Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    OMONIA - Geixh: Rruga nė BE kalon nga ju

    Vizita e greko-amerikanit nė Dervican, pėr pėrvjetorin e OMONIA-s

    Geixh: Rruga nė BE kalon nga ju
    "Shqipėria tė respektojė minoritetin"

    Greko-amerikani Nikolla Gaxojani ose siē njihet me emrin e tij tė amerikanizuar Nikolas Geixh ka vizutuar dje Derviēanin e Gjirokastrės. Qėllimi ishte pjesmarrja nė festėn e pėrvjetorit tė 14 tė krijimit tė organizatės OMONIA. Ai ka deklaruar se BE nuk do t'i hapė portat Shqipėrisė nė rast se nuk respektohen tė drejtat e grekėve tė Shqipėrisė, si dhe ka kėrkuar qė tė njoftohen menjėherė rastet e dhunimeve tė minoritarėve pėr t'i bėrė publike kudo.

    LAJMI

    Nė 14 vjetorin e krijimit tė organizatės OMONIA ėshtė mbajtur njė shėrbese fetare pėrshpirtje pėr drejtuesit e OMONIA-s nė vite qė nuk jetojnė mė, si Niko Papa, Panajot Marku etj. Mė pas Ambasadori grek nė Tiranė. greko-amerikani Gaxojani, kryetari i OMONIA-s Jani Jani, kryetari i PBDNJ Vangjel Dule janė drejtuar nė qendrėn kulturore nė Dervician ku do mbahej edhe cermonia pėr pėrvjetorin e krijimit tė OMONIA-s. Kryetari i PBDNJ dega Gjirokastėr nė fjalėn e hapjes sė cermonisė tha se "nė 14 vjet OMONIA nuk ėshtė shuar pasi ėshtė gdhenur nė shpirtin e ēdo epirioti. Qė ne t'ju ndihmojmė ka vazhduar Geixh duhet tė njohim ēdo tė padrejtė qė ju ndodh si pėrshembull ēdo minoritar qė ngacmohet apo dhunohet pa tė drejtė nga policia apo pėr ēdo shkollė kristiane apo kishė qė dhunohet nga vandalizmi. Na informoni me kėto dhe ne do ti bėjmė present kudo. "E njohim urretjen qė ekziston tek disa ekstremistė kundėr grekėve tė Shqipėrisė dhe kjo ėshtė njė gjė shumė e keqe sepse dikur Shqipėria e Greqia ishin vetėm njė vend dhe njė ditė do tė jenė vetėm njė vend dhe do tė quhen europianė dhe deri atėherė duhet tė kemi organizim dhe bashkim me njėri-tjetrin", tha Geixh. Mė pas ai shtoi se asnjė gazetė apo television nuk do tė flasė keq pėr minoritetin grek, kritika do tė ketė por ato tė bėhen nė mes jush dhe me dyer tė mbyllura. "Urretja qė duan tė fusin disa shqiptarė apo ndarja qė kėrkojnė tė fusin disa nga tanėt ėshtė njė pengesė e madhe pėr ju dhe ne grekėt e amerikės kėrkojmė tė vijnė ditė mė tė mira pėr ju dhe nuk do tė qetėsohemi deri sa ta arrijmė kėtė. geixh ka shtuar se nė vitin '91 kur ne krijuam OMONIA-n, lėviznin hijet e natės tė cilat na trembnin qė tė mos krijohej OMONIA dhe kėrkonin tė hapnin plagė. "Kjo ndodh edhe sot, madje janė edhe mė tė organizuar duke mbėshtetur politikėn e ryshfeteve. Qė zėri i tyre tė dėgjohet grekėt e Shqipėrisė duhet tė jenė si njė njeri i vetėm", ka thėnė Geixh mbase duke patur parasysh faktin qė kjo organizatė ėshtė pėrēarė tashmė. "Politikanėt e Shqipėrisė e dinė mirė se dyert e Europės sė bashkuar do tė mbeten tė mbyllura nėse nuk vendosin tė njohin tė drejtat tuaja. Njohin gjithashtu se mbėshtetje pėr Shqipėrinė do tė jetė sjellja e qeverisė shqiptare pėrballė minoritetit grek", tha Geixh. Organizata e minoritetit grek OMONIA u pėrēa vetėm pak muaj mė parė. Njė tjetėr organizatė qė pretendon pėrfaqėsimin e interesave tė minoritetit ėshtė krijuar nė Gjirokastėr. Ajo quhet Pirro dhe krijimi i saj duket se nuk ėshtė mirėpritur aspak nga greko-amerikani Nikolas Geixh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Marte, 18 Janar 2005


    "RRUGA PER NE BE NUK KALON NGA GREQIA"

    Intervistoi: Tedi Blushi

    "Rruga e Shqiperise per ne Bashkimin Europian nuk kalon nga Greqia". Keshtu u eshte kunderpergjigjur kryetari i PUK-se, Idajet Beqiri, deklaratave te greko-amerikanit Nikolas Geixh, te dhena gjate 14-vjetorit te OMONIA-s ne Dervican. Sipas Beqirit ne Shqiperi nuk ekziston asnje problem grek, perkundrazi ky minoritet eshte me i privilegjuari ne vendin tone. "Realisht nuk ekziston problem me minoritetin grek, por ekziston nje problem tjeter, ai i cameve dhe i arvanitasve qe jane ne Greqi", shprehet kreu i PUK-ut.

    Kreu i lobit grek ne Amerike, Nikolas Geixh, ne 14-vjetorin e OMONIA-s ka kerkuar serish respektim me te madh te te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi. Mendoni se pakicat greke realisht ndihen te diskriminuara?

    Eshte nje strategji e vjeter qe predikohet nga njerez te vjeter sikurse eshte Nikolas Geixh, qe e thene me shkurt aplikohet sipas parimit "mbrojtja me e mire eshte sulmi". Ai pretendon nje ceshtje e cila mund te them eshte inekzistente. Kjo pasi ne Shqiperi nuk ekziston problemi grek. Madje ky problem nuk ka ekzistuar as ne kohen e regjimit monist, perkundrazi te gjitha minoritetet ne Shqiperi e ne menyre te posa'_minoriteti grek historikisht eshte trajtuar dhe i ka gezuar te gjitha te drejtat sipas standardeve nderkombetare. Per kete shkak jam i bindur se problem me kete minoritet nuk ka. Eshte e vertete qe ne Shqiperi ka shume probleme ekonomike, sociale, arsimore, etj, pra lloj-lloj problemesh te cilat jane shqiptare. Keshtu minoriteti ne kuadrin e popullit shqiptar nuk eshte diskriminuar, perkundrazi ata kane gezuar me shume te drejta sesa ne shqiptaret. Kjo ka dhe arsyen e vet qe ne shqiptaret historikisht me shume bejme per mikun, pra per ate qe eshte i ardhur tek ne sesa bejme per veten tone. Dhe gjithmone kemi krijuar nje klime te tille me minoritaret qe ata te mos e ndiejne kurre veten se jane pakice ne vendin tone. Historia eshte deshmia me e qarte per kete.

    Thoni se sipas Geixhit sulmi eshte mbrojtja me e mire. Ku e mbeshtetni ju kete fakt?

    Sepse realisht nuk ekziston problem me minoritetin grek, por ekziston nje problem shqiptar, nje problem cam dhe i arvanitasve qe jane ne Greqi. Ne Greqi jetojne shume shqiptare dhe per nga numri ata jane vertet nje numer shume i madh. Ata kane edhe nje bashkesi te madhe kulturore sic jane arvanitasit e Shqiperise, por nga ana tjeter ekziston edhe problemi cam. Jane shperngulur nga trojet e tyre 300 mije came duke lene atje pasurite, tapite e tokave e varret e te pareve te tyre. Greqia i ka shperngulur ata me genocid e pa asnje lloj baze juridike, pa u mbeshtetur ne asnje norme juridike nderkombetare, pa u mbeshtetur ne asnje lloj politike apo dimplomacie. Camet jane shperngulur nga Greqia me genocid mbi bazen e ligjit te xhungles. Per rrjedhoje ekziston problemi cam. Dhe Shqiperia ndonese ka te drejte te kerkoje zgjidhjen e kesaj ceshtjeje nuk po e ushtron si duhet ate, madje as politika zyrtare. Ne menyre te vecante ka mangesi serioze qeveria e Shqiperise, por edhe institucionet e tjera te ketij shteti duke filluar nga ai i Presidences, por edhe tek te gjithe forcat politike, te cilat tregohen inferiore dhe nuk i kerkojne Greqise minimumin e minimumit, reciprocitetin. Kjo nuk do te thote se meqe ata nuk na japin te drejten e rikthimit te cameve ne tokat e tyre nga jane perzene me dhune, me qe ata nuk na japin asnje te drejte kulturore, arsimore, perfaqesimin ne Parlament te arvanitasve, hapjen e shkollave shqipe apo te mediave shqiptare ne Greqi, etj, ne t'i trajtojme keq minoritaret greke ketu ne Shqiperi. Ne asnje menyre nuk duhet te ndodhe kjo gje. Jam kategorisht kunder kesaj. Minoriteti grek ne Shqiperi duhet t'i gezoje te gjitha te drejtat qe kane gezuar deri me sot. Por politika jone zyrtare duhet te beje presion dhe sidomos ne Bashkimin Europian qe shqiptareve came t'u njihen te gjitha te drejtat sic i takojne cdo lloj pakice kombetare ne vendet e ndryshme te botes. Greqia eshte vendi me i prapambetur ne kete drejtim dhe duke qene vendi qe i diskriminon maksimalisht pakicat kombetare ajo nepermjet Geixhit kerkon qe gjithmone te hedhi balte mbi te tjeret, konkretisht mbi Shqiperine, se gjoja vetem ne kemi probleme me minoritetin. Kjo per te fshehur kete problem shume te madh qe ata kane me pakicat tona kombetare qe jane ne Greqi, por dhe per problemin cam ne menyre te posacme.

    Te fokusohemi tek ceshtja came. Cfare ka bere konkretisht Partia e Unitetit Kombetar por dhe Fronti per Bashkimin Kombetar Shqiptar per zgjidhjen e ketij problemi?Une ju siguroj se Partia e Unitetit Kombetar qe une perfaqesoj, si forca kryesore nder partite e tjera politike qe perbejne Frontin per Bashkimin Kombetar Shqiptar kemi punuar, po punojme dhe do luftojme me te gjitha llojet e mjeteve politiko-diplomatike qe problemi cam te zgjidhet e camet te kthehen ne trojet e tyre. Po angazhohemi qe problemi arvanitas te gjallerohet dhe pakicat shqiptare duke futur dhe camet te kthehen ne tokat e tyre ne Greqi e te gezojne minimumi ato te drejta dhe liri qe shteti shqiptar iu ka njohur dhe do t'u njohe ne te ardhmen sipas gjithe standardeve nderkombetare pakicave greke ne Shqiperi.

    Ne nje leter derguar kryeministrit Nano, kreu i Federates Pan-epirotike mes te tjerash paralajmeron indirekt Shqiperine se integrimi i saj ne strukturat euro-atlantike varet nga lobi grek ne SHBA dhe nga vete Greqia. Sa e besoni ju nje fakt te tille?

    Integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian eshte problem shqiptar. Ne BE ne do te integrohemi ne radhe te pare si komb shqiptar i bashkuar dhe ky eshte edhe synimi i forces qe une perfaqesoj. Por standardet qe ka percaktuar BE-ja jane standarde qe politika zyrtare, por dhe forcat politike ne Shqiperi, po punojne qe t'i plotesojne ne menyre qe ne ta meritojme vertet futjen ne BE. Por rruga per ne BE as ka qene, as eshte dhe as nuk duhet te jete kurre Greqia. Nese forcat politike shqiptare, nese politika zyrtare dhe politika kombetare shqiptare do te genjehet dhe do ta kerkoje kete rruge permes Greqise, ne nuk do te shkojme kurre ne BE dhe do te jemi vendi me i diskriminuar i Europes.


    marre nga Koha Jone


    Une nuk e di se pse shtypi shqiptar i jep kaq shume buje dhe rendesi ketij fare qelbesire qe vjen dhe tregon andrrat e tij ne vendin tone. Ky nuk eshte askushi fare. Herave tjera duhet te injorohet plotesisht, dhe edhe ti Cyclo, mos sill artikuj te tille fare sepse nuk kane kurrfare vlere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 18-01-2005 mė 03:31
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Kasimis pėr PBDNJ e OMONIA: Rėndėsi ka uniteti
    Nga _AuLoNa_ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 16:47
  3. OMONIA, Greqisė: "Jo" MSA-sė me Shqipėrinė
    Nga Bledari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 17:17
  4. Epiri ne lashtesi dhe sot/Epirus in ancient times and today
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 01:00
  5. Himare: Votimet perfundojne, arrestimet fillojne
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 25-11-2003, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •