Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Citim Postuar mė parė nga arun
    fobia , paranoja , mania , etj, te gjitha termat e tjera qe perdoren ne shkencen e psikiatrise dhe neurologjise jane thjesht konstatime qe bejne mjeket specialiste ne perputhje me shenjat qe tregon individi ne jeten e tij te perditshme , mendoj se nje konsultim tek mjeku i duhur ne raste te tilla eshte papi i pare per te ndaluar avancimin e semundjes sido qe te jete e lehte apo e rende
    Po kur nuk ka mundesi qe nje person qe vuan nga nje semundje paiqike te bindet te shkoj te mjeku?
    Si te veprohet?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #12
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar mė parė nga iliria e para
    Po kur nuk ka mundesi qe nje person qe vuan nga nje semundje paiqike te bindet te shkoj te mjeku?
    Si te veprohet?
    Get him committed, ne spital psiqiatrik.
    Nuk ka perse te shkoje ai vete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 23-01-2005 mė 15:16
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #13
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Angry

    Ketu ku jetojme ne (edhe ky burri )jane ligjet te percaktuara ne ate menyre qe vecse ata persona qe rrezikojne jeten dikujt detyrohen te shkojne ne spialin psikiatrik.
    Pse vuan familja (ne ket rast gruaja dhe fimija por edhe rrethi me i gjer) nuk luan rrol!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Citim Postuar mė parė nga iliria e para
    Po kur nuk ka mundesi qe nje person qe vuan nga nje semundje paiqike te bindet te shkoj te mjeku?
    Si te veprohet?

    ka plot forma per ti ndihmuar keta persona te semure , mesa di une nga shifrat qe lexojme ne shtyp sot ne bote pjesa me e madhe e njerzve vuan nga forma te lehta depresioni , por problemi eshte se nuk jane ne dijeni qe vuajne nga kjo simptome


    mu kujtua tani nje thenje e madhe

    1- te gjitha semundjet jane te sherueshme , pervec pleqerise

    2- zoti bashke me semundjen ka derguar edhe sherimin, ilacin

    3- i semuri nervor nderton keshtjella ne ajer , i semuri mendor jeton ne keto keshtjella , kurse mjeku psikiater mer qerane

    po e kuptove kete te fundit me siguri qe do te gjesh edhe menyren per ta ndihmuar tjetrin

  5. #15
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Citim Postuar mė parė nga arun
    .......

    3- i semuri nervor nderton keshtjella ne ajer , i semuri mendor jeton ne keto keshtjella , kurse mjeku psikiater mer qerane

    po e kuptove kete te fundit me siguri qe do te gjesh edhe menyren per ta ndihmuar tjetrin
    Une te gjithat nuk i kuptoj, kam lindur larg Shqiperie dhe keto as qe i kam degjuar.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Citim Postuar mė parė nga arun
    3- i semuri nervor nderton keshtjella ne ajer , i semuri mendor jeton ne keto keshtjella , kurse mjeku psikiater mer qerane

    po e kuptove kete te fundit me siguri qe do te gjesh edhe menyren per ta ndihmuar tjetrin

    Del qe mjekut psikiater nuk i intereson prishja e keshtjellave.Nuk jam aspak dakord.Perkundrazi,i vetmi qe mund t'i ndihmoje keta te semure eshte mjeku specialist.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rhea : 25-01-2005 mė 09:03
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Paranoja

    Nga dr. Lec Shiroka

    Paronojaku mendon veē per vete, ėshtė narcistik, i vetmuar, xheloz dhe tepėr dyshues. Shpesh ka aftėsi mė tė larta se mesatarja e njerėzve. Ka njė mbindjeshmeri morbide (tė sėmurė) tė jetės sė pėrditshme bashkuar me njė tendencė keqintepretimi, ndryshimi e zmadhimi tė incidenteve tė vogla.



    Eshte nje fjale jo e panjohur ne fjalorin tone te perditshem, nje crregullim madhor i moshes se pjekurise. E shohim me zakonisht ne moshat 30-50 vjecare, prek me shume burrat sesa grate.
    Duket sikur vjen papritur, por ne shumicen e rasteve kemi manifestime konstitucionale mendore te cilat e kane manifestuar vetveten heret ne jeten e pacientit.




    Paranojaku beson se disa njerez jane kunder tij; e ata po konspirojne e komplotojne se bashku per ti shkaterruar shendetin apo poziten
    Nje person me paronoje mendon vec per vete, eshte narcistik, i vetmuar, xheloz dhe teper dyshues. Shpesh keta persona kane aftesi me te larta se mesatarja, ne pergjithesi keto jane te tipit pervers.
    Ata kane nje mbindjeshmeri morbide (te semure) te jetes se perditshme bashkuar me nje tendence keqintepretimi, ndryshimi e zmadhimi te incidenteve te vogla.

    SIMPTOMAT

    Fillimi i kesaj semundjeje paraqitet me ekzagjerimin e difekteve te personalitetit. Gjithashtu para "shperthimit" te plote te paranojes pacienti mund te kaloje nje faze depresioni e cila i paraprin nje paranoje te perhershme e ne "lulezim" .
    Deluzionet behen te pranishme, pergjithmone !
    Paranojaku ben deduksione racionale - por nisur nga premisa false, pasi gjykimi i tij eshte "prekur" .
    Ai beson se disa njerez jane kunder tij; e ata po konspirojne e komplotojne se bashku per ti shkaterruar shendetin apo poziten.
    Ai "shikon" mesazhe te fshehura ne ngjarje rutine e te zakonshme; gjithshka qe ndodh ka nje reference speciale per ate vete. Ai eshte i persekutuar dhe i ndjekur nga influenca malinje.
    Gradualisht, deluzionet thuren pergjate gjithe territorit te tij mendor duke sjelle nje ndikim ne te gjithe jeten e veprimet e Paranojakut.
    Megjithate, pervec deluzioneve ka fare pak shenja te degradimit te intelektit.
    Kujtesa eshte normale; nuk ka konfuzion te pergjithshem.
    Paranojaku pergjigjet me qartesi - e shpesh here me argumente te bindeshme -por i mungon realizmi; ai eshte i bindur vec ne realitetin e deluzioneve te tij.
    Me progresimin e semundjes deluzionet behen akoma e me teper te tipit sistematik, shume me te shumta dhe te fiksuara.
    Persekutimi (qe ai ndjen) tani i atribohet perfundimisht agjensive apo formave nga me ekstremet. Si hipnotizmi, valet e radios a te televizorit, rrezeve- X ,ose CIA, FBI apo sekteve e besimeve te ndryshme si - spiritualistet, cifutet, masonet, katoliket etj.
    Vuajtjet e tij te imagjinuara mund te manifestohen me nje intensitet te tille saqe ai vendos ti drejtohet ligjit apo te marre hak vete personalisht mbi persekutoret.
    Pikerisht ne kete pike paranojaku behet i rrezikshem; ai mund te ndermarre nje goditje vdekjeprurese reale mbi personin te cilin ai e imagjinon si pergjegjes per fatin e tij te keq.
    Shume njerez prominente - te shquar (ketu dhe ideja ime per paranojen e tendencat e saj manifestuar ne udheheqes e diktatore te shumte) kane vuajtur nga kjo semundje, jo plotesisht e jo gjithmone e qarte dhe njerez te tjere kane vuajtur me ta ose popuj te tere.
    Po ashtu nga paranojake "te zakonshem" (pa pushtet) kane vuajtur disa figura te shquara, te politikes, medias apo artit.
    Ne disa raste pergjigja ndaj ideve deluzionuese merr formen e letrave apo pamfleteve ndaj personit "qe i ka bere keq" .
    Paranojaket i ndajme ne dy grupe kryesore:
    ekscentriket dhe egocentriket.
    Ekscentriket i quajme si "as ketej as andej njerez " pra grup qe mjekesia i klasifikon si Borderline Patients; aty perfshihen njerez "si te vecante", te shqetesuarit e medhenj, njerezit jo-praktike - me shume projekte e ide te parealizueshme; ai tip njerezish qe populli do thonte per ta :
    se po mundohen ta bejne katrorin - rreth, ose do "zgjidhin" misterin e levizjes perpetuale.
    Megjithese menyra se si ekscentriku e shikon jeten eshte paksa si e "coroditur", ai eshte pak a shume i pademshem. Ne rastin me te keq eshte i bezdishem e ne rastin me te mire e "durojme" si te vecante, si origjinal. Kujtoni profesoret e "cuditshem" qe keni pasur, pikerisht ate tip te vetmuar, qe nuk krihej a nuk paraqitej ne rregull por e kishte nje shkendi prej gjeniu.
    Egocentriket -nga ana tjeter, manifestojne tendenca te rrezikshme.
    Personaliteti i tyre eshte i demtuar plotesisht, dhe ne rrethana te ndyshme persona te tille duhen mbikqyrur ose instutionalizuar.
    Egocentriket, bazuar ne natyren e deluzioneve te tyre i pershkruajme, si te persekutuar, te zhurmshem, te ekzaltuar, si hipokondriake, te dashur ne ekstrem ose teper religjioze.
    Cdo rast ka tiparet e tij, paraqitet me nje pasuri detajesh e eshte " i cuditshem" e "i ndyshem" ne meriten e vet.

    TRAJTIMI.

    Paranoja eshte nje gjendje progresive, e megjithese nuk ka nje tendenci per demencia-n (harrim) ka shume pak shprese per sherim.
    Jane pak ato tipe te crregullime mendore qe jane me te veshtira per tu trajtuar sesa paranoja.
    Frojdianet pretendojne se baza e kesaj semundje eshte nje homoseksualitet i represuar (shtypur), psiko-analiza si metode trajtimi ne kete rast eshte e destinuar te deshtoje - pasi nje paranojak ka "mungese" realizmi e eshte jo-bashkepunues; si person qe dyshon ne gjithshka.
    Kur deluzionet jane te tipit obsesional, te rrezikshme dhe ka shume tension mendor, mjekesia here-here nderhyn dhe me trajtime radikale.

    Pėrgatiti Dr. Lec Shiroka

  8. #18
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Arun, pra sic shef edhe vet keta njerz qe kan kete problem nuk kerrkojne ndihem. Per kete arsye e cela kete teme ketu te marr ndonje keshille e thash ndoshta ti ndihemoj pakez personit qe ka keto probleme. Ky njeri mendon se e tere bota eshte kunder tij. Nuk i beson kurrkujt, "shef dhe degjon" gjera qe nuk jane eksistuese etj. etj.
    Ky mjri kurr nuk pranon te shkoi tek mjeku, as t'a permend'sh nuk guxon.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #19
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Paranoja eshte bindja e pavertetuar! Dhe eshte nje tmerr i vertete. Kam pare nje grua qe ishte e bindur se e tradhetonte i shoqi. Ne argumentet e saj nuk kishte pike arsyeje!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  10. #20
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Ju lutem shkruani SHQIP!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gurl : 27-02-2005 mė 15:02
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •