Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Duke ecur dhe duke menduar.Sa e kish mare malli,per buzeqeshjen,gropezat e faqeve,veshtrimin e syve,perqafimin dhe puthjet e tij.I dukej e pabesueshme qe pas kaq muajsh largesije,do te ndodhej prane personit qe e deshironte me teper se gjithcka tjeter.Ndjehej aq e emocionuar dhe i dukej se po i ndahej kraharori nga rahjet e shpeshta te zemres.Sa shume kish vuajtur nga malli..
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  2. #22
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Dhe ashtu plot hijeshi kalonte rruget e qytetit te tij, malli per te si duket e kishte zbukuruar akoma me teper, sa shume malle qe kishte per syte e tij....,
    ne fund te bulevardit u fut ne deren e madhe te nderteses, u fut ne ashensor dhe preku susten me numrin 5, dmth ai banonte ne katin e 5-te. Mberriti ne katin e 5-te, hapi deren e ashensorit dhe po afrohej tek dera e apartamentit te tij.... Zemra i rrahte me vrull, i rregulloi edhe njeher kendet e fundit dhe te kemishes, lehte me doren e saj plote elegance i rregulloi edhe floket qe i valeviteshin mbi supe vale - vale dhe qe asaj ia shtonin edhe me teper bukurine.... U afrua tek dera dhe edhe njeher i rrahi zemra ne krahror e frikesuar se mos ndoshta ai nuk eshte brenda, apo ndoshta per sa kohe qe ata nuk jane takuar, mos ndoshta ai ka ndonje te dashur tjeter, u frikesua nga keto mendime te turbullta dhe vendosi te mos mendonte per gjera te tilla... Ngriti doren t'i binte ziles dhe zilja e deres cingeroi....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mbreta : 25-01-2005 mė 11:44
    What goes around, comes around

  3. #23
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Me vrap edhe e ete heroin tone te takonte heroinen, sa nuk ju pritet, Mendoj se duhet te jetonte ca peripecira ky para takimit, ose me mire para njohjes. Ai eshte mbase ēast me i bukur...ai i njohjes, kurse ju e keni perjashtuar kete duke supozuar se e njihte qe me pare. Sa e lehte eshte te kritikosh apo jo...Sidoqofte ju lumshin duart...
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Doreza e deres kerciti dhe para saj qendroi ai.Por per cudi,i pabalansuar dhe me syte e mbushur me lot.JO,Ti nuk je e vertete-peshperiti si per vete.Nuk mjafton vuajtja per ty,por dhe ne halucione po me kthehesh?-Jam une -i thashe.Ju afrova dhe i perkedhela fytyren.Lotet i kishin qullur fytyren ne keto momente.Ju afrova qe ti puth lotin.-Mos mu afro!Ti nuk je ajo,ti je dhimbja e mungeses se saj,qe me vjen dhe me mundon cdo dite.
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  5. #25
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Ku ta dish se si ishin takuar per here te pare , nese vertete ishin takuar , para se te jetonin te trupat e tanishe. Gjithesesi, para takimit te tanishem , ose e thene me besueshem per kohen qe flasim e kohen qe folen , nuk ishin takuar ende kurre. Ama kjo nuk i kish penguar te ishin kaq te njohur e te ndiheshin kaq miq. Packa se ende nuk i dinin as emrat njeri tjetrit, vitet apo datat e lindjeve... e detaje te tjera dytesore. Dhe per disa muaj me radhe ato flen me njeri tjetrin hapur , packa se e therrsinin njeri tjetrin me emra qe do te kishin patur deshire ti kishin quajtur prinderit kur i linden 2-3 dhjetevecare te shkuar.
    Gjate gjithe kesaj kohe komunikimi qe rendom duhej te quhej ose duhej te plotesonte njohjen , dukej sikur po cmalleshin prej nje ndarje krejt te rastesishme e krejt te kahershme. E ata kesaj kohe nuk i vune asnje emer , as "njohje" e as "cmallje". U bene te ngushte si ne fillimin e dikurshem , nuk i dihet kur. Mbasi i rrefyen kenaqesisht gjithe sa kish ndodhur ne keto shekuj ndarjeje, zu fill heshtja. Flsinin me rralle , packa se duheshin njesoj si perhere.
    U perserit nje mall i shkruter pas kesaj heshtjes se shkruter e filluan serish. Po malli i shkruter shuhet , dhe zgjatet deshira per tu takuar , per ti perkitur tashme edhe fizikisht njeri tjetrit dhe jetes fizike, me te cilen ishin te mbeshtjellur kesaj radhe. C'ti besh, trshegonin sigurisht dembelizmin per te qene real nga jetet e meparshme (nese do te kishin patur). Ehu kush fillon e behet me te gjitha njeri, me egot, dashurite , xhelozite, zenkat. Dhe ne fund kush duron vdekjen e njerit, nese do te ndodhe kjo para divorcit. Ose nese nuk do te divorcoheshin para se te vdiste njeri. Se eshte probabiliteti shume i vogel qe nje cift te vdesin bashke. Sa nuk jemi ngrohur me frymen e njeri tjetrit , por vec me fjalet, te cilat mund te besohet e mund te qelloji ti marre era, le te ndahemi tani sa nuk jemi bere ende te domosdoshem. pastaj per me teper qe kishin filluar te besonin se asnjeri nuk do bashkohej me dike tjeter pervc njeri tjetrit... keshtu qe ne u befshim ndonjehere kaq te forte sa per te jetuar bashke , ketu do te jemi.
    Dhe ai , i sigurte se dikush e njeh , se dikush mbase edhe e do. Se ky dikushi edhe mund ta prese... filloj te thyej vetmine me ca femra aspak romantike 9ose edhe shume romantike, qe edhe ata dukeshin sikur ngjanin me ate te pertejmen. Por ne fakt vetem dukeshin ashtu. Sepse pas te shtunes , nje e diele e dehur ne mes, e hene i nxirrte lakuriq e jashte tij, si per fare. Provonte keshtu nje tjeter ne te shtunen e radhes, mjaft te mos besonte se ishte mjaft i forte se per jetuar bashke me ate te lenen, por qe nuk kish per ta lene kurre.
    Nje dite bie telefoni. Nje dite mbas nje viti mbase, mbase dy vitesh. Alo, jam Mara Lee, te kujtohem ?
    Sigurisht qe me kujtohesh xhan. bere mire qe me thirre. Sapo te kam menduar keto dite e sapo kam qene ne tundimin per te te thirrur edhe une. E cuditshme qe ne na bie ndermend per njeri tjetrin ne te njejten kohe, dhe permallemi per njeri tjetrin po ne te njejten kohe. Kjo ndodh kaq rralle ne kete bote te \dendur me njerez e me mall. Nejse po he si je?
    .... Mara matane telefonit i vjen te shtremberoje turinjte. Ja ky si shtiret njesoj edhe mbas nje viti (ose dy vitesh). Mire jam , te mora jo vetem se me kish marre malli, se malli me mor e me la disa here gjate ketyre kohesve qe nuk jemi bezajte. Por te mora, si mik a si dike vertete te njohur. Te te them , se une u martova para 6 muajsh , dhe se tani po pres nje bebe. Ndoshta kjo do te te nxise te mendosh sic une mendoj. Te gjithe burrat jane njesoj per grate, sado qe pretendojme se njohim e duam vetem nje . Ashtu edhe te gjitha grate jane njesoj per burrat, sado qe edhe burrat pretendojne se njohin e duan e i njeh e i do vetem njera. Perndryshe do te lutesha te besosh , se ka ne bote femra kaq shume qe mund te me ngjajne krejt mua, dhe qe po kaq sa krejt te njoh e te dua (desha ) une mund te kete te tjera qe do t'u ndodhe te te njohin e te te duan. Keshtu qe , pse nuk i fut edhe ti jne te martuar , qe kur te thirremi heres tjeter ne telefon , te kemi per cfare ta pyesim njeri tjetrin.? E te mos rrime te lexojme shpirtin e njeri tjetrit , si grate qe nuk kane c'bejne e i lexojne filxhanin shoshoqes.
    Oh Lee, me vjen turp qe me duhet te them se u trishtova me pare se duhet te them se "u kenaqa" per sa gjithe e re paska ndodhur ne jeten tende keto muajt e shkeputjes tone krejt spontane. Dhe ti e di qe kam qene gjithnje i sinqerte me ty. Se te kam dashur qe kur as ne nuk ishim ende. Por c'ti besh, qelloj qe qelluam shume larg fizikisht. Sa me trishtove, me duket sikur tani vertete me paske lene, packa se ndoshta tingellon absurde te te duket se te la dikush qe kurre s'te ka patur ende. Nejse, m'u be nje grope ne stomak, po shkoj te fus dicka ne goje se me duket sikur do shembem. Do te therras shume shpejt te flasim , shpirt. Ta dish se te kam ende xhan. Dhe nje mirupafshim ne nje gjuhe te huaj per te dy.
    ....vazhdon....mbas buke(lol)
    Nderkohe jashte po bie bore, kaq tinezisht. sado e heshtur te biere sado tinesh bora nuk ka ku te fshihet.Ndersa dielli??? Ne fakt mua me ze malli vetem per shiun.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Bora e madhe qe ka rene,ka renduar deget e pemeve.Duken te lodhura nga kjo peshe,por pse me sjellin ndermend imazhin e tij para dere,ashtu i lodhur nga vuajtja?Me vjen aq keq per ate.Ku mund te jete valle tani?E ulur prane dritares me veshtrimin mbi pemet e lodhura,kujtimet me shpien prane brigjeve te Adriatikut.Korrik,nxehte,gjalleri,dhe zera femijesh te lumtur.Duke ecur gjate bregut,flladi i mengjesit me ledhaton trupin e clodhur nga mendimet,streset dhe ftohtesia dimerore..Degjoj ca hapa pas meje dhe ndjej ngrohtesine e nje dore qe me perkedhel mbi sup.Kthehem,por cfare te shoh?Ai,emocionet,befasia,po me tradhetojne kembet, dhe nje mjergull me mbeshtjell ne krahet e saj..
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  7. #27
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Dera e hap, para syve te saj paraqitet nje vajze rreth te 25 vjeēe. Nje rrenqethje ne trupin dhe zemren e Deas, vajza perballe rrinte e hutuar duke mos e njofte Dean.
    Tung! - Mua me quajn Dea, mezi e permblodhi veten Dea te nxirrte nje fjale nga goja...., me fal, a banon ketu Drini? - pyeti Dea e habitur.
    Jo! - u pergjigj vajza qe pak kohe me pare kishte hapur deren dhe po rrinte indiferente para zonjushes Dea. Ketu nuk banon Drini qe ju e kerkoni, mbase ka ndrruar vendbanimin - u pegjigj vajza.
    Ateher, Dea ndjeu nje lehtesim ne shpirte, por njekohesisht edhe nje pikellim qe nuk mundi te takoj Drinin e saj.
    Mire, me fal qe te shqetesova, i tha Dea vajzes qe akoma rrinte tek dera.
    Diten e mire - tha Dea, dhe filloj te ecte drejt ashensorit.
    Diten e mire - tha vajza qe pak me pare kishte hapur deren, dhe filloj te percillte me kujdes ecjen plote delikatese te Deas. Mendoi me vete, athua eshte edhe ky Drini keshtu i bukur si Dea...
    What goes around, comes around

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Me Maren kishin folur edhe per boren qe atij i pelqente, por ajo ngulte kembe tek shiu i saj qe sa here bie e trishton mendimi qe do pushoje ne mos sot neser do kete prap dite te zakonshme.
    Mara tashem ishte ne kujtesen e tij si nje drenushe e lenduar lehte nga carku i dashurise se shkuar. Drerit i vinte keq gjithnje kur ndahej me dike, edhe pse ishin rruget e jetes ato qe benin te patakueshme si dy drejteza ne plane te kitheta
    Ashtu si i hutuar leshonte hapat pakujdes'shem ne trotuaret e atij qyteti te njohur dhe te panjohur njekoh'sisht. Tirana kishte ndryshuar shume
    Boria e nje makine qe i ngjau si nje klithme e tmerrshme e trembi, ktheu koken dhe pa ngjitur pas tij stemben e nje benzi. Qeshi i lumtuar qe makina ishte ndaluar, ngriti doren ne shenje ndjese. Te njejten gje beri dhe vajza qe lidhte timonin me gishtat e holle plot thonj.
    Kaloi ne krahun tjeter , dora qe mbante lulet ndjeu ti djersitej lehte. Ke emocion i tha vetes, u ndje mire ne nje fare menyre, iu kujtua mosha e rinise se hershme , adoloshence me mire te them kur priste vajzen e vet duke uruar qe ajo te mos vije se do e zhgenjente vetja.
    Qeshi , ndaloi tek shkallet qe te ngjsinin tek "Kafe Oslo"
    muzg i heshtur

  9. #29
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    --- tak, tak, trokiti derra

    "C'ishte ky, qe me zgjoi tani ne kete ore" mendoi Dreri. U kthye njehere nga ana tjeter t'i hedhi nje puthje tronditese Mares por c'te shohi.... kishte perqafuar jastekun.
    --- "oh Zot, eshte e pamundur, pse je kaq i eger me mua?", "c'tmerr, sa e vertet dukej kjo ender" dhe vajti me vrap ne pasqyre duke kontrolluar trupin per ndonje te kafshuare nga Mara, por ishte e kote. Ne trupin e tij dukeshin vetem muskujt e mpire nga gjumi i thelle.
    Me ne fund vendosi te fike telvizorin, pasi e kishte zene gjumi duke pare televizor.
    Por porta vazhdonte te trokiste tani me forte dhe me ritem me te shpejt. Keshtu vendosi ta hapi, megjithese mendja e tij ishte tek endra me e bukur qe kishte pare ndonjeher.

    -- "Per pak sa nuk ika. Urdheroni... ky ishte nje zarf ne adresen tuaj", keto ishin fjalet e Postierit.

    I hodhi nje sy zarfit, plote deshperim se gjithmone mendja e tij ishte tek ajo ender, tek ajo ender qe kaq shume....... oh sa e pabesueshme, zarfi shkruante ne vendin e derguesit emrin: "Mara ...".


    Prandaj miqte e mij vazhdoni te enderoni, se ku i dihet mbase nje dite endrat e juaja mund te behen realitet!

    FUND

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Talentet shqiptare ne gjermani te vitit 2008
    Nga Bani gjk nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-11-2008, 08:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •