Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919

    Kercenohet Myftiu i Tiranes

    Kercenohet Myftiu i Tiranes

    Dje, me date 12 Janar 2003, ne zyrat e Komunitetit Musliman
    te Shqiperise, administratori i firmes BETA shpk, Alban
    Xhillari, nje mik i zotit Edi Rama, i cili po kerkon te
    ndertoj nje kompleks pallatesh ne gropen e Hajdin Sejdise
    ne Tirane, ka kercenuar me vdekje nenkryetarin e
    Komunitetit Musliman te Shqiperise dhe Myftiun e Tiranes,
    Bledar Myftari.

    Firma e miqve te Rames, Beta shpk nder te tjera kerkon te
    ndertoj edhe nje parking te madh per kryeqytetin sipas
    planit francez te Rames, i cili do te shtrihet nen token e
    Xhamise se Tiranes, qe KMSH-ja planifikon te ndertoj. Por
    planet e Rames dhe Beta shpk-se jane refuzuar nga myftiu i
    Tiranes i cili nuk pranon Xhillarin te behet bashkepronar
    ne xhamine e muslimaneve. Per kete arsye Xhillari ka
    kercenuar dje me 12 Janar 2005 ne zyrat e KMSH-se myftiun e
    Tiranes, se nese ai nuk pranon ti bindet planit Rama,
    atehere ai do te vras myftiun.

    Me 13 Janar 2001 ne Komunitetin Musliman te Shqiperise u
    vra sekretari i tij i pergjithshem, Sali Tivari. Pista me e
    besueshme e kesaj vrasje ishte per prona. Sic une kam
    permendur edhe me pare ne gazeta, pas kesaj mund te qendroj
    mafja e pallatendertuesve te politikes shqiptare, te cilet
    edhe pse 4 vitesh nuk kane gjetur akoma ndonje vrases per
    Tivarin.

    Olsi Jazexhi

  2. #2
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Njeriu i afėrt i Edi Ramės, kėrcėnime fizike pėr
    Gropėn e Sejdisė

    Rama, parking nėn truallin e xhamisė
    http://www.gazetatema.net

    Biznesmenė tė lidhur me kryetarin e Bashkisė sė
    Tiranės Edi Rama, janė pėrfshirė dje nė njė konflikt
    deri fizik me pėrfaqėsues tė Komunitetit Musliman nė
    Tiranė rreth ndėrtimit tė njė parkingu nėntokėsor nė
    qendrėn e Tiranės. Njė burim nga Komuniteti Musliman,
    i tha gazetės "TemA" se shoqėria "Beta" shpk.,
    kėrkon tė ndėrtojė njė parking tė madh pėr kryeqytetin
    sipas planit francez tė Ramės, i cili do tė shtrihet
    nėn tokėn e Xhamisė sė Tiranės, qė KMSH-ja planifikon
    tė ndėrtojė. Planet e Ramės dhe Beta shpk-sė janė
    refuzuar nga myftiu i Tiranės i cili nuk pranon
    Xhillarin tė bėhet bashkėpronar. Pėr kėtė arsye
    Xhillari ka kėrcėnuar me 12 janar 2005 nė zyrat e
    KMSH-sė myftiun e Tiranės se, nėse ai nuk pranon t'i
    bindet planit Rama, atėhere ai do tė vrasė myftiun.
    Sipas burimeve nga Komuniteti, Xhillari ka kėrcėnuar
    Myftiun e Tiranės, Bledar Myftari i cili mund ta
    ndjekė kėtė ēėshtje nė rrugė ligjore. Mė 13 janar 2001
    nė Komunitetin Musliman tė Shqiperisė u vra sekretari
    i tij i pėrgjithshėm, Sali Tivari. Pista mė e
    besueshme e kėsaj vrasjeje ishte pėr prona.

  3. #3
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Tirana-Burgu i Feudalit Rama

    Olsi Jazexhi


    Nė historinė e Evropės Mesjetare, ndodhte shpesh qė feudalė
    tė fuqishėm tė kryenin mizorira tė papara mbi popujt qė ata
    sundonin. Kėto mizorira varionin qė nga vrasjet fizike tė
    subjekteve tė tyre, e deri tė dėbimet masive, pėrdhunimet,
    pushtimet me dhunė tė pronave tė bujqėve tė pazotė dhe
    feudalėve mė tė vegjėl e deri tė pushtimi i vendeve tė
    reja. Politika e sotme e Shqipėrisė i ngjan pak a shumė tė
    njėjtit patern tė historisė mesjetare evropjane, ku
    pushtetarėt janė kthyer nė asgjė mė shumė por vetėm se disa
    feudalė modernė tė cilėt terrorizojnė popullin, biznesmenėt
    e vegjėl dhe mendje-lirėt e shoqėrisė me gjobėn-e-taksave
    qė mbrojnė tė fortėt nėpėrmjet kamzhikun tė diktatit qė ata
    e quajnė ligj.

    Nėse nė mesjetė pėr tė shtypurit simboli i shtypėsit mund
    tė portretizohej nė mėnyrė piktoreske me njė feudal i cili
    udhėhiqte njė mori vrasėsish dhe katilėsh me palla ndėr
    duar dhe zagarėsh qė i ndiqnin nga pas, nė ditėt e sotme,
    simboli mė i mirė i shtypėsve modernė tė popullit shqiptar
    do tė ishte z. Edvin Rama, pas tė cilit rreshtohen njė sėrė
    policėsh tatimorė, ndėrtimorė dhe taksidarė me bulldozerė e
    radiomarrės nga pas. Nėse nė mesjetė tė shtypurit do tė
    ishin bujkrobėrit dhe intelektualėt e qyteteve dhe ndonjė
    biznesmen hebre, nė ditėt e sotme tė shtypurit janė
    qytetarėt e Tiranės, intelektualėt, biznesmenėt e vegjėl
    dhe vegjėlia e qytetit tonė e cila pėrdhunohet sa nga
    gjobat e Ramaxhinjėve aq edhe nga grushtat dhe shtytjet qė
    ndeshen nė transportin urban tė qytetit dhe nga terrori
    energjitik dhe ujėsor qė pushteti ushtron pėr tė mbajtur tė
    shtypur bujkrobėrit modernė tė Tiranės sonė.

    Por feudalėt mesjetarė nė Britaninė e Madhe kryenin edhe
    njė akt tjetėr terrorizmi kundėr popullit tė thjeshtė. Ai
    ishte akti i just prima-noctaes apo akti i tė drejtės qė
    feudalėt vetėm gėzonin nė natėn e parė tė martesės pėr tė
    ‘provuar’ gratė e bujkrobėrve tė ndjerė, pėrpara se tė
    fundit tė mund tė jetonin me gratė e tyre. Nė ditėt e
    sotme, Edvin Rama, i cili ėshtė kthyer nė njė feudal tipik
    mesjetar tė Tiranės, dhe e ka kthyer tė gjithė Tiranėn nė
    njė feudin e tij, po vepron me sheshet kryesore tė qytetit
    tonė, nė tė njėjtėn mėnyrė si feudalėt nė ceremoninė e just
    prima noctaes britanike. Nė tė gjithė sheshet, oborret,
    kopshtet dhe lulishtet e Tiranės, kėmba pushtuese e
    feudalit tė jashtėligjshėm Rama po e kthen qytetin tonė nė
    njė shesh ndėrtimi pėr falangat e tij. Kompanitė e Ramės,
    ashtu si falangat mesjetare qėndrojnė gjithnjė tė gatshme
    pas Heir Ramės pėr tė pushtuar ēdo shesh qė Ramės dhe soj e
    sorrollopit tė tij i shkrepet tė pushtojė me kullat e tij
    ndėrtimore. Si nė ceremonitė e lashta edhe nė ditėt e
    sotme, Rama shėrben si feudali inagurues i aktit pėrdhunues
    tė dinjitetit femėror me metodėn e just prima noctaes, pas
    sė cilės pėrdhunuesit e kryebashkiakut ilegal tė qytetit
    tonė lėshojnė buldozerėt dhe eksakavatorėt e tyre gjithnjė
    tė ngrehur, pėr tė hapur sheshe ndėrtimi pėr mafjen
    pallatondėrtuese tė politikės mesjetare shqiptare. Si nėpėr
    filmat me shtriga dhe vampirė, pas Ramės sonė tė parė
    qėndron njė vajzė me flokė tė verdha dhe mbiemrin
    Magjistari, emėr qė i shton drithmat kundėrshtuesve tė
    tiranit tė qytetit tonė, ashtu si Hirushes imazhi i
    magjistarės sė babait tė saj.

    Pushtimet me ndėrtime qė Edvin Rama po i bėn shesheve
    kryesore tė Tiranės nė kėto muajt e fundit, sic ėshtė rasti
    i planit francez dhe ky mė i fundit sot pėr ndėrtimin e dy
    kullave tė tjera vigane nė qendėr tė Tiranės, do ti
    pushtojnė qytetit tonė edhe ato pak hapėsira dhe parqe qė
    kėtij qyteti tė tejndotur i janė bėrė. Plani francez pėr
    ndėrtime nė zemėr tė Tiranės po i merr qytetit tonė
    hapėsirat e fundit qė e bėjnė Tiranėn njė qytet me ajėr dhe
    hapėsira dhe do e kthejnė nė njė geto tė madhe betoni dhe
    hekuri tė cilėn mund ta pėlqejė vetėm njė skizofren si
    kryebashkiaku jonė ilegal, i cili nė fushatėn e tij
    pushtuese nuk po ndalet as pėrpara rezistencės sė Romėve tė
    qytetit tonė, tė cilėt kur kundėrshtojnė ngelen tė vrarė,
    dhe as i Myftiut tė Tiranės, tė cilin z. Alban Xhillari e
    kėrcėnoi edhe me vdekje kur i fundit nuk pranoi zbatimin e
    planit Rama nė tokat e Komunitetit Musliman. Kryebashkiaku
    ilegal i qytetit tonė, Edvin Rama e ka kthyer Tiranėn e
    Sulejman Pashė Bargjinit nė njė kėshtjellė gurėsh dhe
    betoni qė i ngjan ‘burgeve’ mesjetare gjermane ku si
    gjithnjė brenda saj sundon njė feudal, i cili nė rastin
    tonė nuk ka asnjė lidhje me aristokracinė e nderuar tė
    pashallarėve historik tiranas tė cilėt edhe e ndėrtuan
    Tiranėn tonė tė dashur, por nė rastin tonė kemi tė bėjmė me
    njė hibrid vllaho-grek i cili duhet larguar nga Tirana njė
    orė e mėparė. Njė hibrid i cili nė faqet e bashkisė sė tij,
    emrit tė qytetit tonė i ka mohuar edhe origjinėn e tij
    osmane, dhe i ka dhėnė njė origjinė greko-vllaho-bizantine.

  4. #4
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Komuniteti Musliman i Shqipėrisė, proteston ndaj qėndrimit brutal qė ėshtė mbajtur dhe vazhdon tė mbahet ndaj pronave “Vakėf” tė Komunitetit tonė
    Komuniteti Musliman i Shqipėrisė ėshtė – me letra – pronari mė i madh i tokave dhe trojeve nė Shqipėri pas shtetit.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Deklaratė pėr shtyp e Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė

    Komuniteti Musliman i Shqipėrisė, proteston ndaj qėndrimit brutal qė ėshtė mbajtur dhe vazhdon tė mbahet ndaj pronave “Vakėf” tė Komunitetit tonė
    Komuniteti Musliman i Shqipėrisė ėshtė – me letra – pronari mė i madh i tokave dhe trojeve nė Shqipėri pas shtetit. Kėto prona janė trashėguar nga gjyshėrit tanė tė nderuar e besimtarė, qė tė menaxhoheshin pėr tė plotėsuar nevojat e besimtarėve, ndėrtimin apo restaurimin e veprave tė kultit si dhe pėr t’i ardhur nė ndihmė komunitetit qė ishte nė zonėn ku ndodhej prona vakfnore ose dhe mė gjerė. Mirėpo sikur tė mos mjaftonte kasaphana qė i’u bė kėtyre trojeve nga regjimi totalitar qė shkatėrroi apo grabiti mjaft vlera dhe tė mira qė kishte trashėguar kombi ynė, habitemi, se njė qėndrim tė njėjtė apo tė pėrafėrt e gjejmė edhe sot, megjithėse kushtetuta e vendit tonė garanton tė drejtėn e pronės.
    Kėto shkelje vijnė nga njė sėrė institucionesh shtetėrore qė nė vend qė tė zbatojnė ligjin, e shkelin atė, nė dėm tė Komunitetit dhe besimtarėve tanė. Tė habit fakti qė askush nuk kujtohet se kėto prona, kanė pronarė tė ligjshėm dhe ata janė pikėrisht muslimanėt shqiptarė tė pėrfaqėsuar nga Komuniteti Musliman i Shqipėrisė dhe tė shkelėsh tė drejtat apo pronėn e tyre ke shkelur mbi tė drejtat e atyre qė kėrkoni t’ju sjellin apo t’ju mbajnė nė pushtet.
    Kėto shkelje vijnė nga pėrfaqėsues tė pushtetit lokal, sistemi gjyqėsor, komisionet e kthimit dhe kompesimit tė pronave si dhe instanca tė tjera qė nuk marrin parasysh tė drejtat tona si K.RR.T apo K.K.RR.T.SH.
    Ngjitur me kėtė deklaratė po paraqesim disa nga rastet qė mbi pronat e Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė, ēfaqet arroganca, makutėria dhe ligėsia e atyre qė janė ngarkuar ti shėrbejnė kėtij kombi.
    Mirėpo nėse ata qė janė ngarkuar tė zbatojnė ligjet sillen kėshtu, ēfarė mund tė pritet mė pas nga tė tjerė? Pėr kėto arsye, por dhe shumė tė tjera tė pa pėrmendur nė kėtė deklaratė, Komuniteti Musliman i Shqipėrisė shpreh indinjatėn dhe protestėn e tij duke kėrkuar nga pushtetarėt, ligjvėnėsit dhe ligjzbatuesit e tė gjitha rangjeve qė tė mos abuzojnė me pushtetin qė i ka veshur populli apo ligji dhe tė mos abuzojnė me pronat e muslimanėve.
    Mos harroni tė nderuar pushtetarė se tė veshė dorė mbi prona qė janė dhuruar pėr hirė tė Zotit pėr ti ardhur nė ndihmė komunitetit do tė thotė tė merrni mbi vete mallkimin e njerėzve dhė dėnimin e Zotit.

    Komuniteti Musliman i Shqipėrisė

  5. #5
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Janar, 2005

    Deri kur besimtarėt muslimanė do tė falen nė sheshe, rrugė dhe pallate sporti?

    Ja disa nga rastet flagarante ku janė shkelur tė drejtat e Komunitetit
    :
    --------------------------------------------------------------------------------

    1- Hotel “Rozafa” nė Shkodėr, ku Komuniteti Musliman ėshtė bashkėpronarė me disa persona tė tjerė juridik dhe privat. Kėtu ėshtė shkelur nė mėnyrė tė hapur vendimi i Kėshillit tė Ministrave, nė lidhje me privatizimet, dhe pikėrisht neni 21 i ligjit nr: 7698 datė: 15.04.1993 pėr kthimin dhe kompesimin e pronave. Nė bazė tė kėtij ligji e drejta e privatizimit i lind ish pronarėve tė truallit, por fatkeqėsisht qė nga ajo kohė e deri mė tani, ne endemi dyerve tė gjykatave nė gjyqe pa mbarim. Madje dhe kur del vendimi i gjykatės zyra e pėrmbarimit zgjat pambarimisht zbatimin e vendimeve, deri nė fshehje tė shkresave tė dėrguara.
    2- Medreseja e vajzave Durrės. Kjo shkollė ėshtė ndėrtuar nė pronėn e Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė, dy metra larg xhamisė Fatih. Por pa pritur e pa kujtuar fallsifikohen dokumenta dhe kėtij trualli i del njė pronar i stisur qė pronėn e ka disa dhjetėra metra larg pronės sonė. Gjykata si pa tė keq ia jep atij titullin e pronėsisė pėr njė pjesė tė truallit tė kėsaj shkolle, megjithėse dokumentat e pretenduesit ishin fallso. Pėr kėtė prokuroria e rrethit Durrės, pas ankesės sė Komunitetit, cakton specialistė qė tė verifikojnė dokumentat, mirėpo si pėr ēudi kjo ēėshtje mbyllet pa kthyer pėrgjigje zyrtare, por duke mos e mohuar tė drejtėn e Komunitetit. Zotėrinjtė e prokurorisė siē duket kishin harruar qė kishte nė fuqi njė vendim gjykate pėr t’u zbatuar, pėr tė cilin zyra e pėrmbarimit ėshtė pėrherė e gatshme ta pėrgjigjet kur kėto vendime janė kunėr Komunitetit Musliman.
    3- Dyqanet tek “Pazari i Ri” Tiranė. Nė pazarin e ri nė Tiranė, nė ambjentet e xhamisė sė Kokonozit, Komuniteti Musliman i Shqipėrisė ka ndėrtuar pas luftės sė dytė botėrore (gjashtė) dyqane pėr tė rritur tė ardhurat e tij. Kėto dyqane pjesė integrale e xhamisė, si pa tė keq nga komisjoni i kthimit dhe kompensimit tė pronave u jepen individėve tė tjerė. Vallė si mund tė kemi pronarė nė truallin e xhamisė. Megjithėse u bė vite qė jemi nė gjyqe dhe fitojmė shumė prej tyre shohim se si pa tė keq, gjyqėsori ynė gjen ndonjė klauzolė qė ta rikthejė nė nė ndonjė shkallė mė tė ulėt pėr ta zgjatur kėtė punė pambarimisht.
    4- Xhamia e “Beqarėve” Berat. Pothuaj po tė njėjtin fat me xhaminė e Kokonozit nė Tiranė ka dhe Xhamina e Beqarėve nė Berat. Kati i poshtėm i kėsaj xhamie, i jepet personave privatė nga komisioni i kthimit dhe kompensimit tė pronave si dhe ndonjė gjykatės famėkeq. Ėshtė e habitshme se si mund qė dikush tė privatizojė themelet e xhamisė.
    5- Xhamia e “Balliasit” Elbasan. Xhamia e Balliasit ka qenė njė ndėr shtatė xhamitė qė kanė qenė nė kėtė rrugė kryesore tė Elbasanit. Pėr fat tė keq, sipėrfaqja e ish-xhamisė sė Balliasit ėshtė e vetmja sipėrfaqe e lirė pasi sipėrfaqet e gjashtė xhamiave tė tjera tė shkatėrruara janė zėnė. Pėr ruajtjen e traditave dhe tė identitetit tonė, gjė pėr tė cilin po thėrrasim shumė kėto kohė, si dhe pėr tė plotėsuar nevojat nė rritje tė njė qyteti me mazhorancė absolute muslimane pėr objekte kulti, si dhe pėr tė pasur nė kėtė qytet njė xhami nė njė vend tė respektuar, Komuniteti Musliman pati kėrkuar qė nė truallin e ish-xhamisė sė Balliasit tė ringrihej xhamia. Kjo kėrkesė u vlerėsua me vonesė nga K.RR.T-ja e Elbasanit, nė vendimin e saj, duke i propozuar K.K.RR.T.SH marrjen parasysh tė kėrkesės sė Komunitetit Musliman, pėr ndėrtimin e Xhamisė sė Balliasit. Pėr fat tė keq K.K.RR.T.SH, jo vetėm qė nuk morri parasysh kėrkesėn e Komunitetit por dhe e planifikoi kėtė sipėrfaqe pronė e tij si lulishte.
    Ėshtė pėr tė ardhur keq sepse mjaft prej pronave tė Komunitetit Musliman nė tė gjitha planet rregulluese tė bėra pėr disa nga qendrat e qyteteve kryesore tė Shqipėrisė i kanė planifikuar pronat e Komunitetit si ambjente publike!! Po vallė si do tė mbijetojmė nėse dhe ato thėrmije pronash qė na janė kthyer kthehen nė lulishte?
    6- Plani rregullues i qendrės sė Shkodrės. Ky plan rregullues si shumė tė tjerė paraardhės i ka planifikuar pronat e Komunitetit si lulishte, madje dhe ato qė janė ambjente funksionale tė xhamisė Ebu Bekėr nė qendėr tė Shkodėrs janė planifikuar qė tė merren. Kaq shumė i paskan bezdisur pronat Vakėf sa tė gjitha i parashikojnė lulishte apo duan ti rizaptojnė dhe njė herė si komunizmi qėmoti.
    7- Pronat e Komunitetit Musliman nė Delvinė. Kryebashkiaku e qytetit tė Delvinės, si duket e ka parė tė udhės t’i bėjė ndere atyre qė mund t’i ketė borxhe elektorale apo dhe vetes e tė afėrmėve dhe ka fillur tė shpėrndajė tokėn, pronė tė Komunitetit Musliman. Mirėpo pėrveē kėtij qėndrimi monstruoz tė kėtij personi shohim se dhe gjyqėsori do qė ta pėrkrahė kėtė mashtrim. Sa ēudi! Gjyqėsori ėshtė pėr tė vendosur drejtėsi apo pėr tė ē’bėrė drejtėsi?
    8- Namazgjaja e “Tiranės”. Nuk mund tė mos pėrmendim kėtu dhe problemet e Namazgjasė sė Tiranės. Sė pari kjo sipėrfaqe ėshtė pronė shekullore e muslimanėve. Nė kėtė vend janė dhėnė leje pėr ndėrtimim e xhamisė sė madhe nė Tiranė sepse ju tė gjithė jeni dėshmitarė se ditėt e premte njerėzit falen nė trotuare pa llogaritur bajramet. Megjithėse njė kryetar bashkie ka prerė shiritin e inagurimit tė fillimit tė ndėrtimit tė xhamisė dhe njė kryeministėr ka dhėnė leje pėr ndėrtimin e saj disa vite mė vonė, ashtu si dhe njė komuniteti tjetėr fetar qė iu dha leja pėr ndėrtimin e njė objekti kulti pėr ta, pėr ēudinė e tė gjithėve kjo xhami jo vetėm qė s’u lejua tė ndėrtohet por ėshtė spostuar nė njė vend me hapėsirėn e njė kjoske dhe tė pėrshtatshėm pėr tė bėrė qebabe.
    Kjo sipėrfaqe siē duket nuk u pa e arsyeshme qė tė vazhdojė siē ishte por, nga pushteti vendor i qytetit tė Tiranės ju morėn 1350 m2 pėr trotuare. Nė kohėn e komunizmit kur tė merrnin diēka tė paktėn tė lajmėronin dhe mė pas tė jepnin njė shkresė ku vėrtetohej shtetėzimi i kėsaj prone mbi bazėn e kėtij apo atij ligji. Sot megjithėse nė demokraci (!!!), jo vetėm qė prona tė merret por dhe kur kėrkon njė dokument nė lidhje me kėtė veprim tė sorollasin nga Bashkia nė Drejtorinė e Rrugėve e anasjelltas. Ēudi! Pėr ta marrė paska urdhėrues, por pėr tė njoftuar dhe kompesuar s’paska njeri.
    9- Nuk mund tė ngelen pas dhe pushtetarėt lokalė nė fshatrat e Tiranės. Nė fshatin Ēekrezė tė komunės Zallherr nė Tiranė, Komuniteti Musliman ka njė sipėrfaqe 78 dynym qė i ka pronė tė hershme e tij, por dhe me vėrtetim pronėsie nė bazė tė ligjit 7501. Por pėr ēudi, nė pronėn Vakėf tė Muslimanėve, jepet leje nga pushtetarėt lokalė qė tė ndėrtohet objekt kulti jo Islam. Kurse pėr sipėrfaqet e tjera sajohen vėrtetime tė pronėsisė qė Zoti e di se si nxirren dhe kėto sipėrfaqe fillohen tė shiten.
    Kur do tė marrė fund kjo makutėri?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vec asaj kryebanditi edvin rama kerkon te ndertoje disa grataciela aty ku dikur ishte busti enverit..pra 10 metra larg nderteses simpatike dhe historike te bankes se Shtetit e 10 metra larg nderteses se Muzeut historik..
    Kjo kryemasaker qe do ta nxije qiellin e tiranes qe do i marre frymen sheshit e do 100 fishoje squfur karbon blozen ne qender te tiranes akoma nuk ka zgjuar reagimin e tiranasve..
    Sic duket jan shitur kok e kembe tek ky dinosaur gjithe partite e Shoqatat e Tiranes..

    Komuniteti Musliman ben shum mire qe ka reaguar ndaj ketij jeniceri te mafies.. por duhet kjo te jete e bashkrenduar me komunitetet katolike e ortodokse e shoqatat civile..

    E kuptova se nje gjeme po e pergatiste ky mafioz kur isha ne tirane e pash se kishte regulluar lulishten aty ku rrine kambistet para bankes..

    Duke ja njohur stilin edvinit menjihere mendova.. ky b.r ku.rve e kelysh e kapo i qelbanikve me te medhej te Tiranes kot nuk e ka ujdisur kte 10 metra lulishte.. diku po gjuan.. dhe ja ku doli..
    Dihet se aty ku edvini ve dy lulishtare me mbjell bar ne dy metra lulishte.. do te thote se aty prane pergatitet nje betonim mafioz i mijra metrave hapsire tiranase..

    Te shikojme si do reagoje LZHK qe kinse po i mbledh ca "tironsa".. den baba den..
    Te shikojm a do reagoje ky tiran Doktori shoku i Berishes.. Petrel fryksi..

    qelbaniku Maks arkitekt Velo ka vite qe eshte perfshire ne bizneset e qelbura te Mafies se edvinit.. .

    populli i elbasanit i dha nje dru vjet Mafies qe donte te uzurponte Namasgjane..
    te shikojme sa vlen solidariteti gjith shqiptar..tash me rastin e Tiranes..

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Per kete arsye Xhillari ka
    kercenuar dje me 12 Janar 2005 ne zyrat e KMSH-se myftiun e
    Tiranes, se nese ai nuk pranon ti bindet planit Rama,
    atehere ai do te vras myftiun.
    E cfare mund te presesh nga nje shok i edi rames...

    arma eshte ligji i tyre...

    Komuniteti Musliman ben shum mire qe ka reaguar ndaj ketij jeniceri te mafies.. por duhet kjo te jete e bashkrenduar me komunitetet katolike e ortodokse e shoqatat civile..
    K'tu jam dakort.

    PS: Brari, sa shpresa keni nga LZHK tani per tani ju?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Degjo veshtruese..

    tirana..i ngjan Vlores ..ose e kunderta..ne ca gjera..
    psh familja Vlora.. eshte krijuese e Vlores se Vjeter..pra aty ku sot eshte qendra e Vlores.. kane qene sarajet bahcet e trojet e Vlorajve.. Natyrisht kanina ka qene origjina e tyre..
    Por dhe qendra e Tiranes eshte krijuar nga Toptanasit..
    pra tirana e dikurshme ishte truall i toptanasve.. dhe Lek Zogu eshte nip Toptanasish..bile eshte dhe Nip Vlorajsh e Frasherllish..
    Pra me Ligj Modern e me ligj Historie nuk mund te marri dikush nisma per Masakrim e Betonime pa pyetur pronaret e Ligjshem..

    Dikur pronaret kan falur kishave ose Xhamive Toka.. e ato sot jan prona te ketyre institucioneve Fetare..

    Pra sot keto dy institucione.. Komunitete Fetare dhe Fisi i pronareve.. duhen pyetur..

    Nano po luan me fukarallekun e Lekes..

    Do tė .. do tė..i thot ai .Nanua pra Lekes.. .. do te jap.. por..kur tmi besh ca sherbime..

    sherbimi eshte sot dhe neser..qe Nano ja kerkon Lekes indirekt ose direkt..

    Pra sot ti Lek.. mos u bashko me Berishen.. dhe kur te me duhen ca vota ne parlament dua te mi japin ata sigurimsat e mi qe i kam atashuar ne oborrin tend.. dhe neser dua qe ne Votimet e 2005..ses .. mos u bej pal me Salen..dhe une pastaj o Lek qe ke ngel pa lek do te te jap dicka nga pronat e gjysherve..

    Kete Maskarallek po e shfrytezon krokodili edvin.. pra qe Tirana eshte pa zot dhe ai eshte ber zot me votat e llumit .. sepse asnje tiranas familje fisnike ska votuar kopilin Edvin..

    Keshtu..

    LZHK duhet te Bashkohet me PD-ne oj veshtruese .. ndryshe i ben Nano vec e vec konserv qepujkash.. si ato te Vlores dikur..

    lol.

  9. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    LZHK duhet te Bashkohet me PD-ne oj veshtruese .. ndryshe i ben Nano vec e vec konserv qepujkash.. si ato te Vlores dikur..

    lol.
    Do me vinte mire sikur mos ta kishit vendosur ate "lol" ne fund pasi nuk mendoj se ka gje per te "qeshur me te forte" ktu.

    Me erdhi pak si cudi kur pashe qe mendoni se LZHK do bashkuar me PD-ne. Dhe cudi jo sepse nuk jam dakort, por cudi sepse kerkoni te bashkohet me nje parti te drejtuar nga Sala te cilin ju po e kritikoni kaq shume? Apo ndoshta keni shprese qe ingranimi i LZHK-es ne PD do ja minimoj rolin automatikisht Berishes?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    O hapsi temes.. nuk merzitesh se po debatojm pak politik besoj.. apo jo..

    Veshtruse..

    Kur nje ekip futbolli humbet disa here.. lindin kritikat.. dhe natyrisht kerkohen ndryshime.. ose nderrime..
    Jan tre alternativa..

    ose ndrrohet trajneri..
    ose ekipi..
    ose taktika..


    Ekipi eshte masa e popullit qe voton PD-ne.. pra nuk e nderron dot..

    Pra ngelet te nderrohet ose trajneri..ose taktika.. pra ose Saliu ose politika e partise..

    Kto dite Nano nxorri nga menga perseri asin.. e 97-tes..

    Ai tha.. Mos harroni vitin e mbrapsht te 97-tes o milet.. Pra berish gogolin..etjetj..
    E verteta eshte se.. vitin e mbrapsht 97 e beri PS-ja..

    Ne kte rast si dhe ne raste tjera duhet Berisha te beje nje sqarim.. e te tregoje hollesisht 97-ten e vertete ashtu sic e din ai..

    Ai ka heshtur deri tani.. por PS me kte heshtje te tije ka mbushur boshllekun me sloganet e saja ..gjoja Saliu beri 97-ten..e me kto slogane ka fituar dhe vota..dhe do vazhdoje te fitoje perseri ne se nuk flet Saliu burrerisht..
    Ai ka thene dicka per pergjegjsine e tije ne Fenomenin piramida..por 97-ta nuk eshte ceshtje Piramide..97-ta.. sepse po te ish ashtu dhe un e ti Veshtruese do ishim pare duke djegur bashkine e Vlores a duke pire gjak policesh ..meqe i kemi humbur si shum te tjere ca miliona..ne ato te flamosura piramida..
    Por ne nuk dogjem..
    Pse nuk dogjem..?
    Sepse ishim te ndergjegjshem se Parate i futem me budallakine tone aty dhe se skishim arsye te benim Sketerre vendin ..se ishte e eshte vendi yne e populli yne..
    Mirpo dikush i beri keto..dhe i beri jo per Parate por se kerkonte Sketerren qe te sillte ne pushtet gjaksoret e 50 vjecarit Stalo-Enverist..

    Pra ne e dime se Saliu ne 97-ten eshte fajtor aq sa eshte fajtor polici qe nuk kap me kohe Hajdutin..
    Po hajduti vete cfar eshte..
    Pra Ai Saliu e ka detyren te sqaroje perfundimisht se..
    97-ta ishte revolucion i mirkurdisur i disa qarqeve jashte me PS-ne brenda..dhe ky revolucion ishte i paligjshem e i pa nevojshem e barbar ..

    Dhe Saliut i takon tja thote Prodit e Tenetit Linose e Nanos..se nuk isha une por ju qe e bete Sketerren dhe se nje dite do pergjigjeni..

    Ai trembet.. e ketu une nuk e fal Saliun..

    Prandaj dua nje trim atje..

    PD duhet te bashkohet me LZHK-ne patjeter..
    Kjo nuk do te thote te bashkohet Jemini me Dash shehin.. apo Pjeter Arbnori me Ali ohrin..

    Jo se keta svlejne..por se te tere keta i bejne shum shum 7 -8 vota..
    Eshte fjala per bashkimin e Simpatizanteve te ketyre dy Partive.. e vetem ne se keta bashkohen e do dine te hedhin Voten e do dije PD-LZHK ta mbroje voten..athere lind nje ere e re ne Shqiperi..
    Pa DUBAIste e Hajdut Thesaresh..e altin arapa..

    Pra eshte momenti qe Saliu te ulet me Leken e te flasin si burrat.. Ta marrin dhe Lesin..dhe Mediun e te shkoqisin mire arzuallet e te dalin me nje PARTI te vetme ne veren e nxehte te 2005-ses..

    Ne krye te kesaj BIG PARTIE le te jete nje triumvirat a nje byro a nje keshill pleqsh.. ku Leka e sidomos Saliu te jene me shum degjues se dirigjues..

    ka plot djem trima e te mencur qe mund ta bejne kete Shtab..

    Psh Prec Zogaj..Mero Baze.. Ridvan Bode.. kreshnik spahiu.. Nikoll Lesi.. Pjeter arbnori.. Kreshnik Collaku.. Luan Malltezi.. ed Paloka.. Olldashi .. Teodor Laco.. etjetj..

    Kjo duhet bere qe tani.. pa hyre Shkurti e prilli..se Nano Meta gjinushi Ceka Pollo Nardi Paskali Xhuveli Cupi Mejdani Ramizi Adnani Edvini Brace Braho Neki Sazan Aliko Altin Shyt Arapet Dredho dardha e Taulant Jaho Sali dedja te mbledhur jane .. le se cthone..


    qashtu..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpėrfilli Festėn e Pavarėsisė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  5. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •