-
Ti bere faj!
TI BĖRE FAJ
Jam unė ajo molla,ku ti,
Me vajzėn tėnde gdhije netėt!
Qė mos ju shihte asnjeri,
Unė gjer pėrdhe i shtrija degėt!
Dhe qė tju dukej mė e bukur,
Ēdo gjė qė bėnit ju tė dy,
Unė gjer nė maj i mbaja lulet
Dhe ftoja shumė zogj aty!
Dhe di ēdo fjalė qė u tha,
E di,sa herė ajo u skuq!
Me dhjetra netė fjalėn mall,
Dėgjoja pranė fjalėsputh!
Nė dasmėn tuaj serdha dot.
Ku shkuleshin gjithė ato rrėnjė!?
Nė vendin tim dėrgova kokrrat,
Qė tė kėnaqeshit tė tėrė!
Por mora vesh(era mė tha!)
Se pas njė viti ju u ndatė!
Si borė prilli mė ra ky lajm,
Nė syth i futa lulet,prapė!
Ti shkele rėndė pėrmbi tė,
Qė ish e pastėr si kristal!
Pėr sytė-dete tė njė tjetre,
Ti bėrė faj!Ti bėre faj!
Ti bėre faj,po tė them unė,
Tė thonė degėt qė tė gjitha,
Ti bėre faj tė thonė zogjtė,
Tė thonė mijra cicėrima!
Ti bėre faj, tė thonė supet,
Tė thonė flokėt e asaj!
Tė thonė buzėt qė ti puthje,
Ti bėre faj!Ti bėre faj!
NĖ SHAH
Po bie mbrėmja qetė-qetė,
Me shokun tim unė luaj shah.
Vėrtet,kėtu ka edhe mbretėr,
Por ne i komandojmė ata!
E treta rradhė qė fitorja,
Veē mua po mė buzėqesh!
Ky shoku im pi veē cigare,
Njė shuan dhe njė tjetėr ndez!
Kur ja,tek xhami,afėr derės,
Kaq befasisht u shfaqe ti!
Dhe na vėshtrove duke qeshur,
Po kujt i qeshe,nuk e di(!)
Sa kohė ndenje pranė nesh,
Aq herė unė u zura mat!
Tani e kisha unė rradhėn
Ti pi cigaret me inat!
Njė mijė lojė tė bėj tani,
Unė do ti humb njė e nga njė!
Sa kohė qė ende nuk e di,
Pėr mua erdhe a pėr tė!?
Njė mijė mbretėr shoku im,
Le tė mi zerė mua mat!
Mjafton qė ti tė mė kuptosh,
Se ardhja jote u bė shkak!
ADOLESHENCĖ
Qershia zu po dridhej!
(Ne,nė dy degė tė saj!)
Nuk donim qė tė zbrisnim,
Pa bėrė,ah,njė faj!
Afronte degėt era,
Por sdi kush i largonte!
Njė faj kėrkoja unė,
Njė faj ajo kėrkonte.
Tė dy si kishim mbushur,
Pesėmbėdhjetė, ende.
Atje,majė qershisė,
Njė faj,sa na pėlqente!
Seē ish njė trill ky yni,
A ndoshta marrėzi!
Por sa afronim buzėt,
Ah,era,pėrsėri!
Shejtanka erė,tani,
Degėt na i largonte!
Gjersa u lodh qershia,
(Nuk mundi tė duronte!)
U thyen degėt tona
Dhe ramė ne pastaj,
Pa mundur dot ta bėnim,
Atė,tė ėmblin faj!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt