( Kjo pjesė ėshtė shkėputur nga romani im Njė shqiptar nė oborrin e El Grekos . )
Nė njė librari nė krahun e majtė del njė vajzė qė i ngjan shumė Fridės . Edhe Frida bėn pjesė te ish-at e mi .Tek ish-at absolutė ,sepse nuk e kam takuar mė qė kur u ndamė . Mė kish tėrhequr shumė ,por ndoshta e kisha njohur nė njė periudhė tė papėrshtatshme tė jetės sime . kish qenė pranverė dhe filozofimet e mija tė atėhershme kishin patur njė karakter mė social .
Kish qenė ndoshta fillimi i kėsaj epoke qė jetojmė sot . Kanalet televizive gėlonin nga modele anemike qė tė jepnin mėnd pėr gjithshka , sigurisht edhe pėr politikėn globaliste , meshkuj me fytyrė katrore dhe me nofulla tė spikatura reklamonin lavatrice , yje tė perėnduar tė kinemasė protestonin kundėr ndotjes sė mjedisit .Si edhe mė parė gazetarėt vazhdonin tė ishin tė pėshtirė dhe tė pacipė nė reportazhet e tyre.Lakuriqėsia nuk ishte mė tabu , por detyrė.
Njė detyrė e shenjtė qė i conte tė gjithė nė krahėt e njė eksibizionizmi pothuajse pornografik me pasojė rėnjen e nivelit tė fantazisė mashkullore . Asgjė e trupit femėror nuk ishte mė e paekspozuar dhe e panjohur pėr publikun mashkullor i cili gjithnjė e mė shumė shtonte vizitat te psikologėt dhe mė shpesh te psikiatrėt . Farmacive ishte shfaqur Viagra dhe dashnori i gruas konsiderohej publikisht miku ( e pse jo edhe mjeku ) mė i mirė i familjes .
Ligji i ndryshimeve dhe i thyerjeve tė tabuve kish sjellė pasoja qė si kishin parashikuar as vetė nismėtarėt . Duke dashur tė tregohen origjinalė , njerėzit u tjetėrsuan aq shumė sa qe filluan tė ringjanin me tė tjerėt . Bisnezmenėt visheshin me xhinse tė grisura , muratorėt me kostume dhe gravata , gjykatėset me mini dhe gjokslėshuara , putanat tė mbuluara deri nė grykė . Cantat shkollore shiteshin tė shoqėruara edhe me nga njė prezervativ dhe prezervativėt nga ana e tyre kishin nisur tė prodhoheshin me ngjyra nga mė tė cuditshmet duke pėrfshirė edhe ngjyrėn e zezė , gjė qė e kish ulur vlerėn e zezakėve nė tregun e seksit . Qentė qarkullonin me pantallona tė shkurtėra , ndėrsa zonjat e tyre pothuajse lakuriq . Nė Filipine njė burrė pretendonte se ishte shtatzėnė , ndėrkohė qė nė Holandė dy gay fotografoheshin me dy binjakė bullafiqė frut i martesės sė tyre ( ! ) . Pas pak ishte shfaqur edhe delja Dolly si mishėrimi mė i qartė i tabuthyerjes , ndėrkohė qė priftėrinjtė kishin nisur tė kapeshin nė flagrancė kioskave duke vjedhur proteza penisėsh artificialė . Gjeneralė nė pension pohonin lidhjet e fshehta me armikun dhe studentėt tė pashpresė nė kėrkim tė ndonjė revolucioni tė ri qė mesa dukej nuk ekzistonte .
Njerėzimi kish pasur mbifuqinė e duhur pėr tė rrėnuar tabutė e fundit ,por kishte treguar edhe dobėsinė e tij pėr tė administruar gėrmadhat e tyre . Qytetėrimi mė nė fund kish arritur tė kuptonte pashėrueshmėrinė e sėmundjes sė tij tė fshehtė .
Nėn moton Njih vetveten ! shumica e njerėzve kuptoi qė thellė tyre fshihej njė krijesė e paskrupullt , njė kafshėz e rrezikshme egoiste qė shpesh nė mungesė tė viktimės hante veten e saj .
Era e ndryshimeve i bėri njerėzit kameleonė dhe kameleonėt e rinj ngjanin aq shumė me njėri tjetrin sa qe ndryshueshmėria ishte kthyer pa u kuptuar nė njė uniformitet tė ri qė smund ta ndryshontė mė askush .
Kush i bėn gropėn shokut ,bie shoku nė gropė ! .Filozofia e saktė e epokės .Paraja si edhe mė parė vazhdonte tė lėvizte botėn dhe nė bursėn e vlerave njerėzore njė thes m.u.t kushtonte mė shtrenjtė se njė gotė lotėsh .
Nė fillim ,pra , tė kėsaj epoke kisha njohur Fridėn ,njė bashkėatdhetare tek e cila Era e Ndryshimeve kish lėnė shenja tepėr tė pazakonta : kish mbetur e pandryshuar , si njė model mirėsie ,pėrkushtimi dhe sinqeriteti . Shkonte nė kishė cdo tė dielė dhe me mua bėnte dashuri me dritėn fikur . Kisha shkuar me tė thjeshtė pėr tė provuar dicka tjetėr , tė ndryshme nga nėnproduktet e Clirimit dhe tė Emancipimit dhe ajo kish ardhur me mua thjeshtė pėr tė mėkatuar . Ishte mėkati mė i vogėl qė mund tė bėnte dhe unė i jepja tė drejtė . I pėlqenin lulet , skuqej kur lexonte ditarin tim dhe qante me dėnesė kur shikonte filmin Gone ėith the ėind . Luante nė piano hymne fetare dhe ballada rock- u dhe besonte se nė vitin 2000 do ti vinte fundi botės ,gjė qė sipas saj do tė ishte dicka e mrekullueshme nė tėrėsinė e vet si fundi i njė cikli tė vazhdueshėm mrekullish tė sė shkuarės.
Isha ndarė nga Frida dy javė mė pas ,sepse mė kishte dėrmuar pafajėsia dhe naiviteti i saj .Sa kohė mund tė jetojė i lumtur njė burrė i mbyllur nė njė dhomė me njė pikturė , qoftė kjo edhe Mona Lizės ?
Po tė mos kish vdekur nga sėmundja me siguri Leonardoja do tė kish mbetur i vrarė nga buzėqeshja enigmatike e krijesės sė vet .
Krijoni Kontakt