Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Pse ka dështuar prokuroria në cështjen e Shkallnuerit

    Pse ka dështuar prokuroria në cështjen e Shkallnuerit

    Agron Gurabardhi
    Jurist

    Nikoll Lesi deputet i këtij legjislacioni, ish i
    priviligjuar e i zgjedhur si deputet nga Partia
    Socialiste, i emëruar nga Gjykata Kushtetuese,
    pikërisht nga dy persona të cilët sot ai i akuzon si
    trafikant armësh, Fatos Nano, kryeministër i vendit
    dhe Fehmi Abdiu ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
    Deputeti Lesi, me datë 8 Nëntor 2004, me fjalën e tij
    në parlament, bëri të mbuloheshin me djersë
    kryeministrin dhe ish kryetarin e gjykatës
    kushtetuese, me akuzën ndaj tyre për trafik armësh. Po
    kështu edhe ministrin aktual të kulturës apo
    pjesmarrësit e tjerë që mendohen të kenë qënë të
    pranishëm në ngjarjen e Shkallnuerit.
    I njohur fillimisht nga shkrimet në Koha Jonë e më pas
    nga ekrani si politikan, fjala e tij në parlament doli
    jashtë armaturës mbrojtëse të pengimit të fjalës lirë.
    Lesi ishte ai që i rikujtoi mbarë shqiptarëve kudo që
    janë se shteti i tyre po drejtohet nga trafikantë dhe
    njerëz të inkriminuar të veshur me imunitet.
    Jo pak vetë i kanë thënë zotit Lesi se "e keni
    vendosur veten në rrezik", "pushteti është hakmarrës
    dhe ka goditje të fortë"," duhet të bëni kujdes". Por
    Lesi me veprimet e tij i shpërfilli presionet e tyre.
    Dikush i ka thënë se do t'ju vrasin e ai përgjigjet
    "Kokë për kokë". Nuk dihet nëse deputeti Lesi, ka
    patur këtu parasysh kanunin e Skëndërbeut apo
    legjendën e Kok Malçit nga Mati, i cili kur shkoi mik
    diku, të zotët e shtëpisë i nxorën një qëngj të pjekur
    dhe i thanë:" Kë pjesë të qingjit do prekni?". Kok
    Malçi u përgjigj: "Koka han vetëm kokën". Këtë le ta
    sqarojë zoti Lesi.
    Deklarata e deputetit Lesi dhe zbardhja e një bisede
    të regjistruar, që paraqiti ai në lidhje me ngjarjen e
    Shkallnuerit, na bëjnë të analizojmë këte ngjarje, ku
    mendohet si autor krimi kryeministri shqiptar dhe që
    personazhe të tjerë të qeverisë e politikës shqiptare
    të kishin djeni.
    Ishte fillim shkurti i vitit 2001. Ishte natë dhe kohë
    e keqe. Banori i Shkallnuerit, i ndjeri Petrit Islami,
    po shkonte në shtëpi, pa benz e pa targa, pa
    badiguardë dhe pa servila. Në shtëpi nuk e priste
    ndonjë banket apo tjetër orgji sallonesh. Atë e
    prisnin fëmijët, skamja, varfëria e mungesa e dritave.
    I ndjeri Petrit Islami u aksidentua. Ai vdiq dhe shumë
    pyetje mbeten për t'u shpjeguar nga logjika jonë.
    Ndoshta këto do të kishin pak rëndësi për zbulimin e
    çështjes, por ndoshta janë zgjidhja e saj. Pra të
    gjendet vrasësi, të gjëndet shkaku i vrasjes, të
    gjendet urdhëruesi i fshehjes së krimit dhe ata që
    ndihmuan në këtë fshehje, qëllimet e tyre të
    mbrapshta.
    I ndjeri Petrit Islami u aksidentua me pasojë vdekje
    në aksin rrugor Tiranë- Durrës dhe gjurmët e krimit u
    mbuluan e u mbushën me baltë.
    Bëhet një aksident, thyhet një xham, shtrëmbërohet një
    llamarinë dhe policia vrapon për të bërë ekspertizën.
    Bëhet një protestë nga shoqata "Mjaft" apo një
    protestë pedagogësh dhe policia vrapon të zbulojë me
    saktësi përgjegjësit dhe organizatorët. Aksidentohet
    një fshatar me pasoja vdekje dhe askush nuk
    preokupohet për të. Petriti vdiq dhe kaloi shumë kohë
    e autori i krimit nuk është gjendur, as urdhëruesi i
    mbulimit të krimit, as personat që janë në djeni të
    këtij urdhëri, as makina që i mori jetën, as targa e
    as tipi i saj. Aq i vështirë të ishte ky hetim? Vetëm
    në qoftë se autori ishte ai që është përfolur e
    përflitet, si në familjen e viktimës ashtu edhe në
    fshatin e tij dhe në gjithë Shqipërinë. Një krim i
    tillë është vështirë të mbetet mister nëse nga policia
    dhe prokuroria do të ishin grumbulluar të gjitha
    provat për të cilat përflitej ato ditë, nëse do të
    ishin marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët për të
    cilët përflitej menjëherë pas aksidentit.
    Pak minuta pas aksidentit është njoftuar policia e
    Durrësit, e cila ka shkuar në vendngjarje dhe që ka
    patur një detyrë, për të hetuar ngjarjen, grumbulluar
    provat duke respektuar procedurën ligjore. Vallë
    vrasja kishte motiv apo jo? Ishte aksident i
    qëllimshëm apo jo? Ishte shkaktuar nga goditja me
    makinë apo jo? Me pjesmarrjen e një apo shumë
    personave? Me vdekje të menjëherëshme apo viktima
    është lënë në agoni pa ndihmë? Të gjitha këto mbeten
    në sfondin e pandriçuar të organeve të policisë e
    prokurorisë, jo nga paaftësia e saj, përkundrazi, nga
    aftësia për t'i lënë ato në hije, për të mos zbuluar
    autorët, nga dëshira për të varrosur të vërtetën.
    Ka shumë shkaqë që policia dhe prokuroria duhet t'i
    merrte por dhe "jo" në konsideratë për të kërkuar
    motivet e përbashkëta për aksidentin me pasojë vdekje
    që tashmë njihet me emrin "viktima Shkallnuerit". Në
    radhë të parë është i dukshën fakti, që menjëherë pas
    aksidentit, përshpëritej se autori është një person
    "VIP" e viktima një fshatar, i cili pas aksidentit
    hidhet në kanal e mbulohet duke konsumuar një krim të
    shëmtuar, por edhe një pabesi që bie ndesh me zakonet
    shqiptare, të cilat janë bërë pjesë e ndërgjegjes së
    njerëzve. Të vërteta të tilla nuk mund të mos zbulohen
    e aq më keq të mbulohen e të mund të mos dënohen.
    Kush mund të mbulojë këtë krim me plotë gjurmë e
    dëshmitarë okularë, nga pala e viktimës dhe të autorit
    të krimi, sic përflitej pas aksidentit?!
    Këtë mund ta bëjnë veçse njerëzit servila dhe
    frikacakë e të specializuar për punë të tilla, të
    cilët për të mbuluar poshtërsinë e tyre thonë nëpër
    bilardo, ndoshta sinqerisht të bindur, ndoshta të
    paguar ose të frikësuar, apo ndoshta edhe se i është
    premtuar gradimi:" Eshtë absurde të mendohet që Petrit
    Islami u aksidentua nga personi VIP. Po të shohim
    ngjarjen, viktima ishtë në rrugë, koha ishte e keqe.
    Viktima ishte me rroba të errëta e nuk shihej. Nga
    pakujdesia e drejtuesit të ndonjë automjeti, ndonjë
    shofer i dehur, jo profesionist, e ka goditur dhe më
    pas është larguar. A mundet që personi për të cilin
    flitet, me një autoritet kaq të madh, ta ketë
    aksidentuar me pasojë vdekje e më pas të jetë larguar,
    e aq më tepër kur kanë qënë në makinë edhe persona të
    tjerë, sic përflitet? Në asnjë mënyrë! Por kjo bëhet
    për të denigruar figurën e tij e për ta përdorur ato
    që e kanë përhapur këtë, për qëllimet e tyre."
    Arsyetimi që bëjnë këta punonjës drejtësie, gjatë
    lojrava të bilardos, duket sikur i përshkon një
    logjikë e arsyeshme, por në fakt ky aspekt çon në një
    rrugë të gabuar dhe në probleme me shumë pikëpyetje
    për gjetjen e së vërtetës.
    Për zbulimin e saj drejtësia duhet të vërtetojë çdo
    hipotezë të mundëshme në kryerjen e një vepre
    kriminale. Në këtë kuadër duhet shikuar edhe hetuar
    edhe ndaj këtyre thënieve apo thashethemeve, pasi kjo
    mund të na çojë në një tjetër vepër penale të fshehjes
    së krimit nga persona, të cilët e kanë për detyrë për
    ta zbuluar atë.
    Pra të gjitha këto janë të mundëshme edhe përse mund
    të duken absurde. Kjo do të ishte e mundur për
    cështjen në rast se për të do të kishte një provë, mbi
    bazën e të cilës do të ndërtohej plani i verifikimit
    të hipotezës.
    Të gjitha këto mbeten pa baza kur shikon se policia
    dhe prokurorët e kësaj çështje, nuk kanë shfaqur
    ndonjë dyshim të tillë, nuk kanë bëre asnjë hetim,
    përkundrazi, janë mbuluar fakte dhe ngatërruar të
    dhëna provash e targash, tipe makinash, etj. Këtë
    konkluzion e mbështesin pyetjet:" A bëri prokuroria
    ndonjë hetim në lidhje me makinën që u përfol se bëri
    aksidentin? C'u bë me atë makinë? Ku ndodhet ajo sot?
    A iu bë ndonjë ekspertizë shkencore për të verifikuar
    nëse është bërë aksidenti me të e për ta krahasuar më
    pas më të dhënat e ekspertizës së viktimës dhe
    kqyerjes së vendit të ngjarjes?" U përfol se ajo u
    fsheh në depot e një biznesmeni të Durrësit. A shkoi
    prokuroria qoftë edhe formalisht për ta verifikuar një
    gjë të tillë? A mbajti ndonjë proces-verbal dhe në
    prani të kujt? A mori prokuroria në pyetje ndonjërin
    nga personat e përfolur menjëherë pas aksidentit? A u
    bë krahasimi i këtyre dëshmive për të verifikuar
    kundërthëniet?
    Këtu mund të shtrojmë edhe pyetjet nëse është rastësi
    që nuk u morën në pyetje personat e përfolur pas
    aksidentit. Përse nuk u hetua në lidhje me këta
    persona, mendoni se ishte rastësi? Po emërimi si një
    nga shefat e drejtorisë së ruajtjes së personaliteteve
    të ish- shefit të qarkullimit rrugor të Durrësit, në
    kohën e aksidentit, të jetë rastësi? Rastësi të jetë
    gjithashtu që vëllai i pronarit të depos, ku përflitej
    se është fshehur makina që ka bërë aksidentin,
    zgjidhet drejtues i një pushteti lokal? Autori i
    krimit ndoshta do të ishte gjetur dhe çështja do të
    kishte marrë drejtim nëse do t'i ishin dhënë përgjigje
    pyetjeve të lartpërmëndura apo rastësive, ku më duhet
    të shtoj edhe "rastësinë" kur grupi parlamentar i
    mazhorancës, votoi kundra ngritjes së grupit hetimor
    parlamentar për këtë problem. E meqë jemi këtu mendoj
    se rrëzimi në parlament i ngritjes së këtij komisioni,
    për hetimin e akuzave publike për kryeministrin, është
    antikushtetues. Ngritjen e këtij komisioni e lejon
    interpretimi i vendimit të gjykatës kushtetuese, që
    thotë shprehimisht se me firmat e 1/4 të deputetëve,
    komisioni është automatikisht i ngritur. Por deputetët
    e mazhorancës votuan kundër këtij vendimi. Dikush i
    bindur se ashtu duhej votuar, dikush i frikësuar,
    dikush mbase i paguar e dikush për premtime të ndonjë
    posti. Kishte edhe nga ata ushtarë deputetë, që për të
    penguar zbardhien e denoncimit publik të deputetit
    Lesi, propozuan ngritjen e grupeve hetimore
    parlamentare për probleme të viteve 1992-1996. Ku
    ishin këta ushtarë deputetë deri tani? Kush i ka
    penguar ato të bënin një gjë të tillë më parë? Ka dhe
    ndonjë ish- kapter deputet, i çgraduar nga posti, që
    për servilizëm e për reabilitim apo për të realizuar
    ëndrra në sirtar, kap prej mëngësh ndonjë ish koleg të
    vetin, për të dhënë intervista, duke arsyetuar se nuk
    është e nevojshme ngritja e grupit hetimor
    parlamentar. E po kështu ndonjë gjeneral, në kohën e
    kushteve të gjëndjes së jashtëzakonshme, abstenon
    ngritjen e këtij komisioni, me arsyetimin e thjeshtë
    se nuk është dakort me mënyrën e hetimit që synon te
    emrat pa hetuar më parë çështjen. A thua se për
    mënyrën e hetimit dhe për emrat nuk është parlamenti
    që do të vendosë, por ato që drejtojnë gomonet drejt
    Italisë. Këta manekinë të politikës shqiptare nuk bënë
    gjë tjetër, veçse marrjen përsipër të përgjegjësisë
    për ta mbuluar këtë çështje, duke u bërë palë me
    autorët e krimit. Kjo përkon edhe me deklaratën e bërë
    nga kryeministri shqiptar "Unë dhe drejtësia gjëndemi
    në të njëjtin krah përballë akuzave të deputetit
    Lesi." të cilën një deputet i grupit"katarsis", merr
    përsipër ta përkthejë anapolla, pavarësisht se ai vjen
    nga nje zonë jugore e bregut, jo dygjuhëfolëse. Për
    çudi deri më sot asnjë reagim nga organet e drejtësisë
    në lidhje me këtë deklaratë. Kjo na bën të mendojmë
    për cënimin e pushtetit gjyqësor ose akoma më keq,
    nëse këto organe e konsiderojnë pushtetin e shtetit
    si më të rëndësishëm se mbrojtja e individit dhe nëse
    është kështu, kemi të bëjmë vërtetë me një çështje
    shumë serioze, e cila duhet të marrë një përgjigje të
    saktë, ndryshe mund të themi se e drejta penale dhe
    shteti i së drejtës në vendin tonë, paraqiten në
    mënyrë të ndryshme nga ajo e vendeve demokratike, siç
    pretendohet që jemi.

    E më pas prokuroria e Durrësit e ka pezulluar cështjen
    për mosgjetje të autorit.
    U desh fjala e Lesit në parlament për ta rifilluar,
    kur shtypi shqiptar kishte muaj që shkruante për këtë
    ngjarje dhe prokuroria nuk bëri asgjë për rishikimin e
    kësaj dosje.
    Nëse nuk do dyshohej se i ndjeri Petrit Islami ishte
    aksidentuar nga persona "VIP"-ë, padyshim që do të
    bëhej gjithshka, siç u bë, por jo për mbulimin, por
    për zbulimin dhe dënimin e autorëve të krimit.
    Thonë se viktima u aksidentua nga një fugon me targe
    FR. Kush e tha këtë? U bë vallë kqyerja e vendit të
    ngjarjes në mënyrë shkencore? U bë ekperimenti
    hetimor? U bë eksperimenti shkencor? Cfarë provash
    administroi policia? Po prokuroria ? Padyshim që
    organet kompetente nuk mund t'i përgjigjen me saktësi
    këtyre pyetjeve dhe pse ka kaluar gjithë ajo kohë.
    Familjarët e viktimës dhe i gjithë fshati kërkojnë
    autorët e krimit, por fatkeqësisht në dorën e këtyre
    ka mbetur shumë pak, vetëm për të lehtësuar dhimbjen,
    pasi gjetja e autorëve tashmë është e vështirë ose e
    pamundur. Autorët e bënë punën e tyre dhe pasi e
    mbuluan krimin i fshehën gjurmët.
    Kush e aksidentoi të ndjerin Petrit Islami? Kjo enigëm
    tashmë ka ngelur në duart e Prokurorisë së
    Përgjithëshme, e cila ka rifilluar këte hetim pa
    shpresë, për të bërë sadopak të mundur përmirësimin e
    imazhit nga kjo ngjarje që ka njollosur këtë organ. Më
    këtë çështje po merren prokurorë të zgjedhur, më të
    mirët e Shqipërisë e që nëse do të ishte punuar më me
    profesionalizëm dhe me pavarësi të plotë ajo mund të
    ishte zgjidhur si zakonisht nga një prokuror i vetëm i
    Durrësit.
    Shpreh bindjen se të gjithë po kërkojnë rrugë për ta
    futur procesin në rrugë pa krye. Askush nuk mund ta
    nxjerrë të vërtetën e këtij aksidenti. Askush nuk
    mendon se do gjendet makina e personit "VIP" që
    mendohet se i mori jetën viktimës Petrit Islami. Ku ka
    shkuar? C'është bërë me të? Askush nuk mendon të bëjë
    qoftë edhe një përpjekje në lidhje me pyetjet e
    shtruara më sipër. Nëse këtyre do t'i ishte përgjigjur
    me kohë prokuroria e Durrësit, sot Prokuroria e
    Përgjithëshme do të kishte më pak punë. Asaj do t'i
    mbetej të merrej vetëm me akuzën e parë, të trafikut
    të armëve, të bërë nga deputeti Lesi.
    Kaloi kaq kohë pa i dhënë një njoftim familjes së
    viktimës, banorëve të fshatit të tij dhe opinionit
    shiptar. Atë, pas refuzimit nga mazhoranca të ngritjes
    së grupit hetimor parlamentar, duhet ta japë
    prokuroria, së cilës i ka ngelur si dopiogjashta në
    dorë.

    Gjenevë 2005
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kosovar.. ka vetem nje Zgjidhje..

    Te gjejme nje burr trim ..te na udheheqe..te bejme Votime..Ta mundim Mafien..
    Pastaj tu veme k.oqet ne bige Nanove Altinave Klosave e Prokurorave..bij Prokuroresh te rraces VISHINSKIJ..

    qashtu..

    E di kush eshte Vishinski??

    detyre shpije e ke te ma tregosh..

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Çështja e varrezave greke në Shqipëri
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  3. Vorio- Epiri, një ëndërr në arkivol
    Nga ORIONI në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  4. Skenari i ricikluar i krizës greko-shqiptare 1993-2006
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-06-2006, 11:03
  5. Socialistët rrëzojnë kërkesën për hetim parlamentar të Nano
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 16:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •