Mrdt!
Taulant, te mbetemi realist, Amerikanet bashke me NATON kane qen aleat te Kosovareve, ketu vec eshte perserit historia si cdo kund, nuk ka lufte pa aleat!!!, edhe pse ata kete e bene nga zorti, ajo ish nje alianc me shqiptaret per te perzene nje agressor.
Se ne kemi leshuar dashuri te madhe ndaj tyre, eshte nje problem psyhik, qe rrezulton nga shtipja dhe presionet e medha qe kemi perjetuar nen kthetrene shkaut. Shembull, kur njeriut i rezikohet jeta, dhe ka frige per jeten, ne momentin kur sheh shpetimin, ate gezimin e vet e shpreh nepermjet loteve. E njejta ka ndodhe me juve, dhe me vjen shume keq, qe shqiptaret kan arritur deri ne ate shkalle qe te kene frige per ekzistence, per kete arsye, edhe krejt bota te jet kunder meje, une asnjehere nuk do te bisedoja me shkaun, per kete ideal kesh edhe tu e sakrifiku jeten, nuk me dhimbet. Une lufte fale zotit nuk kam perjetuar, por une kam qen i detyruar te udhetoj neper serbi, ata aq frige na kane mbjell ne shpirt, saqe mjafton uniformat e policeve ti shohesh, dhe ndergjegjesisht nuk ndihesh i rehatshem, kete e verej edhe sot e kesaj dite.
Por te kthehemi tek problemi jone, une nuk jam shkenctare, jap vec mendimet e mia, qe i kame formuar pas nje eksperience gati 1,5 vjecare ne mediumin austriak "Der Standard", ku deri ne kete dite kame postuar afer 300 faqe te formatit A4. Absoulutikisht ne favor te ceshtjes shqiptare, si ne kosove, ashtu edhe ne maqedoni. Kam dhene komente mbi artikuj te ndryshem qe kane te bejne me Kosoven dhe MAqedonine (shume ralle provokonin serbete duke perzjere edhe fene, e traditat tona vetjake, sidomos hakmarjen).
Nje gje brenda kesaj kohe eshte kristalizuar shume qarte, serbia, jo qe nuk e ka ndermend te miret seriozisht me problemin e kosoves, ata bile edhe nuk pranojn bisedime nga cilado ane, qe u dikton dicka per kosoven, per ata qarte qendrojn punet, KOSOVA ESHTE TERITOR SERB. Prej nga nje idiot i shumadijes, deri tek presidenti Kostunica, kane te gjith serbet NJE mendim.
Nga ana tjeter, neve po qe amerika te na shtynte nen presion, ne do te hapnim bisedime me serbet, por mua nuk me eshte i qarte rezulltati?, cfare opcionesh kemi?
Kosova e pamvarur si thua ty, nuk ka gjasa te arrihet, per shkak te ligjeve nderkombetare, qe per mua jane abzurditet te gjejne perdorim ne historine e tyre "VETEM TE POPULLI JONE".
Ndaraje e kosoves, apo nje kembim i popullates me kosoven lindore nuk do te donin te dy palet.
Kosova brenda sovrenitetit jugoslav eshte rrende per tu realizuar, pasiqe Mali i Zi dhe Serbia nuk jane te afte ti ndajn kompetencat e Federates qe kane be, po te hynte edhe Kosova, puna do te nderlikoheshi me shume, pyetja eshte, kane keta shtete aq kohe?, kemi ne kohe qe edhe pes vite ose me shume te qendrojm varur?
Po te mbetet Kosova nen sovrenitetin e jugosllavise, si republike apo si autonomi, ketu do te perfshiheshi e drejta e referendumit
qe do te dilte ne favor te shqiptareve. Edhe ketu, problemi zgjatet vetem ne kohe, por caku final qendron i paprekur.
Cka eshte ne interes te europes?, nje balkan i qete!, po te pranohet kosova si shtet i pamvarur, do te jete balkani i qete?, PO, a mos mendon europa se serbia eshte e afte te filloj edhe nje lufte?, ku ka potencial per trazia?, vec te shqiptaret, ne maqedoni, greqi, mal te zi.
Bosnja eshte nje federate mes tre popujsh, ata jane etnikisht aq te perzier saqe nuk ka mundesi ne menyre te barabarte te ndahen ne nacione te vecanta, traziat e vetme mund te jene vec te karakterit provincial.
Pra, me nje kosove te pamvarur, me nje shuplake do te kapeshin shum miza.
Por ku qendron problemi?, RRUSIA, ky eshte problemi, edhe ate, jo populli, por sasia e armatimit qe posedon. Ne ceceni ndodhin massakrat me te tmershme, shkaterimet dhe plackitjet me te medhaja. Grozny tash disa vite eshte i shkateruar teresisht, dhe popullata eshte duke jetuar si kafshet e nje kopshti zoollogjik. Ku jane zerat kritik te europes, te amerikes, te kines?, ku jane?, ku jane ligjet nderkombetare per te nderprere shovinizmin rrus?
Une te kuptoj shume mire ty, por ne nuk jemi te bindet ne ata ligje, assesi, perse?, ne jemi popull i vecant me ate sllav, kemi kulturen, gjuhen, traditat, dhe rrjedhojen historike ne cdo pike te ndryshuar. Ne nuk kemi baza per nje bashkjetese me sllavet, kete e din cdokush, dhe nje detyrim i shqiptareve ne nje shtet te perbashket me keta do te shkaktonte po ate qe shkaktoj ne qindervjeteshin e fundit, MOSMARVESHJE dhe MOSLESHIM ne kompromisset. Ketu nuk ka nevoje te edukohen as shqiptaret, e as serbet, ky problemi jone nuk ka zgjidhje, pervec se nje ndarje absolute.
Natyrisht se do te zgjate zgjidhja dhe do te behet e nderlikuar, por une ketu argumentoj me te kunderten, mos te arrij deri te ajo pike, qe ne baza internacionale dhe dy a try ftyreshe te gjykohet problemi jone, edhe ate, jo nga neve vet, gje qe eshte edhe me paradokse, por nga te tretet e te katertit?, me cfare baze don te mbash kete situate ne fryme?
Ky eshte abzurditet i pafund, dhe besom, nese themi JO, atyre do tu mbyllet goja. Politikanet kosovare nuk duhet asgje tjeter te bejen, vecse te thuan JO, dhe cka de beje amerika? (ndoshta ajo kete me ne fund do ta provokoj, plan EKSCELENT do te ishte), ajo do te gjeje rruge tjeter per ty dal ne krye problemit, per kete duhet ne ne prapaskene te punojm, qe kur ta kerkoje nevoja te dalim me planin e pergatitur, dhe per cdo rrast, nese kritiokohet, te armatosur me ideja dhe shembuj te perpunuar qe te mbushim urgjentisht shprazetirat. Duhet ne llogari te vendojm cdo gje qe ka te beje me qendresen tone kunder panslavizmit dhe me sakrificat tona ndaj ketij agresioni shekullore. Gjaku i shqiptareve dhe anetareve te familjes tende esht derdhe per nje gje, per nje kosove te lire, dhe me tutje per nje bashkim kombetare.
Amerika ne kosove ka arritur qellimin e vet, vendoj edhe ne kete pjese TABU bazen e vet ushtarake, dhe natyrisht se ata duhet per kete te paguajn, pasiqe ndodhen ne nje vend te huaj, dhe shfrytezojn ate, por kjo eshte nje nder problemet me te vegjel qe mund te shtihet.
Ne jo qe duhet kete tua bejm me dije, por eshte detyra e jona ndaj ardhmerise se kosoves, qysh tash duhet sovranitetin e vendit tone ta mbrojme edhe sipas parimeve nderkombetare, nuk behet fjale per te mirat qe na ka bere amerika, ne nuk jemi ne pazar dhe ata te mira nuk kane vleft per ardhmerine.
Ndoshta SHBA eshte i vetmi shtet qe perkrah interesat e kosovareve, por une nuk shoh interesa te kosovareve, por bakllava te pergatitura te te huajve qe na vendohen ne tablo, ndoshta kane pamje te mire e te bukur, por shijen do tja dijme nese i gatojm vet. Se nese e hame nje te gatuar gati, atehere duhet ta gelltitim, si do qofte ajo. Une jam i mendimit se askush ne kete bote nuk ka per te fale asgje, pse kosovaret te falin shancen shekullore, per hire te rusise?, le te shkoj rusia ne ceceni e afganistan e te shohe gjurmet e madhesise se saj, qe jane fundesira dhe jane bere VARE perjetesore, asgje tjeter.
Taulant, nuk dua te te revoltoj, por edhe pa ameriken do te arinim kete cka kemi sot, nje protektorat me opcionin e nje autonomie, ndoshta do te kishim patur pak me gjate terorizime te policeve serb, por jo aq shume gjak te derdhur e plackitje. Nese statusi i kosoves zgjidhet me BISEDIME, pse atehere u be lufte?, a nuk eshte kjo abzurde?, ne mundeshim edhe me bisedime te permiresojm gjendjen e kosoves. Dmth. se bashkesia nderkombetare ka planifikuar ndodhite ne kosove, ose te themi me mire, amerika dhe serbia?, njera per bazen ushtarake, tjetra per te zvogeluar numrin e shqiptareve?
Cka ke kunder mendimit tim mbi periudhen e autonomise?, pse eshte trondites?, a nuk eshte e njejta gje qe mundohesh mu ketu te me sqarosh?, edhe ne atehere u ishim nenshtruar ligjeve te nje shteti sovran, pjese e te cilit ishim. Ajo ish nje rrjedhoje e gjendjes politike mbareboterore, ende sundonte lufta e ftohte mes amerikaes dhe rusise komuniste, ajo ish me e mira gje qe ne baze te mundesive politike te asaj kohe ish e mundhsme me“u arijt. Nese diku genjeva, atehere bema me dije, se eshte e pahire.
Te drejt ke, kroacia dhe slovenia ishin republika, por ku qendron dallimi mes vullnetit te kroateve dhe slloveneve me ate te kosovareve?, vullneti qendron mbi ligjet ne fletushka, njeriu e ben ligjin, e jo anasjelltas. Kush ka thene ketu se shpresat tona jane tek europa?, nje europe unike KURRE NUK KA PATUR; dhe kurre nuk do te ket.
Europa nuk don shtet te pamvarur?, taulant, a e njeh George Robinsonin?, a e njeh Xavier Solanen?, a e din cka thane ata koktulat me rastin e fillimit te luftes ne maqedoni?, a te kujtohet a jo?, NUK BISEDOJM ME TERRORISTET!!!, nje nga ata kryeterorristet, me emrin Ali Ahmeti sot rri kemb mbi kembe ne tetove. dhe ka gjasa te perbeje qeverine e ardhshme te maqedonise, KAQ PER EUROPEN KOKTULE. Taulant, europa mendon se ka nevoje nga rusia dhe nuk don ta hidheroj, asgje tjeter.
O taulant, inshallah (nese don allahu) do te takohemi ndonjehere ne kosoven e lire te ganimete abazit.
Flm
PS: fatkeqesisht eshte anglishtja ime e mjaftueshme vec per zort, por per te kuptuar tekste me fjale tematike me duhet nje perkthyes, sorry, vec nese ke shkrime shqip, atehere dergomi ato, ose hap ketu tema dhe publikoj haptazi, eshte ende me mire.
E mail adressen do ta vendos ne te ardhmen, tash per vikend do te gjindem ne kroaci te nje shok, dhe nuk di a do te kem mundesi te inkuadrohem ketu.
Krijoni Kontakt