Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22

    Perse Kosova duhet te njihet e pavarur !

    Pese arsye per nje Kosove te pavarur

    Stabiliteti, demokracia, bashkepunimi rajonal, zhvillimi dhe siguria, keto jane argumentat qe vete kosovaret duhet t'i servirin Uashingtonit per ta bindur ate te perkrahe pavaresine e tyre. Hapi i pare eshte hedhur ne Kongresin amerikan

    nga Janusz Bugajski


    Per Kosoven dhe popullin e saj, ceshtja kryesore, qe le ne hije te gjitha ceshtjet e tjera, eshte njohja nderkombetare si nje shtet i pavarur. Vetem nje shtet i tille do te jete i afte qe vullnetarisht te integrohet ne NATO, BE dhe institucionet e tjera te vlefshme. Por arritja e ketyre qellimeve kerkon nje strategji sikunder edhe nje vizion, nderkohe qe kosovaret nuk mund te mbeshteten vetem tek aktoret nderkombetare duke pritur qe t'ua sjellin pavaresine ne pjate argjendi.

    Nje detyre madhore per lideret politike dhe shoqerore te Kosoves eshte nxjerrja e argumentave bindes, impresive dhe pozitive se pavaresia eshte opcioni i duhur. Njekohesisht, keto argumenta do te jete e nevojshme t'u prezentohen ne menyre efektive lojtareve kyc nderkombetare, posacerisht atyre ne Washington. Ne kete kontekst, rezoluta e paradokohshme e dorezuar ne Kongresin amerikan nga dy anetaret e tij eshte nje hap gjigand perpara ne kete proces.

    Disa argumenta me rendesi jane prezantuar ne rezoluten kongresiste, por ato do te duhet te zgjerohen dhe te elaborohen me tej. Ne permbledhje, pese jane qendrimet themelore qe duhet t'i serviren administrates se SHBA-ve dhe lidershipit te BE-se, por ato duhet te proklamohen me mjeshteri dhe vendosmeri te vecante: Stabiliteti, demokracia, bashkepunimi rajonal, zhvillimi dhe siguria.

    Se pari, stabiliteti vendor ne Kosove do te forcohet ne mase shume te madhe, kur territori me ne fund te arrije shtetesine e vet. Jane disa arsye racionale per kete vleresim. Qeveria e zgjedhur lirshem do te fitoje legjitmitet edhe me te madh si nje organ sovran dhe jo thjesht si nje mjet ne duart e lojtareve nderkombetare. Autoriteti dhe pergjegjesia e saj ndaj elektoratit do te rritet permes permbylljes se suksesshme te shtetesise. Kjo do te parandalonte cdo tentative per te rrezuar apo anashkaluar autoritetet legjitime kosovare.

    Ne anen tjeter, gjasat per nje shperthim social te provokuar nga kushtet e renda ekonomike do te ulen. Disiplina publike do te rritet me kuptimin e faktit se pavaresia eshte e arritshme, e menjehershme, afatgjate dhe vitale per t'u ruajtur. Konfliktet sociale do te shihen ne mase te gjere si kunderproduktive dhe destabilizuese, pa marre parasysh tranzicionin e veshtire ekonomik, te cilin Kosova duhet ta kaloje per te hyre ne ekonomine garuese globale.

    Se dyti, vete demokracia do te promovohet permes shtetesise se pavarur. Institucionet vendore mund te fitojne besueshmeri me te madhe si brenda ashtu edhe jashte vendit, ndersa vete politika do te shihet si ndermarrje perfituese. Njerezit e dhunes do te humbin pjesen me te madhe te shkelqimit te tyre, ndersa njerezit e rinj mund te terhiqen ne nje sistem politik qe mund t'u jape fryt aspiratave te tyre.

    Me pavaresine, qeveria dhe Parlamenti i Kosoves do te behen pergjegjese kundrejt komunitetit nderkombetar per zhvillimin e nje demokracie gjitheperfshirese, ne te cilen te gjithe qytetaret, pa marre parasysh kombesine, do te kene te drejta te plota njerezore dhe civile. Prishtina po ashtu do te behet plotesisht e perkushtuar ne kthimin e te gjithe refugjateve qe nuk jane kriminele. Nje politike e tille nuk do te shihet me si nje imponim i huaj, por si nje domosdoshmeri vendore dhe nje kriter i rendesishem per integrimin nderkombetar.

    Se treti, bashkepunimi rajonal do te jete i inkurajuar ne mase te rendesishme, kur nje administrate sovrane kosovare te mund te negocioje nje seri marreveshjesh bilaterale dhe multiraterale me fqinjet e saj. Beogradi do te perfitoje shume nga nje marredhenie e barabarte me Prishtinen: tundimi per riabsorbim do te eliminohet dhe Serbia do te mund te perqendroje vemendjen e vet ne trajtimin e sfidave te brendshme pa ngaterrim te vemendjes.

    Me nenshkrimin e traktateve te plota ndershteterore, edhe Maqedonia edhe Mali i Zi do te risigurohen se lideret legjitime te Kosoves dhe institucionet e saj perfaqesuese nuk kane kurrfare pretendimesh ne territoret apo popullatat e tyre. Vecanerisht Maqedonia ka nevoje per ndertimin e besimit dhe bashkepunimit me te gjithe fqinjet e saj, posacerisht me Kosoven, ne menyre qe te siguroje stabilitet vendor. Prandaj, shtetesia per Kosoven mund te forcoje vertet shtetet fqinje dhe te promovoje stabilitetin rajonal.

    Ne kete baze, iniciativat lokale dhe evropiane ne Ballkan do te kene gjasa me te medha per sukses, meqe dyshimet rreth motiveve te skajshme te fqinjeve do te fillojne te avullohen. Resurset e futura ne rajon do te mund te kene me pas nje dimension me konkret dhe esencialisht nderkombetar.

    Se katerti, pavaresia e Kosoves do te inkurajoje nje zhvillim afatgjate ekonomik. Vonesat e shtuara ne zgjidhjen e statusit final te Kosoves demtojne qendrueshmerine ekonomike te vendit dhe potencialin per angazhim ekonomik dhe investime. Ne vend te kesaj, ajo nxit varesine dhe inercine duke e mbytur iniciativen private. Shume pak investitore te huaj, nese ka te tille, ka gjasa te hyjne ne nje territor, statusi i te cilit eshte i paqarte dhe e ardhmja e te cilit eshte e mjegulluar.

    Po keshtu, cfare shprese do te kishte per njerezit e rinj pa kurrfare perspektive apo perparimi ekonomik? Te vetmet shtete te suksesshme ne Evropen Lindore jane ato qe jane te sigurta ne pavaresine e tyre, ne operacionet e tyre demokratike, perfshirese ne perberjen e tyre dhe liberale ne politikat ekonomike. Perndryshe, nje perzierje e burokratizmit dhe arbitraritetit e ngulfat iniciativen dhe angazhimin ekonomik.

    Investimet e rendesishme dhe vendet e reja te punes do te pengojne gjithashtu zgjerimin e rrjeteve rajonale te krimit dhe do te largojne te rinjte nga perfshirja ne ekonomine ilegale apo thjesht edhe nga emigrimi. Krijimi i vendeve te punes mund te ndihmohet me kalimin dhe implementimin e ligjeve te pershtatshme, zhdukjen e perteses e korrupsionit dhe me nje qeveri legjitime e sovrane qe mund te jape garanci si per bizneset vendase ashtu edhe per ato te huaja.

    Dhe se pesti, shtetesia e Kosoves do te ndihmoje ne arritjen e nje sigurie me te qendrueshme ne Ballkan, nje te tille qe nuk eshte e bazuar kryesisht ne prezencen e forcave te jashtme. Me zhvillimin e nje force te brendshme policore dhe te nje ushtrie kredibile kosovare, kercenimet mund te shmangen e te largohen, por gjithashtu mund te kontribuohet edhe ne perpjekjen nderkombetare kunder terrorizmit dhe kriminalitetit te organizuar.

    Atehere, Washingtoni do te mund te ndjeke nje axhende te vertete reale per terheqjen, derisa NATO-ja te vazhdoje te garantoje sigurine e shtetit te ri nga cfaredo sulmesh te jashtme. Ne fakt, sikunder specifikon rezoluta kongresiste, Kombet e Bashkuara, NATO-ja, BE-ja dhe organizatat e tjera multiraterale mund t'i sherbejne me mire kauzes se sigurise duke ndihmuar nje tranzicion te rregullt drejt pavaresise per Kosoven.

    Administrata e SHBA-se mund dhe duhet te bindet se shtetesia eshte e vetmja alternative. Mohimi i pavaresise per Kosoven duhet te shihet si e kunderta e vlerave amerikane, te shprehura vazhdimisht, per liri, demokraci, vetevendosje, fryme ekonomike, tregti te lire, bashkepunim nderkombetar dhe siguri transatlantike. Keto argumente vitale duhet t'i serviren Washingtonit nga vete kosovaret.

    (Autori eshte drejtor per Ballkanin prane Institutit per Studime Strategjike ne Washington)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Te pese pikat qe analisti ze ne goje qendrojne, por pika me e forte mendoj une eshte ajo qe ai ze ne goje perciptas ne paragrafin mbylles:

    Mohimi i pavaresise per Kosoven duhet te shihet si e kunderta e vlerave amerikane, te shprehura vazhdimisht, per liri, demokraci, vetevendosje, fryme ekonomike, tregti te lire, bashkepunim nderkombetar dhe siguri transatlantike. Keto argumente vitale duhet t'i serviren Washingtonit nga vete kosovaret.
    Shenjat qe qendrimet amerikane kane krijuar ne Ballkan te lene te kuptosh qe amerikane jane jo vetem te interesuar per nje Kosove te pavarur, por ata jane te interesuar per zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare, ne menyre qe shqiptaret te kthehen ne nje partner me status special, sic e gezon sot per sot Turqia ose Greqia. Vetem pak dite me pare, departamenti i shtetit amerikan i kushtezoi ndihmen ekonomike Serbise me heqjen dore nga politikat destabilizuese ne veri te Kosoves, (Mitrovice). Nenteksti i kesaj eshte i qarte, Serbet e humben Kosoven njehere e mire, dhe nuk do te kete as ndarje dhe as lenie te Kosoves nen sovranitetin serb. Gjithashtu, kreret e shtetit maqedon qe kane kohe qe vuajne nje krize te brendshme identiteti si shtet multiethnik, jane prononcuar kohet e fundit hapur ne shtyp se "Perendimi mbeshtet idene e nje Shqiperie te madhe". Kjo mund te shihet si nje akt i fundit i deshperuar i sllaveve ne Ballkan, qe ne pamundesi per tu perballur me realitetin e ri te krijuar, nuk u ngelet vecse te denoncojne aktet e Perendimit.

    Ajo qe edhe sot e kesaj dite ende nuk ka eshte zene ne goje, eshte forma e zgjidhjes se ceshtjes kombetare shqiptare. A do te shikohet pavaresia e Kosoves si krijim i nje njesie administrative te re te pavurur shqiptare ne Ballkan, apo pavaresia e Kosoves eshte pjese e nje realiteti te ri Ballkan, ku shqiptaret akumulojne interesat e tyre kombetare ne nje kom e ne nje shtet?

    Sidoqofte, e rendesishme eshte qe institucionet e reja demokratike ne Kosove te hedhin rrenje te forta, dhe Republika e Shqiperise te kthehet ne nje faktor stabiliteti dhe jo destabiliteti ne rajon. Kur shteti am te flasi shqip, edhe zogjte e shqipes do ta kene me te lehte ta gjejne rrugen per ne folene e tyre. Ky proces do te kerkoje kohe te gjate, por kushtet jane te tilla qe nese ne shqiptaret kemi vizionin dhe perkushtimin e duhur, ceshtja jone kombetare shume mire mund te gjeje nje zgjidhje aq te shumepritur.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shmekeri Prishtines
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    Tregona dicka qe nuk dijme!!!

    Une..trimi i bukur
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Patrick Moore: Serbėt nuk kanė punė me fatin e Kosovės

    Analisti replikoi me Karl Bild, i cili disa javė mė pėrpara kishte kėrkuar nisjen e bisedimeve mes beogradit dhe Prishtinės, nė prani tė ndėrmjetėsve ndėrkomėbtarė

    Nė njė intervistė pėr Radion amerikane "Evropa e Lirė" analisti i shquar amerikan Patrick Moore ėshtė shprehur se Beogradi nuk mund tė marrė pjesė nė bisedimet qė do tė bėhen pėr tė ardhmen e statusit e Kosovės. Ai thotė se bisedimet duhet tė zhvillohen ndėrmjet UNMIK-ut, komunitetit ndėrkombėtar, pėrfaqėsuesve shqiptarė dhe atyre tė minoriteteve, pra edhe tė serbėve tė Kosovės, por aspak me pėrfaqėsues tė Beogradit. Nė pyetjen se si e shpjegoni kėrkesėn e z.Karl Bildt pėr futjen e Beogradit nė diskutimet rreth statusit tė Kosovės, ai ndėrmjet tjerash ka thėnė: "Kur bėhet fjalė pėr Ballkanin gjėrat janė pak mė ndryshe dhe nganjėherė habitem kur disa nė pjesėn veriore tė Evropės nuk e kuptojnė se Ballkani ėshtė njė botė tjetėr. Ē'dua tė them me kėtė? Situata specifike qė kemi kėtu konsiston nė ēėshtjen qė ka dy aspekte – e para ka tė bėjė me denacifikimin e Serbisė dhe e dyta ka tė bėjė me dekolonizimin e Kosovės. Nė botėn e pėrsosur ju sillni tė gjitha palėt e ndėrlikuara nė tavolinėn e bisedimeve. Por, ne kėtu, nuk kemi tė bėjmė me botė tė pėrsosur. Ne nė Kosovė dhe Serbi ballafaqohemi me pasojat e diktaturės fashiste nė Serbi qė nisi sėpaku katėr luftėra, shkaktoi vdekjen dhe zhvendosjen e qindra mijėra njerėzve, duke pėrfshirė edhe serbėt...Kur flas pėr denacifikimin e Serbisė them se kemi tė bėjmė me probleme serioze qė kėrkojnė pėrgjigje serioze... Gjėja e fundit qė u duhet serbėve ėshtė imponimi i njė agjende nacionaliste nė kėtė rast nė Kosovė. Mendoj se dikush duhet t'i thotė zotit Ēoviq dhe miqve tė tij: ne na vjen keq por ju keni humbur luftėrat dhe ata qė humbin luftėrat, dhe veēanėrisht ata qė i kanė filluar, ata duhet tė presin qė tė humbasin edhe territore. Duhet t'u thuhet se bisedimet duhet tė zhvillohen ndėrmjet UNMIK‑ut, komunitetit ndėrkombėtar, shqiptarėve tė Kosovės dhe minoriteteve, duke pėrfshirė edhe pakicėn serbe, por jo edhe Beogradin. Por, zoti Ēoviq ėshtė bėrė mė agresiv. Ai ka kėrkuar qė UNMIK‑u t'i shpjegojė atij, - thua se e ka kėtė tė drejtė, - pėrse ka bėrė kėrkesėn pėr arrestimin e liderit serb nė Mitrovicė. Ēoviqi publikisht ishte arrogant ndaj zėdhėnėses sė UNMIK‑ut, Suzan Manuel, dhe pikėrisht kjo ndodh kur njerėzve u bėhet e ditur se do tė kenė vendin e tyre nė tryezėn e bisedimeve! Rrjedhimisht, mendoj se sa i pėrket denacifikimit tė Serbisė pikėpamja qė Beogradi tė sillet pranė tryezės sė bisedimeve, ėshtė shumė e gabuar. Aspekti tjetėr ėshtė dekolonizimi i Kosovės. Nė historinė e dekolonizimit nga viti 1945, kur dekolonizimi ishte joaq miqėsor, nganjėherė forcat koloniale mbanin disa prerogativa ose aranzhmane tė caktuara. Pėr shembull nė disa ish territore amerikane nė disa ishuj tė Paqėsorit, Uashingtoni ėshtė pėrgjegjės pėr sigurinė e tyre dhe ata ende shfrytėzojnė dollarin amerikan. Franca ka pėrgjegjėsinė pėr njė formė tjetėr tė sigurisė dhe financave nė disa ish koloni tė veta afrikane. Por, kjo nuk ėshtė nė rastin e Serbisė me Kosovėn. Dhe unė mendoj se Kombet e Bashkuara ose Unioni Evropian duhet t'u pėrmbahen disa garancive pėr tė drejtat e minoriteteve nė Kosovė, ndėrsa Beogradi nuk ka ēfarė tė kėrkojė atje," u shpreh analisti Patrick Moore.

    Gazeta 55
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    O taulant, ti nuk e din se kosova eshte defacto e pamvarur.

    "Nė njė intervistė pėr Radion amerikane "Evropa e Lirė" analisti i shquar amerikan Patrick Moore ėshtė shprehur se Beogradi nuk mund tė marrė pjesė nė bisedimet qė do tė bėhen pėr tė ardhmen e statusit e Kosovės. Ai thotė se bisedimet duhet tė zhvillohen ndėrmjet UNMIK-ut, komunitetit ndėrkombėtar, pėrfaqėsuesve shqiptarė dhe atyre tė minoriteteve, pra edhe tė serbėve tė Kosovės, por aspak me pėrfaqėsues tė Beogradit."

    Nuk ka as nje jave qe kam thene te njejten gje.


    Flm

    PS: Albo, falemnderit per kete tekst, eshte shume afer realitetit. Edhe njehere kerkesa ime - proletet kosovare ne qeverisje duhet se shpejti te emerojn nje pendant te ēoVICIT.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nuh Musa : 13-08-2002 mė 03:20
    albanish by nature

  6. #6
    Shmekeri Prishtines
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    Flm NUhe:

    Kosova defacto eshte qe nga viti 1990. Kur te behemi Infact te pavarur atehere me trego, ejo per nje gje te tille qe gjithkush e din.

    Shko te radio21 ne website dhe shikoje planin per te ardhmen e Kosoves..bisedimet, te mirat dhe te keqijat etj. SHBA-ja e ka be kete plan. E kam lexuar une se cfare ka thene Patrick Moore, por ai eshte analist, nuk perfaqeson qeverin e Amerikes.

    Aty as qe nuk permendet Pavaresia. SHko dhe shiko se cfare procesi i ndelikuar eshte. Ashtu sic po them une. KEtu hyne Keshilli i sigurimit, BE,etj etj. KEtu hyne Ligji nDerkombetare, ti qe nk dine asgje per te.

    UNe...trimi i bukur
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

  7. #7
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    o burre, ligji nderkombetare eshte formuar ne baza demokratike, nuk mund femija te lind para nenes.

    Kosova i ka krejt xhokerat ne dore, vec aftesia e politikaneve te saj mund ta prish punen. Edhe nje here, nese per nje kafe te nxehte mundet te paguhet demshperblim ne qindramillion dollare, atehere mundet edhe nje pamvaresi te fitohet me gjakune e paguar te shqiptareve. CDO GJE ESHTE RELATIVE, ka thene Ainshtajni. Dhe analistet jane per tu ndegjuar, se ata mund te manipulojn dhe drejtojn apo shtremberojn mendimet e politikaneve.

    Fakt eshte, se ne baza DEMOKRATIKE, pamvaresia e kosoves eshte vete nje pyetje kohe, e jo pyetje e NDJENJAVE DHE EPSHEVE PERZONALE TE POLITIKANEVE EUROPJAN APO AMERIKAN, qe mund me klimen te nderojn (BIORYTMUSI). BE-ja di nenshtrohet vullnetit te kosovareve, a nuk eshte vullneti yt nje kosove e pamvarur?

    Cfare plani?, celesi eshte vullneti i kosovareve!, ai eshte i qarte, kosova ka nje cfare rezolute, qe tash me siguri e din, ky eshte i VETMI dokument qe ka njecfare BINDJE per kosovaret, dhe aty perfshihet pamvaresia.

    Me fal taulant, nuk dua te tallem me ty, por nje plan i amerikaneve per statusin e kosoves do te ndezte krejt mediat europjane, kosova ende eshte e nxehte. Pa mos ditur cka eshte biseduar ne radio21, e dij se eshte e kote. Nese i vihet cdo thash e theme rrendesi, atehere do te arrijm vec nje kaos. UCK ka luftuar per pamvaresi, cdo deshtim prej ketij plani do te thote LUFTE, por pasiqe nuk jane serbet kunder kuj do te luftojm?, kunder NATO-s?, PLAN kane vendos shqiptaret, dhe vec ai do te realizohet.

    Minoritetet?, per ata jane ligjet nderkombetare, jo per statusin e kosoves. Kete rradhe BE-ja do ti ndegjoj shqiptaret. Nuk jemi ne Berlin me, po te ishim, Berlini i sotem eshte ndryshe.


    FLM
    albanish by nature

  8. #8
    Shmekeri Prishtines
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    O i dahshuri Nuhe:

    E kutpn ti se cfare don te tote Ligji Nderkombetare. International Law: Se pari ligji eshte politke. Ligji eshte nje normative dhe derivon nga mosaftesia per ti repsektuar obligimet. Ligji nderkombetare dhe ligji ne pergjithesi eshte krijuar nga aktoret e politikes , permees proceseve poltike per qelllime politike. Egziston nje dallim i madh permes ligjit shteteror dhe atiij nderkombetare.

    A rule of INternational law is one that has been accepted as such by the International community of states. E kupton ti cdp te thot kjo. Egzistojne tre rrjedha te ligjit nderkombetare:

    1. Costumary law..dmth ligji nderklombetare derivon nga menyra se si shtete jane sjellur nekoherat e kaluara. Duke u mbeshtetur nga ky aspekt ,ata, apo bashkesia nderkombetare, arrin vendime. Shiko case-in "Paquete Habana, Supreme Court of the United States, 1900; 175 U.S.. 677. 20, S.Ct.. 290.44 L.Ed. 320" KEtu do te kutpsh se si merren bednimet lidhur me customary law. OS e shiko, "Case Concerning Military and Paramilitary Activities in and Aganinst Nicaragua, (Nicaragua v. united States) Intenrational Court of Justice, 1986." Ketu do te kutpsh se si merre vendime Gjyqi nderkombetare.

    2. By International Agreement, or A Treaty; E din ti se cka eshte treaty. Marreveshje ligjore mes shteteve. POr mos harro se ne Ligjin nderkombetare nuk ke keshille egzekutive apo force egzekutive..dmth nuk ka polici qe te shikon se a po i repsektojne rregullat. SHkurt, keto marreveshje jane si i thojne, gentelemns Agreements' Shiko case-in "The DIversion of Water from the Meuse (Netherlands v. belgium) Permanent Court of International Justice(koha e lidhjes nderkombetare), 1937). KEtu do te kuptosh se kur nje shtet eshte i obligura me ndonje resolute te OKB(keshilli i Sigurimit--sikur res. 1244).

    3. Dhe Writings of Publicist.

    Une, shoku NUhe jam Student i Ligjit Nderkombetare ne studime post-diplomike me internship ne PENtagon. Intenrshipin e filloje me 4 Janar. Te thash lexo ate plan e jo disktuim ne radio 21. Une kam me shume informate per kete ceshtje.sa qe ty nuk ta merre mendja. Kur thash ligji nderkombetare mendova per procesin qe duhet marre per shpalljne e pavaresis se Kosoves.

    Keshilli i Sigurimit i OKB, eshte i perbere nga 5 anetare te perhershem, dhe disa te perkoheshem te cilet nderrohen cdo vjet. Keta 5 anetare kane fuqi vetoje. DMTH, Rusia dhe Kina do te kundershtojne kunde rpAvaresise se Kosoves. Dmth, nese ata verpojne keshtu, Amekrika ska cte beje. A din ti dicka per Luften e Kores. Lexo se do te mesosh dicka per kete proces. Cdo resolute duhet votuar nga keta anetare. Pee ate Amerika ka mund te verpoje ne Kososve permes Natos, sepse kina dhe nato nuk jane anetare. MOs te vazhdoje se e di se nuk kupton.

    kjo eshte hera e fundit qe une dhe ti do te flasim per keso tema. lexoje temat qe i hapa.

    Une..Trimi I bukur
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Taulant-Dardani : 13-08-2002 mė 18:08
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

  9. #9
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    O taulant, une as qe kame ndermend te te kuptoj, a me kupton mua ty a jo?, une argumentoj ne lini tjeter, duhet tash me ta kesh verejtur.

    Lexo shkrimin e pare timin, Rusia dhe Kina, do te shfrytezojn VETON!!!, Rusija per INAT, Kina nga "pa arsye, nga qejfi", se nuk ua ndin per shqiptaret atyre, a serbia ka afer 250000 kinez ne territor qe pret ti shtyj nepermjet kufirit te gjelbert ne europe, nje gisht mjalt si rezerve, dhe polemikat e mundshme nese kerkon nevoja mbi goditjen e ambasades ne beograd, kete e ke te sigurte, se serbet shfrytezojn SECILIN rast per intersat e tyre, ata nuk jane aq zemergjere si ne, qe leshojm ne krejt anet.

    Nga kjo llogjike, kosova KURRE nuk mund te behet e pamvarur, a eshte kjo rrugedalje?, JO, por rruga do te dale, PATJETER.

    Tash ne background kendon Ganimete Abazi "mirupafshim ne kosoven e lire", recepti eshte ai une qe te them, ne menyre DEMOKRATIKE nuk ndalet pamvaresia, scheiss auf's VETO (lesho fekale mbi veton), cdo gje eshte relative, a te thash a jo, Rusia eshte qe 100 vjet shkaktari i gjendjes tone, per arsye se eshte forca perberese e panslavizmit, por rusia e dobet, edhe kete kam thene, duhet te shfrytezohet, shih se i ka kap ankthi me ēeēenine.

    A te kujtohet hyrja e forcave ruse ne prishtine me largimin e serbeve?, cfare LIGJIT ju permbajtena ata?, a te kujtohen atakat e Rusise dhe shteteve proserbe ndaj bombardimeve te nato-s?, cfare effekti paten?, secili e mbulon tjetrin me fekale, o taulant, ku ke ligje?, amerika do ti bjer irakit, mjafton britania ti lidhet, gjermanet vec do te protestojn, por kush i pyet, KU KA LIGJE KETU?


    LUFTA BURRE I DHEUT NUK U BE PER TE BISEDUAR E VOTUAR, a je ne kete toke, nuk te dhimbet gjaku i vellezerve dhe motrave?, cka te bisedojm?, LUFTA CDOHERE KA SJELL FAKTE TE PERFUNDUARA, se pari duhet njehere te gjindet apo formohet nje ligj qe e kundershton kete. Mire, amerika ka investuar ne kosove, ajo edhe shfrytezon, se pari ka punesuar dhjetra mije shtetas te vete, ka zene nje nder vendet me te preferuara ne BOTE me kampin e ferizajit, ATA DUHET TE PAGUAJN QIRA!!!, por ne jemi zemergjere "nje" Euro ne vit kisha propozuar, si shenje symbolike. Duhet ta dije per nder qe e kemi pranuar ne token tone, cka mendon ty, se ne kemi ne token tone OBLIGIME ndaj amerikes?, NATO ka qene aleat i shqiptareve, e jo PRONAR i shqiptareve, ajo ka humbe vetem 4 USHTARE, ne kemi humbe MIJA ushtare per ate territor. Kush mund ta paguaj gjakun e tyre me para?, AMERIKA?, HA, HA, HA

    Taulant, te pyes seriozisht, a e ke shiquar ndonjehere nga ky kendvershim sitauaten?, a mendn se kemi OBLIGIME ndaj NATO-s dhe Amerikaneve sepse na kane ndihmuar, tregom sinqerisht ku bazohen LIGJET, a nuk eshte edhe MORALI nje nder ato baza, obligim MORAL ish ndihma, dhe ndihma te tilla jane GRATIS?

    Nje pyetje, si u bene sllovenija dhe kroacia te pamvarur?, nepermjet te ligjit NDERKOMBETARE?, nuk ka kroacia serb?, nuk ka slloven (ende kane probleme me ndarjen e kufirit?)?, nuk ka boshnjak?, dmth. nuk ka probleme minoritetesh?

    A e din si u bene?, Genscher dhe Alois Mock (ministeret e jashtem te austrise dhe gjermanise) i bene, pas referendumit per pamvaresi Austria dhe Gjermania i pranuan si shtete te pamvarura.

    Nuk na duhet as ligj nderkombetare, as pro votat e kines e rusise, vec shtete qe na pranojn te pamvarur. Shume thjesht.

    Pra, Referendumi qe ish pika kryesore per deshtimin e bisedimeve ne rambuje eshte celesi, apo vullneti i kosovareve!, cfare ligjesh nderkombetare don?, edhe njehere, cfare ligjesh nderkombetare don?, atyre parimeve do tu mbahene ne ceshtjen e minoriteteve, dmth. do te vendojm standarde europjane.

    Politika eshte kurve, mos u fundos ne ato teorite tua, se do te mbetesh tere jeten mbi tavoline.

    Perfundimisht: NE MENYRE DEMOKRATIKE NUK MUND TE NDERPRITET PAMVARESIA E KOSOVES, ME TEJ, NE MENYRE DEMOKRATIKE NUK MUND TE NDERPRITET BASHKIMI I KOMBIT SHQIPTARE, DHE ME TEJ, NE MENYRE DEMOKRATIKE NUK MUND RE NDERPRITEN DEMSHPERBLIMET NDAJ SHQIPTAREVE SHKAKTUAR NGA PANSLAVISTET BRENDA SHEKULLIT TE XX.

    Taulant, ne kete rradhe, a kupton a jo!, une nuk jam profet, por rrendi i NATYRES patjeter do te rivendoset. Planin mund ta kryqezoj vetem nje lufte boterore.

    Cka vlen per tjeret, vlen edhe per ne, berthama e demokracise. Jam kurioz si do te tejkalohen bazat e demokracise.

    FLM
    albanish by nature

  10. #10
    Shmekeri Prishtines
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    O NUhe:

    Po pse bre burre po hyne llugave prape. E lexove se cfare thash une a jo/ Nuk fola se cfare meritojme. Cfare mendon ti Nuhe, se ne poseduam kapacitet per clirimin e Kosoves? Me trego Nuhe, sa refugjat leshuan Kosoven per nje jave? Po pse po flet ashtu per nje shtet qe ka hargjuar sasi te medha parash, duke hargjuar neper media ne SHBA, pastaj neluften kunder Shkaut, pastaj me trupa dhe me nderitmin e bazes ushtarake, pastaj me ndihma humanitare, pastaj me ndihma ekonomike etj etj. Une nuk i konsideroj ata vetem aleat. Une i konsideroj ata me shume se aleat. Dhe te gjithe Shqiptaret e Kosoves i konsiderojne ata me shume se nje aleat. Ke qene ne shtepine e ndonje kosovari? Se bashku me foton e Skenderbeut dhe Adem Jasharit, eshte edhe fotografia e Bill Clintonit.

    Shba-ja eshte i vetmi shtet qe perkrahe interesat e Kosoves. SHBA eshte i vetmi shtet qe permes ligjit nderkombetare eshte duke punuar drejt interesave te Kosoves. E ti thua se ata duhen te na paguajne qira se ne nuk i kemi borxh. Po qysh si kemi borxh, more NUhe. 2 MIlion Shqiptare i kane borxh sepse Amerika ja mundesoj kthimin ne vatrat e tyre. Amerika, O Nuhe, nderpreu exodusin dhe vrasjet. Amerika, O Nuhe, Amerika. Cfare thua ti, ku ishte NEna Turqi ne ate Kohe.

    Mua me dhimbet gjaku i shqiptareve. Dy djem te axhes i kam humbe be ate lufte. Pse po flet ne kete menyre. A ishe ti ai njeri qe dha nje mendim Trondites per peridhen e 1974-1990. te lutem.

    Shiko, une nuk kam asgje personalisht kunder juve. POr, me seriozitet po flas, une spo te kuptoj bre burre. Te thash ska nevoje ta spegoj ligjin nderkombetare sepse nuk kupton. PO, Rusia sipas ligjit nderkombetare ka te drejte te kete trupa ne Kosove. Ajo eshte anetare e Keshillit te Sigurimit, Nuhe, ajo ka nenshkruar resoluten..kjo i jep te drejte. Edhe pse mua dhe ty kjo nuk na pelqen.

    Edhe une kamdeshire te behemi shtet i pavarur. Por a edin se e gjithe evropa eshte kunder pavaresise se Kosoves. I vetmi shtet qe mund te na perkrahe Sot eshte SHBA-ja. Te gjithe fqinjet e tane, z. Nuhe, jane kunder Pavaresise se Kosoves. ME ta edhe aletatet e tyre. Evropa mendon se ne prape do te integrohemi ne yugoslavi.. Ata nuk deshirojne edhe nje shtet ne Ballkan. Kjo do ta hap Kutijen e Pandoras. Ke degjuar ti per kete Myth? Shko lexo se od te kuptosh se per cfare e kam fjalen.

    Ne kete rast, shoku Nuhe, ligji ka rendesi. Po te lutem, be pak hulumtime lidhur me kete problem, ateher do te kutposh se per cka e kam fjalen. Kroacia dhe Sllovenia ishin republika, ato nuk e paten veshtire te behen te pavarura.

    Edhe une jam i mendimit tende. PSe ne te bisedojme me BEogradin. Edhe une them se kjo eshte BullShit. Ata nuk na konsideruan si bashkshtetas pranadja na vritnin. Ky eshte fakt fizikal se ne nuk duhet te bisedojme me Beogradin. Por a e din se cka. Edhe Amerika eshte ka bene presion per kete bisedim.

    Bisedimet e para Nuhe, kane me qene ne nivel lokal, e jo shteteror. Per kete kam infromata te mira. Ishalla do te jemi ne kontakt deri ne ate kohe, pastaj do te kutposh se per cka e kam fjalen. Kosova do te jete protektorat(shif fjalorin..protektorat dmth Koloni)se paku deri ne vitin 2004. Shpresoj se deri atehere do ta bindemi Evropen se jemi demokrat dhe se e meritojme Pavaresine. Por ky proces prape ka me qene i gjate dhe i nderlikuar.

    Une nuk jam kunder kesaj paveresie. Por une studjoj Ligjin Nderkombetare, prandaj shoh gjerat nga nje perspektive tjeter..jo sikur ju.

    Ky mendimi yt eshte mendim i shumices se Shqiptareve qe nuk jane te inkuadruar ne jeten politike. Mos me keqekupto, Nuhe, nuk e them kete per tu fry. Por kam me shume njohuri ne kete lami sepse e studjoj qe 5 vite.

    Edhe ti leme fjalet ofenduese me. Te flasim si burra duke e respektuar njeri-tjetrin. Une nuk pajtohem me shumicen qe ti thua. Qofte ajo ne kete teme, qofte ne ate temen e sapo mbyllur. UNe, Nuhe, bazohem nga ate qe lexoj dhe studjoj e jo ne ate se cfare ma merre mendja. Por, hey, ishalla ke te drejte. Qejfi do te me behet.

    Ama ate email..se kam shume artikuj nga politikan te ndryshem Amerikan qe kane punuar ne amdinistarten e Amerikes..ne State department..organ ky primar per politiken e jashmte. Shumica e Profesoreve te mi jane ish burokrate te State Departmentit Amerikan. Kam plot artikuj akademik per Perandorine Osmane..per ballkanin ne teresi..per Poltiken e SHBAs' drejt Kosoves. Te gjitha keto me kushtojne para te medha, por jam i gatshem ti dergoje..sepse ke nevoje per to.

    Amerika do te sulmoj Irakin sepse Iraki eshte kercenim per te gjithe boten e civilizuar. Iraku nuk eshte duke u permbajtur rregullave te bashkesise nderkombetare--OKB's per inspektimin e armeve shkaterruese. Nuk e di se a je i njohur me NPT-treaty. NOn-Proliferation Treaty (Mareveshje per mos-perhapjen e armeve nukleare). MArreveshje kjo e hudhur poshte nga Qeveria e Sadamit. Ben pak hulumtim dhe lexo dicka lidhur me kete marreveshje. Ose une mund te te dergoje dicka..me trego.

    Iraku eshte kercenim edhe per Britanine e Madhe, dhe per Francen e te gjithe boten e pare(vendet e zhvilluara). E din ti se cfare ka thene Thycidides, autor i Luftes se peleopnezit dhe nje nder themeluesit e Shkolles se mendimit realist, "Domestic Pressures directs a country's foreign policy." Ne perkthim, " Presioni i brendshem rregullon politken e jashtme te nje shteti." E din ti se cfare presioni ka Qeveria e Bushit nga populli pas September 11?

    Karta e OKB thote," Ne rast se nje nga anetaret e Organizates eshte e kercenuar nga ndonje shtet, atehere kjo organizate ka te drejte per sulm kolektiv kunder ati shteti." A je i njohur me OKB the strukturen e OKB'se? Mesiguri se jo sepse nuk ke studjuar ne kete lami. E sheh se si e shohim situaten une dhe ti. Ne mendojme krejtesisht ndryshe. Une nga aspekti ligjor, e ti nga aspekti personal. Edhe nje gje, Iraku eshte kercenim edhe per Rusine.
    Nuk di se a e din por lufta e Gulfit (Gulf War..nuk di se si ta perkthej se ka shume vjet qe jam ne amerike), eshte bere permes ligjit nderkombetare. Permes OKB's dhe resolutes se OKB's. Aty nuk ka sulmuar vetem Shba-ja, por edhe vendet anetare te OKB's. Situata ne Afganistan eshte ndryshe. Terrorrsmi eshte i kundershtuar dhe i papranuar nag secili anetare i OKB permes kartes, apo kushtetutes se OKB's. Dmth, nje akt i till kunder Afganistanit ka qene legal. Kosova ne anen tjeter eshte tjeter ceshtje. Ne veq jemi nen protektorat te adminstruar nga OKB-ja. DMTh ne veq jemi nen mbikcyrje te ligjit ndekombetare.

    E din ti se cfare rrugedalje ka perdorur Amerika per te sulmuar Serbine. Rrugedalje nga ligji nderkombetare sepse ligji nuk e lejonte te sulmonte nje shtet sovran. Kjo eshte e shkruar edhe ne kushtetuten e OKB's.

    PEr hire te katastrofes humanitare, e jo per te ndalur serbine nga masakrat. Katastrofa humanitare destabilizonte gjithe europen, e sidomos vendet fqinje te Kosoves. A e din se cfare procesi i gjate ka qene per te bindur Rusine se nje gje e till eshte e nevojshme. Sulmi nuk ka ndodhur brenda nates. Por tash pasi lufta eshte ndalur, BE dhe komuniteti nderkombetare do ta perdore me shume ligjin. Te gjithe ata politikan ne Kosove e din kete gje.

    Te kam thene me larte..mos me shti mefol seriozisht..se per politike mendoj 24/7. Kete e kam profesion. Ne kete forum hy per tu c'lodhur dhe kenaqur. tentoje ti mos i marre gjerat seriozisht per ate sillem ne menyre te pa-pjekur. Por ju ma nderruat mendjen. Me duhet te tregoj diturine time.

    Te ndalemi ketu: Nese ke deshire te vazhdojme debatin..tregom une do ta jap emailin. Atehere do te shruajme si dy akademike me shkrime dhe fakte akademike, e jo si dy njerez te thjeshte. Kam plot material per ty, Nuhe. Shpresoj se ky eshte postimi i fundit ne mes neve. Ne menyre private mund te kontaktojme.

    kerkoje falje per dalje nga tema
    OK..

    Une..trimi i Bukur

    P.S.

    E kupton ti gjuhen angelze? Shiko temat qe hapa.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Taulant-Dardani : 14-08-2002 mė 03:06
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Statusi i ardhshem i Kosovės!
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  2. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  3. Historia e ēėshtjes sė Kosovės qė nga ‘Zanafilla’
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 19:33
  4. Kosova, e pavarur, por jo sovrane!
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •