Teme shume e bukur..dhe edi?Tek po vija tani rruges per ne konvikt po mendoja per nje te tilleQenke treguar me i shpejte..!
Vetem qe me librat eshte pak e veshtire te gjenden vetem me nje pasazh, sidomos kur aty nuk kalon asnje emer personazhi..
Jep ndonje ndihme per ate te fundit Brari..
Nderkohe nga eshte shkeputur kjo..dhe autorin?
S'po e ve me x personazhin per ta bere me te lehte..Me ka pelqyer shume ky liber!Gjejeni:
Bulzat e ujit mbi faqen e një pellgu të rrahur nga shiu, dukeshin si barka të vogla që kishin ngritur velat për udhëtim, ashtu si lotët e vajzës që kishin marrë teposhtë faqeve. Kapur fort pas hunjve të qerres, kokën pështetur mbi faqen e rrogëzit që mbulonte plaçkat dhe binte gjer poshtë, vështrimin mbytur në atë re të madhe shiu, as Vita s'e kuptonte dot kush ja ndillte gjithë këtë trazim e pikëllim: arratia nga fshati ku kishte lerë e ishte rritur, lëngimi dhe dhembjet e nënës, apo ndonjë duf i ri që s'e pati ndierë gjer atë ditë në kufijt e fshatit të saj, në gjerdhet e kasolles së saj.
Krijoni Kontakt