Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Per informacion:

    Alban Xhillari, Edi Rama, Blendi Gonxhe , nuk jane miq po jane ortake.

    Alban Xhillari nuk eshte aq trim sa te kercenoje po e ben tjeter kush kercenimin nepermjet gojes se tij. Alban Xhillari eshte masha qe e levizin Ramajt e Gonxhete.

    Keshtu qe kerkojeni me thelle kercenimin.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Era1
    Per informacion:

    Alban Xhillari, Edi Rama, Blendi Gonxhe , nuk jane miq po jane ortake.

    Alban Xhillari nuk eshte aq trim sa te kercenoje po e ben tjeter kush kercenimin nepermjet gojes se tij. Alban Xhillari eshte masha qe e levizin Ramajt e Gonxhete.

    Keshtu qe kerkojeni me thelle kercenimin.
    Era1 Ke shume te drejte.

    Njeriu me i lig pas Rames eshte ai Gonxhja. Mbaj mend kur kishte kiosken para drejtorise te policise te Tiranes dhe nxirrte gruan e bukur si kamariere qe te terhiqte klientelen mashkullore qe "t'i lunte e shoqja", e trajtonte si skllave. Por edhe ajo ja ka lujt fene kam degjuar... Kuqka di gje ti per kete rast?

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kur plasi greva e studenteve tek pallati kultures studenti.. pra kur u ngujuan studentet aty brenda e kerkonin.. heqjen e emrit te dulles nga universiteti..ne mos gaboj.. me thot nje komshi.. ka hyr tha dhe nje njeriu jot aty tha.. edhe vete un atje me pa kte njeriun tim.. Bej te hyj brenda ..nuk me linin ca cupa aty e ca cuna.. Mir u thash ma therrisni filanin.. Jo tha nuk lejohet te dal asnjeri jasht..
    hmm thash.. me vehte.. cesht kjo pune..
    Dal te penxheret nga mbrapa dhe sho ca si te terbuar aty brenda si katundar lidh ca shalla ne koke e i them njerit ma thirrni filanin.. del ky kaqoli qe kerkoja une ne dritare e i them..cpo ben.. ja tha ne grev.. po a del dot jasht..jo tha slejohet..pse thash nuk lejohet.. ahu tha..
    Aty pash kte Blend gonxhen per her te pare dhe me sa kuptova ay ishte kapo aty e ato cupkat laraska nen urdhrat e ketij bukuroshi.. por ki m.ut hynte dhe dilte per vete.. kurse tjeret nuk i lejonte .. pra e kish bere Burg sallen e ngujimit..
    Sho aty dhe Antonin..ish forumist dikur ketu.. Cbeni mor u thash.. Ja tha do heqim emrin e dulles..
    qarkullonte ne ate kohe nje parulle idiote mes studenteve se Diplomat e tyre nuk do vlejne po qe se ne diplome do figuronte Emri i Universitet Dulle Hoxha..
    I them cave aty te dritarja.. jeni ngritur kunder diktatures se Miz orizit e po hyni vullnetarisht nen diktature te ketij Blend Arrogant Gonxhes.. ah more kok l.oqe te mjere..
    Sme pelqeu ki Gonxhe qe aty e sme pelqeu ajo Dhune qe krijonin pa nevoje keta kaposha te sapo dale ne skenen politike..
    Dhe dihet cu be mbasandaj.. shqiperia e vuajti dhe e vuan akoma ate egersi e rrumpallhanizem qe athere..
    Ata studentet e mire aty brenda duallen te tere me gisht ne goje kurse ata qe cfaqen qe ato dite Genin Agresiv e komandues.. u bene me vone Mafioze e sahanlepires e kriminele..

    Kur u duheshin Kioska ben kioska nismetaret e Mafies si ky Blend hajdut den babadeni i Gonxhajve ..se ashtu i ka pasur dhe gjysherit qe ne koh te zogut hajduta.. dhe kur u forcuan ju vune Gratacielave.. e kuptohet gratacielat do ngrihen mbi kioskat..
    ja keshtu jane keta edvin Gonxhet..

    figaro su figaro la..

    blendi komandant ne greve..Blendi mes shaleve te miseve..blendi ne ministrira..blendi ne Bashkira..

    e ku je Tiran e Blendave..me benza e grataciela..

    qashtu..

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Kam harruar ne shtoj ne treshen Xhillari- Rama- Gonxhe dhe Artan Lamaj qe eshte nje nder kryesoret e heshtur te shoqerise Beta.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    ndarja e pronave qe i perkasin te tjereve ("ndarja e thelave")
    e ka qelbur politiken shqiptare. Atehere, llogjikisht, me rikthimin e
    mundshem te pronave tek pronaret e ligjshem, politika do te pastrohet.

    problemi i pronave,
    sidomos ana ekonomike dhe etike e problemit, jane nga me te rendesishmet.
    (Ana ekonomike sidomos, per ata qe s'duan t'ja dine per drejtesine.) Ana
    etike
    e problemit eshte e rendesishme po ashtu, pasi krijohet nje precedent per
    ndarjen e pronave 'sipas frymeve' - pas 50 vjetesh te tjera mbase i teket
    ndonjerit te shpronesoje njerezit prape.

    A ka organizuar ndokush
    ankete ne shqiperi, qe mbase te kemi nje ide se si ndihet publiku
    shqiptar per pronat? Natyrisht, nese 99% e shqiptareve nuk duan qe pronat te
    kthehen, asnjeri nuk ka c'ben. E shumta qe mund te besh eshte t'u tregosh te
    gjitheve pasojat e kesaj grabitjeje te organizuar, pasojat e kesaj "ndarje
    thelash". . . qe eshte e pamundur te mos leje gjurme ne psikiken e gjithe
    kombit. . .

    ne te ardhmen do duket me qarte cmimi qe shqiptaret po paguajne
    e do vazhdojne akoma te paguajne per kete babezi te tyre, sepse anarkia ka
    per te vazhduar, investimet e huaja nuk do vijne, ekonomia s'do beje
    perpara, etj, etj. Aty ku vidhen pronat e patundeshme, eshte fare e kollajte
    vjedhja e gomave te makinave, vjedhja e vete makinave, apo vjedhja e
    makinave bashke me shoferet brenda tyre. Ne fakt, kam degjuar tani se fundi
    nje inxhinier qe pyetjes se pse vonoheshin fillimet e punimeve per nje
    autostrade, iu pergjigj se vjedhja e makinave qe do ndertonin autostraden
    ishte problem i madh.

    Ketu s'ka asgje per t'u habitur: Tek e fundit pronat e patundeshme nuk mund
    te futen ne xhepa apo ne cante, e te fshihen! - ato vidhen ne mes te dites e
    ne parlament. Keshtu qe nuk eshte per t'u habitur qe vjedhja dhe gjithe
    llojet e tjera te krimeve jane krejt te zakonshme tani ne Shqiperi. Une
    besoj se kthimi i pronave tek te zotet do shenoje fillimin e kthimit te
    jetes normale.


    A Q

    Chicago

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Ermal Nazifi

    Ja si (ose a) do tė zgjidhet problemi i pronave

    Pronarėt: Kusht pėr integrim jo vetėm miratimi i njė ligji pėr pronat, por edhe zbatimi i tij


    Mė nė fund Kuvendi do tė diskutojė nė seancė plenare projektligjin “Pėr njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronės”. Sipas kalendarit tė punimeve tė Kuvendit, miratuar nga Byroja Parlamentare, projektligji pėr pronat do tė diskutohet tė enjten nė datėn 20 maj. Sipas Kushtetutės, njė projektligj pėr zgjidhjen e problemit tė pronave duhet tė ishte hartuar sė shumti tre vjet pas miratimit tė saj.


    Rėndėsia

    Rėndėsia e zgjidhjes sė problemit tė pronave ėshtė madhore pėr vetė momentet qė po kalon vendi. “Ēėshtjet e kthimit dhe kompensimit tė pronės vazhdojnė tė kenė njė ndikim negativ nė jetėn shoqėrore, politike dhe ekonomike nė Shqipėri. Nė veēanti, ēėshtjet kanė penguar zhvillimin e njė tregu tė gjallė tė tokės, njė element ky themelor pėr njė shoqėri demokratike dhe pėr njė ekonomi tė orientuar nga tregu. Pėr shkak tė shumė mosmarrėveshjeve mbi pronėsinė dhe tė drejtave tė tjera reale mbi pronėn qė ngrihen nga pretendimet pėr kthimin me pronės, nuk ka ndonjė zotėrim tė sigurt tė pronės ose tė drejta mbi pronėn. Pa tė drejta tė qarta e tė sigurta do tė jetė e vėshtirė pėr tė tėrhequr investimet e domosdoshme vendase e tė huaja qė nevojiten nė Shqipėri”, thuhet nė paragrafin e parė tė Komentarit mbi projektligjin “Pėr njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronės”, paraqitur Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė nga Grupi Teknik i Ekspertėve i udhėhequr nga OSBE-ja.
    Pėr mė tepėr tė gjithė jemi tė ndėrgjegjshėm se pronat janė njė burim i madh konfliktesh tė ndryshme qė kanė shkuar edhe deri nė vrasje midis fqinjėve e familjarėve.
    Kėshtu, konfliktet pėr pronėn pėrbėjnė gati gjysmėn (45.5 pėr qind) tė konflikteve qė janė shqyrtuar nga Fondacioni pėr zgjidhjen e konflikteve.


    Forcat politike

    Projektligji pėr pronat i hartuar nga OSBE ėshtė kundėrshtuar haptazi nga partitė e vogla tė djathta. Edhe projektligji i miratuar nga komisionet e Kuvendit ėshtė kundėrshtuar prej tyre. Kėto parti me nė krye Partinė Republikane kanė kėrkuar miratimin nga Kuvendi tė njė projektligji pėr pronat tė hartuar nga shoqatat e pronarėve. Ky projektligj ėshtė paraqitur nė Kuvend me iniciativėn ligjvėnėse tė deputetėve Fatmir Mediu, deputet i Partisė Republikane, dhe Alfred Ēako i Partisė Balli Kombėtar. Me gjithė kundėrshtitė e tyre, kėto parti nuk kanė njė peshė tė vėrtetė nė miratimin e tij. Ai do tė mbetet nė dorė tė partive tė mėdha tė cilat kanė qėnė kundėr projektligjit tė propozuar nga Mediu e Ēako.
    Partia Demokratike e ka deklaruar tashmė votėn e saj kundėr projektligjit pėr pronat. Sipas Bamir Topit, nėnkryetar i PD-sė, projektligji qė do t’i dėrgohet pėr shqyrtim Kuvendit nė seancė plenare, nuk zgjidh disa nga problemet kryesore tė trajtuara gjatė kėtyre viteve nė struktura tė ndryshme parlamentare. Madje gjatė shqytimit tė projektligjit nė komisionet parlamentare nuk ėshtė marrė nė konsideratė asnjė propozim i deputetėve tė PD-sė.
    Edhe kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha ėshtė shprehur kundėr variantit pėrfundimtar tė projektligjit. Por ai ka deklaruar se projektlijgi i hartuar nga grupi teknik nėn drejtimin e OSBE-sė ishte zgjidhja mė e mundshme e problemit tė pronave.
    Kundėrshtimi i Berishės pėr projektligjin vjen se, sipas tij, ėshtė ndryshuar thelbi i ligjit tė hartuar nga OSBE-ja.
    Ndėrkohė Partia Socialiste nuk e ka deklaruar akoma qėndrimin e saj pėr projektligjin pėr pronat. Ai do tė vendoset tė martėn gjatė mbledhjes sė grupit parlamentar tė deputetėve socialistė. Gjatė shqyrtimit nė komisionet parlamentare, deputetėt e PS e kanė miratuar projektlgjin, si dhe ndryshimet qė i janė bėrė. Kėshtu, ata e kanė deklaruar nė mėyrė tė heshtur qėndrimin e tyre pro kėtij projketligji. Dyshimi i vetėm ėshtė se a do ketė njė qėndrim nga deputetėt e majtė duke konsideruar konfliktet midis grupimeve brenda Partisė Socialiste.
    Ndėrkohė pronarėt u bėjnė thirrje deputetėve tė forcave kryesore politike tė mos mendojnė sipas linjės sė tyre politike, por tė votojnė sipas mendimit tė tyre. “Vetėm kėshtu ata do tė tregojnė veten nėse janė me tė drejtėn e me integrimin e vendit nė Europė apo janė me korrupsionin, vjedhjen, mashtrimin, qė ka shoqėruar tė gjithė periudhėn e tranzicionit”, – tha pėr “Biznesin” Agim Toro, sekretar i pėrgjithshėm i shoqatės “Pronėsi me drejtėsi”.


    Pak histori

    Zgjidhja e problemit tė pronave ėshtė njė nga kushtet kryesore tė vendosura nga Bashkimi Europian pėr procesin e integrimit. Miratimi i njė ligji pėr kėtė ēėshtje ėshtė vetėm fillimi i kėtij procesi.
    Kėshtu, nė pranverėn e viti 2003, Kuvendi i Shqipėrisė i ka kėrkuar ndihmė OSBE – sė pėr hartimin e njė projektligji pėr tė zgjidhur pėrfundimisht problemin e pronave nė Shqipėri. Kjo ka ardhur pas paraqitjes pėr miratim nė Kuvend tė dy projektligjeve pėr pronat nga qeveria, si dhe nga deputetėt Mediu e Ēako. Ky i fundit ėshtė hartuar nga shoqatat e pronarėve tė shpronėsuar.
    OSBE-ja nė qershor 2003 ngriti njė grup ekspertėsh teknikė, vendas dhe tė huaj, pėr hartimin e kėtij projektligji. Nė kėtė grup u pėrfshinė edhe pėrfaqėsues tė Partisė Socialiste, Demokrate e Republikane. Shoqatat e pronarėve kanė pasur shumė kundėrshtime pėr projektligjin e hartuar nga OSBE-ja. Ata e kanė quajtur atė si tė pazbatueshėm.



    Toro: “Kompensimi i pronave kushton 9 miliardė dollarė”

    Flet Agim Toro, kryetar i Shoqatės “Pronėsi me drejtėsi”. Sipas tij, projektligji qė do tė miratojė Kuvendi mbėshtetet nė kompensimin e pronave, i cili po tė bėhet sipas Kushtetutės me vlerėn e tregut, kap shifra prej rreth 10 miliardė dollarėsh


    Ligji, asnjė kėrkesė jona nuk zbatohet

    Mė nė fund po troket ora e miratimit tė ligjit pėr pronėsinė, i cili ėshtė hapi i parė pėr zbatimin e Kushtetutės nė lidhje me ēėshtjen e pronave.
    Por nuk duhet harruar se nė Kuvend janė dy ligje pėr pronat. Njėri i propozuar nga ne pronarėt, me anė tė iniciativės ligjvėnėse tė deputetėve Fatmir Mediu e Alfred Ēako dhe projektligji i OSBE –sė. Ky i fundit ka kaluar nė disa komisione parlamentare. Ai ka pėsuar disa ndryshime tė vogla. Ai ka shanset mė tė mėdha pėr t’u miratuar me forcėn e kartonit nė Kuvend.
    Shoqata jonė ka parė me skepticizėm kėtė projektligj. Kjo pasi konceptet e paraqitura nga ne dhe qė janė nė Kushtetutė janė tė ndryshme nga ato tė pėrcaktuara nė projektligjin e OSBE-sė.
    Kėshtu, nga fryma e dy projektligjeve duket se projektligji ynė mbėshtetet nė kthimin fizik tė tokave, trojeve e pasurive tė tjera qė na janė marrė. Kurse projektligji i OSBE – sė mbėshtetet nė parimin e kompensimit pėr kėto prona qė na janė marrė nė mėnyrė tė paligjshme.
    Kompensimi ėshtė i pamundur
    Me kėtė kuptohet qė neve tė mos na kthehet prona qė realisht na ėshtė marrė. Nė vend tė kėsaj ne tė kompensohemi me tokė tė lirė nė pronėsi tė shtetit, tė holla etj. Kjo gjė pėr mundėsitė e shtetit tonė ėshtė e pamundur. Mundėsitė fizike tė pronave qė ka shteti nė tokė bujqėsore ose ndėrmarrjet e tij janė shumė pak. Janė gjithsej vetėm 6 mijė ha tokė e frytshme pėr tė kompensuar ish-pronarėt, si dhe 143 mijė ha tokė tė pafrytshme. Gjithashtu, dihen edhe problemet me privatizimet e kryera nė mėnyrė skandaloze, duke bėrė kėrdinė nė pronat e shtetit, duke lėnė pothuajse asgjė. Pėrveē kėsaj sipas institucioneve financiare ndėrkombėtare, edhe fondet e ndėrmarrjeve prona tė shtetit qė janė planifikuar pėr t’u privatizuar apo janė privatizuar nga tė ashtuquajturit sektorė starategjikė, si: Banka e Kursimeve, “Albtelekom” etj., nuk mund tė pėrdoren pėr kėto qėllime. Pra, realisht mundėsitė e kompensimit me anė tė pasurive tė shtetit ėshtė i pamundur.


    Kompensimi nė tė holla kushton 9 miliardė dollarė

    Gjithashtu, edhe kompensimi me anė tė tė hollave, si njė nga format e parashikuar nė projektligj, ėshtė i pamundur. Sipas llogarive tona, ēmimi i paraqitur nga OSBE pėr vlerėn e tregut tė tokės (26 mijė -103 mijė dollarė/ ha) bėn qė kostoja e kompensimit tė kapi shifra “tė frikshme” pėr buxhetin e shtetit tonė nė shumė vite qė do tė vijnė.
    Sipas llogarive tona, duhen kompensuar si minimum rreth 340 mijė hektarė. Kėshtu, minimumi i vlerės sė kompensimit financiar apo nė tė holla ėshtė 26 mijė dollarė/ha shumėzuar pėr 340 mijė ha ėshtė gati 9 miliardė dollarė (8.840.000.000 dollarė shėnim i “Biznesit”).


    Projektligji, justifikim para ndėrkombėtarėve

    Pra, miratimi i kėtij projektligji ėshtė i kotė. Pėr faktet qė pėrmendėm mė sipėr, ai nuk mund tė zbatohet. Thjesh kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr t’u treguar pėrfaqėsuesve tė Bashkimit Europian se ne po pėrmbushim njė nga kushtet mė tė rėndėsishme pėr integrimin europian, atė tė zgjidhjes sė problemit tė pronave. Por Europa nuk kėrkon vetėm hartimin e njė ligji pėr pronat. Nė tė vėrtetė, ata kėrkojnė njė zgjidhje tė problemit duke hartuar e zbatuar njė ligj qė do tė zgjidhte pėrfundimisht problemin e pronave. Njė nga detyrat qė i ėshtė lėnė Shqipėrisė, ėshtė edhe hartimi i njė projektligji sa mė tė pėlqyeshėm nga tė gjitha palėt si partive politike, ashtu edhe pėrfaqėsuesve tė ish - pronarėve.
    Nė kėtė kuadėr, duhet tė theksojmė se ky projektligj nuk e ka pėlqimin tonė si shoqatė. Ai ėshtė bėrė pa realizuar asnjė nga pretendimet qė kemi pasur ne nė lidhje me kėtė projektligj.


    Qeveria nuk ka tė dhėna tė mjaftueshme

    Gjithashtu, duhej qė tė siguroheshin tė dhėna tė plota se sa tokė duhet pėr t’u kthyer dhe kompensuar. Gjithashtu, duhet tė identifikoheshin edhe mundėsitė financiare pėr tė siguruar kompensimin e pronarėve nė tė holla apo vlera tė tjera. Qeveria shqiptare nuk ka bėrė asnjė studim tė tillė deri mė tani. Vetėm Komiteti Shtetėror i Kthimit e Kompensimit tė pronave ish – pronarėve ka kryer njė studim tė tillė.
    Aty u tha se kemi 6 mijė ha tokė tė vlefshme dhe 120 mijė ha tokė tė pafrytshme. Kaq ėshtė sasia nė dispozicion pėr tė kompensuar 342 mijė ha tokė sa janė kėrkesat e pronarėve. Deri tani asnjė lloj pasurie tjetėr nuk ėshtė deklaruar qė tė jetė vendosur nė gatishmėri pėr procesin e kompensimit. Pra, nuk ka asnjė studim ekonomiko-statistikor qė tė justifikojė projektligjin qė do tė shqyrtohet. Akoma nuk ka asnjė shifėr pėr vlerėn e kompensimit nė tė holla. Kjo e forcon edhe mė tepėr idenė tonė se ky ligj ėshtė i pazbatueshėm.
    Projektligji nuk korrigjon abuzimet e bėra nė vitet 1990 - 2004
    Sipas rekomandimeve tė Bashkimit Europian, duhet qė zgjidhja e problemit tė kėnaqė vetė pronarėt.
    Ky projektligj ka gjithashtu njė tė metė shumė tė madhe. Ai nuk sjell asnjė zgjidhje pėr abuzimet, vjedhjet, mashtrimet, shkatėrrimet qė u janė bėrė pronave tona nė 14 vitet e fundit si rezultat i shkeljeve ligjore gjigante tė bėra nga komisionet e kthimit tė pronave, gjykatat e institucionet e tjera tė shtetit.
    Madje projektligji ka tendencė tė mbrojė ata qė kanė kryer investime abuzive mbi pronėn tonė. Atyre tė cilėve shteti jo pronar ua ka shitur pronat tona me njė ēmim qesharak sa pėr tė thėnė. Edhe kur ka mundėsi qė tė bėhet diēka nė kėtė rast pronarėt detyrohen tė paguajnė me ēmimin e tregut investimin e kryer. Kurse pėrfituesit do ta mbajnė tokėn me atė ēmim qesharak qė e kanė blerė. Shteti duhet tė na kompensojė ne me ēmimin e tregut. Kur themi shteti, duhet tė kuptojmė jo njė diēka abstrakte, por paratė e taksapaguesve shqiptarė.
    Pra, nė frymėn e kėtij ligjė ėshtė tendenca pėr tė mbrojtur korrupsionin dhe pėrfitimet e paligjshme qė kanė bėrė grupe tė caktuara politike e militante nė favor tė pronave tona. Nė qoftė se duhet zgjidhur problemi i pronave, duhet qė tė jepet njė zgjidhje sa mė e drejtė e nė pėrputhje me Kushtetutėn.


    Konferenca, pronat dhe pasiguria ekonomike shkak kryesor i konflikteve
    Nė bazė tė pyetėsorėve del se pėrqindjen mė tė lartė tė konflikteve tė prezantuara dhe tė zgjidhura do ta zėnė ato pronėsore, gjithsej 929 raste ose 45.5 % e totalit tė rasteve tė zgjidhura
    Ēėshtja e pronave dhe mungesa e sigurisė ekonomike ėshtė shkak kryesor pėr rritjen e tensionit dhe konflikteve. Ky ishte konkluzioni i konferencės kombėtare mbi praktikat dhe rekomandimet mbi parandalimin e konfliktit nė Shqipėri.
    Sipas tė dhėnave tė paraqitura nė kėtė konferencė, konfliktet mė tė shpeshta pronėsore qė janė zgjidhur kanė tė bėjnė me cėnimin apo mohimin e pronėsisė, caktimin e kufijve, konfliktet mes fqinjėve nė lidhje me cėnimin e pronėsisė, pjesėtimin e pasurisė etj. Numri i madh i kėtyre konflikteve ka ardhur si rezultat i mungesės sė dokumentacioneve tė rregullta. Sidomos konfliktet mė tė shpeshta janė nė ndarjen e tokave bujqėsore, por edhe ato tė pronave tė vjetra, tė cilat nuk kanė tė pėrcaktuara mirė pozicionet e vendosjes sė tyre.
    Kėshtu, nė bazė tė pyetėsorėve del se pėrqindjen mė tė lartė tė konflikteve tė prezantuara dhe tė zgjidhura do ta zėnė ato pronėsore, gjithsej 929 raste ose 45.5 % e totalit tė rasteve tė zgjidhura.
    Konferenca Kombėtare punoi pėr krijimin e njė platforme pėr parandalimin e konfliktit nga komuniteti. Qėllimi i pėrgjithshėm i kėtij programi ėshtė tė zhvillojė njė platformė gjithėpėrfshirėse pėr ndėrmarrjen e veprimeve efikase pėr parandalimin e konfliktit nga komuniteti drejt nivelit botėror. Qė kjo platformė tė jetė vėrtet botėrore duhet qė tė jetė nė tė vėrtetė gjithėpėrfshirėse.
    Qėllimi kryesor i kėsaj konference do tė jetė analizimi i situatės dhe aktiviteteve aktuale nė lidhje me parandalimin e konfliktit nė Shqipėri, si dhe sugjerimi i iniciativave tė reja. Rekomandimet dhe pėrfundimet qė do tė dalin nga ky takim do tė jenė njė material fillestar pėr pėrdorim nė Konferencėn Rajonale Ballkanike, qė do tė mbahet nė nėntor 2004. Nė kėtė konferencė rajonale do tė marrin pjesė 10 pėrfaqėsues nga Shqipėria. Rekomandimet rajonale do tė shkojnė nė Konferencėn globale tė Kombeve tė Bashkuara nė Nju-Jork mė 2005.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Deri kur do te vazhdojne Socialistet dhe Demokratet ta zvarrisin ligjin e pronave ?

    Asnjeres pale nuk i intereson, prandaj dhe historia vazhdon..... deri kur ???

    Odisea 12-vjeēare e pronave tė baballarėve

    Genc Kondi

    Procesi i kthimit tė pronave tė patundshme nė vendin tonė filloi natyrshėm pas ndryshimit tė sistemit ekonomiko-shoqėror. Ashtu si atėherė, edhe tani ėshtė e qartė pėr tė gjithė se, pa njė hartė pėrfundimtare tė pronėsisė mbi tokėn dhe pronat e tjera tė patundshme, nuk mund tė bėhet fjalė pėr njė zhvillim normal tė ekonomisė formale. Mosarritja deri tani, pas 12 vjetėsh, e zgjidhjes pėrfundimtare tė kėtij problemi kyē ka sjellė vonesa nė investime tė huaja e vendase, konflikte e grindje jo tė pakta e jo tė vogla. Investitorėt e ndryshėm hasin njė mal me probleme qė nga momenti i parė kur u duhet tė sqarojnė se kush ėshtė pronari i vėrtetė i njė trualli, apo i njė are. Ata hasin vazhdimisht nė paqartėsi mbi saktėsinė e dokumentacionit edhe nė ato raste kur pronarėt janė nė gjendje ta paraqesin atė...

    ...Ata hasin nė pronarė qė kanė tapi, por nuk kanė ēertifikatat e rregullta tė pronėsisė, hasin nė toka e troje pėr tė cilat pronarė tė ndryshėm janė nė gjyq, hasin toka pa pronarė fare, hasin nė troje qė as nuk mund tė shiten e as nuk mund tė blihen ligjėrisht, nė tė tjera qė janė me pronarė tė rregullt, por qė pretendentė nga mė absurdėt i kontestojnė, pa asnjė lloj baze ligjore, duke pėrdorur shantazhin e kėrcėnimet e ēdo lloji.

    Kjo ka sjellė krijimin e njė psikoze negative, sidomos jashtė Shqipėrisė, se nė vendin tonė tė kryesh investime serioze, qė pėrfshijnė blerjen e truallit, minimalisht do tė tė lodhte aq sa t'i ngjiteshe Himalajės, pėr tė mos thėnė se do t'i hidhje paratė kot. Kjo i shtohet psikozės, tanimė nė rėnie, gjithashtu negative, qė lidhet me difekte serioze nė sigurinė e personit dhe atė tė investimit nga ana e shtetit shqiptar. Natyrisht, investime ka e po bėhen pėrditė, por tė mos harrojmė se me forcimin e shtetit ligjor gjithnjė e mė shumė po dalin nė skenė prona tė paligjshme ose tė paligjėruara. Dhe nuk ėshtė vetėm kjo: bankat vėrtet qė kanė njė rritje tė veprimtarisė sė tyre kredituese, por normalizimi i regjistrimit tė pasurive tė patundshme do t'i jepte njė bombul tė vėrtetė oksigjeni kėsaj veprimtarie, duke qenė se ato si kolateral parapėlqejnė prona tė patundshme.

    Pėrse ky problem kaq i rėndėsishėm lejohet tė vazhdojė tė qėndrojė si njė shkėmb i nėnujshėm, faktor seriozisht pengues i zhvillimit tė gjithanshėm tė vendit?

    Logjika e gjėrave flet pėr diēka: ligji i kthimit tė pronave u ideua nga njė qeveri socialiste dhe u zbatua nga njė qeveri demokrate. Me kalimin e kohės u vėrtetua se ai ligj nuk ishte i pėrsosur, por ishte njė hap pėrpara. Tradicionalisht, PD-ja gjithnjė e ka anatemuar ēdo veprim ligjor tė PS-sė, por nė kėtė rast ndodhi e kundėrta. Madje, edhe sivjet, kur problemi u shtrua edhe njė herė pėr zgjidhje definitive, ajo u shpreh se parapėlqente tė lihej nė fuqi akti i vjetėr ligjor.

    Nga ana e saj, edhe pozita nuk duket shumė e nxituar qė nė axhendėn parlamentare tė rihyjė kthimi i pronave pronarėve. Kjo rezulton nė faktin, tashmė tė pamohueshėm, se ndėrsa zihen e shahen me libėr shtėpie pėr korrupsion, apo pėr mosadministrim tė fondeve publike, pėr tendera e rrugė, pėr dhėnie me qira, apo shfrytėzim tė ēdo lloji tė pozitės zyrtare, nga tė gjithė e pėr ēdo gjė, sfumohet e lihet nė harresė njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme tė shoqėrisė shqiptare. Me qėllim, apo pa qėllim? Kjo ėshtė njė pyetje, pėrgjigjen e sė cilės vetėm mund ta supozojmė, por nuk do tė kishte mė tepėr se sa vlerėn e spekullimit nė qoftė se nuk do tė bazohej nė fakte. Preferojmė ta anashkalojmė kėtė, pėr t'i lėnė mė tepėr vendin njė analize tė nevojės tepėr urgjente pėr zgjidhje qė merr problemi nė ditėt tona.

    I pari delegacion evropian qė zbarkoi nė Tiranė pas marrėveshjes pėr fillimin e negociatave tė Asociim-Stabilizimit konstatoi, nė formėn e vėrejtjes, se ligji i pronėsisė mbi tokėn nuk ėshtė, tė paktėn, i standardeve evropiane. Njė nga dy ēėshtjet madhore tė ngritura nga ky delegacion nė takimin me partnerėt shqiptarė, pėrveē kriminalitetit, ishte pikėrisht problemi i pazgjidhur, ose i zgjidhur keq, i pronėsisė mbi tokėn. Pra, nė qoftė se ne duam tė integrohemi nė gjirin e familjes sė madhe evropiane, duhet qė legjislacionin bazė ta pėrafrojmė me atė tė vendeve tė kėsaj familjeje. Nė BE mund tė tolerohet qė disa vende tė mbeten jashtė sistemit Shengen, ose sistemit monetar Euro, por askush nuk mund tė tė toleronte qė tė hynte nė tė njė vend ku regjistrimi i pasurive tė ishte i parregullt e i pasaktė, ku ekzistojnė hapėsira tė shumta pėr abuzime. Nė fakt, qė mė pėrpara se ta ngrinin kėtė problem evropianėt, disa nga partitė politike shqiptare, tė cilat problemin e pronėsisė e kanė kthyer nė njė flamur politik, dhe mė pas edhe vetė presidenti i Republikės, e ngritėn problemin nė nivelin e tryezės sė rrumbullakėt tė partive parlamentare, qė konkludoi nė njė plan veprimesh, njė projektligj dhe njė kalendar, i cili pėrcaktonte 15 shkurtin si afatin e fundit. tė miratimit tė tij nga Parlamenti. Nė zallamahinė alla shqiptarēe tė komisioneve anti-Rama, anti-Klosi, etj., pa fund, u la nė harresė kjo datė e ky afat. Nė qoftė se u pėrcaktua njė i tillė, kjo erdhi si rrjedhojė e urgjencės sė zgjidhjes sė problemit. Ēdo vonesė nė kėtė drejtim do tė ishte, siē ėshtė aktualisht, me pasoja negative nė tė gjitha drejtimet. Por, a mos vallė janė mė tė rėndėsishme angazhime tė tilla parlamentare pėr fushata goditėse personale, aspak institucionale, pėrpara zgjidhjes sė problemit kardinal tė pronėsisė mbi tokėn? Fushata, qė, sikurse e tregon realiteti, pėrfundojnė me rezultate tė pakta, duke sjellė vetėm njė dublim tė kotė tė punės sė Prokurorisė dhe organeve tė tjera kompetente nga ana e deputetėve. Do tė ishte shumė mė mirė nė qoftė se ata do linin, pėrkohėsisht, mėnjanė kėto aktivitete, qė i kanė shumė pėr zemėr, pėr t'iu kushtuar zgjidhjes sė gjėrave shumė mė tė rėndėsishme, e mė pas, mund tė merreshin pėrsėri me zyrtarė qė akuzohen pėr korrupsion. Ky ėshtė edhe funksioni kryesor i parlamentarėve: ata janė ligjėvėnės!

    Tejkalimi i ēdo mase kohore pėr miratimin e zgjidhjes pėrfundimtare pėr pronat, solli natyrshėm edhe angazhimin e OSBE-sė nė "rikujtimin" e shtetit shqiptar se ditėt e muajt ikin, por zgjidhja ende nuk po duket nė horizont. Shefi i organizatės nė Tiranė, madje vuri njė afat tė dytė, 15 korrikun, i cili ėshtė shumė pranė njė afati tė cilėt ligjėvėnėsit gjithnjė e zbatojnė me pėrpikmėri: pushimet vjetore!

    Opinioni ka tė drejtė tė pyesė: pėrse duhet tė shtyhet sistematikisht zgjidhja e problemit tė pronės mbi tokėn? Njė gjė e tillė tė le tė mendosh se zbatimi i drejtė i kthimit tė pronave pronarėve tė ligjshėm do tė krijonte probleme tė tjera, duke filluar nga ato sociale, financiare, e deri te prekja e interesave tė personave tė caktuar tė veshur me pushtet, apo pasuri, tė cilėve nuk do t'u leverdiste "pėrzierja e kartave", ose nė pamundėsi, do tė ishin tė interesuar qė procesi i rregullimit tė zgjaste sa mė shumė tė ishte e mundur.

    Gjermania, pas ribashkimit, nė fillim tė viteve '90, e zgjidhi nė njė mėnyrė shumė origjinale problemin e pronėsisė: ftoheshin tė gjithė ata qė kishin pretendime pronėsie tė paraqisnin dokumentet qė vėrtetonin njė gjė tė tillė brenda gjashtė muajsh. Kush i paraqiti, mori menjėherė pronėn, pjesa tjetėr u shit nga shteti nė ankand. Nuk mund tė pretendojmė qė kushtet nė tė dy vendet janė tė njėjta, por nxitimi gjerman tregon tė qenit tė ndėrgjegjshėm pėr faktin se zgjidhja pėrfundimtare e problemit tė pronėsisė kėrkon radikalizėm dhe shpejtėsi, pėrndryshe do tė tėrheqė zvarrė nėpėr vite gjithė implementimin e vėrtetė tė ekonomisė sė tregut. Kjo gjė nė vendin tonė nuk u bė, duke u nisur nga vėshtirėsitė e buxhetit tė mjerė tė shtetit, apo edhe nga pretendimet, ku tė drejta e ku jo, tė njerėzve qė kishin vite qė jetonin nė toka tė ish-pronarėve tė tjerė, tė cilat u toleruan, kryesisht pėr arsye politike nga qeveritė e ndryshme shqiptare.

    Nė qoftė se ky proces do tė zgjaste vetėm tre-katėr vjet, kjo edhe mund tė tolerohej. Por kėtu ėshtė fjala pėr njė zvarritje prej 12-13 vjetėsh, qė mban peng zhvillimin e turizmit, ndėrtimit, industrisė, bujqėsisė etj.

    Pa marrė pėrsipėr mbrojtjen e interesave tė personave, familjeve, fiseve qė kanė prona ende tė pashpėrndara, dhe reklamojnė me tė drejtė zgjidhjen e problemit, qė atyre u intereson, theksojmė se zgjidhja e problemit tė pronėsisė sė patundshme mbi tokėn dhe sistemimi pėrfundimtar dhe modern i regjistrimit tė tė gjitha pasurive tė tjera tė patundshme ėshtė imperativ i ditėve tona, jo vetėm pėr Ekzekutivin shqiptar. Nė radhė tė parė ėshtė njė detyrė parėsore pėr legjislatorėt tanė, tė cilėt duhet ta kuptojnė nevojėn e urgjencės sė procesit nė fjalė, e jo tė shtyjnė pa fund miratimin e akteve pėrkatėse ligjore, sikur tė cėnoheshin interesat e tokave tė baballarėve tė tyre!


    www.EuroTel.Card.com

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    arun shume te mira keto artikujt per pronen..

    sdi si do zgjidhen kto pune.. me shtet ligjor a me kallash..

    Disa jan bere pronar shumfish pronash me dhune e hile.. disa presin me letra ne dore..
    tani kta te kallashit jan bere miljnere.. e do jau marrin ktyre me letra per pes pare spec..

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Nese plani urbanistik i zhvillimit tė vendit ka studiuar njė projekt tė ri nė interes tė pėrgjithėshėm komunalė, atėhere pronari duhet lshu pe(nuk duhet tė pengoje)
    Si pėrė njė autostrad apo edhe njė parking, keto jan rregulla gjithkund nė botė.
    Tani edhe pse i takon qendra e Tiranės kishes apo xhamis, aty s'po u dashka tė ndertohet asgjė?

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2005
    Postime
    15
    Ato qe flasin me sharje kunder njerezve te punes e zhvillimit jane me te keqijte e isalmikeve

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpėrfilli Festėn e Pavarėsisė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  5. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •