Marrėveshja me Serbinė dhe Kosova

Nga Fatos Ēoēoli

Si duhet parė marrėveshja e tregtisė sė lirė me Serbinė, e nėnshkruar kėto ditė nė Tiranė? Pasi u pėrfunduan bisedimet teknike me Kroacinė, nėnshkrimi i saj me Serbinė ka ngritur disa pikėpyetje. Me kėtė vend vėllimi i shkėmbimeve tona tregtare (import dhe eksport) ėshtė dikur afėr 1 pėrqindėshit nė krahasim me totalin. Ēfarė rėndėsie ka kjo marrėveshje, pėrveē shtimit tė njė vendi tjetėr nė rrjetin tonė ballkanik tė vendeve me tė cilat kemi marrėveshje tė tilla?
Sė pari, liberalizimi i tregtisė sė vendit tonė me Serbinė nuk ėshtė i njėjti veprim sa njė marrėveshje e tregtisė sė lirė e Serbisė me, tė themi, Rumaninė. Nė planin politik, kjo sipėrmarrje konsiderohet shumė pozitive nga komuniteti ndėrkombėtar dhe partnerėt tanė, megjithėse vėmendja tashmė ėshtė shmangur disi nga Ballkani. Nga marrėveshja momentalisht pėrfitojnė tė dy vendet tona, por nė radhė tė parė Serbia. Ajo ėshtė nė nevojė urgjente pėr fonde nga komuniteti donator, si dhe nė valėn e privatizimeve tė forta tė saj. Dėshiron tė shesė dhe tė bėjė efikase industrinė e prodhimit tė automobilave, sidomos ato Zastava. Do tė bėjė pėrshtypje sa mė pozitive tek blerėsit dhe investuesit e mundshėm perėndimorė.
Mirėpo pėrfitimi afatgjatė mund tė jetė i fortė edhe pėr ne. Deri tani marrėdhėniet ekonomike me Kosovėn kanė qenė pre e doganave tė larta tė aplikuara nga UNMIK-u, me origjinė sistemin doganor tė ish-Jugosllavisė. Nė rast se Serbia (ish-Jugosllavia) ul tarifat doganore me ne nėpėrmjet marrėveshjes sė tregtisė sė lirė, ka mundėsi tė gjendet zgjidhja teknike qė edhe me Kosovėn tė aplikohen tarifat e ulura. Do tė ishte sikur praktikisht tė arrinim njė marrėveshje tė tregtisė sė lirė edhe me Kosovėn, gjė qė sot ėshtė pak e mundur me statusin e njohjes ndėrkombėtare qė gėzon ajo.
Sido qė tė jetė, Kosova me kėtė nėnshkrim ngjan mė afėr nesh. Nga ana tjetėr, qeveria shqiptare dhe ajo kosovare mund tė ndihen si mė tė ēliruara pėr tė pėrshpejtuar procedurat e fillimit tė bisedimeve pėr njė marrėveshje tė uljes reciproke tė doganave. Kjo do tė thotė qė mallrat shqiptare nga kėndej tė kalojnė nė tregun kosovar pa doganat shumė tė larta (nė nivel 40-60%) tė zbatuara deri mė sot nga administrata doganore kosovare. Kjo kur dihet se Kosova ėshtė njė treg i uritur, me shumė kėrkesa dhe mungesa. Pėrveē kėsaj, ulja drejt zeros e tarifave tona doganore do tė inkurajojė biznesin kosovar pėr tė investuar masivisht kėtu.
Marrėveshja e tregtisė sė lirė me Kosovėn, qoftė dhe e kamufluar fillimisht pėr shkak tė statusit tė Kosovės, do tė pėrbėnte mirėfilli njė hap tė jashtėzakonshėm drejt afrimit ekonomik tė kombit dhe do tė ishte padyshim dobiprurėse si pėr Shqipėrinė dhe pėr Kosovėn. Eksportet tona do tė pėsonin njė bum tė mirėfilltė me tregun e hapur e tė etur kosovar, ndėrsa Kosova do tė gjente daljen aq tė ėndėrruar nė det. Njė depėrtim reciprok i kapitalit shqiptar nga tė dyja anėt e kufirit nuk do tė kishte asgjė tė keqe, veē tė mirave tė pėrbashkėta e ndoshta nisjes sė rregullimit pėrfundimtar tė rrugės Durrės-Prishtinė.
I takon paralelisht diplomacisė shqiptare qė tė rreket ta luajė kėtė kartė nė komunitetin ndėrkombėtar, duke ditur se institucionet financiare ndėrkombėtare e mbėshtesin liberalizimin e vendit dhe hapjen e tregut. Prej kėtej mund tė vijnė natyrshėm edhe hapjet pėr rishikimin e Rezolutės sė vjetėruar 1244 tė OKB-sė.
Pra me Kosovėn nevojitet shpejtėsi, pse duhet shfrytėzuar koniuktura pozitive e krijuar nga nevoja e Serbisė pėr donacione e fonde ristrukturimi. Pėr kėtė duhen bashkėrenduar si pėrpjekjet diplomatike, ashtu dhe ato tė integrimit ekonomik. Jemi nė kohė strategjish dhe planesh afatmesme e afatgjata zhvillimi. Njė strategji e integrimit ekonomik me Kosovėn, nė kuadėr tė integrimit ballkanik e me gjerė atij evropian, nuk ka pėrse tė mos pėrgatitet e tė mos dalė nga "furrat" e administratės publike shqiptare, pa kompleksin e vjetėruar nga koha se ka rrezik mos na i marrin pėr simptoma tė "Shqipėrisė sė Madhe".