Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    VMRO formon degë në Zajaz, Likovë, Haraçinë,Osllomej,Saraj..

    Mire na bejne... e kerkojme sepse skemi burra por burrace....

    ------------------------------------------------------------------------

    Duke u bazuar në rejtingun e lartë te qytetarët

    VMRO formon degë në Zajaz, Likovë, Haraçinë...

    Ilir IVANOVSKI www.koha.com.mk

    Shkup, 15 tetor - Partia më e madhe në pushtet, VMRO-DPMNE tanimë veprimin e saj politik ka vendosur të zgjerojë edhe në rajonet e banuara kryesisht me shqiptarë. Me këtë rast, partia në fjalë së shpejti do të zgjedhë kryetarë të 13 degëve komunale nëpër të gjithë vendin, ndërsa është shpallur konkursi edhe për mënyrën e veprimit të këtyre degëve. Nëpërmjet konkursit që ka hapur kjo parti, Osllomei, Zajazi, Studeniçani, Bogovinja, Tearca, Likova, Haraçina dhe Saraji janë komunat ku VMRO pritet të themelojë degë të partisë.

    Të gjithë kandidatët e interesuar për kryetarë komunal të VMRO-DPMNE-së, dokumentet përkatëse, të cilat mund t'i marrin në selinë e partisë në Shkup, duhet t'i parashtrojnë deri në fund të muajit, kur edhe mbyllet konkursi, ndërsa një nga kushtet për këtë post është që kandidati të jetë anëtar i partisë. Nga selia e partisë nuk kanë dashur të komentojnë interesin e deritanishëm për postin e kryetarit nëpër degët komunale, por janë të bindur se interesimi do të jetë i madh edhe për vendet e banuara me shqiptarë.

    "Kryesia e VMRO-DPMNE është e sigurt se edhe në rajonet e banuara me shqiptarë do të formohet degë dhe kryesi komunale të kësaj partie, dhe kjo është arsyeja që kemi shpallur konkursin. Besojmë se së shpejti do të kompletojmë dokumentacionin e paraqitur dhe më pas të bëhen edhe hapjet solemne të këtyre Degëve", deklarojnë në këtë parti, duke shtuar se tanimë janë paraqitur shqiptarë që janë të interesuar për anëtarësim në VMRO-DPMNE. Ndërkohë, zëdhënësi i kësaj partie, Aleksandar Biçikliski ka theksuar se përveç komunave të lartë përmendura, pritet që kryetar komunal të partisë të zgjidhen edhe në Pehçevë, Probishtip, Dojran dhe Pllasnicë. Ndryshe, pritjet e VMRO-DPMNE-së për interesim të madh për postin e kryetarit nëpër degët komunale, ndër të tjerash bazohet edhe në rejtingun e lartë që kjo parti gëzon në opinion.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Kam lexuar diku se VMRO u formua ne Shqiperi ne vitet 40.Atehere shume fyrom-as vinin ne Shqiperi, pasi kishin filluar investimet italiane ne qytetet e medha te vendit dhe mund te gjendej pune.

Tema të Ngjashme

  1. Rufi Osmani formon parti politike
    Nga Vista në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 17:06
  2. Alajdin Demiri formon parti politike
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 09:19
  3. Ish prefekti i Tetoves, Alajdin Demiri formon parti poltiike
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2005, 03:53
  4. Karakterin njeriu e formon vetë?
    Nga elda në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-08-2003, 17:42
  5. ish UCK-ja formon Parti Politike
    Nga Tigrimelara në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-05-2002, 01:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •