Beograd, 24 dhjetor (presheva.com) - Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) nga Beogradi ka njoftuar se posedon informata se në Serbi ka ende varreza masive ku janë të fshehura eshtrat e trupave të pajetë të shqiptarëve të Kosovës. FDH-ja ka bërë të ditur nëpërmjet një kumtese se gjatë bombardimeve të NATO-s, në disa fabrika me furrëlarta ka pasur djegie të kufomave, ka njoftuar agjencia “Beta”. “Fondi ka marrë informacione nga shumë burime të pavarura se gjatë bombardimeve të NATO-s trupat e pajetë të shqiptarëve nga Kosova janë varrosur nëpër shpella të lokaliteteve të papërshtatshme në hapësirën Bujanoc -Vranjë ose janë djegur në furrat të cilat e zhvillojnë temperaturën e duhur për asgjësimin e plotë të provave”, thuhet në kumtesë. Me këtë rast përmenden dërgimi i kufomave në fonderinë e Borit, Smederevës, fabrikën “Maçkatica” të Surdulicës në Serbi; si dhe në minierat e Trepçës dhe termocentralët e Obiliqit në Kosovë. Fondi për të Drejtën Humanitare i cili drejtohet nga Natasha Kandiqi ka kërkuar të shtunën nga Kuvendi i Serbisë formimin e një komisioni hetuese për vërtetimin e fakteve lidhur me varrezat masive në Serbi dhe asgjësimin e provave mbi krimet në Kosovë. Kjo organizatë joqeveritare ka pohuar se Serbia ende nuk i ka dorëzuar 500 kufoma të shqiptarëve të Kosovës të zhvarrosura nga varrezat masive në Serbi në lokalitetet Batajnicë, afër Beogradit, Petrovo Selo dhe Peruçar afër Bajina Bashtës, ndërsa fati i rreth 2000 shqiptarëve tjerë nuk dihet ende. “Duke i fshehur të dhënat mbi fatin e shqiptarëve të pagjetur të Kosovës, Serbia po shkelë detyrimin shtetëror që t’ua kumtojë të vërtetën familjeve të personave të pagjetur mbi fatin e më të afërmëve të tyre dhe me këtë ta pranojë përgjegjësinë për vuajtjet e viktimave shqiptare gjatë vitit 1998 dhe 1999”, nënvizon kumtesa. Sikurse theksohet, asnjë procedurë penale nuk është inicuar për shkak të krimeve mbi shqiptarët e Kosovës, trupat e pa jetë të të cilëve janë gjetur në varrezat masive në Serbi.[/quote]
Presheva eshte nje qyteze.NJe qytez me e madhe qe ben pjese ne teritorin e Lugines se Presheves.Kufizohet, ne ver-lindje me bujanocen dhe nje kumun serbe,ne jug dhe jug-perendim kufizohet me Maqedonin dhe Kosoven.Ne Presheve jetojne 100.000 banore,prej te cileve 98% jan shqipetar....
Bujanoca eshte nje vendebanim i jo shume i madhe(qyteze) me banor shqipetare 65%,serb35%.Eshte ne mese te Presheves dhe Medeveqes.
Medevegja eshte nje vendbanim,me popullat me shume serbe,por qe dikur ka qenen me shumice shqipetare.Tash,Pas luftes se Kosoves,ne kete vende banojne 30% shqipetare,serbe65%.Eshte ne veri te Lugines se Presheves,ne veri kufizohet me Vranje(KOMUN SERBE).
Keto tri komuna shqipetare gjate kohes se luftes se ngrohte ne mese Kososves dhe Serbis dhe pas luftes se kosoves u quajten rajoni i Lugines se Presheves.(1999-2004).Rajoni i luginese se Presheves eshte nje rajon qe ka mbetur nen pushtetin Serb,edhe pas luftes se Kosoves......!!!
Krijoni Kontakt