirë,nga ky vend që na qenka në rritje ekonomike.
    Sido që të jetë kemi shumë punë që të arrijmë të flasim për nivelin ekonomik "të rritur" shqiptar..

    Këtu mund të jetë dhe faji i politikës qeveritare,por kam përshtypjen se edhe kjo opozitë me "projektet" e saj të njëjtat gabime trashaluqe do bënte pasi klasës politike shqiptare i ka munguar serioziteti për të punuar në favor të atyre të cilët i kanë ngritur në kolltukun prej lëkure ku ata "mbretërojnë"...

    Gjithsesi ja vlen të përmendet që ekonomia shqiptare vitet e fundit sikur është "zgjuar" nga gjumi i thellë që kishte rënë.Dhe rezultatet e zgjimit nuk mund të vijnë nga dita në ditë,duhet kohë dhe punë konstante në mënyrë që kjo që është "ndërtuar" deri tani,pavarësisht nga forca politike qe vjen në pushtet mbas zgjedhjeve të këtij viti,të mos i "sheshojë" të gjitha.Duhet më në fund të shikojmë anën pozitive dhe atë negative të çdo qeveriseje.Janë bërë ndryshime radikale vetëm në Tiranë,në rrethet e tjera mbizotëron papunësia,mjerimi,pisllëku,injoranca qytetare etj etj etj...

    Për shifra bindëse përsa i përket rritjes së ekonomisë shqiptare në nivelet europiane,do bindem personalisht vetëm kur ata mijra emigrantë të cilët presin një ditë rikthimin në atdhe,do kthehen në "shtëpitë" e tyre.Ndërmjet kthimit të mijrave emigrantëve,shteti shqiptar nuk ka për të pësuar asnjë humbje,përkundrazi ekonomia do rritet me hapa shumë më të shpejtë.Kursimet e tyre do futen në qarkullim në Shqipëri kështu që biznesi ka për tu shumfishuar dhe ekonomia shqiptare do ketë krijuar baza më të fuqishme.Por që të mundësohet kjo duhet që më në fund shteti dhe institucionet shtetërore të kënë si objektiv këtë gjë dhe ti akordojnë këtij problemi seriozitetin e duhur.


    Duhet të forcohen organet shtetërore,dmth funksionimi serioz e efektiv i institucioneve shtetërore,forcimi dhe ngritja e Drejtësisë në nivelin e duhur (atë të pavarësisë totale nga politika),dhe në veçanti të punohet seriozisht nga ata që kanë në dorë fatet e popullit.

    Duhen krijuar vende pune të reja,(të paktën për ata që ndodhen tashmë në Shqipëri) në mënyrë që të mos vuajë më Shqipëria nga Kamzhiku i emigracionit.

    Duhen krijuar kushtet jetese për popullsinë (le të mos harrojmë baltën dhe mungesën kushteve së jetimit dinjitoz ujë dritë e bla bla se u mërzitëm të themi të njëjtat)..

    Etj etj etj....

    Pastaj ti nuk kishe pse zhgënjeheshe more djalosh,(se kështu ja ke vënë titullin temës)me Shqipërinë pasi gjendja pak a shumë dihet nga emigrantët e studentët e Greqisë.Mos prit dhe ti mrekullira të ndërtojmë Shqipërinë nga dita në ditë.Po kalojmë një fazë tranzicioni që fatkeqësisht për ne po zgjat më shumë se çdo shtet i Europës Juglindore.Dhe fatkeqësisht kjo fazë kaq e gjatë janë për shkak së injorancës e papjekurisë politike shqiptare.

    Shpresojmë për një të ardhme më të mire...

    Me atëfrazën "Fajin e ka dhe populli shqiptar pasi eshte nje popull pa kulture dhe pjekuri demokratike" jam plotësisht dakort.Besoj se ska nevojë për koment...

    Ps.Aman o Zot thuaj ti japi mend,dy "Kapove" tanë,dhe mos kemi mbas zgjedhjeve ndonjë atmosferë si ajo e 1998,ose si e Ukrainës a e Gjeorgjise,se na fikën derën pastaj.BE-ja as për 50 vjet nuk na pranon në gjirin e saj.E theksoj që Integrimi i Shqipërisë në BE,do të sjelli dhe zhdukjen gradualisht së injorancës politike shqiptare.

    Shpresat e fundit e Shqiptarëve janë varur nga maturiteti politik i dy krerëve politikë.


    Gjithë të mirat
    Ndryshuar për herë të fundit nga miko : 06-04-2005 më 21:14
    .........................

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lajmet nga Superliga 2006/2007
    Nga OO7 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1035
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:39
  2. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  3. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39
  4. E fundit
    Nga nitROSHI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-08-2005, 19:04
  5. Zhvillimet e fundit politike
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-08-2002, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •