pershendetje .
pershendetje .
koha eshte si nje shpat,po nuk e preve te pret.
A ju duket sikur ky guri i ben sexhde Allahut ?
Lexoni edhe kete tekst qe ka lidhje me keto postime.
Feja Jonė Nuk ka Nevojė Pėr Genjeshtra!!!
Ejmen Salih
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
Vėllezėr tė nderuar!
Mė rastisi tė hyj nė njė forum sekularist, qė urren Islamin. Lexova njė postim qė mė pas u pendova dhe ndjeva keqardhje pse e lexova atė. Tė rinj qė pėrqeshin rininė islame qė frekuenton kėto forume. Storia e tyre pėrmblidhet nė shkrimin e temave tė fabrikuara dhe apokrife, tė cilave mė pas iu japin ngjyrė islame, si:
-Zbulimi i mrekullisė shkencore nė Kur’an: Njė pemė e madhėron Allahun.
- Njė femėr ėshtė tallur me Kur’anin dhe mė pas ėshtė transformuar nė dhi.
- Majkėll Xheksoni ka pranuar Islamin.
-Njė tė vdekur e nxirrėn nga varri pėr ekspertizė dhe panė nė trupin e tij shenjat e ndėshkimit me zjarrė (Dėnimi i varrit).
Pastaj, i marrin kėto gėnjeshtra dhe i pėrhapin nė forumet islame. Anėtarėt e forumeve islame, duke mos e ditur rrezikun e tyre, i vendosin nė forumet e tyre tė cilat nė mėnyrė marramendėse pėrhapen nė forumet e tyre dhe lexohen nga mijėra e mijėra muslimanė...
Pastaj, kėta shpifės sa nuk vdesin nga tė qeshurit me mendjelehtėsinė e myslimanėve ngase ato nuk janė asgjė tjetėr vetėm se njė gėnjeshtėr e kulluar, e prodhuar pėr tallje e pėrqeshje me fenė tonė, nė njėrėn anė, dhe prezantimin e keq para botės me synim tė largimit tė tyre nga Islami, nė anėn tjetėr.
E pastaj, pas njė kohe, zbulohen se kėto ishin vetėm gėnjeshtra por vetėm pasi qė mė parė armiqtė tanė na pėrqeshėn e u tallėn me ne.
Ja disa shembuj tė gėnjeshtrave qė u zbuluan:
***
Gėnjeshtra: Tregimi i njė vajze ummanase, e cila qe tallur me Kur’anin dhe mė pas qe shndėrruar nė dhi.
Realiteti: Fotoja ėshtė njė punim artistik i njė artiste franceze.
***
Gėnjeshtra: Storia e djaloshit, varrin e tė cilit e hapen pėr obduksion tė kufomės pas tri orėsh dhe tė cilin e gjetėn tė djegur nga zjarri i varrit.
Realiteti : Nė realitet, fotoja ishte e njė kufome tė njė vajze e cila qe djegur nė njė aksident.
***
Gėnjeshtra: Fotoja e njė xhini, tė cilin njė i ri nga Emiratet e Bashkuara Arabe e kishte fotografuar nė njė shpellė, me ē’rast kishte vdekur menjėherė pas kėtij fotografimi.
Realiteti: Xhini, i pėrshkruar nė foto, nė realitet ishte njė skulpturė e gdhendur nė njė shpellė, sytė e sė cilės (skulpturė) ishin tė lidhura me njė ēelės elektrik pėr ndriēimin e syve me poē elektrik tė kuq.
***
Gėnjeshtra: Fotoja e njė kopshti gjerman ku rrėnjėt e pemėve ishin lidhur e formėsuar nė tė dy anėt si dėshmia: La ilahe il-la Allah Muhammedun Resulullah!, duke mos fshehur edhe atė se kopshti nga autoritetet gjermane ėshtė mbyllur.
Realiteti: Fotoja ishte njė pikturė e njė artisti, emri i tė cilit qe fshirė nga piktura.
***
Gėnjeshtra: Nė njė spital amerikan njė aparat kishte fotografuar zemrėn e njė pacienti nė tė cilėn shkruante emri ALLAH!.
Realiteti: Fotoja ėshtė pėrhapur nga njė forum ēifut qė tė pėrqeshet Islami.
***
Gėnjeshtra: Majkėll Xheksoni bėhet musliman.
Realiteti: Majkėll Xheksoni ka shpallur se ka respekt pėr kėtė fe dhe mohon se ėshtė musliman, e: “All-llahu nuk ėshtė i nevojshėm pėr njerėzit”. (Ali Imran, 97)
***
Gėnjeshtra: Fotot e dy haremeve, Qabesė dhe Xhamisė sė Pejgamberit, alejhi’s selam, tė cilat nga incizimet e bėra me satelite shndrisin gjatė natės.
Realiteti: Fotoja ėshtė punuar me Fotoshop (program). Ėshtė marre fotoja gjatė ditės, i janė fshirė objektet qė i rrethojnė, e me pas ėshtė bėrė punim artistik me tė. Ndryshe, nuk ka tė vėrtetė kėtu.
***
Gėnjeshtra: Njė foto nga NASA qė paraqet hėnėn me njė vijė nė mes duke vėrtetuar kėshtu faktin e ēarjes sė hėnės nga Muhammedi, alejhi’s selam.
Realiteti: Edhe kjo foto ėshtė prodhim i Fotoshop-it. Pra, nuk ėshtė e vėrtetė ngase kėtė lajm askund nuk e kemi hasur nė burimet e NASA-s.
***
Gėnjeshtra: Pema e bekuar, e zbuluar nė Egjipt, nė tė cilėn ėshtė gdhendur emri mė i madh i Allahut.
Realiteti: Gdhendja ėshtė bėrė nga dora e njeriut dhe nuk bėhet fjalė pėr tjetėr gjė.
***
Tė nderuar vėllezėr!
Feja Islame ėshtė plotėsuar me vdekjen e Muhammedit, alejhi’s selam andaj nuk ka nevojė pėr tregime tė tilla tė fabrikuara pėr t’i bindur njerėzit pėr ta pėrqafuar Islamin.
Kėrkojmė nga vėllezėrit e motrat, qė nėse iu arrijnė gjėra tė tilla, le tė mos i pėrhapin pa u dėshmuar vėrtetėsia e tyre.
E lusim Allahun qė tė vėrtetėn tė na e rrėfejė si tė vėrtetė dhe tė na mundėsojė ta pasojmė atė, dhe tė kotėn si tė kotė e tė na mundėsojė qė t’i shmangemi asaj!
__________________
"Atė Qe e Humbė Puna ,Nuk e Lartėson Origjina"
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 12-04-2008 mė 11:45.
TĖ ALLAHUT JEMI DHE TE ALLAHU DO TĖ KTHEHEMI
TĖ ALLAHUT JEMI DHE TE ALLAHU DO TĖ KTHEHEMI
TĖ ALLAHUT JEMI DHE TE ALLAHU DO TĖ KTHEHEMI
Krijoni Kontakt