Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    ANALFABET NE SHESHIN "SKENDERBEJ"!!

    Natėn e gjatė tė ndėrrimit tė viteve, ashtu si edhe shumė qytetarė tė Tiranės, mbas darkės familjare, e kalova nė sheshin "Skėnderbej ", me mikrofon nė dorė, i shoqėruar me telekameran e stacionit NEWS 24, nga kolegu Olsi Shehu.
    Qėllimi: tė pasqyronim festėn qė banorėt e kryeqytetit do tė bėnin nė qendėr.
    Zhgėnjimi ishte i shpejtė. Sheshin e mbushėn njerėz tė varfėr tė ardhur nga periferia. Pėrgjithėsisht tė rinj. Veshur keq. Me fytyra tė lodhura. Njerėz tė cilėt na thanė se tavolinat boshe dhe mungesa e dritave i kishin bėrė tė linin prindėrit nė gjumė dhe t'i turreshin sheshit. Aty kishin dėshirė pėr t'u ngrohur me ulėrimėt e veta, me zhurmėn e koncertit tė Vitit tė Ri dhe djegien e parave tė fundit. Djegien e parave me fishekzjarrė, tė cilėt, nė vend qė tė sillnin hare nė shesh, mbillnin ankth, tmerr dhe frikė. Kishte shumė grupe tė pėrbėra nga tė rinj me gojė pa dhėmbė dhe plot sharje. Me grushta gati pėr t'u pėrleshur me kėdo qė do t'u kėrkonte tė mos e bezdisnin tek shėtiste i shoqėruar me motrėn, gruan, kushėrirėn a tė fejuarėn. U tmerrova nga guximi i tyre pėr tė bėrė keq. Na i hidhnin fishekzjarret surratit, tek intervistonim bashkėqytetarėt tanė. Tė shkretėt kėngėtarė, valltarė dhe spiker tė koncertit! Detyroheshin tė qėndronin nė fund tė skenės, pėr tė shpėtuar nga goditjet me fishekzjarre! U detyruan t'i luteshin spektatorit qė "e duan shumė" pėr tė mos i qėlluar! Dhe kur mbaronin pjesėn e kėnduar, tė kėrcyer a tė recituar, me frikė nė zemėr, largoheshin plot mallkime nė vend tė urimeve pėr Vitin e Ri. Natė ferri, vėrtet natė ferri ajo e mesnatės sė ndėrrimit tė viteve nė sheshin "Skėnderbej"!
    Aty nuk pashė njerėz publikė, nga ata qė i kemi votuar pėr tė na qeverisur! Pashė forcat e Rendit tė shpėrndarė nėpėr shesh. Tė gjorėt policė! Ata bėnė ē'ishte e mundur qė pasojat e eksitimit tė turmės tė ishin minimale pėr vetė shėndetin e saj. Pėr fat, prania e forcave tė Rendit evitoi aksidentet qė ndodhin nė kėsi rastesh.
    Njerėz tė paedukuar takova nė shesh. Pra, njerėz tė rritur keq, tė arsimuar keq dhe tė pa formuar pėr tė qenė qytetarė tė njė shoqėrie tė hapur. Kush do ta bėjė kėtė? Ministria e Arsimit, qė merret me shkencėn e tenderave?
    Dhe unė me mikrofonin tim gėnjeja! Bėja sikur nuk e shikoja atė tmerr! Tregoja gėzim, ndėrkohė qė isha i trishtuar. U zura natėn e Vitit tė Ri. Shava shumė njerėz me fjalėt mė tė ndyra tė fjalorit tė shqipes dhe pastaj i dėrrmuar u futa nė njė restorant shik tė Tiranės, ku fytyrat e derrave tė kėnaqur mė kujtuan se ishin mė tė bukura ato fytyra qė kisha lėnė nė shesh, mes tymit maramendės tė fishekzjarreve.
    Ulur nė njė cep, ndjeva erėn e mariuanės. Ktheva kokėn dhe pashė tek thithnin hashash fėmijė tė derrave tė kėnaqur. Nė restorantin e Tiranės, ashtu si edhe nė restorante dhe hotele tė tjera, festonte borgjezia e re shqiptare, dalė nga korupsioni, vjedhja e parave publike, mashtrimet e qytetarit dhe fitimi i shpejtė qė japin trafiqet gjithėfarėshe. Jargaviteshin duke pėrtypur gjel deti dhe duke parė nga larg nėpėrmjet dritareve turmėn e sheshit "Skėnderbej", tek kotej dhe thithte tymin e rėndė tė barutit tė djegur.
    Ora gjashtė e mėngjesit mė gjeti mes puntorėve tė pastrimit tė sheshit. Kafenė e parė nuk mund tė pija nė pasticerinė e Pallatit tė Kulturės, aty ku moshatarėt e mi e kishin si vend ku ēonin tė dashurat pėr akullore, kasatė a ėmbėlsirė. Ajo pasticeri nė katin e sipėrm tė Pallatit tė Kulturės ėshtė mbyllur. Hapėsira e saj ėshtė kthyer nė zyra pune pėr policinė ndėrkombėtare. Nga sheshi, silueta e njė burri tė gjatė me uniformė policie tė huaj mė bėri tė kujtoj se vendi im ėshtė shumė problematik pėr sigurinė e tė tjerėve rrotull.
    Por policin ndėrkombėtar e harrova shpejt!
    E papritura e parė e vitit 2005 ishte takimi nė orėt e para tė mėngjesit tė datės 1 janar me njė analfabet.
    Ishte katėrmbėdhjet vjeē. E gjeta mes njė grupi qytetarėsh, tek intervistoja dhe bėja pyetjet e zakonshme nė lidhje me dėshirat pėr Vitin e Ri.
    Biseda mes nesh ishte kjo:
    - Sa vjeē je?
    - Katėrmbėdhjetė.
    - Ē'tė solli Viti i Ri?
    - A?
    - Viti i Ri, ēfarė dhurate tė solli?
    - Ndonjė bluzė, ndonjė biēikletė-tha djali, duke shprehur dėshirėn pėr ato dhurata tė papasura.
    - Unė tė uroj suksese nė shkollė-i thashė djalit.
    - Nuk jam nė shkollė-mė tha ai.
    - E ke mbaruar?-vazhdova.
    - Jo, nuk kam qenė kurrė, nuk kam bėrė asnjė klasė-tha djali i njė punėtori tė kryeqytetit. Lindur nė Tiranė ky djalė dhe rritur pa plotėsuar detyrimin ligjor pėr ndjekjen e shkollės tetėvjeēare.
    Sa tė tillė analfabetė ka Tirana?
    E kush e di! Se mos ne qytetarėt kemi votuar pėr njerėz qė tė na qeverisin nė tė mirėn tonė! Se mos kemi gjetur mes nesh ata qė do tė digjen si qiriu qė tė na ndriēojnė pėr tė parė mė mirė!
    Jemi ende nė atė fazė tė zhvillimit shoqėror, ku votojmė njerėz qė na mashtrojnė, qė vjedhin paratė e buxhetit tė shtetit, tė caktuar pėr arsimimin e fėmijėve tė Republikės sė Shqipėrisė.

  2. #2
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    turp.......

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    esht variant nanoist qe lumpenin ta len te bej qejf ne rrug e vet te ikin me dashnoret ne NYS sikurse Edvini me Rudinen kto dit e ai bo.le madhi tjeter ne Dubai..
    kuptohet para se te ikin ja kan marre porezin (thesin me miliona) atij mafiozit qe ka prure vaporrin me fishekzjarre nga Kina..
    Ti shit kapsollat e fishekzjarret o m.ut i thone e ..te dalldisen pis mileti e eja ktu e tundi tek Moni..ato miljonat se na duhen shpejt per Lugano e Bruklin..
    Le te digjen injorantet e te nxjerrin syte ..na vemi atje ku eshte lezeti..




    oj tironsit..katundar mbeten..len shpijat me u pompu me squfur e fosfor nja tre or te mira te sheshi leshit me i ba bloz mushkrit e fmive te vegjel .. qe te duket se "feston Shqiperia socialiste nga gezimi""..
    me m.ut milet qe ka tirana..as ne terbac e levan nuk e gjen..

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Mire e ka brari kur zbret tjetri nga maja malit dhe kerkon te bej hajer ne kryeqytet ca pret mo. Nejse se ka shume si puna e ketij rasti qe the edhe do vazhdoje te kete perderisa ska ligj qe te rregulloje sistemin shoqeror, sepse ligjet shkruhen por nuk zbatohen.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Problemi ne Shqiperi nuk eshte se ligjet shkruhen por nuk zbatohen por qe ligjet nuk shkruhen fare sepse te pashkruar e bejne me te lehte qeverisjen.
    Nuk eshte viti i pare ky qe festa ne qender te Tiranes vizitohet vetem nga prapambetja e kryeqytetizuar por ja qe ky eshte realiteti .... i hidhur ....mendoj se eshte me shume se i hidhur por thone qe ēdo popull ka qeverine qe meriton uroj qe per ne te ndryshoje.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  6. #6
    Go Pistons Maska e ledio
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    diku ne bote
    Postime
    625
    Shpirt Njeriu, welcome to Albania.
    Tani mos be edhe ti sikur nuk je takuar me Shqipetare ndonjehere.
    Te tere e dime qe ne jetojme si kafshe. Nje gje te bukur te shohim shkojme edhe e prishim.
    well, that's us.

    Ledio
    *Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
    *There is no such thing as no chance.
    *There's a better way to do it.......... find it
    *If you can dream it, you can do it
    *You haven't failed until you quit trying
    *Success doesn't came to you..........you go to it.

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Se mos kemi gjetur mes nesh ata qė do tė digjen si qiriu qė tė na ndriēojnė pėr tė parė mė mirė!
    Jemi ende nė atė fazė tė zhvillimit shoqėror, ku votojmė njerėz qė na mashtrojnė, qė vjedhin paratė e buxhetit tė shtetit, tė caktuar pėr arsimimin e fėmijėve tė Republikės sė Shqipėrisė.
    Cfare fatkeqesie!

    (Zoti na ndihmoft, por jo ne qoftese ne sduam te ndihmojm veten!)

    P.S: Shpirt Njeriu, beret mire qe e postuat k'tu ate artikull.

  8. #8
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Qenka mbushur kjo tema me "lot" .
    A keni hallin e varfėrisė qė s'ka e s'do ketė derman kurrė e kudo... apo hallin e borgjezisė shqiptare qė bėn qejf ?
    Si s'u lodhėt....?!
    Dilni jashtė e gėzoni atė qė ju ka ra pėr risk , se edhe atė pėrkohėsisht e keni.

    Fjalėn mu* pranė Tiranės mos e shkruani mė.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Keshtu si thoni ju mua me duket se aty ka qen me bukur se ne boston. rremuj fare cdo njeri shpreh ate qe ndien dhe feston ashtu sic ndien ca te keqe ka pse ankoheni.

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Qenka mbushur kjo tema me "lot" .
    A keni hallin e varfėrisė qė s'ka e s'do ketė derman kurrė e kudo... apo hallin e borgjezisė shqiptare qė bėn qejf ?
    Si s'u lodhėt....?!
    Dilni jashtė e gėzoni atė qė ju ka ra pėr risk , se edhe atė pėrkohėsisht e keni.
    Jeta nuk eshte aq e thjesht sa te thuash vetem "seize the moment". Sigurisht ajo duhet shfrytezuar sa e kemi mundesine por cfare ndodhe kur njeriu do me teper mundesira? Cfare ndodhe kur ka njerez (perfshi k'tu edhe qeveritar) qe te limitojn mundesite ne k'te jete... atehere cfare?

    Fatkeqesisht ne shoqerine tone duhen ven ne dukje vazhdimisht (ato mangesira, probleme) sepse ka njerez qe ju duhet rifreskuar truri ... per mangesirat qe ka vendi yn, dhe per te mirat qe kan ata qe jan jashte vendit (qe patjeter duhen shfrytezuar)...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si ju duket Qendra e Tiranes?
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 09:25
  2. Zhduket nė sheshin e trageteve gruaja e pronarit tė "Bruno"
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-08-2005, 04:42
  3. Vlora: Fatos Nano ne det,mbi 30 mije vete ne sheshin e Flamurit
    Nga NEOLTI nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 02:58
  4. Debati mbi qendren e Tiranes
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-05-2004, 02:23
  5. "Nano Ik", protesta sėrrisht nė Bruksel
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •