Kjo eshe shte pritur sepse me analfabet dhe te pa ditur nuk ka aszhvillim ekonomi e as zhvillim kombetar,pra duhet te durojme.
Ata per vete kan e per ne nuk ka gajle do jetojme disi.
Kryesore ata dhe te huajt te jetojne ne lux,se per ne nuk asht rrezik edhe pa euro hiq do mbijetojme.
Kosova varfërohet dita ditës
Shekulli
Një studim i kryer nga Banka Botërore i quajtur “Memorandumi ekonomik i Kosovës”, tregon se varfëria në Kosovë është thelluar. Sipas këtij studimi, 15 % e kosovarëve jetojnë në një varfëri ekstreme, ndërkohë që 37% konsiderohen se jetojnë në varfëri. Sipas studimit që u bë publik dje në Prishtinë, 15% e popullsisë së Kosovës jeton me 0.93 euro në ditë, gjë që konsiderohet nën limitin e varfërisë ekstreme. Rreth 37 % e popullsisë jeton më 1.42 euro në ditë. Gjatë paraqitjes së raportit kryeministri Bajram Rexhepi tha se Kosova ka si qëllim të hapë tregjet dhe kjo do të bëhet nëpërmjet një strategjie zhvillimi me mbështetje institucionale. Kryeministri tha se ka nevojë për më shumë ndihma për periudha afatgjata që të ndikojnë në rritjen e prodhimit dhe në uljen e varfërisë në vend. Ai shtoi se shtyrja e zgjidhjes së statusit final pengon zhvillimin ekonomik të vendit dhe shkurajon investitorët e huaj. Në raportin e Bankës Botërore për 2002, niveli i varfërisë ekstreme ishte 12 % ndërsa tani është rritur 15%. Rritja e varfërisë në Kosovë, sipas raportit të BB, influencohet nga mungesa e zhvillimit ekonomik dhe ulja e donacioneve prej 70% gjatë periudhës 2000-2003. Balanca e pagesave në Kosovë është negative. Vetëm 4% e importeve në Kosovë mbulohet nga eksporti i produkteve, gjë që shton deficitin e tregtisë ndërkombëtare në 96%.
Krijoni Kontakt