Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Kjo grua qė kam pėrpara mė kish dashuruar nė mėnyrėn e saj tė papėrsėritshme si kurrė ndonjė tjetėr mė parė. Ndoshta pikėrisht se kish qenė aq e vecantė , aq e paparashikueshme , ndoshta pėr kėtė arėsye nuk kish ditur ta pėrballonte atė dashuri tė cuditshme , ta menazhonte sic i takonte . Ish pėrpjekur ta menazhonte me metoda tė vjetra , tė njohura , pėrvoja personale nga meshkuj tė tjerė qė kishin kaluar nė jetėn e saj , pėr t’u shndėrruar nė kujtime me tė njohur atė qė mė vonė u bė shoku i saj i jetės . Njė gabim qė e bėjnė tė gjithė . Cdo gjė qė s’dimė se si ta pėrballojmė e shohim mė tė udhės ta injorojmė e ta hedhim te plehėrat . Nė kėtė kėndvėshtrim unė dilja i tepėrt .
    Lena ish ndodhur nė kontakt tė pėrditshėm me mua , tė vecantin , dhe e kish ndjerė se do tė ishte e vėshtirė tė mė pėrballonte pa u ndjerė mėkatare kundrejt tė shoqit. Shumė herė nuk kish mundur tė mė kuptonte mua dhe sjelljen time . Nganjeherė mė kish kuptuar mė shumė se cilado krijesė tjetėr dhe pikėrisht kėto kishin qenė castet qė mė kishin afruar aq bujarisht praėn lumturisė . E keqja kish qenė se edhe nė castet e atij mirėkuptimi pėrrallor ajo ish gjendur nė mes tė udhėkryqit ku aq shpesh qėndrojnė tė martuarit . Midis dy rrugėve . tė shoqin bashkė me sigurinė qė i kish falur apo mua , autsaiderin e panjohur , njė i huaj pa asnjė dysh nė xhep , i mbushur me krenari tė lindur , me artin e tij shpesh paranoik , njė emigrant pa shtėpi , njė i pasur pa para ,sic mė quante nė castet e rralla tė paqes midis nesh . Pėr herė tė parė nė jetėn e saj ajo e kish flakur tej egoizmin e vet tradicional pėr tė duruar ndonjėherė edhe fyerjet qė i bėnte ky varfanjak krenar .

    Sjell ndėrmėnd takimin tonė tė parė . ishim ndodhur nė kohėn e lirė i gjithė personeli i restorantit . Pėr mua kish qenė dita e parė e punės . Nuk njihja asnjėrin . Tė gjithė flisnin e qeshnin me zė tė lartė . Lena nė qendėr tė vėmėndjes , fliste pa pushim duke rrezatuar bukuri dhe imponim te tė tjerėt . S ‘kish dyshim qė ishte femėr egoiste dhe hundėpėrpjetė . Ishte e vetėdijshme pėr rėndėsinė e saj . Unė mesa duket kisha patur mendim tjetėr .
    Nė njė cast biseda kish ndaluar dhe ajo kish gjetur rastin tė mė pyeste me ton disi urdhėrues mua tė sapopunėsuarin e heshtur . “ Po ti Toni pse nuk flet fare ,por hesht i menduar ? “ .
    Meqenėse biseda e tyre ishtė vėrtitur rreth temės sė mirėnjohur tė zotėrimit tė femrės , pra se si mund tė fusėsh nė dorė njė femėr ( shumica e bashkėbiseduesve ishin meshkuj ) , unė pasi isha menduar pak duke e parė nė sytė qė akoma ishin ngulur mbi mua , kisha thėnė : “ Ka dy mėnyra pėr tė tėrhequr njė femėr sipas Mopasanit . Nėse ėshtė zonjė trajtoje si kurvė dhe nėse ėshtė kurvė trajtoje si zonjė . Ty zonja Elena si do tė tė pėlqente tė tė trajtonin ? “.

    ( vijon pas pak… )
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #12
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Fjalėt e mia kishin rėnė si bombė nė mes tė tryezės po tė llogarisėsh edhe faktin qė Lena ishte edhe pėrgjegjėse e restorantit . Ajo ish zbardhur nė fytyrė , kish hequr sytė nga unė , kish shikuar orėn dhe kishte urdhėruar ; “ Djema , nė punė tani ! Ndėrsa ti i riu eja pak nė zyrėn time ! “ .
    E kasha ndjekur i qetė duke parė qė kishte trup tėrheqės dhe vithe tė mrekullueshme .
    Me tė hyrė nė zyrė kish mbyllur derėn , ish kthyer nga unė dhe me njė buzėqeshje pa emėr kish folur : “ Pėrgėzime pėr pyetjen . Po tė pėrgjigjem . Nuk e di se si i ndan ti femrat , nė kurva apo zonja ,por unė mendoj se cdo kurvė fsheh njė zonjė brenda saj dhe se te cdo zonjė fle kurva . Nė rregull ? Nėse ke ndonjė pyetje tjetėr bėje tani , ndryshe nisu nė punė !” dhe duke mbyllur derėn shtoi “ Harrova…. mė thėrrit Lena ! “. Pa bėrė edhe njė hap e kisha pyetur pėrsėri :” Gjumi i kurvės qė fle brenda jush ėshtė letargjik ? “ .

    Tashmė kjo Lenė ėshtė para meje , kaq shumė muaj pas asaj njohjeje tė parė , duke dėgjuar fjalėt e mia . prej mėse dhjetė minutash flas vetėm unė . Natyrisht nuk i tregoj asgjė pėr urinė torturuese qė po i afrohet pikės kritike . Ajo reagon ndaj rrėfimit tim ,qesh , buzėqesh , nėnqesh , mė prek dorėn me dhembshuri , mė ndez njė cigare , me fjalė tė tjera , pėrjetoj dicka tė harruar prej shumė kohėsh . Ndodhem i tėri nėn vėmėndjen e saj , jo pėr tė mė sulmuar , por si pėr tė mė mbrojtur . Kurrė mė parė ajo s’ka treguar dhėmbshuri tė tillė , ndaj mė duket e cuditshme e sigurisht kalimtare kjo lloj zbutje e Lenės .
    Ndjej njė dėshirė tė fortė pėr ta pėrqafuar . Pėr mirėnjohje .prej kohėsh s’ka treguar njeri dhėmbshuri pėr mua . Rasti i fundit kish qenė ime mė njė dekadė mė parė kur kisha marrė udhėn e mėrgimit .Mungesa e vėmėndjes dhe e dhėmbshurisė na bėn tė hidhur e tė ashpėr , mospėrfillės deri nė hakmarrje ndaj kėsaj bote indiferente dhe mosmirėnjohėse . Njė njeri qė kurrė s’njohu dashurinė dhe respektin e botės pėr tė , pėr c’arėsye duhet ta duajė dhe respektojė botėn ?
    “ Pėrse tė qaj unė pėr tė tjerė , kur pėr mua s’qan njeri?”, pyeste lordi poet .
    Por tė jeni tė sigurtė se nėse ky njeri zemėrgur do tė gjente qoftė edhe njė njeri tė vetėm qė tė qante pėr tė , do tė derdhte nė shkėmbim tė gjithė lotėt qė s’i derdhi kurrė nė gjithė jetėn e tij . Do tė ishte njė Frankenshtain qė mė nė fund gjeti dikė qė do t’i falte dashuri dhe besim . Kush nga ne i ka vėnė nė provė Frankenshtainėt duke u treguar dashuri dhe vėmėndje ? Kush e provoi dhe u zhgėnjye ?

    ( vazhdon nesėr…)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  3. #13
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Sonte ndjehem mė shumė se kurrė Frankenshtain , ndaj edhe mė prek kaq shumė dhėmbshuria e Lenės qė nuk e di se c’provė tė vėshtirė tė jetės po kaloj . Shikon orėn dhe mua mė vjen keq qė tani ajo do tė largohet . Kemi kaluar dy orė tė mira nė kuvendim tė kėndėshėm e aspak tė rrezikshėm pėr dy “as miq as dashnorė “. Kemi bėrė shaka tė kujdesshme ,pa e fyer njėri tjetrin , si dy tė porsanjohur nė takimin e tyre tė parė . Mesa duket i kemi pėlqyer njėri tjetrit , gjė qė lexohet nė mėrzitjen qė shprehin sytė tanė tani qė duhet tė ndahemi duke uruar fat tė mbarė . Kemi kaluar aq mirė sonte saqė pėr pak bie nė kurthin e vjetėr tė pyetjes “ kur do shihemi pėrsėri ? nesėr ? pasnesėr?”

    Por ne e dimė fort mirė qė ne jemi gatuar nga natyra e marrėdhėnjes sonė vec pėr njė takim . Cdo takim i dytė do tė na zhyste pėrsėri nė atė delir tė amoktė , por pa magjinė e dikurshme .
    Njė kategori e madhe , tepėr e madhe njerėzish ėshtė e gatuar pėr shumė takime , pėr qindra , mijėra , orė kuvendimesh mbi tė njėjtėn temė , pa u nevrikosur asnjėherė . Njė lloj konformizmi qė pėrbėn modėn e re tė mirėkuptimit dhe tė superfisnikėrimit tė sjelljes sė njeriut . Njerėzit tashmė janė mėsuar ta dashurojnė njėri tjetrin ashtu sic janė nė tė vėrtetė e jo ashtu sic duhet tė ishin nė modelet e tyre . Kjo dėgjohet kėndshėm dhe tingėllon bukur po tė mos ishte e vetmja zgjidhje ,njė zgjidhje e detyruar ,e dhunshme , fyese . Njė lloj gėlltitjeje e asaj qė nuk tė pėlqen te tjetri . Njė gėlltitje kapitulluese vetėm e vetėm pėr tė qenė me tjetrin .
    Pak njerėz devijojnė nga kjo turmė gjigande hipokritėsh vetmashtruese . Kėta nuk njohin fasada dhe vitrina . Dinė tė dashurojnė dhe tė urrejnė tė njėjtėn fytyrė me tė njėjtėn forcė , me tė njėjtin passion . Mekanizmi i tyre lėviz vetėm me njė logjikė . Njihe deri nė fund e nėse gjen dicka pėr ta dashuruar dashuroje dhe mbaje fortė tėrė jetėn , nėse gjen dicka pėr tė urryer urreje deri nė fund dhe mos e dėno kurrė me MOSVĖMĖNDJE apo me GĖLLTITJE , sepse kurrė nuk do tė arrish tė bėsh inekzistente dicka qė dashurove apo urreve nė njė cast tė jetės tėnde .

    Kemi dalė jashtė nė ajrin e pastėr . Pas pak ajo do tė hyjė nė taksinė qė do e cojė nė shtėpinė e saj . Atje do mbarojė edhe ajo “ fshehurazi “ . Pėrqafohemi dhe puthemi . Asnjė s’e di nėse do takohemi pėrsėri . Vallė ka ndonjė arėsye ? E c’mund t’i bėjė dy “ as miq as dashnorė “ tė ritakohen ? Ndoshta stėrlodhja nga miqtė e shumtė dhe nga lumturia bashkėshortore . Ndoshta nevoja qė ndjejmė diku nė mesin e jetės sonė pėr kuotėn zero . Nevoja pėr njė dashuri tė re , pėr njė urrejtje tė re , nevoja pėr njė kėrkim paranoik tė sė vėrtetės qė flė brenda nesh…

    Lena ėshtė larguar tani . Kam mbetur nė rrugė si i dashuruar . Nė kohėra tė tjera do tė merrja njė taksi , do ta ndiqja nga pas dhe do ta ndaloja pėr t’i thėnė edhe njė herė “ natėn e mirė “ , por sonte gjėrat janė aq ndryshe . Aq ndryshe .

    fund
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. #14
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    sa keq qe e ke lene pergjysme..
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  5. #15
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    PJESE NGA I NJEJTI ROMAN....


    Prej mėse dhjetė vjetėsh jetoj nė njė vend tė huaj mesa duket si emigrant. Natyrisht i paligjshėm dhe jo pėr fajin tim. Profesioni im ėshtė mjek patholog.Gjithashtu mendoj qė shkruaj edhe jo keq letėrsi. Emigrimi e ka zhvleftėsuar kėtė profesion duke mė dhėnė mundėsi tė tjera pėr tė harxhuar energjitė e mia kuruese dhe krijuese. Ndihmės murator, pjatalarės, rrobaqepės diletant, druvar, hamall, guzhinjer. Vitet e fundit e pėrmirėsova disi imazhin tim prej refugjati : arrita tė gradohem barman nė njė bar- restorant tė vogėl tė njė lagjeje tė pasur me klientė tė cuditshėm. Njė ditė njė klient u ankua qė supės sė peshkut i vinte era peshk. Iu pėrgjigja qė kish qenė me fat qė nuk i vinte era cjap.
    Jetoj nė periferi tė kryeqytetit tė huaj. Kam me qira njė dhomė dhe njė nevojtore. Nevojtorja ėshtė aq e vogėl saqė kurrė s’kam bėrė seks nė tė. Kjo s’do tė thotė qė tė gjitha (ish)tė dashurat e mija ishin trashaluqe. Meqė ra fjala, unė pėrdor fjalėn “e dashur” nė vend tė “dashnore”, njė e metė tjetėr e imja besoj.
    Mė pėlqen tė vishem bukur. Prej mėse njė muaji jam i papunė, pa para, pa tė dashur dhe pėr fat tė mirė, akoma pa borxhe. Nuk ka gjė mė torturuese se borxhi. Habitem se si nuk e pėrdornin stalinistėt si mjet torture me efikasitet tė lartė. Ėshtė e vetmja gjė qė mė bėn tė lumtur nė kėtė botė mosmirėnjohėse. Fakti qė nuk kam borxhe. Po kaq mė trishton edhe e kundėrta. Shpirtėrisht mė kanė borxhe disa mosmirėnjohės arrogantė e tė pacipė.
    Jam i papunė dhe mė duhet tė paguaj qiranė e muajit. E zonja e dhomė-nevojtores sime ėshtė njė plakė llafazane pothuajse e sjellshme. Ajo kurrė nuk troket nė portėn time pėr tė kėrkuar qiranė gjithmonė tė vonuar. Ka njė mėnyrė mė tė sofistikuar pėr vjeljen e saj : ulet te pragu i derės sime me orė tė tėra duke kuvenduar me zė tė lartė me tė gjithė kalimtarėt. E ka zėrin aq tė fortė, saqė edhe kur ia kam paguar qiranė, mė krijohet pėrshtypja qė s’e kam paguar akoma. Kėtė farė dhome e paguaj shumė shtrenjtė. Ėshtė e pajisur lehtė. Paraardhėsi im e pėrdorte si zyrė varrimesh. Sapo hyn Brenda vėshtrimi tė bie mbi njė dyshek qė unė s’e pėrdor e qė pėr mungesė vėndi e kam mbėshtetur nė mur. Shpesh ai ka efekte psikologjike positive tek vizitoret e mia. Nė pėrkthim tė lirė dyshek do tė thotė seksbėrje. Nė disa raste mund tė pėrkthehet edhe gjumė, pėrkthim qė po e bėj shpesh kėto kohėt e fundit.

    (vazhdon pas pak…)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  6. #16
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Njė dollap gjigand antik zė njėrin mur. Ėshtė aq i madh saqė zbrazėtira e tij mė trembte, kėshtu qė e mbusha me dhjetra kėmisha, bluza, kostume, xhupa, pulovra,corape dhe ndėrresa. Nė muret e dhomės janė varur dy piktura dhe dy fotografi. Piktura e madhe paraqet njė plak me njė llullė tė ndezur, me njė kapele peshkatarėsh, por jo e frymėzuar nga “ Plaku dhe deti”. Sa herė qė e shoh bindem edhe mė shumė pėr faktin qė njė ditė edhe unė do thinjem e plakem si ai. Piktura tjetėr ėshtė njė vepėr e imja : njė pikėpyetje e zezė mbi njė pikėcuditėse tė gjelbėrt.
    Mbi kokėn e kanapesė-krevat hijeshojnė dy fotografi. Njė nudo e njė aktoreje vendase qė mė pėlqen ta seksoj dhe tjetra njė foto tepėr shprehėse e Sharon Stone : duket sikur nė castin e pozimit ka qenė nėn daltėn e ndonjė zezaku. Me pak fantazi zezaku mund tė shndėrrohet nė gomar : aq dhimbje shpreh fytyra e saj.
    Nė krah tė krevatit ndodhet njė bibliotekė e ngushtė dhe e lartė.Mbushur me libra dhe revista nė gjuhė tė ndryshme. Aty ndodhen edhe nja 5 a gjashtė libra tė mijtė.Rafti i poshtėm plot me cd dhe kaseta muzikore. Muzika vazhdon tė mė japė njė arėsye mė shumė pėr tė mos u ndjerė totalisht i rėndomtė. Nė rininė time tė hershme kam qenė dramėr.

    Sot kam ngrėnė vėtėm mjalt dhe gjalp. Pa bukė. Tė hollat qė kam nė xhep s’mjaftojnė pėr tė blerė njė franxhollė. Prej dy ditėsh jam nė terapinė e mjaltit. Me paratė e fundit duhet tė blija ose bukė ose cigare. Sigurisht qė zgjodha kėto tė fundit. Tymos rreth tre paketa nė ditė. Mė saktė, nuk tymos vec kur fle dhe kur bėj sekse. (Njė herė qė provova tė bėj sekse duke pirė cigare pėr pak sa nuk na mori flakė krevati…).
    Duhet tė bėj ca telefonata tek miqtė. Fillimisht mė duhen para pėr tė jeruar deri sa tė gjej punė.
    Marr Silvėn. Nuk pėrgjigjet. Rreth tre javė qė s’kapet. As nė cellular. Sa herė qė mė nevojitet ajo mungon. Kemi njėzet vjet qė njihemi. Miq tė ngushtė. Dhashė gjak pėr tė kur u operua para dy vjetėsh. Takohemi sa herė mė kėrkon ajo. Gjithmonė paguaj unė sigurisht.
    I telefonoj ish gruas sime. Bashkėjeton prej disa vjetėsh me njė farmacist vendas. Nuk e gjej as atė. Sa herė qė merr vesh qė unė ndodhem nė vėshtirėsi ekonomike ajo zhduket pa lėnė gjurmė. Njė javė para se tė humbja punėn mė kish kėrkuar ca para pėr tė blerė ca rroba tė brendėshme. Ia kisha dhėnė pa u menduar fare. Kish qenė ditėlindja e saj atė ditė. Mund tė ketė pa frikė mbi njėqind palė mbathje nė sirtarėt e saj. Tė paktėn kaq kishte kur u ndamė. Nuk e di nėse farmacisti i saj ka ndonjė mani tė tepruar tė grisjes sė mbathjeve tė saj.

    Provoj t’i telefonoj Vivianit, tė dashurės sime tė fundit. Mungon. Nga sekretaria telefonike dėgjoj zėrin e saj tė mirėsjellshėm qė kumton mungesėn e saj. Nuk i lė mesazh. Ajo e di katandisjen time tė tanishme. S’mė ka telefonuar fare gjatė kėtyre javėve tė mundimshme. Ajo ka shtėpinė e saj. Jeton vetėm. Sekretare menazhimi e njė banke tė madhe. Fiton nė njė muaj sa fitoj unė nė gjysėm viti. Trashėgimtare fatlume e njė hoteli tė kushtueshėm nė njė ishull turistik.Ishim ndarė fare papritur. Njė faks i sė ėmės e detyronte pėr kėtė gjė, pėrndryshe trashėgimia e saj pasurore do tė vihej nė dyshim.
    “ Tė dhjefsha pasurinė e sat’ ėme!”, kisha rrėmbyer plackat e mia dhe isha rikthyer nė dhomėn time tė varfėr.


    (vazhdon pas pak...)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •